Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë citon himnin kombëtar: Shqipëria do të rrojë (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka cituar vargje nga himni i Shqipërisë, ku ka kërkuar që t’ju lejohet shqiptarëve përdorimi i simboleve kombëtare, shkruan KultPlus.

Gjatë fjalimit të tij tre minutësh, Kamberi gjatë gjithë kohës po kërkonte që Serbia të lejojë përdorimin e simboleve kombëtare të Shqiptarëve, pasi vetëm në këtë formë arrihet deri te inkuadrimi në Unionin Evropian.

Kamberi madje kishte një pyetje direkte për kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, me ç ‘rast e pyeti se kur do të krijohen kushte për përdorim të lirshëm dhe zyrtar të simbolit kombëtar shqiptar.

“Besojmë në një zgjidhje të këtillë sepse kjo çështje në vendet e rajonit është kryer që moti në dialog me pakicat. Deri atëherë ne as nuk do të dorëzohemi as nuk do të nënshtrohemi”, tha ai mes tjerash.

Fjalimi e tij, Kamberi e përfundoi me citime nga himni shqiptar:

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

Shqiptarët kanë shënuar sukses në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Serbi, ku ka siguruar edhe katër ulse. /KultPlus.com