Ndue Ukaj
Vepra letrare e Fishtës është objekt i studimeve, monografive dhe teksteve me premisa letrare dhe jo letrare. Përgjatë shekullit të kaluar, Fishta mori vlerësimet më të larta, siç ishte epiteti i Homerit shqiptar, nga Maximilian Lambertzi, por edhe ato më përbuzëse, kur aidhe vepra e tij u tentua të zhdukeshin, duke uqitë në harresë. Si rrjedhojë e dhunimit kulturor që ideologjia komuniste i bëri kulturës shqiptare, vepra e tij u gjykua gabimisht-u ndalua- ndërsa autori, nuk u la të prehej i qetë as në varr. Jetën dhe veprën e tij e goditën një rrebesh stuhish, furtunash e trazimesh nga më të dhimbshmet:ajo qe e mbushur me lëvdata dhe përbuzje, u gjykua dhe u paragjykua, u lexua tinëz, dhe u luftua nga idiotësia komuniste në mënyrën më të pështirë të mundshme. Por, me rënien e ideologjisë staliniste-ideologji kjo që gjymtoi dhe e deformoi kulturën shqiptare dhe shijen për artin- vepra e Fishtës u aktualizua dhe u bë pjesë e jetës aktive letrare në botën shqiptare.
Pikërisht në vitet e para të lirisë kulturore e politike, nevojën e aktualizimit të veprës së Fishtës dhe trajtimit të saj si vepër artistike, e shtroi MartinCamaj, në tekstin “Aktualizim i poezisë fishtjanë.” (Ky tekst qe i përgatitur për t’u lexuar para Shoqatës “Át Gjergj Fishta”, më 23 tetor 1991 në Shkodër, por nuk u realizua për shkak të gjendjes së rënduar të autorit dhe mbeti në dorëshkrim, për t’u botuar në numrin parë të revistës “Hylli i Dritës” të vitit 2017.)
Aktualizimi për të cilin shkruan Camaj, lidhet me procesin e këputun që përjetoi vepra e tij; proces ky që ruajti një fill të vazhdueshëm në traditën letrare jashtë hapësirave shqiptare, në të cilën realisht janë shkruar vepra shumë të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Vepra fishtjane bëri një jetë të çuditshme: ndonëse e ndaluar, ajo u lexua me admirimnë diasporën shqiptare. Dhe pas rënies së murtajës komuniste, vepra e tij u kthye në tryezën letrare të shqiptarëve, si vepër e madhe letrare- si vepër që “shënon një kthesë pa të cilën nuk do të kishte pasë zhvillim të matejshëm poezia jonë.” (M. Camaj)
Martin Camaj, poeti më i fisëm i shekullit të kaluar, në tekstin “Aktualizimi i poezisë fishtjane” analizon raportet e veprës fishtjane me mendimin letrar e kulturor shqiptar dhe të huaj. Autori i këtij teksti,që në titull e sfidon lexuesin dhe mendimin letrar me nevojën që vepra e fishtjane të aktualizohet, në kushte e rrethana të reja, dhe të kundrohet si art.
Camaj del kundër mendimit të afirmuar shqiptar që vlerat e veprës së Fishtës i ndërlidh kryesisht me epikën e tij, dhe kërkon që leximi dhe vlerësimi i veprës së tij duhet të shtrihet edhe në lirikë dhe në ironinë e satirës, dhe po ashtu kërkon që vepra e tij të lexohet dhe të vlerësohet në kontekst të një letërsi të shkruar në periudhën dramatike të formimit të shtetit shqiptar.
Camaj, si shkrimtar dhe studiues me shije të kultivuar letrare, flet për dobitë letrare që dalin nga leximi i veprës së Fishtës, dhe vë theksinteaspekti artistik e estetik i saj, i cili, në mendimin letrar dhe jo letrar shpeshherë është anashkaluar. Po ashtu, Camaj merret me problemin që paraqet kuptimi i veprës fishtjane për ata që u verbuan nga deduksionet komuniste; deduksione që deformuam shijet për artin dhe kulturën. Në kontekst të kësaj, Camaj shkruan: “Problemi për kuptimin e poezisë fishtjane si të çdo autori tjetër të madh të letërsisë tonë, Poradeci apo Mjeda dhe në kohë të reja Mitrush Kuteli, për shembull, paraqet forma, kryekreje gjuha e lidhun ngushtë me stilin vetjak të poetit (language). Dukuni e përgjithshmepër të gjitha vendet e diktaturës staliniste, me pak përjashtime si janë gjuhët me traditë të gjatë kulturore, ashtë formalizmi i gjuhës në një drejtim të caktuem për ta ba atë mjet e vegël përçuese të propagimit të doktrinës dhe praktikave të shtresës sunduese.”
Në këtë tekst, Camaj bën një paraqitje të thuktë të jetës që bëri vepra e Fishtës në rrafshin botëror dhe shkruan: “Fishta ka hy me kohë në letërsinë botnore, posaçe në studimet monografike specifike rreth epikës botnore, meqenëse Pyeti ynë në këtë gjini letrare zë vend të posaçëm: Lahuta e Malcis mbahet si vepra e fundit epike nëkontinentin tonë.”
Ndonëse e ndaluar në atdheun e tij dhe në trojet tjera shqiptare, Camaj tregon se vepra e Fishtës bëri jetë të aktive në diasporë, dhe atje nukështë “qitë kurrë në harresë”. Në këtë aspekt, ai jep të dhëna tëbotimit të veprës së tij, siçështë botimi me 1950 i veprës Lahuta e Malcis në Romë në mijëra ekzemplare. Po ashtu, aijep shpjegime rreth botimit të kësaj vepre në Gjermani, dhe shkruan: “Lahuta është përkthye në gjermanisht nga albanologu i përmendun Max Lambertz, i cili ishte profesor i Universitetit në Leipzig, në zonën komuniste, dhe atëbotë qeveria e Enver Hoxhes kishte ndërhyrë, dhe libri doli në Gjermaninë Perëndimore, në Munchen, 1958. Vepra e Fishtës pati një audiencë letrare edhe në Itali. Camaj përmend faktin se këngë të ndryshme tëLahutës dhe pjesë nga satira e tij qenë përkthyer nga shkrimtari i madh Ernest Koliqi, dhe u botuan në revistën letrare “Shejzat”, ndërsa Lahuta e përkthyer nga albanologu arbëresh Ignazlio Parrino doli në Palermo, në vjetet ’60.
Në këtë tekst, Camaj tregon edhe për vëmendjen që i kushtoi kësaj vepre studiuesi Arshi Pipa, i cili, po ashtu ka përkthyer nga vepra e tij.
Duke i sintetizuar këto arritje të larta të veprës fishtjane, Camaj shkruan se breznia e re shqiptare gjendet para një vepre të madhe, para një vepre që për një shekull u ndalua nga “asi njerëzish të paaftë me gjykue çka është art e poezi, po se po, por edhe pa vlera morale e patriotike, tipa Tartufësh që simbas Fishtës edhe në kohën e tij kishin këso parimesh:
“Ti ke mbajtun
Gjithmonë këtë rregull:
Erzin e shpirtin
Do t’losesh shregull
Do t’i shesishvllaznet,
Do t’mohojsh fisin
Sa herë qin’shekull
Ta laverdisin
(Anzat e Parnasit)
Camajnuk le pa përmendë edhe lidhjet ndërmjet veprës së Fishtësme autorë e dukuri tjera letrare:“Gjergj Fishta dhe Jeronim De Rada janë klasikët tanë që lidhën traditën letrare gojore popullore, me siguri një traditë letrare mija vjetësh, me letërsinë refleksive apo individuale të shkrueme.”
Camaj e përfundon këtë tekst të vlefshëm me një thirrje për lexuesit shqiptarë: “breznitë e reja gjenden para mundësive të reja që edhe përmes poezisë të klasikëve tanë të përvetësojnë cilësitë estetike të lira e të natyrshme e që andej të nisen rrugëve të reja në zbulimin e jetës së artit tonë, të ethnos-it.”
Koha ka treguar se vepra letrare e Fishtës është dosido vepër, por një vepër e madhe dhe me shumë ndikim. Pikërisht kjo është arsyeja pse me të është marrë politika dhe kultura, janë marrë lexues të kultivuar dhe të pa kultivuar.
Fakti seme veprën e tij janë marrë studiues të ndryshëm e të kohëve të ndryshme, është një dëshmi e parë e një vepre me ndikim letrar, e cila, si e tillë, i ka tunduar ata që e duan, por edhe ata që s’e duan.
Kritika politike enveriste e gjykoi veprën e tij nisur nga urrejtja e çmendur që ushqente kundër klerit katolik. Por, Fishta qe artist dhe vepra e tij i mbijetoi kohët e liga dhe hyri në shekullin e lirisë së shqiptarëve si një vepër e madhe letrare, dhe për këtë tërheq vërejtjen Camaj kur shkruan: “Tek Fishta, për shembull, mbivlerësohet funksioni patriotik dhe s’kujtohemi se Fishta së pari ashtë poet i madh.”
Ky tekst i panjohur i Camajt për Fishtën është një freskim për të njohur Fishtën dhe artin e tij, dhe një qasje dobiprurëse për të lexuar veprën e Fishtës pa shtrëngime dhe pa ngarkesa paraletrare.