Në Ditën Botërore të Librit, Fondi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë është pasuruar me pajisje të reja të teknologjisë së lartë, të cilat i mundësojnë bibliotekës për të ruajtur librat dhe për të publikuar online, shkruan KultPlus.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është pasuruar me: servera, skanerë të librave dhe barkodeve, laptopë, tabletë, pastrues të specializuar, dezinfektues dhe makina e deacidifikimit.
“Falë programit #EU4Culture Fondi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë është pasuruar me pajisje të reja të teknologjisë së lartë. Këto pajisje moderne, si servera, skanerët e librave dhe barkodeve, laptopët, tabletët, pastruesit e specializuar, dezinfektuesit, makinat e deacidifikimit, do të rrisin më shumë mundësitë e bibliotekës për të ruajtur librat dhe publikuar online.”, thuhet në njoftimin e Ministres Elva Margariti./KultPlus.com