Pavijoni i Republikës së Kosovës do të inaugurohet sot në kuadër të ekspozitës së 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut.
E titulluar “Containporary”, ekspozita e Kosovës në këtë Bienale është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi.
Kujtojmë që tema e përgjithshme e Bienales është “How will we live together”
Komisioner i Republikës së Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga Jehona Shyti.
Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku në Arsenale.
I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim. Pavionin e Republikës së Kosovës mund ta gjeni në këtë LINK. / KultPlus.com