Kosova, në mesin e dhjetë Pavijoneve më të mira në Bienalen e Venedikut

Paivilioni i Kosovës i prezantuar nga artisti Alban Muja, në Bienalen e Venedikut në edicionin e sivjetshëm është pritur jashtëzakonisht mirë dhe është vlerësuar lartë duke u rënditur edhe në mesin e dhjetë pavijonëve më të mira.

Mënyra më e mirë për të kuptuar pulsin e artit bashkëkohor mbarëbotërorë mund të jetë duke i vizituar pavijonet kombëtarë të Bienales së Venedikut.

Duke prezantuar “Zëra të shumtë,” siç tha presidenti i Bienales Paolo Baratta në konferencen e së mërkurës, këto hapësira janë fusha pjellore për artistët që të adresojnë gjendjen aktuale të vendeve të tyre dhe të botës në përgjithësi. Dhe në Bienalen e Venedikut të 58-të ketë vitë, së bashku me ekspozitën e Ralph Rugoff, “May you Live in Interesting times” (Të jetoni në kohërat interesante), artistët dërgojnë mesazhe bindëse tek qeveritë e tyre, duke inkurajuar komunitetin dhe duke treguar tregime të freskta që krijojnë empatinë.

Këto janë dhjetë pavijonet më dinamike dhe më magjepsëse në Arsenali dhe Gjardini sipas vlerësimit të publikuar nga Artsy.net.

Australia; Polonia; Shba, Brazili, Gana, Franca, India, Zvicer, Filipine, Kosova./KultPlus.com

Alban Muja: Jusuf Gërvalla ka lënë përshtypje të thella tek unë

Alban Muja në intervistën e dhënë për revistën Sleek në prag të prezantimit të tij në Bienalen e 58-të të Venedikut, ka treguar për ndikim që ka pasur tek ai lufta e fundit në Kosovë, përcjellë KultPlus.

Muja i cili e ka përjetuar luftën dhe ka qenë refugjat, në mesin e detajeve që jep për Pavilionin e Kosovës, tregon edhe ndikimin që ka pasur shkrimtari dhe aktivisti “Jusuf Gërvalla” në të.

“Shkrimtari dhe aktivisti kosovar Jusuf Gërvalla ka lënë përshtypje të thella tek unë. Ai dikur shkroi nga mërgimi poezi për nënën e tij në Jugosllavi. Në vitet 1980, ai kishte kërkuar azil politik në Gjermani së bashku me vëllain e tij për të shpëtuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav (UDBA). Gjatë kohës sa ai ishte jashtë vendit u mundu që të nxiste respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, statusi i të cilëve në atë kohë në Jugosllavi nuk ishte i caktuar”, ka treguar Muja.

Jusuf Gërvalla, kurrë nuk u kthye te nëna. Në vitin 1982, ai u gjet i vrarë në Stuttgart. KultPlus ju sjellë më poshtë të plotë poezinë “Do të kthehem nënë”./ KultPlus.com

https://www.teksteshqip.com/jusuf-gervalla/lyric-1872708.php

https://www.sleek-mag.com/article/kosovar-artist/

Sot hapet Pavijoni i Kosovës, artisti Alban Muja dërgon në Venedik historitë e refugjatëve

Alberina Haxhijaj

Artisti i mirënjohur Alban Muja, sivjet përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venedikut, ngjarjen më të madhe në fushën e artit bashkëkohor. Në Pavijonin e Kosovës i cili do të hapet sot duke filluar nga ora 14:00, ai do të paraqitet me projektin e tij multimedial të quajtur “Albumi Familjar”. Në këtë projekt, Muja flet për të kaluarën e kosovarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ngjarje kjo që ndodhi 20 vjet më parë, shkruan KultPlus.

Gjithë ideja për këtë projekt sipas Mujës ka filluar në kohën kur ai ishte duke shfletuar albumin e tij familjar dhe kishte gjetur një fotografi të tij së bashku me kryeministrin e Spanjës, në vitin 1999 (Jose Maria) Aznar. Mirëpo sipas tij, përdorimi i kësaj fotografi mund të shihej si një projekt politik pasi që babi i tij ishte një ish i burgosur politik si dhe mund të ishte subjektive. Prandaj projekti mori një drejtim tjetër dhe krijoi lidhshmëri me përjetimet e tij që i kishte si refugjatë.

Projekti i tij multimedial flet për të kaluarën e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe si pikë referuese i ka përvojat e refugjatëve. Në këtë projekt do të flitet për tri fotografi të njohura të luftës, duke bërë kështu që të mos diskutohet për luftën direkt mirëpo për anën njerëzore të kësaj periudhe. Videoja e realizuar për këtë projekt sjell kujtimet e katër personazheve.

Sipas Mujës kjo është edhe një ftesë për të mos e harruar të kaluarën e Kosovës si dhe njëkohësisht nxitë diskutimin për gjendjen e refugjatëve nëpër botë./ KultPlus.com