Al Pacino Patrick Schwarzenegger dhe Charlie Heaton, u panë duke xhiruar skena në Los Angeles të shtunën për filmin e tyre të ardhshëm “Billy Knight”.
Legjenda Pacino zotëroi mbi setin e filmit ndërsa ishte ulur në një karrige pranë yllit të “Stranger Things”, Charlie Heaton.
Aty shihej Patrick Schwarzenegger – djali i madh i Arnold Schwarzenegger, 75-vjeç, dhe Maria Shriver, 66-vjeçe – duke xhiruar me një kostum kauboj.

“Billy Knight” me sa duket do të ndjek dy studentë të shkollës së mesme që ëndërrojnë të bëhen regjisorë.
Një nga këta studentë do të luhet nga Heaton. Personazhi qendror i aktorit anglez është djali i një skenaristi të dështuar, i cili trashëgon skenarët e papërfunduar të babait së bashku me një shami.

Emri misterioz i “Billy Knight” është qëndisur në shami, duke e dërguar personazhin e Heaton në ‘një aventurë magjike hollivudiane për të gjetur “Billy Knight”, sipas Deadline.
Alec Griffen Roth, shkrimtari dhe regjisori i filmit, e përshkroi “Billy Knight” si një ‘letër dashurie për kinemanë’.

Detajet rreth personazheve që luajnë Pacino dhe Schwarzenegger nuk janë konfirmuar, por fituesi i “Oscar”-it Pacino përflitet se do të jetë në rolin kryesor të këtij projekti.
Nuk ka akoma ndonjë datë se kur planifikohet të ketë premierën filmi. / KultPlus.com
