Paulin Preka nderohet me homazhe në teatrin ‘Migjeni’ të Shkodrës

Një ndër më të mëdhenjtë artistë të humorit shqiptar Paulin Preka nderohet me homazhe në teatrin “Migjeni” të Shkodrës paraditen e kësaj të mërkure.

Familjarë, miq, shokë, artistë, qindra qytetarë të Shkodrës përulen përpara arkmortit me trupin e mjeshtrit Preka që u vendos në hollin e teatrit.

Pak fjalë tha djali i artistit, duke falenderuar kolegët e tij për ceremoninë dhe mbështetjen e dhënë në karrierë.

Ai tha se artisti e ka dashur humorin dhe njerëzit dhe se e ka vuajtur së tepërmi kohën e emigracionit në Itali.

“E dimë sa e dhimbshme është, babai e ka vuajtur shumë këtë periudhë por ne kishim atë detyrimin si fëmijë që ta mbanim afër sepse ai kishte nevojë për afërsinë tonë pro natyrisht kishte dhe shumë nevojë për publikun, kolegët, teatrin, aktivitetin që ka bërë gjithë jetën”-tha ai.

I nderuar me tituj “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”, Paulin Preka u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare javën e kaluar në Itali, raportoi korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.

“Nëse baba ka arrit në këtë fuqi artistike në jetë është e padiskutueshme që e ka arritur falë kolegëve të tij. Nëse ke një ambjent që të ndihmon, të përkrah, të rri afër në jetën artistike, kush do ta bëjë sot më shujmë se kolegët e tij”-tha gjithashti i biri i artistit.

“Një falenderim i përjetshëm nga ana jonë për atë që keni bërë për babain tonë”-shtoi ai./KultPlus.com

Vdes në Itali ‘Mjeshtri i Madh’ i humorit shkodran, Paulin Preka

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare, mjeshtri i madh i humorit shkodran, Paulin Preka. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar pasditen e sotme në Itali, ku edhe jetonte prej disa vitesh me familjen.

Aktori i njohur, emrin e tij të vërtetë e ka Palok Prek Gjergji, por Paulin Preka nisi që të thirrej nga shoqëria, duke u bërë kështu identiteti i tij i parë, me të cilin u njoh nga të gjithë shqiptarët.

Aktori i njohur i humorit shënon me dhjetra role në estradën e Shkodrës, por rolin më të spikatur ka atë të brigadierit në filmin “Çifti i lumtur”, ku luan krah Bep Shirokës dhe Tinka Kurtit. Preka është nderuar me titullin “Artist i merituar”. Për rreth 9 vjet që punoi si aktor drame, Paulin Preka interpretoi në disa role kryesore, ndër të cilët mund të veçojmë dramatizimin e romanit “Këneta.

Pas viteve 1990 janë një sërë premierash të shkruara si librete të vëna në skenë, ku spikasin materialet e “Ndihmave humane”, “Liçensa”,, “Dasme e Refikut” e mandej në këto vite materiale që kanë mbetur në kujtesen e spektatorëve si “Krapi”, “Kena harru baben”, “Urgjenca”, “Pikniku 1977 e 1997”./KultPlus.com