MASh publikon udhëzuesin mbi masat Anticovid për fillimin e vitit shkollor 2020/2012 (VIDEO)

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021, një fillim ky i ri për të gjithë nxënësit, pasiqë vie në një situatë aspak të lehtë për ta, shkruan KultPlus.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar një udhëzues mbi masat anticovid, duke udhëzuar kështu nxënësit në mbrojtjen nga Covid19 gjatë qëndrimit të tyre në klasë dhe jashtë saj.

https://www.facebook.com/mashti.ks/videos/376235790040021/

Gjithashtu, në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Facebook, është bërë e ditur se për fillimin e vitit të ri shkollor, ora e parë e mësimit, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid19

”Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj”, thuhet tutje në njoftimin e MASh. / KultPlus.com

Arti dhe kultura promovuan vendin edhe në kohë pandemie, institucionet qëndrojnë indiferente

Tanimë nuk ishin hapësirat vendtakimet e njerëzve, qofshin ato të hapura apo të mbyllura. Aktivitetet kulturore e artistike të ndikuara nga pandemia, kaluan në formatin digjital. Mos mbajtja e aktiviteteve kulturore ka sjell shumë pasoja për artistët të cilët ende sot vazhdojnë të presin për një rifillim të jetës së tyre artistike në mënyrën qysh e kanë praktikuar gjithmonë, shkruan KultPlus.

E pikërisht kjo çështje është kthyer në temë nga Europe House Kosovo të cilët organizuan një panel diskutimit.

‘’Në kohë të pandemisë: ndikimi në artin dhe kulturën në Kosovë’’ bëri bashkë në një ekran 4 panelistë të cilët diskutuan për kompleksitetin e kulturës dhe ndryshimet që ajo ka pësuar nga Coronavirusi. Për këtë diskutim, duhej patjetër përzgjedhja e individëve të cilët vet janë pjesëtar të komunitetit artistik si dhe ata të cilët krijojnë politika udhëheqëse të kulturës vendore.

Europe House Kosovo në këtë diskutim mbi kulturën kishte panelistë: piktoren Zake Prevlukaj, pjesëtarin e projektit ‘’Kultura për Ndryshim’’ Arif Muharremin, zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Engelbert Zefajn dhe regjisoren Zana Hoxhën. Diskutimi nisi nën moderimin e mrekullueshëm të Arbër Selmanit dhe u transmetua në faqen e European House Kosovo në Facebook.

Tema e parë e cila i bashkoj në diskutim folësit u bë pandemia. Arif Muharremi duke qenë panelisti i parë filloj duke shpjeguar se periudha në të cilën ndodhemi është një krizë dhe si e tillë kjo është një prodhuese e frikës.

‘’Kjo krizë e ka kapluar edhe skenën e pavarur kulturore të Kosovës, e cila për 20 vite me radhë ka kontribuar në luftimin dhe zvogëlimin e frikës te popullata jonë’’, u shpreh Muharremi.

Pjesëtari i Qendrës Multimedia, Arif Muharremi beson se pavarësisht pse pjesëtarët e skenës kulturore kanë bërë mjaftueshëm për promovimin e vendit, ata nuk kanë gjetur adresim të nevojave të tyre te institucionet relevante.

‘’Përveç që denjësisht skena kulturore e ka përfaqësuar Republikën tonë jashtë vendit për më shumë se 20 vite, merita e saj është që e ka promovuar atë që iu është dashtë dhe iu duhet ende shtetit tonë për të implementuar më shumë proceset e shtetndërtimit si demokracinë, përgjegjësinë, shoqërinë aktive’’, thekson tutje pjesëtari i projektit ‘’Kultura për ndryshim’’.

Muharremi tregoj për aktivitetet e Qendrës Multimedia përgjatë pandemisë duke përfshirë: shënimin e ditës ndërkombëtare të librit, pjesëmarrjen në programet dhe kalendarin teatror të Kosovës, dhurimin e librave në bibliotekat komunale, bisedat me njerëz të kulturës, etj.

Me mbylljen e institucioneve kulturore u pezulluan shumica e aktivitete që zhvilloheshin në kuadër të tyre. As Teatri nuk i rezistoj pandeminë. Që nga mbyllja e tërësishme e deri në qershor, shikuesit mbetën pa shfaqje. Transmetimi i shfaqjeve që nga 12 qershori bëri që publiku të përballet me një ‘’teatër digjital’’. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite dyert e këtij institucioni kulturor qëndrojnë të mbyllura. Për t’i ndarë përvojat e saja profesionale e kulturore diskutimit iu bashkua regjisorja Zana Hoxha. Ajo rrëfeu se si pandemia ndikoj në ndërprerjen e një projekti teatror një javë para shfaqjes së saj te publiku, në të cilën punonin një ekipë prej 30 personash.

‘’Ishte me të vërtetë një situatë sfiduese sepse kemi pritur një drejtim, një lehtësim më të madh të tërë procesit nga ana e institucioneve tona’’, theksoj regjisorja Hoxha.

Mirëpo, digjitalizimi i cili ka bashkuar botën për komunikim ditor, kësaj radhe kreu këtë funksion edhe për komunikim kulturor. Projekti i cili iu ndërpre Zanës, u shfaq në formën online më 12 qershor, pikërisht në ditën e çlirimit të Prishtinës. Ajo vlerëson se ka qenë e domosdoshme për të si regjisore shfaqja e saj te publiku, aq më shumë kur artistët e pavarur këtë e shihnin si një ‘’fije shpëtimi të një përkrahje financiare’’.

‘’Vendosëm që ta japim premierën për shkak që e vetmja mënyrë që institucionet tona të paguajnë artistët ka qenë që të shfaqet vepra, për dallim prej shumë vendeve të Bashkimit Evropian ku ka mjaftuar paraqitja e kontratës, fillimi i procesit ose edhe mos fillimi i procesit’’, thotë regjisorja Hoxha.

Derisa flet për teatrin, Zana tregon se buxheti i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka mbetur 80% i parealizuar, teatrot lokale i vlerëson se janë në një hap të mirë për shkak që tani secila kanë krijuar ansamblet e veta, por që e sheh problematike mungesën buxhetore që ndikon drejtpërdrejtë në proceset e krijimit të shfaqjeve.

‘’Unë mendoj që kemi mundësi, kapacitete e sisteme teatrore që të mbajmë shfaqje ose ngjarje të hapura në hapësira publike siç është duke ndodhur tash në Maqedoni, në Shqipëri e Serbi’’, vlerëson kontributdhënësja e Teatrit. Zana njëherit është edhe drejtoreshë e Festivalit ‘FemArt’, i cili promovon gratë dhe vajzat nëpërmjet artit. Këtë vit ky festivali vie i përqendruar në rrafshin vendor, duke anuluar planet ndërkombëtare të cilat përfshijnë udhëtimet, ushqimet, akomodimet; në mënyrë që ky buxhet të ndahet si pagesa për artistët vendor krijues.

‘’Ky buxhet do të shkoj në pagesa për artistët tanë dhe do të krijojmë vepra të reja, të cilat jo domosdoshmërisht e adresojnë çështjen e Covidit, por e adresojnë nevojën e artit dhe krijimtarinë e artistëve tanë’’, shprehet drejtoresha e FemArtit. Sipas regjisores Hoxha, iniciativat artistike online si teatrot, koncertet, ekspozitat ishin të duhura mirëpo tanimë duhet të mësohemi të jetojmë me Covidin pa hequr dorë nga identiteti jonë kulturor.

‘’Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të një shoqërie nëse nuk ka kulturë dhe nëse nuk ka zhvillim të industrisë kreative që vjen bashkë me kulturën’’, thekson Zana Hoxha.

Nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ishte i pranishëm zëvendësministri Engelbert Zekaj, për të shpalosur politikat institucionale për kulturë. Gjatë diskutimit u përmend fondi emergjent 5 milionësh, që sipas Zekajt është pamundësuar shpërndarja e deritanishme e saj për shkak të ngjarjeve politike në vend.

‘’Ky 5 milionësh do të shpërndahet në pjesën e mbetur të vitit, për tre katër muajt që i kemi në dispozicion deri në fund të dhjetorit’’, shton tutje zëvendësministri i MKRS-së, Engelbert Zekaj. Përveç kësaj, Zekaj informoj publikun se në thirrjen e hapur në janar për subvencione nga MKRS kanë aplikuar mbi 700 organizata, 480 prej të cilave kanë fituar projekte dhe 312 si organizata jo-qeveritare dhe 168 persona si krijues artistik.

Tutje ai tregoj se pritet një fond emergjent edhe për vitin e ardhshëm.

‘’Kurse për vitin e ardhshëm planifikohet një buxhet poashtu ndihmës, jo i subvencioneve sepse janë të ndara subvencionet me planin e rimëkëmbjes’’, u shpreh Zekaj.

Piktorja Zake Prelvukaj si përfaqësuese e Galerisë Kombëtare të Kosovës tregoj mbi përvojën e këtij institucioni kulturor i cili u detyrua të bëj shtyrjen dhe anulimin e ekspozitave, kryesisht atyre ndërkombëtare. Pavarësisht mundit të tyre për shfaqjen e ekspozitave online, disa kanë qenë të pamundura për shkak të kompleksitetit që kishin.

‘’Ajo ekspozitë në mënyrë virtuale nuk ka qenë e plotësuar, se në vend të prezantimit të 5 ose 6 punimeve, ne kemi shkuar me 1 ose 2 punime dhe ajo s’ka qenë ai plotësimi fizik, optik që e shikon aty për aty’’, shpjegon anëtarja e kryesisë së bordit të GKK-së për anulimet e ekspozitave nga artistë të huaj.

Prelvukaj duke qenë ligjëruese në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, thekson se mësimi virtual në pikturë nuk ishte i lehtë por që ka pasur edhe përparësitë e veta:

‘’Kemi sjell diçka prej studentëve që në kushte normale nuk do të mund t’i kishim ato motive, njëfarë mbrojtje, stimulimi, ringjallje e vetëdijes sonë’’, tregon ligjëruesja Prelvukaj. Ndërkaq përveç aspektit akademik, pandemia sipas saj ka pasur anët pozitive edhe te artistët, të cilët gjatë kësaj kohe kanë hulumtuar e gjetur shumëçka nga vetja.

‘’Kjo periudhë na ka vetëdijesuar që të japim mesazhe të ndryshme, që të duhemi më shumë, të bashkëpunojmë më shumë dhe që arti të mos jetë individual, por të jetë shoqëror’’, thekson krejt për fund artistja Prelvukaj. / Medina Pasoma/ KultPlus.com

Një student la breshkën e tij të mbyllur në konvikt kur “shpërtheu” koronavirusi, ja si e gjeti pas 8 muajsh

Një skelet është gjithçka që ka mbetur nga një breshkë shtëpiake pasi pronari i saj u largua nga universiteti në Wuhan dhe nuk u kthye për tetë muaj për shkak të bllokimit të rreptë të koronavirusit.

Një video tragjike tregon një student kinez që mbërrin në konviktin e tij në Wuhan për herë të parë pas tetë muajsh dhe e ka gjetur breshkën e tij të ngordhur dhe të kthyer në mbetje skeletore.

Studenti i universitetit Lin Buxiu, 22 vjeç, u largua nga konvikti për të vizituar qytetin e tij Taiyuan në provincën veriore Shanxi për pushimet e dimrit më 12 janar.

Videoja e tij tregon kafshën e ngordhur të kalbur që i ka mbetur vetëm skeleti.

Z. Lin tha se ai e la kafshën me ushqim të mjaftueshëm dhe ujë dhe supozoi se do të kthehej brenda një muaji.

Por 11 ditë më vonë, Wuhan u vu në bllokim të plotë për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe ai ishte në gjendje të kthehej vetëm pas gati tetë muajsh.

Në këtë pikë, breshka e tij (Macrochelys temminckii) kishte ngordhur nga uria ose ngordhi nga etja dhe u bë kockë.

“Kam planifikuar të shkoj vetëm për rreth një muaj, kështu që i lashë atij ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për të zgjatur disa javë. Kush e dinte se pandemia do të thoshte se nuk mund të kthehesha për tetë muaj! Kur më në fund u ktheva në dhomën time të konviktit në kampus, gjeta breshkën time të ngordhur dhe kockat e thata në ballkon më 31 gusht”, ka shkruar Lin.

Studenti i cili është në vitin e tij të tretë të studimeve në Universitetin Wuhan të Shkencës dhe Teknologjisë, zbuloi se ai kishte blerë breshkën në webfaqen e tregtisë elektronike Taobao, në pronësi të Alibaba, për 150 CNY (rreth 20 dollarë).

Llojet e breshkave, të klasifikuara si të “kërcënuara” nga IUCN, mund të jetojnë deri në 70 vjet në robëri, por studenti pranoi se ai e kishte kafshën vetëm për pesë muaj kur ajo u zhduk.

Ai ka vendosur t’i mbajë eshtrat si zbukurim./ KultPlus.com

Turisti amerikan: Kosova vendi më i mirë për t’u vizituar pas pandemisë (VIDEO)

Një turist amerikan i cili këto ditë ka vizituar kryeqytetin e Kosovës, ka vetëm fjalë të mira për vendin tonë – në veçanti pas lehtësimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Ai i kaloi në Prishtinë disa ditë ku shijoi specialitete të ndryshme nga kuzhina tradicionale, duke i vënë theks të veçantë mënyrën unike të bërjes së kafesë (makiatos), transmeton KultPlus.

Ai madje fton të tjerët që ta vizitojnë Kosovën, duke e cilësuar si vendin më të mirë në botë pas masave lehtësuese kundër coronavirusit.

Për ta dokumentuar këtë vizitoi lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku binin në sy shtatoret e politikanëve amerikanë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës siç është presidenti Bill Clinton si dhe Sekretarja Madeleine Albright.

Ky i ri nga SHBA-të, thotë se është kënaqësi të vizitohet ky vend në veçanti për qytetarët amerikanë, për shkak se Kosova njihet si një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe vazhdimisht me flamuj amerikanë të vendosur nëpër lokale e sheshe – shprehet mirënjohja ndaj këtij vendi. / KultPlus.com

Fëmijët më shumë mundësi të infektohen në shtëpi sesa në shkollë

Rreziku që një fëmijë të infektohet me koronavirus në shkollë është jashtëzakonisht i ulët krahasuar me rrezikun e infektimit në shtëpi, ka thënë “Shëndeti Publik” në Angli. Sipas “Daily Mail”, edhe mësuesit nuk janë në rrezik.

Studimi i qeverisë vëzhgoi fëmijët nga 131 shkolla fillore dhe parashkollorë në Angli, në qershor dhe në fillim të korrikut. Nga 12,026 të rritur dhe fëmijë, vetëm tre rezultuan pozitivë për Covid-19. Dy ishin pjesë e stafit dhe një ishte fëmijë.

Pothuajse çdo fëmijë në studim ishte nën 11 vjeç, kështu që ai nuk vlen për shkollat e mesme.

Dr. Shamez Ladhani, një konsulent epidemiolog, tha: “Ky është studimi më i madh i këtij lloji në vend dhe sugjeron që ndjekja e shkollës nuk sjell ndonjë rrezik shtesë as për stafin dhe as për studentët. Megjithëse këto rezultate janë paraprake, ato duhet të jenë shumë qetësuese për prindërit që janë të shqetësuar për kthimin e fëmijëve në shkollë”.

“Sipas hulumtimeve të mëparshme, infeksioni brenda mjediseve arsimore është jashtëzakonisht i ulët, dhe ndërsa duket se fëmijët prekin Covid-19, shumica dërrmuese përjetojnë simptoma të lehta ose asnjë simptomë, dhe nuk ka gjasa ta kalojnë atë”.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se fëmijët nën 10 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga gripi sesa nga koronavirusi.

Fëmija që testoi pozitiv ndaj koronavirusit, e kishte marrë atë nga babai, i cili kishte rezultuar pozitiv vetëm 4 javë më parë. Ndërsa për 2 të rriturit ende nuk dihet se si janë infektuar.

Testimi i antitrupave është një mjet i dobishëm për të kuptuar saktësisht se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë me koronavirus.

Sidoqoftë, ai nuk është plotësisht i besueshëm. Jo të gjithë ata që infektohen zhvillojnë antitrupa, të cilat edhe mund të zhduken pas disa javësh, që do të thotë se rezultati i tyre do të ishte negativ. Në fakt, studimi gjeti më shumë antitrupa tek stafi i shkollës, që tregon se siguria në shkollë është më e madhe në krahasim me atë në shtëpi. / KultPlus.com

Rihapet La Scala, ‘Requiem’ i Verdit do të nderojë viktimat nga Covid19

‘Të kujtojmë ata që kanë vdekur nga Covid-19’ është fokusi prekës i teatrit të famshëm të operas italiane La Scala, ndërsa fillon një sezon të ri koncertesh dhe baleti, transmeton KultPlus.

Requiem i Verdi, i drejtuar nga drejtori muzikor i La Scala, Riccardo Chailly, do të interpretohet në katedralen e Milanos të premten në mbrëmje, dhe do të transmetohet në kishat përreth rajonit. Gjatë javës së ardhshme të interpretimet do të zhvendosen në Bergamo dhe Brescia, dy zona të Italisë që u goditën keq nga pandemia.

Dominique Meyer, drejtori i La Scala, tha: “I gjithë rajoni është dëmtuar shumë, ne e donim këtë rekuiem si një mendim dhe kujtim për viktimat dhe familjet e tyre.”

Vetë teatri i Milanos hapet në 12 Shtator me një skenë të rindërtuar për të siguruar një distancë të përshtatshme për 189 muzikantët, koristët dhe solistët e tij.

La Scala u mbyll në shkurt mes rasteve në rritje në rajonin e Lombardisë. Ai u rihap për një seri mini-koncertesh në korrik përpara se të mbyllej përsëri deri në rihapjen zyrtare të tij këtë muaj. / KultPlus.com

Besnike Arifi: Jam aktore e diplomuar por punoj në gastronomi, sinqerisht heç dorë nga ky shtet

Pandemia përveç që ka prekur bizneset, ka dëmtuar materialisht edhe punëtorë të sektorëve të ndryshme. Një ndër ta është Besnike Arifi, e cila ka shprehur mllefin e saj në rrjete sociale, shkruan KultPlus. 

Si aktore e diplomuar, ajo ka humbur dy vende të punës, njërën në Teatrin AAB “Faruk Begolli” e tjetrën si gastronome në një lokal. Kjo për shkak të mbylljes së aktiviteteve kulturore dhe atyre të gastronomisë një kohë si masë parandaluese e Qeverisë për përhapjen e koronavirusit. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/ekinseb/posts/10157113479251883

Balerini Sinan Kajtazi: Kemi 6 muaj pa ushtrimet e baletit, kjo po na kushton shumë

Aktivitetet kulturore kanë stopuar qysh në muajin mars për shkak të rrethanave të pandemisë, kjo padyshim që ju ka kushtuar shumë sidomos profesionistëve të kësaj fushe, shkruan KultPlus.

Balerini Sinan Kajtazi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar nga Qeveria që të japin leje për fillimin e ushtrimeve për balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës sepse një gjë e tillë është jetike për ta.

Ky është reagimi i plotë i Kajtazit:

Kemi 6 muaj ( me përjashtim 3 jave ne qershor) qe nuk e kemi mundesine me i mbajte ushtrimet e baletit, e as shfaqjet. Si profesioniste te kesaj fushe, kjo po na kushton shume.

Qeveria duhet te jap lejen per fillimin e ushtrimeve per ne balerinet e Baletit Kombetar te Kosoves. Ushtrimet e baletit ne menyre grupore, jane jetike per ne.
Egziston mundesia qe te ushtrojme ne grupe, sic po veprojne trupat tjera neper bote, ne menyre qe t’i respektojme protokollet per mbrojte ndaj virusit.

Mjaftushem e kemi profesionin jeteshkurter, ju lutemi mos na e shkurtoni edhe ma teper. / KultPlus.com

Pas pesë muajsh një grua në Itali rezulton ende pozitive: Kur do të mbarojë ky makth

Pas pesë muajsh dhe 19 tamponësh një grua në Itali rezulton ende pozitive më COVID-19. Nada Cava, një 49-vjeçare nga Marche ka qëndruar për 170 ditë në karantinë që prej 13 marsit, ditë kur zbuloi se ishte prekur me koronavirus.

Të gjitha ditët ku ka qëndruar e sëmurë në shtëpi i kushtuan vendin e punës si kasiere në një supermarket. Por fatmirësisht Nada nuk pati probleme për shkak të koronavirusi, ajo pati vetëm disa simptoma të lehta por asgjë të rrezikshme dhe shqetësuese për jetën.

“Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë”, deklaron gruaja për mediat italiane, transmeton KultPlus.

“Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu”, shtoi më tej 49-vjecarja.

Përveç stresit të sëmundjes së saj të gjatë, Nada gjithashtu u përball me pushimin nga puna. Për fat të mirë, gruaja gjeti menjëherë një punë tjetër falë solidaritetit të pronarit të një supermarketi tjetër. Problemi mbetet pozitiviteti: “Unë duhet të nis punën e re më 2 shtator, isha optimiste dhe e lumtur kur pranova propozimin. Por tani jam ende pozitive dhe as një mrekulli nuk mund të më bëjë negative deri atëditë. Tani shpresoj të mos e humbas edhe këtë mundësi”– përfundoi Nada.

49-vjeçarja për shkakt të koronavirusit nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e nënës së saj dhe dasmës së vajzës. / KultPlus.com

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator

Kjo për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 në vend.

Lajmi për shtyrjen e këtij afati për fillimin e vitit të ri shkollor u bë i ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka thënë se në këtë takim është vendosur që mësimi të fillojë më 14 shtator 2020 për të vazhduar pastaj sipas master planit në tri faza.

“Jemi pajtuar që të vazhdojmë takimet që nga e hënë për të diskutuar çështjet tjera teknike, në mënyrë që të gjithë të jemi më të përgatitur. Po ashtu, mendojmë se deri me 14 shtator, është periudhë e mjaftueshme për t’u përgatitur shkollat. Gjatë kësaj kohe do të shikohet të bëhet një lloj regjistri i mësimdhënësve se kush është i infektuar, kush i zëvendëson, pastaj a do të paguhen mësimdhënësit e sëmurë e çështje tjera”, tha ai. / KultPlus.com

Psikiatri kosovar: Pandemia ka ndikuar shumë keq, po prishë ekulibrin emocional tek qytetarët

Pasojat e pandemisë së coronavirusit, kanë filluar të vërehen tek njerëzit në Kosovë, në aspekin e problemeve të shëndetit mendor.

Këtë e konfirmon psikiatri i njohur kosovar, Dr. Afrim Cana, i cili në një bisedë për Mediafokus.info, ka thënë se pandemia ka ndikuar në prishjen e ekulibrit emocional tek njerëzit.

“Pandemia, padyshim që ka ndikuar në gjendjen emocionale te njerëzit dhe ka një ndikim të vazhdueshëm në kuptim të prishjes së ekulibrit emocional. Prishja e këtij eukuilibri tërheq pas vete edhe probleme tjera në fushën e shëndetit mendor të individit e që manifestimet e më pastajme janë ktyesisht të karakterit individual”, thotë Dr. Afrim Cana, për Mediafokus.info.

Sipas tij, manifestimet klinike vërehen përmes simptomave me çrregullime të ankthit e depresionit, por edhe ekzacerbim apo përkeqësim të sëmundjeve mendore serioze, sepse, siç tha ai, faktori kohë ka ndikim direkt në manifetsimin e tyre.

“Pandemia në pergjithesi e afekton në tërësi jetën indivudale, por edhe kolektive pasiqë karakterizohet me masa të shumta restriktive-kufizuese, të cilat pastaj prekin shumë sfera në jetën e individit”, shton Cana për Mediafokus.info.

Psikiatri i njohur ka folur edhe për një pjesë të madhe të kosovarëve, të cilët janë deklaruar se nuk besojnë se ekziston virusi COVID-19.

“Në shumicen e rasteve njerëzit kur ballafaqohen me situata të tilla që vlerësohen si kërcënuese, shpeshherë përdorin mekanizma mbrojtës joadekuat. E, një ndër ta, është edhe mekanizmi i mohimit. Pra, individi edhe pse gjendet në një situatë të tillë, ai të gjitha sjelljet dhe qëndrimet e tij i paraqet mohuese karshi ndodhive në të cilat ai gjendet”, ka thënë Cana, për të shtuar se deri te kjo situatë kanë ndikuar edhe ndryshimet në qeveri.

“Pastaj, edhe situata e përgjithshme politike në të cilën vendi ynë ka kaluar gjatë kësaj pandemie, ndryshimet në qeveri, kanë pasur impakt direkt në krijimin e këtyre opinioneve në popullatë, pasiqe mendoj që kur bie besimi në institucione adekuate, atëherë shumë shpesh njerëzit krijojnë stereotipe të ndryshme të cilat nuk përkojnë me realitetin aktual”, ka deklaruar psikiatri Dr. Afrim Cana, që është edhe drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në regjionin e Gjilanit. / KultPlus.com

Falem’nerës Mirlind Salihu

Mirlind Salihu, është njëri nga punonjëst shëndetësor i cila po kontribuon në luftën e Kosovës kundër pandemisë Covid19.

Mirlind Salihu tashmë është është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.

Për të gjithë njerëzit, Mirlindi ka edhe një mesazh: Jemi tre, unë ti dhe sëmundja. Nëse ti do të bashkëpunosh me mua, ne të dy do ta mpshtim sëmundjen, por nëse ti nuk bashkëpunon me mua, sëmundja do të na mposhtë të dyve. Vendose maskën, mbaj distancën. Sëbashku do ja dalim!

KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.

1.Emri dhe mbiemri:
2.Qyteti:
3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili
4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)

Këto të dhëna dërgoni në email tonë: [email protected] apo në faqen tonë www.KultPlus.com

Epidemiologu britanik: Mungesa në shkollë më e rrezikshme se COVID-19 për fëmijët

Profesori epidemiolog britanik Chris Whitty ka rekomanduar kthimin e fëmijëve në shkolla në Britaninë e Madhe, pasi në të kundërt do të ishte më e rrezikshme se vetë COVID-19.

Duke analizuar situatën profesori shprehet se shanset që të ketë viktima mes fëmijëve nga COVID-19 janë shumë të vogla, kurse dëmi prej mosrikthimit në shkolla do ishte shumë më i madh.

Po ashtu ai shprehet i bindur se virusi do të jetë sfidë dhe për të paktën 9 muaj, por ai sheh dritë në fund të tunelit teksa parashikon një ‘bllok’ përfundimtar të COVID-19 në dimrin e 2021- 2022.

“Shanset e fëmijëve që të vdesin nga Covid-19 janë jashtëzakonisht të vogla, por mësimet që mungojnë “dëmtojnë fëmijët në planin afatgjatë”.”Ekzistojnë gjithashtu dëshmi shumë të qarta nga Britania e Madhe dhe nga mbarë bota që fëmijët shumë më rrallë marrin një sëmundje të rëndë apo përfundojnë në spital kur shfaqin simptoma të COVID-19. Nuk ka gjasa të ketë një vaksinë në vitin 2020, por ekzistonnjë “shans i arsyeshëm” që një bllok i suksesshëm të ishte gati për dimrin vijues në 2021-22.”- tha Whitty. / KultPlus.com

Me pandeminë, erdhën dhe disa fjalë të reja

Mes gjithë efekteve që pandemia solli në jetën e secilit prej nesh, askujt s’do ja merrte mendja se një ndryshim do të ndodhte dhe në leksikun e njerëzve. Shumë neologjizma (fjalë të reja) janë krijuar dhe përdorur pas pandemisë. Disa prej tyre janë të nevojshme të përmenden kur bëhet fjalë për virusin, disa të tjera përdoren më tepër në sensin e humorit/sarkazmës për të ndërgjegjësuar njerëzit në përdorimin e maskave.

Distancimi domino – Kur personi pas jush në një radhë ju qëndron shumë afër, duke bërë që dhe ju t’i afroheni më shumë personit përpara jush e kështu më radhë, derisa të kemi një infektim masiv.

Distancimi emocional – Të vendosësh se tani nuk është momenti për të marrë vendime të rëndësishme apo për të biseduar në lidhje me një marrëdhënie të caktuar. Të marrësh pak kohë për veten.

Covideo – Një video e shkurtër e postuar nga prindërit ose të afërmit, e cila paraqet një fëmijë që po bën diçka të adhurueshme. Shpesh duket si diçka midis të kaluarit bukur dhe një klithme për ndihmë.

Sindroma Stockholm – Supozimi se s’do na ndodhte asgjë dhe do të ishim në rregull edhe pa ndonjë kufizim qeveritar. (Termi më parë përdorej vetëm kur viktima ka tërheqje ndaj rrëmbyesit/dhunuesit të saj/tij)

“Çrregullimi” zoom-morfik i trupit – Kur jeni në një takim pune/shkolle online dhe ju duket vetja aq keq në kamerë, sa nuk mund të përqendroheni në diçka tjetër.

Germophobe (Fobia nga bakteret, germs-bakteret) – Dikur, njerëz të çmendur. Sot, të gjithë njerëzit, përveç të çmendurve.

Streha e “çmendur” (Helter Shelter) – Ai moment gjatë karantinës, kur gjithçka në shtëpi duket kaotike dhe e pisët dhe të vjen të thuash: “Varja, hajde dalim jashtë. Nuk më intereson nëse vdesim ne dhe ndonjë tjetër.”

Kuorumtinë – Numri minimal i anëtarëve të familjes, të nevojshëm për të vendosur se çfarë të shikojnë në TV. (Quorum – numri minimal i anëtarëve të një asambleje/shoqërie që duhet të jenë të pranishëm në një mbledhje, në mënyrë që vendimet të quhen të vlefshme.)

Maskhole (Nga fjala: Asshole) – Një individ që e mban maskën në një mënyrë që e bën atë plotësisht të paefektshme, p.sh: poshtë hundës, në mjekër, në pjesën e pasme të kokës, në bërrylla etj.

Novid-19 – 19 minuta pas një takimi të gjatë e të afërt me dikë pa maskë, gjatë të cilit papritmas përjetoni një lloj ngushtimi në fyt dhe keni një siguri se do vdisni. Kjo ndonjëherë zgjat më shumë nëse në atë moment nuk keni mundësi për të larë duart dhe s’keni ende gati dokumentat e trashëgimisë.

Prindërimi – Aftësia për të zbuluar pse nuk po punon PlayStation-i edhe pse ka internet.

Bodymullet – Çfarë veshim në një takim në Zoom: një bluzë të bukur lart dhe pizhama (ose asgjë) poshtë.

Covid-30 – Sasia e peshës së fituar nga një i rritur mesatar gjatë karantinës.

Rrafshimi i kurbës – Përpjekja për t’u futur në xhinse pas 3 muajsh me pizhama.

Ndërkohë fjalë si: “Po bëhet virale” apo “Jam njeri pozitiv” po përdorën gjithnjë e më pak. / KultPlus.com

Zelanda e Re shënon 100 ditë pa asnjë rast të ri me Covid19

Zelanda e re ka shënuar 100 ditë pa raste të reja të pandemisë Covid-19, por ka paralajmëruar që të mos ulet kujdesi, duke marrë shembuj vende si Vietnami dhe Australia të cilat dikur e kishin virusin nën kontroll por tani kanë rritje të madhe rastesh.

Lufta e sukseshme e Zelandës së Re me Covid-19 e ka bërë këtë vend një prej më të sigurtëve në botë, sa i përket epidemisë, raporton Global News.

Banorët e Zelandës i janë kthyer normalitetit, por autoritetet janë të brengosur që njerëzit po refuzojnë testet, nuk po përdorin aplikaciontet për gjurmim dhe po i injorojnë masat bazike të higjenës.

“100 ditë pa asnjë rast të infektuar është një arritje e madhe, mirëpo ne nuk mund të tregohemi të shkujdesur,” tha dr Ashley Bloomfield.

“Ne kemi parë se si është ripërhapur virusi në vende ku më parë ishte në kontroll dhe duhet të tregohemi të gatshëm të reagojmë shpejtë, nëse ndodh ngjajshëm edhe këtu te ne,” vazhdoi ai.

Zelanda e re ka 23 raste aktive të izoluara dhe 1,219 raste me Covid deri tash. /insajderi/ KultPlus.com

Papa Françesku: Të infektohemi nga dashuria, jo nga virusi

Papa Françesku nënshkruan me këto fjalë parathënien e librit “Bashkim e shpresë”, publikuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit – Dikasteri për Komunikimin.

Vëllimin e përgatitën kardinali Walter Kasper, kryetar nderi i Këshillit Papnor për Nxitjen e bashkimit ndërmjet të krishterëve dhe atë George Augustin, meshtar gjerman, i cili ka themeluar dhe drejton Institutin, që mban emrin e kardinalit, bashkëkombas i tij. Libri përmban tregime mbi “dëshminë e fesë në kohën e koronavirusit”, siç thotë edhe nëntitulli.

Pandemia si “kohë prove dhe vendimesh”

Në fjalët, që shkruan Papa në parathënie, ndihet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e njerëzimit. Siç pati thënë në lutjen e paharrueshme të 27 marsit, në Sheshin e Shën Pjetrit bosh, kur në Itali përhapej me shpejtësi pandemia, koronavirusi, si të ishte stuhi e fuqishme, na befasoi të gjithëve, duke na e ndryshuar jetën familjare, punën dhe të gjitha veprimtaritë publike e duke lënë pas vetes vdekje, probleme ekonomike dhe largësinë nga Eukaristia e nga sakramentet. Kjo gjendje dramatike, që nxjerr në pah “brishtësinë” e njeriut, “paqëndrueshmërinë e tij dhe nevojën për shëlbim”; që vë në diskutim siguritë – bazë të jetës sonë, shtron “pyetje themelore për lumturinë dhe për thesarin e fesë së krishterë”, nënvizon Papa.

Ku “mbahen rrënjët më të thella, që na mbështesin të gjithëve në stuhi”? Çfarë është vërtet e rëndësishme dhe e nevojshme? “Pandemia” – vëren Ati i Shenjtë – është “sinjal alarmi, që të bën të reflektosh” pikërisht mbi këtë. “Është kohë sprove dhe vendimarrjeje, për ta orientuar jetën në një mënyrë të risuar kah Zoti, mbështetja dhe horizonti ynë”.

Të dëgjojmë britmën e të varfërve e atë të planetit

Papa u bën thirrje të gjithëve për “solidaritet” dhe “shërbim”, kundër “padrejtësive globale” dhe indiferencës. Në fakt, emergjenca na detyron ta kuptojmë sa shumë “varemi nga solidariteti i të tjerëve” dhe na shtyn t’u shërbejmë të afërmve në mënyrë të re: “Duhet të na shkundë padrejtësia globale – nënvizon Françesku – që të zgjohemi dhe ta dëgjojmë britmën e të varfërve dhe atë të planetit tonë, aq të sëmurë”.

Të infektohemi nga dashuria, jo të paralizohemi nga frika

Përhapja e pandemisë, vë në dukje Papa, përkoi me periudhën e Pashkëve e prej këndej niset mesazhi, që e shndrit të tashmen dhe të ardhmen dhe që e shmang paralizën: është mesazhi i fitores së jetës mbi vdekjen. “Pashkët – kujton Françesku – na japin shpresë, besim dhe guxim, na e përforocojnë solidaritetin” dhe vëllazërimin. “Rreziku i infektimit nga një virus duhet të na mësojë një lloj tjetër ‘infektimi’, atë të dashurisë, që zemra ia çon zemrës. Jam mirënjohës për shenjat e shumta të gatishmërisë spontane për ndihmë dhe për impenjimin heroik të personelit shëndetësor, mjekëve dhe meshtarëve. Këto javë, e kemi ndierë forcën, që vinte nga feja”.

Në Eukaristi, forca për kapërcimin e vështirësive

E, besimit në Krishtin, i kushtohet paragrafi i fundit i parathënies së librit. Papa kujton “agjërimin e dhimbshëm eukaristik”, që përjetuan shumë të krishterë, për shkak të ndërprerjes së kremtimeve publike. Transmetimi i meshës përmes mediave ishte zgjidhje emergjence, por, siç thekson Ati i Shenjtë, asnjë “transmetim virtual nuk mund ta zëvendësojë praninë e vërtetë të Zotit në kremtimin eukaristik”. Papa shpreh gëzimin për rifillimin e jetës normale liturgjike, sepse, përfundon ai, “prania e Zotit të ringjallur në Fjalën e Tij dhe në kremtimin eukaristik do të na japë forcën, që na duhet, për të përballuar problemet e vështira pas krizës”. E, gjithë njerëzimit, Françesku i jep shpresë, duke i kujtuar fjalët e Jezu Krishtit për dishepujt e Emausit: “Mos kini frikë! Unë e munda vdekjen”. /vaticannews/ KultPlus.com

Bill Gates ofron 150 milionë dollarë që vaksina kundër Covid-19 të shkojë edhe tek të varfërit

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka planifikuar të shpenzojë 150 milionë dollarë për vaksinën e koronavirusit.

Kjo shumë do të jepet për të mundësuar shpërndarjen e vaksinës kur ajo të jetë gati, edhe për grupet më të varfra të popullsisë.

Miliarderi nënvizoi se pandemia mund të jetë shkatërruese për shumë vende të varfra që nuk kanë akses te kurat apo vaksina, kur të jenë gati.

Sipas miliarderit, fondacioni Gates do të paguajë institutin “Serum”, që njihet si prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, që të përgatisë 100 milionë doza me një kosto prej 3 dollarësh. / KultPlus.com

2020, ky vit që ndryshoi shumë gjëra (FOTO)

2020 vazhdon të mbetet një vit që askush prej nesh nuk e ka menduar kurrë, lajme të këqija, vdekje, sëmundje, vrasje e shumë gjëra të tjera ndodhën aq shpejt saqë shpesh duket si një ëndërr.

Fakti se jeta jonë mund të mos jetë më kurrë ajo që ishte është tejet i frikshëm, një atmosferë depresive e shqetësuese ka kohë që po mbizotëron mbi jetën e secilit.

Se çfarë do të ndodhë e çfarë mund të presim, nuk e di askush. E vetmja gjë që secili mund të bëjmë, është të jetojmë me kujdes të shtuar, të kuptojmë se tashmë mbajmë përgjegjësi më shumë se për vetveten, mbajmë përgjegjësi pë të gjithë, për miqtëm familjarët për ata që i njohim e nuk i njohim.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa fotografi nga qytete të ndryshme të botës që janë realizuar gjatë kësaj periudhe. / KultPlus.com

Gjendje e mjerueshme në QKUK, vajza obligohet t’i asistojë nënës së saj të infektuar me Covid19

Pamja e një vajze duke i asistuar nënës së saj të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor i Kosovës.

Fotografia të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi shfaq vajzën duke ia mbajtur infuzionin nënës së saj të infektuar me COVID-19, duke e ekspozuar veten para rrezikut të epidemisë. E gjitha si pasojë e sistemit të dobët shëndetësor, përcjellë KultPlus.

Një dëshmitar nga Klinika e Pulmologjisë i ka thënë sot gazetës se pavarësisht rrezikut, familjarët lejohen të frekuentojnë dhomat ku ndodhen të shtrirë pacientët me koronavirus. / KultPlus.com

“Nuk ka arsye të barten maskat”, deklarata e epidemiologut të njohur suedez

Ndërsa rastet me COVID-19 të Suedisë vazhdojnë të bien, epidemiologu i lartë i vendit Anders Tegnell tha se ai nuk sheh “asnjë arsye” për të detyruar bartjen e maskave në publik.

“Me numrat që zvogëlohen shumë shpejt në Suedi, ne nuk shohim asnjë arsye të veshim një maskë për fytyrën në Suedi, madje as për transportin publik,” tha ai, siç raportohet nga Fortune.

Sipas Newsweek, niveli i vdekjes së Suedisë nga COVID-19 tani është më i ulët se ai i Italisë, U.K dhe Spanja pavarësisht se kurrë nuk kanë zbatuar një bllokim në shkallë të plotë:

Që nga e diela, niveli i fundit i vdekjeve në Suedi (vdekje për 100,000 njerëz) u raportua të ishte 56.40. Shifra është më e ulët se ajo e raportuar në SHBA. (69.60), Spanjë (60.88) dhe Itali (58.16), sipas raportit të fundit të dielën nga Universiteti Johns Hopkins.

Aktualisht, ShBA ka numrin e katërt të vdekjeve në botë, ndërsa Spanja dhe Italia (të cilat përkatësisht kanë numrin e gjashtë më të lartë dhe të tetë të vdekjeve, më parë) ishin dy vendet e Europës më të goditura nga shpërthimi.

Raporti më i fundit raste-fatalitet i Suedisë (perqindja e vdekjeve në krahasim me rastet totale) u raportua të ishte 7.1 përqind. Shifra është më shumë se gjysma e përqindjes së raportuar në ShBA (15.1 përqind), gjysma e Italisë dhe Belgjikës (secila raporton 14.2 përqind) dhe gati gjysma e Francës (13.4 përqind), sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në 14 ditët e kaluara, infeksionet e reja për 100,000 njerëz në Suedi kanë rënë 46%. Në të kundërt, Spanja, Franca, Gjermania, Belgjika dhe Holanda kanë parë rritje midis 58% dhe 206% në raste për 100,000 njerëz gjatë një periudhe 14-ditore. Të martën e kaluar, Suedia nuk raportoi vdekje të reja, duke e çuar numrin në 5.702.

“Se Suedia ka zbritur në këto nivele është shumë premtuese,” u tha Anders Tegnell gazetarëve në Stokholm të martën.

“Kurbat po bien dhe kurbat për të sëmurët rëndë po fillojnë të afrohen në zero,” shtoi Tegnell.

Sidoqoftë, megjithë optimizmin e Tegnell, ai e sheh si “shqetësuese” që vendet e tjera po shohin një valë të dytë pasi gjoja e kishin sjellë virusin nën kontroll./gazetaexpress/ KultPlus.com

Izolimi mund të ketë ndryshuar personalitetin tuaj

Personaliteti njerëzor krijohet prej përvojave dhe marrëdhënieve tona sociale, prandaj edhe izolimi në të cilën gjendemi, për shkak të së cilit ne nuk takohemi me miq, familjarë dhe kolegë do të ketë ndikimin e tij në ne.

Përvoja e izolimit për shkak të pandemisë te secili është përjetuar ndryshe prej personit tjetër, raporton BBC, përcjellë KultPlus.

Disa njerëzve u është dashur të mbyllen në vetmi absolute për javë a muaj të tërë, e të tjerëve u është dashur të mbyllen në një hapësirë me familjarë apo me njerëz me të cilët nuk kanë marrëdhënie të mira. Disa e kanë përdorur izolimin për të u relaksuar dhe për të pushuar prej punës e për të marrë më shumë kohë për veten.

Edhepse është menduar që personaliteti ka një limit deri kur mund të ndryshohet, hulumtimet e fundit kanë treguar që disa tipare personaliteti nuk janë fikse, e se ato do të vazhdojnë evoluimin gjatë gjithë jetës. Sipas këtij këndvështrimi, izolimi mund të ketë lënë gjurmët e veta tek secili prej nesh, natyrisht në mënyra të ndryshme.

Te njerëzit që janë në lidhje të shëndetshme, me partnerë mbështetës, periudha e izolimit mund të ketë qenë një mundësi për tu afruar më shumë me njëri tjetrin, për të u rritur emocionalisht.

Ndërkohë njerëzit në lidhje të vështira, të palumtura, të cilët kanë mbetur të izoluar me partnerin e tyre apo me familjarë toksik, izolimi mund të ketë përfunduar me pasoja traumatike. Shumë persona në lidhje apo martesë kanë përfunduar marrëdhënien e tyre në këtë kohë.

“Ndoshta personat më të prekur prej kësaj gjendje kanë qenë ata me probleme emocionale apo çrregullime të shëndetit mental. Personat që vuajnë nga ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar apo OCD kanë qenë prej kategorive të rrezikuara në këtë kohë,” shpjegon Rebecca Shiner, psikologe klinike në Universitetin Colgate. / KultPlus.com

Tritan Kalo thirrje të rinjve: Po rrezikoni shëndetin në bare e klube

Mjeku i njohur infeksionist nga Shqipëria, Tritan Kalo, e nis këtë të diel me një mesazh të fortë për të rinjtë, të cilët duket se nuk po i kushtojnë rëndësi sa duhet koronavirusit.

Mjeku Kalo shkruan në Facebook se të rinjtë duhet të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube, si vende të rrezikshme të përhapjes së virusit, dhe le të miqësohen edhe me shumë me natyrën.

“RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre”, shkruan mes të tjerash Kalo.

Mesazhi i plotë i mjekut:

KOHË KOVIDIANE….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19…..Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat….T’a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vënd që t’a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..

Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhëshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..

RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….

Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….BESIMI dhe MIRËKUPTIMI reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!! / KultPlus.com

Të rinjtë po e transmetojnë më së shumti infeksionin e COVID-19

Rritja e numrit të personave që vuajnë nga COVID-19 në shumë vende është shkaktuar nga fakti se të rinjtë në hemisferën veriore nuk kujdesen për masat mbrojtëse, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Të rinjtë shpesh nuk mbajnë maska dhe ata injorojnë rregullin e mbajtjes së distancës nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur janë në bare, klube të natës dhe në plazhe, raporton zëriamerikës, transmeton KultPlus.

“Shumica e të rinjve kanë simptoma më të buta, por jo të gjithë”, thotë epidemiologia e OBSH-së, Maria van Kerkova, duke theksuar se klubet e natës janë vendi që mund të transmetohet më së shumti coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Të rinjtë që shfaqin simptoma të buta ose aspak mund të përhapin virusin te njerëzit më të moshuar, të cilët janë më të prekshëm.

Ndryshe, 17.3 milionë raste janë regjistruar në nivelin botëror gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë persona. / KultPlus.com

Lul Raka zgjedhet kryesues i Bordit Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19

Mikrobiologu Lul Raka është zgjedhur kryesues i Bordit Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19

Lajmin e bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Themelova Bordin Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues. Një elitë mjekësh, studiuesish, shkencëtarësh dhe figurash profesioniste me profil të lartë të fushave të ndryshme do të përbëjnë këtë bord prej njëmbëdhjetë anëtarësh. Këta vijnë nga fusha të ndryshme si: epidemiologjia, mikrobiologjia, praktika klinike, shëndetësia publike, shkenca e sjelljes, menaxhimi i krizave, mbrojtja civile, komunikimi, ekspertë vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj thotë se bordi do të jetë organ profesional këshillimor për Ministrinë e Shëndetësisë.

“Do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë këshilla të shpejta profesionale, me azhurnime të risive shkencore, opinione, parashikime, formulime të masave të reagimit, identifikim të mangësive për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e Covid19, rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka shtuar se të gjitha propozimet nga ky bord do të vlerësohen dhe rekomandohen edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/ IKSHP sipas legjislacionit në fuqi. / KultPlus.com