Aktori komedian Robin Williams lindi me 21 korrik të vitit 1951, dhe vdiq në moshën 63-vjeçare në vitin 11 gusht të vitit 2014. Ai u vetëvar në shtëpinë e tij në Kalifornia, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe depresioni i rëndë.
Disa nga rolet dhe filmat që ai mori pjesë janë: Mork në ‘Mork and Mindy’, Xhenin në ‘Aladdin’, Daniel Hillard në ‘Znj. Doubtfire, John Keating në ‘Dead Poets Society’ Sean Maguire në ‘Good Will Hunting’ dhe shumë e shumë të tjerë.
Me rolet e tij ikonike ai ishte fitues i pesë çmimeve Grammy, katër Golden Globes, dy Emmy dhe një Oscar. / KultPlus.com
Aktori i famshëm Robert Downey ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, aktori Robert Downey Jr., përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku ai ka njoftuar publikun se babai i tij ka vdekur të martën që shkoi derisa po flinte në shtëpinë e tij në New York, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Aktori ishte i diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit qe më shumë se pesë vjet.
“Babai kaloi i qetë në gjumin e tij pas viteve të durimit të shkatërrimeve të Parkinsonit. Ai ishte një krijues i vërtetë dhe mbeti jashtëzakonisht optimist gjatë gjithë kohës. Babai kaloi i qetë në gjumin e tij pas viteve të durimit të shkatërrimeve të Parkinsonit”, shkroi djali i tij.
Downey Sr ishte një figurë kryesore në kinemanë e pavarur amerikane në vitet 1950 dhe 60-ta, e edhe më i njohur për shkrimin dhe drejtimin e satirës së vitit 1969 ‘’Putney Swope’’.
Ai gjithashtu u shfaq në filma të tillë si ‘’Boogie Nights’’, ’’Magnolia’’ dhe ‘’To Live and Die in LA’’.
Filmat që ai krijoi kishin buxhete të vogla, një etiketë kundër-kulturore dhe humor prerës.
‘’Putney Swope’’ ishte një satirë në botën e reklamave të Madison Avenue, ndërsa kreditet e tjera të tij për regji përfshinin ‘’Balls Bluff’’ të 1961, ‘’Babo 73’’ të 1964 dhe ‘’Greaser’s Palace’’ të 1972. / KultPlus.com
Amantia Rrokaj u bë e njohur me krijimet e saj me materiale të ndryshme të riciklueshme.
Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Amantia tregoi se pas diagnostikimit me sëmundjen e Parkinsonit u përball me një sërë vështirësish. Megjithatë, ajo tregoi se vendosi t’i bëjë ballë kësaj sëmundjeje me forcën e shpirtit të saj artistik, që e mbante të fshehur për vite me radhë, transmeton KultPlus.
“Më pas u regjistrova në kërcim dhe u dhashë shumë pas kërcimeve të ndryshme. Kjo zgjati katër vjet kur unë vendosa të merresha përfundimisht me tango, të cilën doja të arrija të merrja diplomën si mësuese përsëri duke e ditur që nuk do të jepja asnjëherë mësim.
Derisa dhimbjet e bënë të pamundur vazhdimin e kësaj gjëje dhe erdhi momenti që ngela në shtëpi. Ndërkohë isha e regjistruar në grupin e valles të shoqatës “Jeta” në Athinë, kur shkoj për një moment për të zbukuruar ambientin e zyrave. Kur shkoj në shtëpi gjeta një kuti dhe brenda doja të formoja fjalën jeta. E formova me bizhu dhe nga ai çast e tutje unë fillova të krijoja, merrja dërrasa dhe fillova t’i ngjisja dhe kam arritur deri këtu.”, u shpreh ajo. / KultPlus.com