Prodhimet më të njohura të kinemasë shqiptare tani janë online në Gjirafa ‘Prime’

Gjirafa ka njoftuar për shërbimin e tyre të ri, të quajtur “PRIME“, të cilën janë përfshirë filma shqip që kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme ndërkobmëtare, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, GjirafaVideo ka bërë të ditur lansimin e shërbimit të ri “Prime”.

Filmat që na kanë bërë krenarë në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare, tashmë në rehatinë e shtëpisë suaj.

Për herë të parë, prodhimet më të njohura të kinemasë shqiptare, online: Zana, Në kërkim të Venerës, Bolero në vilën e pleqve, Shtëpia e Agës, Derë e Hapur, Pranverë e paharruar në fshatin e harruar, Vozitësi, Dita zë fill, Një muaj, Salloni, Vëthi i munguar, Seriali “Snob”.

“Filma që krijuan histori. Përjeto dhe përkrah shqip”, shkruhet në postimin e Gjirafës. /KultPlus.com

Për herë të parë pas 90 vjetësh, një hebre bëhet pjesë e ushtrisë gjermane

Rabini Zsolt Balla ka fituar punën si shef i ushtrisë në Gjermani, duke u bërë kështu i pari hebre që merr këtë pozitë në këtë shtet, 90 vjet pasi Adolf Hitleri kishte dëbuar hebrenjtë nga forcat e armatosura, në vitin 1930.

Balla nuk e dinte fare se ishte hebre dhe po ashtu djali i një të mbijetuari të Holokaustit, derisa kishte mbushur 9 vjet. Ai tani po i bashkohet ushtrisë gjermane, nëntë dekada pasi nazistët kishin orkestruar Holokaustin.

Balla do të betohet në një sinagogë në Leipzig, në lindje të Gjermanisë të hënën që vjen. Zyrtarët shpresojnë se emërimi i tij do të nxjerrë në pah fytyrën e hapur dhe të larmishme të forcave të armatosura moderne të vendit.

Por kjo vjen në sfondin e një serie skandalesh ekstremiste të ekstremit të djathtë brenda ushtrisë dhe policisë gjermane në vitet e fundit dhe mes niveleve në rritje të antisemitizmit në të gjithë vendin.

Vitin e kaluar forca elitare e komandos ushtarake, e njohur si KSK, u shpërbë pjesërisht pasi një raport gjeti ekstremizmin e ekstremit të djathtë brenda radhëve të saj, megjithëse Ministri i Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer njoftoi të martën se njësia e reformuar do të vazhdojë, pavarësisht thirrjeve për shpërbërje.

Edhe një njësi e veçantë elitare e policisë së shtetit, e quajtur SEK, u shpërbë javën e kaluar pasi oficerët e saj pohuan se kishin lavdëruar nazistët në një grup bisedash në internet. /koha/ KultPlus.com

22 vite pas çlirimit, Kosova për herë të parë me Muze të Dëshmorëve

22 vite pas përfundimit të luftës, Kosova për herë të parë me Muze të Dëshmorëve.

Në këtë muze do të ekspozohen dokumente dhe eksponente të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vizitorët e këtij muzeu, nga sot, do të mund t’i shohin të grumbulluara në një vend dokumentet që e dëshmojnë gjenocidin e kriminelëve serbë në Kosovë, ku aktualisht janë duke u ekspozuar mbi 215 biografi individuale të dëshmorëve të rënë, hartat rajonale të operacioneve të UÇK-së, si dhe po ashtu filma dokumentarë kushtuar dëshmorëve.

Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili përmes nja statusi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur për hapjen e Muzeut të Dëshmorëve.

”Ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht, me të gjithë institucionet e vendit, familjet e dëshmorëve dhe shoqatat e dala nga lufta, për ta pasuruar sa më shumë këtë muze me dokumente të tjera.

Serbia, gënjeshtrat e saja për Kosovën i përsëritë çdo ditë, ndërkaq Kosova, të vërtetat e saja për Serbinë, nuk po i përsëritë pothuajse fare. Në këtë drejtim, uroj që kjo muze përveçse të shërbejë për dokumentimin e krimeve të serbe, po ashtu le t’i shërbejë gjeneratave të reja për t’u njohur me historinë e lavdishme të UÇK-së dhe popullit shqiptar”, ka shkruar ndër të tjera Mytaher Haskuka në statusin e tij. / KultPlus.com

Për herë të parë, një grua në krye të gazetës prestigjioze ‘Washington Post’

Për herë të parë në historinë 114-vjeçare të gazetës prestigjioze ”Washington Post”, një grua është zgjedhur të drejtojë këtë gazetë.

Sally Buzbee i “Associated Press” mori detyrën nga Martin Baron, i cili doli në pension në fund të shkurtit. Buzbee, aktualisht kreu ekzekutiv dhe zëvendëspresidente e AP, do të marrë drejtimin e një zyre editoriale prej një mijë personash në qershor, përcjell KultPlus.

Emërimi u bashkohet emërimeve e fundit të grave që kanë marrë drejtimin e gazetave prestigjioze, përfshirë një muaj më parë italianen Alessandra Galloni, gruaja e parë që drejton “Reuters”. / KultPlus.com

Dua Lipa dhe Bebe Rexha për herë të parë në një fotografi së bashku (FOTO)

Dy shqiptare mbrëmë kanë shkelur në tapetin e kuq të eventit Billboard Music Awards 2018 që u mbajt në Las Vegas, shkruan KultPlus.

Por, jo më herët është parë një fotografi e dy shqiptareve bashkë. Ato mbrëmë kanë realizuar një fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Instagram një faqe e fansave të Bebe Rexhës, shkruan KultPlus.

“Dua dhe Bebe”, është mbishkrimi i fotografisë.

Bebe Rexha dhe Dua Lipa dy këngëtare që po pushtojnë skenat ndërkombëtare, dje kanë shkëlqyer me dukjen e tyre në këtë ceremoni, ku kanë marrë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj të industrisë muzikore./ KultPlus.com