Aktorja koreano-jugore, Park So-dam, e njohur për filmin “Paraziti”, ka folur për betejën e saj kundër kancerit të tiroideve.
Në dhjetor, agjencia e saj, Artist Company, zbuloi se Park ishte diagnostifikuar me kancerin e tiroideve papilare gjatë një kontrolle rutinore, dhe se tashmë ishte operuar.
“Kur mora vesh për gjendjen time shëndetësore, isha edhe e shokuar, edhe e frikësuar”, ka zbuluar ajo.
“Por më dha kohë që të shikoj prapa dhe të kujdesem për veten në mënyrë që të punoj më gjatë dhe të jem më e shëndetshme për të ardhmen”./ KultPlus.com