“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 tetorit 1967, në faqen n°10, një shkrim mbi reagimin asokohe të vajzave pariziene ndaj Bekim Fehmiut, pasi kishin parë filmin e tij “J’ai même rencontré des Tziganes heureux”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Parizienet do të çmenden pas tij
Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviçit. (Bëhet fjalë për filmin : “J’ai même rencontré des Tziganes heureux – Madje, kam takuar ciganë të lumtur ” – shqipëruar nga frengjishjta)
Në Kanë, kritikët thanë për të se ai duket si Sinatra (Frank), luan si Burton (Richard) dhe është tërheqës si Belmondo (Jean-Paul).
“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 7 shkurtit 1970, në faqen n°20, intervistën ekskluzive të aktorit të talentuar shqiptar, Bekim Fehmiut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Djali i Uliksit (18 muajsh) quhet Uliks, në kujtim të serialit “Odiseja”
Është e
vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e “Odisesë”, serialin që
transmetohet dy herë në muaj në kanalin e 2-të që do të shihni sonte, Bekim
Fehmiun, yllin e “Kam takuar madje ciganë të lumtur”, një film që fitoi çmimin
special të jurisë në 1967 në Kanë.
Belmondo jugosllav (krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo)
Megjithatë
së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë :
filmi i tij i parë ndërkombëtar, “Meshkujt”, i frymëzuar nga jeta e
diplomatit-playboy të famshëm latino-amerikan Porfirio Rubirosa, ku ai luan
rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në Britaninë e Madhe,
dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një western, “Shtylla
kurrizore e Djallit”, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriç, një
aktore jugosllave.
“ Djali ynë,
18 muajsh, quhet Uliks për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një
grua dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni : është e njëjta. Unë vazhdoj
ta konsideroj gruan time si të dashurën time sepse ne të dy jemi kundër
martesës. Ne nënshkruam një kontratë për shkak të së ardhmes së djalit tonë,
dhe pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh ! po, dashuria ime për të (Brankën)
nuk ka kufi !”
Kur ai erdhi
për të prezantuar tri vite më parë në Kanë “Ciganët e lumtur”, Bekim Fehmiun e
quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav”.
“— Duhet të
jetë sepse ne ndodhemi në Francë, thotë ai. Belmondo është marrë me boks dhe
unë gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.”
Bekim Fehmiu
është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe
asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç komedisë.
“— Kur
mbusha 16 vjeç, thotë ai, pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur
unë vendosa të bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e
Arteve, por më duhej të prisja një vit për të hyrë aty : Unë flisja vetëm shqip
dhe frëngjisht dhe në akademi, tekstet thuheshin (lexoheshin) në serbisht.”
Ai dëshiron të ketë dymbëdhjetë fëmijë
Ai ka
luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të
tij, të Teatrit Kombëtar që ngjason me Komedinë-Franceze, dhe të një teatri
avangard. Ndër autorët (personazhet) e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë:
Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri, Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe
Dostojevski.
Padyshim,
dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, ai u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në
Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt
në 1964.
Problemi i tij i vetëm, aktualisht : ai ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij preferon të ndalet tek i gjashti. / J.W. / KultPlus.com