“Para lindjes së diellit” magjia filmike e realizuar me buxhet të vogël

Me buxhet jo aq të madh, Richard Linklater, Julie Deply dhe Ethan Hawke arritën të krijojnë magji filmike në vitet ’90, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për filmin e famshëm “Para lindjes së diellit”. Askush nuk e dinte dhe nuk e merrte me mend se si do të përfundonte. ç’do të ndodhte me studentin francez Celine pasi kaloi një natë pasionante nëpër rrugët e Vjenës. Edhe vetë kineastët mezi e prisnin momentin e fundit.

Richard Linklater qe shprehur “Kemi qëlluar në një rend kronologjik dhe kemi punuar shumë në skenarin e këtij filmi, sidomos fundjavave”.

“Në një mëngjes kemi mbetur deri në orën 3 të mëngjesit duke rishkuar skenën përfundimtare”.

Ky film është bërë për vetëm 2.5 milionë dollarë, dhe ka debutuar në Festivalin e Filmit në Sundance në vitin 1995.

Ky partneritet (Linklater, Hawke dhe Delpy) ka qenë mjaft i suksesshëm. Ata kanë krijuar edhe filma tjerë dhe kanë dekada miqësie të ndërsjellë. / KultPlus.com

fil