Skiatori Albin Tahiri kërkon nga Kina ta njohë Kosovën shtet (VIDEO)

Lojërat Olimpike Dimërore janë duke u zhvilluar në Pekin të Kinës këtë vit, derisa shteti i Kosovës është duke u përfaqësuar nga Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, sot në një intervistë të dhënë për televizionin e Kinës ‘CGTN’, televizon ky që po i transmeton Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, skiatori Albin Tahiri kërkoi nga Kina që ta njeh Kosovën si shtet.

Më poshtë gjeni intervistën e skitarëve Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Albini, duke folur për mikpritjen e mirë të Kinës (1:00′ – 1:43 min) për ekipin olimpik të Kosovës, kërkon nga Kina që ta njeh Kosovën si shtet. / KultPlus.com

Kiana Kryeziu debuton në Lojërat Olimpike Dimërore, renditet e 49-ta

Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’. Skitarja kosovare ka përfunduar garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh, përcjell KultPlus.

Në një konkurencë të fortë, ajo u rendit e 49-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë, 18.78 sekonda.

Kiana po e shkruan historinë, si vajza e parë nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore.

17-vjeçarja do të vazhdojë në garën e dytë, që me kohën tonë lokale nis në ora 7:30./ KultPlus.com

Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për ‘Pekini 2022’

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë sot (e premte) prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Kosova do të marrë pjesë me dy garues në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Krasniqi në konferencën e mbajtur sot ka bërë prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës, e cila për herë të parë merr pjesë me dy sportistë.

“Është hera e dytë që marrim pjesë në këto lojëra. Albini dhe Kiana do të na përfaqësojnë në këto lojëra që janë të rëndësishme. Albini garon në katër disiplina kurse Kiana në sllallom te madh dhe është femra e parë nga Kosova në këtë ngjarje”, ka thënë fillimisht Krasniqi në konferencë.

“Ndihemi krenar që jemi në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse duke pasur parasysh që 105 shtete nuk kanë arritur normën. Kjo është një arritje e madhe për ne”.

“Detaj tjetër i rëndësishëm është se flamurin ne ceremoninë hapesë do ta bart Albini Tahiri”.

“Pritjet tona në Pekin nuk janë sikurse ato në Tokio, kur dihet se konkurrenca e fortë është në skiijm. Një renditje e mirë e garuesve do të jete sukses i madh për Kosovës. Ekipi niset nesër kurse pjesa tjetër me 2 shkurt”, përfundoi presidenti i KOK-ut./ KultPlus.com