Del në ankand makina e drejtuar nga Paul Walker në ‘Fast and Furious’

Makina e drejtuar nga personazhi i luajtur nga aktori i ndjerë Paul Walker në filmin ikonik ‘Fast & Furious’ do të shitet në ankand.

Bonhams do të mbajë një ankand online nga 28 prilli deri më 5 maj për të shitur Nissan Skyline R34 GT-R të vitit 2000, të cilin e quan “një nga makinat më të famshme moderne të kinemasë”.

Paul Walker, i cili vdiq në vitin 2013 në një aksident me makinë, është më i njohur për rolin e tij si Brian O’Connor në serinë e filmave. Ai drejtoi makinën në Fast & Furious, filmi i katërt në seri, i cili u publikua në 2009.

Walker ishte shumë i përfshirë në konvertimin e R34 GT-R, duke punuar me Daryl Allison nga Kaizo Industries.

GT-R u shfaq gjerësisht në film, kaloi nëpër Los Anxhelos në një garë rrugore me aksione të larta dhe u përdor për të kontrabanduar mallra përtej kufirit meksikan. Skenat e aksionit, duke përfshirë shpërthimin e makinës, u kryen nga gjashtë kopje të Skyline, katër prej të cilave ishin modele GT-T me rrota të pasme jo turbo./abcnews.al/ KultPlus.com

Paul Walker ‘rikthehet’ në Fast & Furious

Është publikuar traileri për filmin e ri “Fast X” dhe pavarësisht efekteve, makinave të shpejta dhe aksionit, publiku i ekskluzivitetit të njohur është fokusuar në një gjë, personazhin e Paul Walker, Brian O’Connor, i cili rikthehet në film.

Aktori është ndarë nga jeta në vitin 2013 në një aksidenti automobilistik në moshën 40-vjeçare, por ai mbetet “gjallë” në Fast & Furious.

Prodhuesit e filmit, në konsultim me familjen e yllit të ndjerë, u siguruan që Paul Walker të mbetej në historinë e serisë së filmave që e bënë atë të famshëm.

Siç tha regjisori Louis Leterrier për TotalFilm: Brian është gjallë dhe mirë në botën e Fast & Furious dhe ne e kemi përfshirë atë në filmat e mëparshëm. Në F&F9 shohim makinën e tij që vjen dhe kjo është diçka e planifikuar. Ky film lëviz mes të shkuarës dhe të tashmes.

Më pas ai theksoi se familja e Paul Walker ishte dakord me këtë vendim. Personazhi i tij Brian do të shfaqet me ndërprerje në film, dhe do të rikthehet nga momentet e së kaluarës.

“Do ta shihni Brian në film por në të kaluarën, jo në të tashmen. Është diçka që për t’u bërë duhej të kishte pëlqimin e të gjithëve. Familja Walker dëshiron që Paul të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekskluziviteti. Mënyra se si ai do të shfaqet mbetet për t’u parë në film. Për këtë shfaqje duhej të ishte koha e duhur dhe mënyra e duhur”, tha regjisori.

Titulli i filmit është “Fast 10” dhe pritet të dalë më 19 maj 2023. Edhe pse në një moment u publikua se do të ishte i fundit, deklaratat e Diesel kanë konfirmuar se do të ketë një film të 11-të, i cili do të plotësojë historinë. Është një nga produksionet më të shtrenjta në historinë e Hollivudit, me një kosto deri në 340 milionë dollarë, ndërsa filmi i mëparshëm kishte kushtuar rreth 200 milionë.

Filmi i mëparshëm u publikua në qershor 2021. Në histori, Dom Toretto bën një jetë të qetë me Lettin dhe djalin e tyre, Brianin e vogël, por ai e di mirë se rreziku do të qëndrojë gjithmonë në horizont. Kësaj radhe, kërcënimi do ta detyrojë Domin të përballet me mëkatet e së kaluarës së tij nëse do të shpëtojë njerëzit që do. Ekipi i tij mblidhet sërish, këtë herë për të ndaluar një komplot me përmasa globale, i udhëhequr nga vrasësi serial dhe shoferi më dinak me të cilin janë përballur ndonjëherë: një njeri që ndodh të jetë vëllai i harruar i Domit, Jacob.

Në kastin e filmit të dhjetë janë konfirmuar emrat e Jason Momoa, Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Sung Kang, Jason Statham dhe reperit Ludacris. /abcnews.al/ KultPlus.com

Shitet me çmim marramedës makina ikonike që Paul Walker përdorte në “Fast & Furious”

“Toyota Supra”, makina që Paul Walker përdori gjatë episodeve të para të filmit “Fast & Furious” është shitur për një çmim marramedës.

Makina ikonike portokalli u ble për 550 mijë dollarë, plot 20 vite pas debutimit të filmit.

Aktori Paul Walker vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40 vjeçare, më 30 nëntor 2013, pas një aksidenti me makinë në Kaliforni./ KultPlus.com

Makina e rrallë e Paul Walker shitet në ankand

Aktori i ndjerë, Paul Walker ishte i dhënë pas shpejtësisë dhe makinave luksozeve, jo vetëm në filmin“Fast and Furious”, por edhe në jetën reale.

Pasioni i tij më i madh, shpejtësia, i mori edhe jetën.

Ai zotëronte një koleksion automjetesh, i cili përfshinte makina, motoçikleta dhe kamion.

Megjithëse 8 vite pas vdekjes së tij makina e tij BMW M1, paraardhëse e BMW i8  e cila është një makinë e rrallë e unike është shitur në një ankand për 500.000 dollarë.

Walker e bleu makinën në vitin 2011 si pjesë e koleksionit të tij “AE Performance”.

Kujtojmë që Paul vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40-vjeçare, më 30 nëntor 2013, pas një aksidenti me makinë në Kaliforni./ KultPlus.com

Vin Diesel falënderon Paul Walker për inspirimin që i dha për muzikë

“Fast and Furios”, nuk do të ishte ai që është sot pa dyshen më të preferuar të këtij filmi, Vin Diesel dhe Paul Walker.

Në vitin 2013, Paul Walker ndërroi jetë në një aksident me makinë, kurse Diesel që nga ajo kohë ka filluar që të mirret me projekte muzikore.

Ditë më parë ai ka lansuar këngën “Days Are Gone”, në të cilën përmendi edhe kolegun e tij të ndjerë.

Diesel në një intervistë për People ka treguar për tranzicionin e tij prej filmave në muzikë.

“Më kujtohet në Londër kur Paul thoshte se njerëzit janë të koncentruar kur ti këndon. Mos u ndal së kënduari, ti e di që ke diçka speciale”, është shprehur ai./ KultPlus.com

“Fast & Furious 9” do ta kthejë karakterin Paul Walker

Karakteri i të ndjerit Paul Walker, Brian O’Connor, raportohet se do të kthehet në franshizën e “The Fast And The Furious”.

Ylli vdiq në moshën 40-vjeçare në vitin 2013, kur Porsche Carrera GT në të cilin ai ishte pasagjer doli nga kontrolli, duke u përplasur në dy pemë dhe duke shpërthyer në zjarr. Automjeti drejtohej nga shoku i tij Roger Rodas, i cili gjithashtu vdiq në aksident.

Walker luajti së bashku me Vin Diesel si polici i fshehtë Brian O’Connor në filmin e vitit 2001 The Fast and Furious, dhe e përsëriti rolin në disa vazhdime para vdekjes tragjike. Paraqitja e tij e fundit ishte në filmin e vitit 2015, Furious 7.

Megjithatë, sipas reporterit të showbizit Daniel Richtman, Brian do të rikthehet në ekrane në filmin e vitit 2020, “Fast & Furious 9” – megjithëse mbetet e paqartë nëse ndonjë aktor i ri do ta portretizojë rolin apo nëse do të përdoren pamje arkivore.

“Sapo e mora listën e re të kastit dhe me të disa lajme të mëdha që sigurisht do të jenë kontroverse”, tweetoi ai në fillim të këtij muaji. “Nuk jam i sigurt se si ndihem për këtë, por do të shohim”.

Ai më vonë e ndau tweetin përsëri, këtë herë duke i zbuluar lajmet: “Ka kaluar mjaft kohë. Po e rikthejnë personazhin e Paul Walkerit, Brian, në FF9.”

Drejtuesit në Universal, studioja e cila qëndron prapa filmit, nuk i kanë adresuar ende këto pohime.

“Fast & Furious 9”, ku interpretojnë Vin Diesel dhe John Cena, do të debutojë nëpër kinema më 22 maj 2020. /koha.net/ KultPlus.com

Paul Walker kujtohet me një dedikim emocional

Meadow Walker e ka kujtuar babanë e saj të ndjerë, Paul Walker, me një foto të dashur për të. E bija 20-vjeçare e aktorit të filmit “Fast and Furious” e ka postuar një foto të babait të saj në Instagram të shtunën.

Fotografia e tregon aktorin e ndjerë, duke notuar përkrah një derri, të dy duke shikuar njëri-tjetrin me buzëqeshje të madhe. “Duke menduar për ty xx”, shkruan në përshkrimin e kësaj fotografie.

Familja dhe miqtë e Walker vazhdojnë ta kujtojnë atë edhe sot, shkruan “Koha Ditore”.

Vitin e kaluar, të afërmit e Walkerit kanë thënë për revistën “People” se ai dëshironte të kalonte më shumë kohë me të bijën, e cila ishte vetëm 15-vjeçare kur ai pësoi aksident.

“Ai donte shumë të ishte baba. Ai ishte aq krenar për të”, ka thënë vëllai i tij, Cody.

Një vit para vdekjes së tij, Meadow, e cila kishte kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj duke jetuar me nënën në Hawaii, vendosi të transferohet në Kaliforni dhe të jetojë me babanë.

Kanë kaluar gati gjashtë vjet që nga vdekja e këtij aktori, në një aksident trafiku. / Koha.net / KultPlus.com

Dokumentari për Paul Walker, zbulon lidhjen e veçantë me të bijën

Të afërmit dhe njerëzit më të dashur të Paul Walker flasin për aktorin që humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident në 2013, në një dokumentar për jetën e tij.

Ata tonë se 40-vjeçari e adhuronte vajzën e tij Meadow, e cila ishte vetëm 15 vjeç kur i ati ndërroi jetë, transmeton tch.

“Ai e adhuronte të ishte baba. Ishte mjaft krenar për të”, ka rrëfyer i vëllai, Cody në një intervistë për “People”.

Vajza e tij adoleshente shkoi në Kaliforni për të qenë me të atin një vit para tragjedisë, pasi u rrit me të ëmën në Hawaii pasi ata të dy ishin shumë të lidhur. E ëma e Paul, Cheryl, flet për gëzimin që ndjente duke ndihmuar çdo ditë të mbesën në shkollën e kërcimit.

Paul e shoqëronte gjithmonë të bijën dhe ajo ishte shumë e ëmbël, thotë Cody, dhe mëngjesin e vdekjes së tij më 30 nëntor 2013 ata kishin ngrënë mëngjes bashkë, dhe e kishin lënë që do dilnin më vonë për dekorimet e pemës së Krishtlindjeve./ KultPlus.com

Nëna e Paul Walker rrëfen momentet e fundit me të birin

Nëna e Paul Walker, Cheryl ka zbuluar detaje të reja për ditën kur djali i saj vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në vitin 2013.

Në dokumentarin e ri për jetën e tij I Am Paul Walker, ajo zbuloi se ylli i Fast and Furious e kishte harruar eventin e tij të bamirësisë ‘Reach Out Worldwide’, që do të ishte dhe takimi i tij i fundit ku do të merrte pjesë.

Ai nuk do të kishte shkuar atje nëse nuk do të merrte një mesazh që do t’ia kujtonte eventin.Cheryl tha se mëngjesin e vdekjes së Paul, ku po bënte një pushim nga filmimet e Furious 7, ai ishte ulur në kuzhinë me vajzën e tij Meadow, duke bërë plane për të zgjedhur dhe dekoruar një pemë e Krishtlindjeve atë mbrëmje.“Ne po bisedonim dhe ai e kishte harruar eventin. Ai mori një mesazh dhe tha se duhet të shkonte diku.

Paul nxitoi për të marrë pjesë në eventin e bamirësisë për të mbledhur të ardhura për viktimat e Typhoon Haiyan në Filipine,”-tha ajo.

Walker u largua nga eventi me një Porsche Carrera GT që drejtohet nga miku e këshilltari i tij financiar Roger Rodas./KultPlus.com

Pesë vjet pas vdekjes së tij, vjen dokumentari mbi jetën e Paul Walkerit

Aktori i mirënjohur i filmit “Fast & Furious”, Paul Walker, është ndarë nga jeta në vitin 2013 pasi kishte pësuar një aksidenti të rëndë me veturë, shkruan KultPlus.

Ai ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare pas një karriere të bujshme në kinematografinë ndërkombëtare. Për të sjellë në kujtesën e publikut karrierën dhe të bëmat e saj, është përgatitur një dokumentar i cili do të shfaqet muajin e ardhshëm.

Dokumentari mban titullin “Unë jam Paul Walker”, ndërsa shtjellon të gjitha ngjarjet në jetën e tij. Dokumentari është prodhuar nga kompania filmike “Network Entertainment”.

Dokumentari do të shfaqet me datë 11 gusht./ KultPlus.com