Poezi nga: Paolo Valesio
Përktheu: Lulzim Tafa
Një shok më kishte rrëfyer se
kur arkivoli i motrës së tij kishte hyrë në kishë
“saktësisht në atë moment”, një rreze dielli
nga qielli (ishte pranverë?), deri tani me re,
e kishte ndarë naosin në dy pjesë.
Dje (vite më vonë), në një vend tjetër, në një qytet tjetër,
ai imazh iu shfaq përsëri në mendje
kur kisha u ndriçua (qirinj e llambadarë si dielli i verës),
përkundrazi, papritmas u errësua në mesditë – një re që kalonte pranë –
“Pikërisht në momentin” kur harku i vogël i bardhë
ishte ngritur sipër kupës dhe drejt kupolës.
Dhe, pas pak, kur përfundon ky kujtim?
Në mes të qarkut të përbashkët, diku ne botë,
ku shpirtrat që i lan eshtrat e tyre;
të penduar, herë pas here, kthehen
për disa çaste ./ KultPlus.com