Alfred Nobel, ai që la pasurinë e tij për laureatët e shkencës dhe paqes, një trashëgimi e artë për ‘një botë më të mirë’

Alfred Bernhard Nobel ishte një shpikës, inxhinier dhe industrialist suedez, i cili kishte marrë gjithsej 355 patenta gjatë jetës së tij. Ai ishte më i njohur për shpikjen e dinamitit dhe për zhvillimin e disa eksplozivëve dhe detonatorëve më të fuqishëm për t’i ndezur ato në mënyrë efektive. Ai ndërtoi një rrjet prej gati njëqind fabrikash në të gjithë botën për prodhimin e eksplozivëve dhe municioneve. Kësisoj grumbulloi një pasuri masive nga bizneset e tij. Në fakt, në kohën e vdekjes, ai ishte një nga njerëzit më të pasur në botë. Meqenëse ai ishte i pamartuar dhe pa fëmijë, kishte shumë spekulime në lidhje me përmbajtjen e testamentit të tij të fundit, të cilin ai e kishte nënshkruar më 27 nëntor 1895.
Në mënyrë paradoksale, Nobeli kaloi pjesën më të madhe të jetës madhore duke krijuar eksplozivë gjithnjë e më të fuqishëm, ndërsa shkruante poezi dhe dramë, dhe avokonte për paqen botërore.

Alfred Nobeli fliste rrjedhshëm disa gjuhë. Ai ishte gjithashtu shumë i interesuar për çështjet sociale dhe të lidhura me paqen, dhe kishte pikëpamje që konsideroheshin radikale gjatë kohës së tij. Interesat e Alfred Nobelit reflektohen në çmimin që ai vendosi.

Ai, pretendohej se nuk donte të mbahej mend si arsyeja e shkatërrimit masiv pas vdekjes së tij dhe për të shlyer reputacionin pas vdekjes, ai la pjesën më të madhe të pasurisë së tij për vendosjen e çmimeve Nobel për t’u dhënë për eminencë në pesë fusha të ndryshme, pa asnjë diskriminim në bazë të kombësisë.

Alfred Nobeli vdiq nga një goditje në tru më 10 dhjetor 1896, në San Remo të Italisë. Pas taksave dhe amaneteve për individët, Nobel la 31,225,000 korona suedeze (ekuivalente me 250 milionë dollarë amerikanë më 2008) për të financuar çmimet Nobel.

Testamenti shumë i diskutueshëm i Nobelit u kundërshtua në gjykatë nga të afërmit e tij të pakënaqur. Dy ekzekutuesve të tij të zgjedhur do të duheshin katër vjet për të bindur të gjitha palët se dëshirat e fundit të Alfredit duhet të respektohen. Në vitin 1901, çmimet e para Nobel në fizikë, kimi, fiziologji ose mjekësi dhe letërsi u dhanë në Stokholm, Suedi, dhe çmimi i Paqes në atë që sot është Oslo, Norvegji.
Alfred Nobeli nuk shpjegoi kurrë pse ai zgjodhi të linte trashëgim pasurinë e tij për të vendosur çmimet Nobel. Gjithmonë një personazh mjaft i rezervuar, ai mbeti kryesisht i izoluar në ditët para vdekjes së tij.

Megjithatë, është e mundur që një incident i çuditshëm në vitin 1888 mund ta ketë motivuar atë. Në atë vit, vëllai i Nobelit, manjati i industrisë së naftës, Ludvig, kishte vdekur në Kanë, Francë. Një gazetë e njohur franceze raportoi vdekjen e Ludvigut, por e ngatërroi atë me Alfredin, duke shtypur titullin e shndritshëm “Le marchand de la mort est mort” (“Tregtari i vdekjes ka vdekur”). Pasi kishte punuar kaq shumë për ta portretizuar veten si një pacifist në zemër, Nobel u zemërua kur lexoi se çfarë mund të shkruhej për të në nekrologjinë e tij të ardhshme. Ai mund t’i ketë krijuar çmimet për të shmangur etiketimin pas vdekjes si luftëtar.

Ekzistojnë gjithashtu prova se marrëdhënia e gjatë dhe e ngushtë e Nobelit me pacifisten e njohur austriak, Bertha von Suttner ndikoi që ai të vendoste çmimin e dhënë për kontributin për paqen. Në të vërtetë, testamenti i Noble theksonte në mënyrë specifike se Çmimi i Paqes duhet t’i jepet personit i cili në vitin paraprak “do të ketë bërë punën më të madhe ose më të mirë për vëllazërinë midis kombeve, për shfuqizimin ose zvogëlimin e ushtrive të përhershme dhe për mbajtjen dhe promovimin të kongreseve të paqes”. /Liberale.al/KultPlus.com

‘Ka një gjykatë më të lartë sesa ajo e drejtësisë, dhe është gjykata e ndërgjegjes, ajo zëvendëson të gjitha gjykatat tjera’

“Paqja është një e përditshme, një proces javor dhe mujor, gradualisht duke ndryshuar mendimet, duke ulur barrierat e vjetra dhe ndërtimi në heshtje i strukturave të reja.” – John F. Kennedy 

“Nëse dëshironi paqe me armikun tuaj, ju duhet të punoni me të, pastaj ai bëhet partneri juaj.” – Nelson Mandela

“Paqja nuk mund të mbahet me forcë, por mund të arrihet vetëm me mirëkuptim.” – Albert Einstein

“Errësira nuk mund të dëbojë errësirën, vetëm drita mundet. Urrejtja nuk mund të dëbojë urrejtjen, vetëm dashuria mundet.” – Martin Luther King, Jr.

“Nëse qenia njerëzore dëshiron një periudhë të gjatë të mirëqenies materiale, ata duhet të sillen në mënyrë të qetë dhe të dobishme për njëri tjetrin.” – Winston Churchill

“Ka një gjykatë më të lartë sesa ajo e drejtësisë, dhe është gjykata e ndërgjegjes – ajo zëvendëson të gjitha gjykatat tjera.” – Mahatma Gandhi

“Paqja vjen nga brenda, mos e kërkoni atë jashtë.” – Buddha

“Nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh për shkak se kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.” – Nëna Terezë

“Ne duhet të shikojmë përpara, kur forca e dashurisë e mposhtë dashurinë për pushtetin, atëherë do të njohim me të vërtetë bekimet e paqes.” – William Gladstone Ewart

“Nëse dëshironi paqe, ju nuk duhet të flisni me miqët tuaj, por me armiqët.” – Desmond Tutu 

“Paqja fillon me një buzëqeshje.” – Nënë Tereza 

“Nuk është e mjaftueshme të flasim për paqen, ne duhet të besojmë në të – dhe nuk është e mjaftueshme të besojmë në të, ne duhet të punojmë për të.” – Eleanor Roosevelt

“Unë kam vendosur të ngjitem për dashurinë, urrejtja është një barrë e madhe për ta mbajtur.”  – Martin Luther King Jr.

“Fitoret e vërteta dhe që zgjasin vinë nga paqja dhe jo nga lufta.” – Ralph Wado Emerson 

“Paqja nuk është mungesa e konflikteve sepse dallimet do të jenë gjithmonë prezente. Paqja nënkupton zgjidhjen e këtyre dallimeve me mjete paqësore; përmes dialogut, arsimit, njohurive dhe mënyrave më humane.” – Dalai Lama XIV./ KultPlus.com