Sheshi ‘Garibaldi’ në Itali pushtohet nga të rinjtë shqiptarë

40 të rinj nga mosha dhjetë deri në 17 vjeç, nxënës të shkollës së Baletit në Tiranë kërcyen ne sheshin “Garibaldi në Parma” në një koncert dedikuar paqes dhe vëllazërisë nën moton: Kërcyen për të ardhmen tonë.

“Habi dhe magjepsje dje në “Piazza Garibaldi” për një ndalesë të rëndësishme të Festivalit Ndërkombëtar të Rinisë, me qendër në Seminarin e Berceto-s, konceptuar nga mësuesi i sportit Carlo Devoti i cili që nga viti 1988 ka promovuar takimin mes të rinjve nga të gjitha kulturat e botës ku përfshihen 40 kombe me qëllimin për të lehtësuar mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë në një atmosferë argëtimi dhe miqësie”, shkruan media lokale.

Një hap i rëndësishëm pjesëmarrja në këtë aktivitet për forcimin e bashkëpunimit ngushtë mes administratës lokale dhe komunitetit shqiptar, i cili mes Qytetit të Parmës dhe rrethinave numëron rreth 8 mijë shqiptarë.

“Një komb shumë i pasur në kulturë, folklor, disiplinë dhe përkushtim të treguar nga talentet në skenë: shkruan gazetarja italiane Mariachristina Maggi.

“Është nder të jem këtu me ju: sepse me angazhimin dhe artin tuaj përfaqësoni gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një botë paqeje”, deklaroi me mirënjohje Daria Jacopozzi, në daljen e saj të parë publike si këshilltare  (në mesin e shumë prokurave edhe Bashkëpunimi ndërkombëtar), duke theksuar se sa të rëndësishme janë arti dhe sporti për paqen.

Dhe midis valleve nën shenjën e integrimit, flamuri shqiptar kapërceu sheshin; mes të pranishmëve të shumtë ishte edhe kryebashkiaku i ri Michele Guerra i cili kujtoi vlerën e dialogut mes vendeve dhe pjesëmarrjen e të rinjve

Më pas Devoti kujtoi rëndësinë e transferimit të vlerave të sportit edhe në jetën e përditshme. Fëmijët e komunitetit shqiptar ishin të shoqërua në këtë aktivitet nga Drejtoresha e Shkollës së BALETOT NË Tiranë Blerina Arbana dhe përfaqësuesja e shoqatave të komunitetit lokal shqiptar Elvira Lashi. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Infermierja shqiptare pjesë e ekspozitës “Women for Women”

Në Parma të Italisë është përuruar ekspozita e fotove “Women for Women” (Gratë për Gratë), pjesë e projektit “Kultura shkurton distancat”. Ky projekt është krijuar nga 17 shoqata të grave në Parma dhe ka si qëllim dokumentimin e pasurisë së marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve aktive në këtë qytet.

Nisma dokumenton kontributin konkret në punën, studimin dhe vullnetarizmin e grave që jetojnë në Parma. Pjesë e kësaj ekspozite është edhe foto e infermieres shqiptare Elvana Dervishi. “Elvana është infermiere në repartin e kardiologjisë, në terapi intensive. Një repart që kërkon shumë punë, por Elvana nuk dorëzohet sepse do atë çfarë bën..”, shkruhet në foton krah infermieres shqiptare në Parma, Elvana Dervishi.

Ekspozita është e hapur për të gjitha ata që kanë dëshirë ta vizitojnë nga ora 10 e mëngjesit deri në 12 të pasdites dhe nga 16 në 19 të mbrëmjes, duke qëndruar e mbyllur të shtunave dhe gjatë festave.

Do të qëndrojë e hapur deri më 11 qershor 2021, në adresën “Room of the Columns in Via Universit ità, 12” në Parma./ KultPlus.com

Brenda muajit nëntor në Parma të Italisë vendoset busti i Skënderbeut

Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se nëntori do të jetë shumë i ngarkuar me aktivitetet kulturore në qytetin Parma të Italisë, shkruan KultPlus.com

“Nëntori, muaji i kulturës shqiptare në Parma, Itali. Gjatë këtij muaji do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, si koncerti “Agimet Shqiptare”, me pjesëmarrjen e të rinjve shqiptar, studentë në konservatorin e Parmës dhe grupit të valleve “Scanderbeg”, hapja e klasës së gjuhës shqipe në Parma etj”

Ai e ka lënë të kuptohet se aktiviteti kryesor do të jetë vendosja e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Aktivitete do të kulmojnë me vendosjen e bustit të heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” në Parma”