Për ç’heq e vuaj

Poezi nga Pano Taçi

Po iki, e di, s’kthehem më,
Nga jeta një të mirë s’pashë.
Nuk di për mall pas nëse lë,
Një fjalë të çiltër që thashë.

Po iki ku ikin të gjithë,
Pa pritur e pa kujtuar,
Me botën e përtejshme më lidh
Një mall që më djeg në kraharuar.

Po iki dhe pse shumë gjëra
Pa bërë nga pas do t’i lë,
Dëgjoj nga qielli shumë zëra,
Të nënës e dalloj mbi çdo zë.

Do iki siç ikën çdo shpirt
Siç më iku edhe shpirti i nënës,
Çdo natë dal t’ia shoh sytë,
Mes syve që i vinin rrotull hënës.

Zambakët rreth varrit ia mbolla,
Ku emrin me lot ia gdhenda,
Nga qimiri ta zgjoj, u lodha…
Të gjallë ma mban zemra brenda.

Do iki nuk kam më se ç’pres,
Për ç’heq e vuaj them të vdes. / Kultplus.com