‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’

Një shprehje e Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta gjen vend dhe sot ndër shqiptarë.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo thënie e poetit të madh ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.

Edhe sot, në këtë ditë festë për besimtarët mysliman , shumë klerik kanë uruar për festën e Bajramit, duke dëshmuar paqe e mirëkuptim pavarësisht bindjeve fetare ndërmjet njerëzve. / KultPlus.com

Kosnett uron Pashkët: Kjo ditë na kujton fuqinë e këmbënguljes së kosovarëve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u ka uruar ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka thënë se kjo ditë kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve pa marrë parasysh pengesat.

“Urime dita e Pashkëve të gjithë pjestarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës. Ndërsa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat”, ka shkruar Kosnett në Twitter. / KultPlus.com

Dhjetë traditat e çuditshme se si festohen Pashkët nëpër botë

Çdo vend ka traditat e veta për të festuar ditën e ringjalljes së Krishtit, ndër të cilat disa na duken të çuditshme.

Më poshtë ju listojmë 10 zakone që me shumë mundësi nuk i kemi dëgjuar më parë:

Në Çeki, Hungari dhe Sllovaki zakoni kërkon nga burrat që të godasin gratë me një shkop të punuar në dorë, të Hënën e Madhe.

Sipas mitit gratë duhet të goditen këtë ditë në mënyrë që të ruajnë shëndetin dhe bukurinë deri në Pashkën e ardhshme. Nuk mbaron me kaq, gratë për hakmarrje i hedhin burrave kova me ujë të ftohtë.

Në Filadelfia fëmijët vishen me rroba të vjetra dhe të grisura duke mbajtur fshesa nëpër duar, për të dalë më pas rrugëve për të lypur. Ky zakon bëhet për të larguar shtrigat që vizitojnë njerëzit në periudhën e Pashkës.

Në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe gjatë Pashkës qytetarët kërcejnë “vallen e vdekjes”, të maskuar me kostume skeletesh. Vallja e frikshme nis në mesantë dhe vazhdon për tre orë.

Në Poloni nëse burrat marrin pjesë në përgatitjen e bukës së Pashkës atëhere zakoni thotë se brumi i bukës nuk do bëhet i mirë dhe se burri do bëhet me thinja. Kështu që burrave nuk i lejohet të marrin pjesë më përgatitjen e bukës.

Në Francë, me rastin e Pashkës gatuhet omleta më e madhe në botë me plotë 4,500 vezë. Omleta përgatitet në sheshin qendror dhe ndahet në 1000 racione.

Në fshatrat e Zvicrës, burimet e ujit dekorohen me lule dhe vezë Pashkësh. Sipas traditës kjo bëhet për të vlerësuar ujin dhe për të theksuar mungesën e tij në zonat e thata të Alpeve.

Në Gjermani qytetarët ndezin zjarr nga pemët e vjetra të Krishtlindjes, si simbol i largimit të dimrit dhe ardhjes së verës.

Lepuri i Pashkës, simboli ndërkombëtar i Pashkës, ka prejardhje nga Amerika, por në Australi përdoret kanguri në vend të lepurit për arsye se lepujt kanë dëmtuar të mbjellat e tokave australeze.

Në Angli burrat thërriten nga policia për t’u përzgjedhur për paradën e Pashkës. Dy fatlumët e përzgjedhur bëjnë paradë nëpër rrugë me një portkall në dorë. Secili duhet t’ia dhurojë portokallen një gruaje ne shkëmbim të puthjes.

Në Egjipt, të Hënën e Madhe qytetarët kosumojnë peshk të cilin më parë e kanë futur nën dhe. Kjo traditë i ka rrënjët që nga 2,700-ën para lindjes së Krishtit. / KultPlus.com

As pandemia nuk i ndalë, arbëreshët veshin kostumet për të festuar Pashkët

Fotografia: Maria Caliva

Arbëreshët e Italisë janë model se si ruhet tradita dhe kultura e një kombi, e një gjë të tillë e bëjnë tash e 500 vjet, shkruan KultPlus.

Festa e Pashkëve është një ndër festat që nxjerr në pah bukurinë e këtij komuniteti në Itali, duke përfshirë edhe kostumet e detajuara.

Edhe këtë vit, edhe përkundër pandemisë, arbëreshët kanë veshë kostumet festive për të shënuar këtë festë, dhe në të njëjtën kohë duke dërguar sinjalin se këtë komunitet nuk e dorëzon as pandemia./ KultPlus.com

Mesazhi i Papës për Pashkët: Në këto kohë të errëta pandemie nuk duhet të humbim shpresën

Papa Françesku mbajti mbrëmjen e së shtunës meshën e shenjtë të Pashkës, e dyta që zhvillohet ndryshe për shkak të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Është gjithmonë e mundur të fillojmë nga e para sepse ekziston gjithmonë një jetë e re që Zoti është i aftë të rifillojë tek ne përtej të gjitha dështimeve tona. Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti”.

Kështu u shpreh Papa Françesku në mesazhin e tij dedikuar besimtarëve në Vigjiljen e Pashkëve në bazilikën e Shën Pjetrit.

” Dhe në këto muaj të errët të pandemisë dëgjojmë Zotin e ngjallur që na fton të fillojmë përsëri, për të kurrë mos e humb shpresën tonë “, shtoi ai. / KultPlus.com

Sot besimtarët katolikë festojnë Pashkët

Sot besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën. Kur i referohemi traditave në lidhje me Pashkën në mendje na vjen veza e kuqe. Ajo është një veçori karakteristike e kësaj feste. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.

Veza e Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit. Krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t’i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur gëzueshëm ‘Krishti u Ngjall’! Përgjigja është: ‘Vërtet u Ngjall’!

Pjesë tjetër e traditës së Pashkëve është buka e pashkës ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit. Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

Padyshim që pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qingjit, duke simbolizuar Krishtin, i cili si qingj erdhi në therore, duke u sakrifikuar për mëkatet e njerëzve (Ungjilli sipas Joanit 1:29, Letra I-rë e Petrit, Zbulesa 5:6)./ shqiptarja/ KultPlus.com