Artizanet e Korçës, hapin ekspozitë në Pazarin e Vjetër

Korça është e njohur për traditën e artizanatit që zonjat korçare e ruajnë ende.   

E pasur me elementë të shumtë dekorativë kryesisht për shtëpitë puna artizanale korçare ka të përbashkëtat dhe veçantitë e saj me zonat e tjera të vendit.  Gjatë një ekspozite të hapur në pazarin e vjetër të Korçës artizanet kanë shpalosur punimet e tyre të realizuara me mjeshtëri ndërsa tregojnë disa nga punimet tipike të Korçës, të cilat ruhen ende.

Korça, historikisht ka pasur këtë traditë. E kanë pasur të parat tona, nënat, mamatë, vjehrrat, motrat më të mëdha dhe na e ka trashëguar edhe ne”, thotë një artizane.

Zona e Korçës ka të veçantë punimin e gjilpërë, që japin një punim më fin, më të lezetshëm nga grepi, tregon një zonjë.

Mjeshtëria e tyre gjendet nga punimet e vogla e deri tek ato me sipërfaqe të mëdha.

Prej vitesh punimet e artizaneve korçare kanë tërhequr vëmendjen e blerësve të huaj ndërsa kanë gjetur përdorim të gjerë në bujtinat e Korçës dhe më pak në ambientet familjare./Tch/KultPlus.com

Pazari i ri i Tiranës pjesë e serialit të suksesshëm të Netflix

Dokumentari “Human: The World Within”, ka rezultuar një ndër më të ndjekurit dhe të suksesshmit e këtij viti në gjigandin mediatik “Netflix”, që transmeton pamje të Pazarit të Ri të Tiranës në platformën digjitale botërore, transmeton KultPlus.

Në serinë e tretë të episodit me 6 pjesë, “Fuel” (Energjia) shfaqen mes shumë qendrash të mëdha nga gjithë bota edhe pamje të Pazarit me ushqimet tradicionale dhe të shumëllojshme, që janë në thelb të kësaj serie të dokumentarit.

“Njeriu: Bota Brenda” është një serial dokumentar që kombinon detaje të mahnitshme shkencore dhe reflektime personale rreth asaj se si funksionojnë trupat tanë. Nga sistemi nervor deri te rrahjet e zemrës, trupi është një univers i madh qelizash, procesesh biologjike dhe sistemesh të fshehura. “Human: The World Within” eksploron universin e jashtëzakonshëm që është brenda trupit për të zbuluar biologjinë që të gjithë njerëzit ndajnë: zemrën, trurin, sytë, gjakun dhe lotët.

E teksa “Fuel” (Energjia) zbulon fabrikën që e kthen ushqimin në energji përmes përvojave të një hindu më të shpejtë, një vrapues ultramaratonë Navajo, një vajze të re që mundi alergjitë ushqimore dhe një fermeri Haitian. / KultPlus.com