Këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, shumë këngëtarë e sjellin në versione të ndryshme.
Edhe instrumentistët i kanë kushtuar kohën e tyre kësaj melodie legjendare. Pëllumb Qerimi ka postuar një video në Facebook ku e sjellë bareshën në versionin e tij, instrumental me kitarë.
Qerimi ka marrë komente pozitive për shndërrimin e këngës së Bilbilit të Këngës Shqiptare në këtë formë.
“Baresha” është ndoshta kënga më e mirë shqipe, e sjellë në formën më të mirë nga Nexhmije Pagarusha vite më parë, dhe mbetet një këngë që i bën ballë kohës dhe gjeneratave. / KultPlus.com