Britanikja: Nëse Skënderbeu do të jetonte më gjatë, Evropa do të ishte ndryshe

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut rikthen në Tiranë bashkë me koleksionin e saj, ndër më të veçantit, kur flasim për ato private, Patricia Nugee. Britanikja që prej dekadash koleksionin çdo libër të shkruar në gjuhë të ndryshme për heroin tonë kombëtar i prezanton ato në Muzeun Historik Kombëtar.

Janë kopje të rralla, 12 prej të cilëve vijnë nga shekulli i XVI. Pjesën më të madhe të tyre i kam blerë në ankande, madje edhe nga shtëpia e famshme “Sotheby”. Ende sot me dhemb, një libër të cilin nuk mund ta blija, pasi një shtetas kanadez e morri atë. Askush nuk ia rekomandoi Patricia Nugee, Skënderbeun. Emrin e tij e ndeshi në enciklopedinë britanike. Nga ajo kohë ajo filloi të gjurmonte gjithçka shkruhej për të.

I trajtoj këto libra me shumë respekt. Nëse Skënderbeu do të kishte jetuar më gjatë, e gjithë Evropa sot do të ishte ndryshe. Ndaluni pak dhe mendoni për këtë, është një e dhënë e rëndësishme. Përveç viteve, gjuhët në të cilat janë shkruar përbëjnë të rrallën te ky koleksion. Për Patrician këta libra janë të shenjtë.

Ajo i ka çuar ata në disa kryeqytete të Evropës. Këtë herë në Tiranë do të qëndrojnë për pak ditë , deri të Premten./KultPlus.com

Koleksionistja britanike hapë ekspozitën e saj për Skënderbeun në Prishtinë

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të hënën, do të hapet ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Ekspozita organizohet nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Patricia Nugee, në vitin 2004, ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës librin e Marin Barletit “Jeta dhe Vepra e Skënderbeut” të vitit 1533, i cili njëherësh është edhe libri më i vjetër në bibliotekë.

Patricia Nugee ka filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më parë. Sot, në koleksionin e saj i ka rreth 500 ekzemplarë, të cilët i ka prezantuar në disa kryeqytete të Evropës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në hollin e ekspozitës së bibliotekës më 15 tetor, në orën 10:00. / KultPlus.com