Drejtoresha Halimi në Ditën Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë: Hapëm dyert e imagjinatës duke lexuar letërsi së bashku me fëmijë

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, sot ka zhvilluar një aktivitet të veçantë me fëmijët e Kopshtit “Zogjët” duke lexuar letërsi së bashku.

Në këtë aktivitet, drejtoresha Halimi ka thënë se me fëmijët diskutuan për përfitimet që sjell leximi në përgjithësi, duke konkluduar gjithashtu se përzgjedhja e asaj që lexohet është po aq e rëndësishme sa vetë të lexuarit.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, hapem dyert e imagjinatës duke lexuar letërsi së bashku me fëmijtë.

Diskutuam për botën shumëngjyrshe që na ofron leximi duke konkluduar se aq sa leximi është me rëndësi se çfarë lexojmë!”, ka shkruar drejtoresha Halimi në facebook./ KultPlus.com