Dy organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI, CEL dhe CSGD, në bashkëpunim me shumë organizata tjera, për herë të parë kanë shënuar “Javën e Krenarisë”, ku kjo javë sot është kurorëzuar me Paradën e Krenarisë – Në emër të Dashnisë, shkruan KultPlus.
“Nuk ke deshtu si prind nëse e ki fëmijën LGBT, ke deshtu nëse nuk je në gjendje me pranu”, “Keep calm and love LGBT kids”, “Why we be homophobic, when could be quiet”, “Krejt për dashni, dashni për krejt”, “Pranoja fmisë formën e dashnisë”, “Ai osht’ ajo e ajo osht’ njeri”, ishin disa mbishkrime në duart e përkrahësve gjatë marshit të kësaj parade.
Ky marsh filloi nga sheshin “Skënderbeu” me brohoritje, valëvitej të flamurëve shumëngjyrësh, muzikë dhe vallëzim, për të përfunduar në sheshin “Zahir Pajaziti” me një fjalim nga Lendi Mustafa, pjesëtar i komunitetit LGBT. Ai gjatë fjalimit të tij kërkoi drejtësi dhe barazi për këtë komunitet dhe për të gjithë ata që zëri i të cilëve nuk arrin të dëgjohet.
“Ne dojmë të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit, të jetojmë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Në këtë botë ka hapësirë për të gjithë por s’ka hapësirë për urrejtje dhe negativitet. Më shumë se gjithçka neve na duhet dashnia, më shumë se gjithçka na duhet humanizmi, pa këto kualitete shoqëria jonë nuk do të ketë vlera”, ka thënë Lendi Mustafa gjatë fjalimit.
I mbuluar me flamurin e këtij komuniteti dhe nën brohoritje, ai tha se kjo paradë dhe ky tubim është për të reflektuar dashuri përkrahësit dhe kundërshtuesit e kauzës së tyre për të drejta të barabarta.
“Ne besojmë në një shoqëri diverse dhe besojmë se ky diversitet i shton vlerat shoqërisë kosovare. Dashnia në formën e saj më të mirë bënë fuqi për të kërkuar drejtësi dhe drejtësia në formën më të mirë është dashnia që korrigjon gjithçka që e kundërshton dashnin”, ishin këto disa nga fjalët përmbyllëse nga fjalimi i Lendi Mustafa.
Në Parandën e e LGBTI mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaci si dhe diplomatë të huaj.
Në studimin e kryer nga National Democratic Institute- NDI “Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor”, Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon, ku personat e këtij komuniteti janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës.
Kjo paradë u organizuar nga: Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD Qendra për Liri dhe Barazi – CEL Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK Këshilli Rinor Kosovar – KYC Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGj Koalicioni Të Drejtat e Barabarta për të Gjithë – ERAC Programi Univerzitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore Alter Habitus Qendra për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS. / KultPlus.com