Libri Pavilion of the Republic of Kosovo “Containporary”, kuruar nga Maksut Vezgishi do të promovohet nesër në Galerinë Kombëtare të Kosovës, njofton KultPlus.
Libri është përmbledhje e shkrimeve të ekipit dhe autorëve bashkëpunëtorë nga përfaqësimi i Kosovës në Ekspozitën e 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës, në Bienalen e Venedikut.
Promovimi i librit mbahet me datë 7 Prill, e enjte, duke filluar nga ora 11:00 ne objektin e Galerisë Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2022/04/277807792_349819607203299_8912285862837221714_n20753.jpg)