Janë ekspozuar për qytetarët 35 punime të piktorit Pashk Përvathi

Berati tërheq interesin jo vetëm të vizitorëve, por edhe të piktorëve. Një rast i tillë është ekspozita Mangalemi me autor piktorin lezhian Pashk Përvathi. Në galerinë e artit të qytetit janë ekspozuar 35 punime, peizazhe të lagjes së vjetër të qytetit historik

“Më mirë se në Berat këto vepra nuk mund të rinë në asnjë vend tjetër. Janë vepra që janë realizuar në vite të ndryshme dhe pastaj ka vazhduar vit pas viti sepse dashuria artistike për Beratin nuk mbaron asnjëherë.”

Gjithçka e ka zanafillën në vitin 1988.

“Kur jam ndeshur me Mangalemin në vitin 1988, jam mahnitur dhe kam kuptuar që Berati dhe Gjirokastra janë një pasuri artistike që për piktorët janë motive të panumërta për veprat e tyre.”

Ekspozita u vlerësua edhe nga kryetari i bashkisë së Beratit Ervin Demo.

“Berati është i magjishëm, por në piktura duket edhe më i magjishëm dhe kjo është pikërisht nga mjeshtria e mjeshtrit tonë të madh.”

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 10 ditë./tema/KultPlus.com

Hapet ekspozita e Pashk Përvathit, vepra të krijuara nga udhëtimet nëpër Shqipëri

Pashk Përvathi sapo na ka prezantuar si vizitorë të parë galerin e tij, Galeri plus. Hapësira më e re e ekspozimit në Tiranë. Diçka që ai e ka menduar ekskluzivisht për publikun e kryeqytetit krahas galerisë në qytetin e tij Lezhën.

Në ekspozitën e përhershme këtu vëmë re vetëm gjininë e peizazhit.

Por krijimtarinë e tij ai jo rrallë ja ka kushtuar edhe portretit apo nudove.

Një piktor që punon në natyrë dhe shëtit shqiptarinë cep e më cep, një piktor i plein air që frymëzimin e ka që nag Vangjush Mio, Përvathi na rrëfen itenerarin e këtij viti./KultPlus.com