Vendimi i Gjykatës për Parkun e Butrintit, UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen

UNESCO ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me instituti shqiptaro-amerikan për menaxhimin e Butrintit.

Në reagim, drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo, thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e ruajtjes së mbrojtjes së Trashëgimisë Botërore.

Ndër të tjera thuhet se shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, në korrik.

Reagimi i UNESCO  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Butrintin

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore ‘Butrint’.

Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik.

Katër studio finaliste për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Parkun e Butrintit

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur se konkursi ndërkombëtar për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit përmbylli fazën e tij të parë, duke shpallur 4 studiot finaliste.

Sipas saj, ato janë: Kengo Kuma & Associates (Japan) me CHwB Albania, YOKE, Esmeralda Agolli, Ervin Paci, SOLARON Albania, iMEPS Engineering & Consulting, and R-Team Engineering;

Lahdelma & Mahlamäki Architects (Finland) me Geometria Architecture, doxiadis+, Ralph Appelbaum Associates, Giorgos Papazafiriou, dhe Sitowise;

Philippe PROST / AAPP (France) me Michel Desvigne Paysagiste, William Van Andringa, Terrell Group, ECO + CONSTRUIRE, dhe CL Design;

William Matthews Associates (UK) me Barker Langham, Harris Bugg Studio, Structure Workshop, dhe Atelier Ten.

“I shpallur nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, konkursi ndërkombëtar i qendrës së vizitorëve mbështetet financiarisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe organizohet nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës nga kompania britanike Malcolm Reading Consultants”, tha ministrja.

Margariti theksoi se, kjo qendër, e denjë për të mikpritur vizitorët, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në shërbim të tyre do të respektojë së pari vlerat e jashtëzakonshme universale jo vetëm të zemrës arkeologjike, por të të gjithë Parkut Kombëtar./ atsh/ KultPlus.com