Kur thonjtë e dorës tem t’vogël janë mbush me dhe t’u lujt “tezesh” n’mahallë Kur dollapat janë mbush me kukullat e mia të bleme te “Shitoret e Kinezve” te Qafa E kur fustanin e synetisë e kam mbajt vesh 2 muj ditë rresht, Nuk jam kanë veç fëmijë i vogël, jam kanë marrja e shpisë. Kur ent’ i kam la me shumë vullnet E kur zani jem s’asht kanë si i djemve t’tjerë E n’mahallë kur çik-o-djalë m’kanë thirre Nuk jam kanë veç fëmijë i vogël, jam kanë marrja e shpisë. Kur shoqnia jem asht’ kanë veç me çika E ecja jem s’asht’ kanë fort burrnore E as kur me sha nuk kam dijt’. Nuk jam kanë veç fëmijë i vogël, jam kanë marrja e shpisë. Kur krejt shkolla “pederr” më ka thirre E kur jam depilu për herë të parë Kur për çika s’kam fol me moshatarë S’jam kanë veç adoleshent, jam kanë marrja e shpisë. Kur nji djalë për herë t’parë e kam puth Kur ereksion prej nji mashkulli kam pasë E kur në za kam kajt t’u ju lut perenisë me m’shëru S’jam kanë veç adoleshent, jam kanë marrja e shpisë. Kur kamerat e televizioneve në paradë t’krenarisë m’kanë fokusu E kur krejt akraballaku e kanë pa S’jam kanë ma gzimi i familjes, jam kanë marrja e shpisë. Kur veten e kam pranu si homoseksual E krenar jam ndje Kur ftyra m’asht gjakos veç për këtë fakt S’jam kanë ma sugari i fisit, jam kanë marrja e shpisë Kur t’shpisë e kanë kuptu që gruja të cilën edhe në ninulla ma kanë përmend Asht’ burrë, e të njëjtën lumtuni ma jep E kur botës i kam kallxu sa krenar me veten jam S’jam kanë ma i tyne, jam kanë marrja e shpisë. Prej që jam ba me dijt’ Jam kanë marrja e shpisë. Edhe sot jam, Marrja e shpisë, pa shpi.
–Poezi e shkruar nga Agon Rexhepi, fitues i çmimit të tretë në konkursin mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./KultPlus.com
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” që është organizuar në Prishtinë.
Kosnett ka postuar disa fotografi nga parada the ka thënë se komuniteti LGBTQI+ akoma përballet me diskriminim.
“Teksa festojmë kontributet e anëtarëve të komunitetit LGBTQI +, anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim dhe margjinalizim. Miqtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes sonë meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë apo kë duan. Krenaria 2021”, ka shkruar Kosnett. / KultPlus.com
Gjatë ditës së sotme në Komunën e Prishtinës është mbajtur parada e krenarisë me vetura dhe nën sloganin ‘Po, du’, për të kërkuar drejtësi për vendimet e kodit civil lidhur me përjashtimin e martesave të seksit të njëjtë shkruan KultPlus.com
Reagimet e njerëzve në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, e disa prej tyre edhe ofenduese. E për këtë ka reaguar edhe aktivisti Ardian Nrecaj, i cili ka thënë se parada është e nevojshme të mbahet jo vetëm në herë në vit, por çdo muaj sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme që të ngulitet në kokat e njerëzve që është normale të kesh orientim tjetër seksual.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
Dmth pe kuptoni pse ka nevoje me u mbajt parada, per shkak se me mujt i kishit mbyll neper shpia. Eh pak ma kadale, se ma nuk po na intereson bash asnje troh a te ofendon ty orientimi seksual i tjeter kujna, apo identiteti gjinor.
Vec kqyrne reagimin neper komente edhe e kuptoni se parada duhet mbajt jo nje here ne vit, por cdo muaj, qe me jau ngllatis ne kokat tuaja te ngushta qe asht krejt normale me pas orientim tjeter seksual edhe qe mundesh me linde me identitet tjeter gjinor.
Edhe po gjinia e njejte duhet te kene te drejte te martohen, sepse duhet ti mbroj ligji, edhe sa ashtu thote kushtetuta e vendit./ KultPlus.com
‘‘Dashuria është ndjenjë, jo orientim”, ishte kjo njëra ndër thëniet që spikatej mbi kokat e aktivistëve të LGBTI-së, që sot po marshonin për dashurinë e lirinë, shkruan KultPlus.
”Për kon t’rreh zemra”, ishte motoja kryesore e kësaj paradë, që këtë vit organizohet për të tretën herë në Kosovë.
Marshi filloi tek
sheshi ”Skënderbeu”, ku aty të mbledhur ishin personat e këtij komuniteti dhe
jo vetëm. Artistë, aktivistë të komunitetit dhe qytetarë të thjeshtë, me pjesëmarrjen
e tyre në paradë shfaqnin përkrahjen drejt këtij komuniteti. Të gjithë të
pranishmit me padurim prisnin të fillonin marshin e tyre, që do të vazhdonte
deri te sheshi ”Zahir Pajziti”, ku aty edhe zyrtarisht do të shpallnin të
hapur paradën.
Marshonin me këngë, vallëzim, brohoritje e fishekzjarre. Shfaqnin dashuri dhe emocione të mbështjella me një energji pozitive të pashoq.
Lend Mustafa, njëri
ndër përfaqësuesit e këtij komuniteti, për KultPlus u shpreh se ndjehej shumë
krenar që për të tretën herë në Kosovë po mbahet Parada e Krenarisë.
“Jemi shumë krenarë me atë që kemi arritur deri sot, për arsye se këtë herë do të ketë shumë më shumë njerëz, kemi pasur përkrahje më të madhe dhe njerëzit kanë filluar të vetëdijesohen rreth kësaj çështjeje duke bërë kështu që edhe komuniteti LGBTI të ndihet më mirë. Ky edhe ka qenë qëllimi ynë, të fuqizohet komuniteti”, shtoi ai.
Ndërkaq, e
pranishme ishte edhe Uta Ibrahimi, e cila deklaroi se merr pjesë në Paradën e
Krenarisë çdoherë kur është brenda vendit. ”Mendoj që të drejtat e komunitetit
LGBTI, janë të drejta elementare të njerëzve. Sot për dallim prej dy paradave
të viteve të kaluara, ka më shumë njerëz, është një energji e mirë, vërehet që
edhe njerëzit kanë filluar të ndihen më të lirë me atë që ndjenjë dhe atë që
dëshirojnë të bëjnë”, deklaroi Uta për KultPlus.
Artistja Fitore
Berisha, krijimtaria e së cilës zë vend
në pikturë, teatër e vallëzim, u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që
ishte pjesë e paradës.
”Jam shumë e lumtur që sot jam këtu, unë e përkrahi këtë komunitet dhe si artiste jam pjesë e tij. Zemra mal më është bërë sot, përderisa po e shoh që është organizuar kaq mirë, njerëzit janë të lumtur dhe poashtu një harmoni shumë e mirë po mbizotëron”, deklaroi ajo për KultPlus.
Ashtu si edhe paradat e viteve të kaluara, i pranishëm ishte edhe një burrë në moshë të shtyrë që tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, ai ishte pjesë e paradës nga fillimi i marshit e deri në fund të tij.
Me muzikë e
brohoritje, marshi arriti te sheshi ”Zahir Pajaziti”, ku Lend Mustafa me një
fjalim emocional që kishte qëllim motivues, përçonte emocione të mëdha tek
komuniteti.
”Sot është një
ditë, kur ne pas shumë kohësh që jemi mësuar të fshihemi, po dalim me shumë
krenari për herën e tretë. Ka qenë një vit me shumë sfida për ne, por ia kemi
dal. Sot jemi mbledhur edhe një herë për të treguar që pas gjithë këtyre
sfidave, ne qëndrojmë në këmbë dhe krenar, sepse, për këtë na rreh zemra.”
”Na rreh zemra për
juve që iu dëbuan familjet e juaja, për juve që çdo ditë përballeni me presion
në shtëpitë e juaja, aty ku do të duhej të jeni më të sigurt. Na rreh zemra për
transgjinorët që deri vonë ju mohua edhe identiteti. Na rreh zemra për gratë
lezbike, biseksuale e transgjinore që për çdo ditë përballen me sistemin
patriarkal në këtë vend. Na rreh zemra për personat LGBT që janë romë, ashkali
e egjiptian por na jemi mbrapa tyre dhe bashkë kemi me ia dalë. Na rreh zemra
për të gjithë juve që të paktën njëherë në jetë keni menduar që do të ishte më
mirë të mos iu rrehte zemra. Sot jemi këtu të tregojmë se ne jemi bashkë dhe
krenar për njëri tjetrin. Kemi me pasë dashni, kemi me qenë të lirë e zemra do
të na rreh për njëri tjetrin.”
Me këtë fjalim, zyrtarisht u hap Parada e sivjetme e Krenarisë. Duke i lënë pjesëtarët e këtij komuniteti të vazhdonin me këngë, vallëzim e shumë dashuri. /KultPlus.com
Më 10 tetor, në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI, përkrahës dhe aktivistë, do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë.
Paradës do t’i paraprijnë aktivitete të shumta të Javës së
Krenarisë që do të zhvillohen në datat 7, 8 dhe 9 tetor. Parada e Krenarisë do
të mbahet me 10 tetor me fillim nga ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të
përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke u përmbyllur me një
koncert.
Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Për kon t’rreh
zemra”.
Këtë vit, na rreh zemra për drejtësi.
Na rreh zemra të kemi lirinë të jemi vetvetja dhe të shprehemi
lirshëm. Na rreh zemra që të kemi siguri në rrugë, shkollë e institucione
shtetërore. Për një shtëpi të sigurt në të cilën trajtohemi me dinjitetin që e
meritojmë. Na rreh zemra për Dashni. Na rreh zemra për njëri-tjetrin.
Të zëshëm e të dukshëm, sikurse dy vitet e kaluara, edhe këtë vit
Java e Krenarisë do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI
në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të
barabartë. Parada e Krenarisë synon të fuqizoj personat LGBTI për tu përballur me
diskriminimin e përditshmen në Kosovë. Qëllimi jonë është të qëndrojmë të
bashkuar ndaj çdo sfide.
Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights
Defenders (CRD) dhe Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS).
Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile,
aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e
Krenarisë që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante,
pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet i\e lirë
pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit
gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera.
“Të jetë zëri jonë, zëri i të gjithëve!”, thuhet në komunikatë. / KultPlus.com
Edhe këtë vit në Kosovë u shënua ”Parada e Krenarisë” e cila ka për qëllim të ngris vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë Kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore, shkruan KultPlus.
Një numër i madh pjesëmarrësish morën pjesë në këtë paradë e cila nisi nga sheshi “Skënderbeu” deri tek sheshi “Zahit Pajaziti”. KultPlus ka realizuar disa fotografi dhe përmes tyre ju sjellë momentet e kësaj parade në të cilën morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Mimoza Kusari, Dhurata Hoxha, përfaqësues të ambasadave e figura të njohura publike.
Për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm që ka ndodhur kundër personave LGBTI pas Paradës së Parë të Krenarisë “Në Emër të Dashurisë”, si dhe për shkak të nevojës së tyre për të jetuar në vende ku ndihen të lirë nga paragjykimet, pa u ballafaquar me refuzime dhe diskriminim, tash organizatat dhe personat LGBTI vendosën që këtë vit Paradën ta emërojnë “Në Emër të Lirisë”. Në këtë mënyrë ne shprehim reagimin tonë dhe kërkesën për liri dhe siguri për komunitetet.
Sllogani “Në Emër të Lirisë” kërkon liri të shprehjes, liri të të qenurit të sigurtë, për liri te ndryshme të identitetit dhe sekualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet./ KultPlus.com