Për timen bijë – Nga Sibel Halimi
Në vetmi mësohu ta dëgjosh veten
Të gërmosh në skutat e errëta e t’u rrish ballë
Mësohu të ecësh vetë
Edhe ashtu ishe gjithmonë
Por, herët a vonë do ta kuptosh
Mos e ndjek askë
Nëse së paku njëherë nuk e kthen kokën
E të sheh në sy
Për të kuptuar nëse je në këmbë apo në gjunjë
Nëse je rrëzuar një herë
Ngrihu ngadalë
Është imazhi im e fjala “kici i mamit” që do të ndjekë
Gjithmonë nga pas
Mësohu ta duash qetësinë tënde
Edhe atëherë kur nuk i beson
Nga kjo qetësi
Do të dalësh ti
Ecja nuk nënkupton gjithmonë lëvizje
Mësohu ta mbash kokën lart
të ndjekësh një yll edhe kur retë e mbulojnë
ajo do të ekzistojë për ty
Mësohu të duash
Të përqafosh
Të falësh buzëqeshje
Kur jeta të rrëzon e të përplas për toke
Vetja, të shpëton! / KultPlus.com