Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Përjetësish Fëmijë’ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar Çmimin e regjisores më të mirë në Europe Film Festival U.K. i cili ka përfunduar në Londër. Eshtë ku çmimi i shtatëmbëdhjetë ndërkombëtar të cilin e ka fituar ky film duke qenë pjesë e rreth 50 festivaleve.
Filmi ‘Përjetësisht Fëmijë’ trajton raportin e rrënuar familjar mes babasë autoritar dhe fëmijut të mitur. Moni, një djalë dhjetë vjeçar, jeton me të atin Xhemën në varfëri të madhe. Gjatë një dreke fatale, i ati Xhema vret aksidentalisht djalin e tij, Monin. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhema do të ndjenë peshën e mallkimit, duke bartur mbi vete fajin për atë që ka ndodhur. Në ditët e tij të fundit, në moshë të shtyer, Xhema kthehet në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja për të kërkuar falje nga djali i tij i vdekur,me shpresë se do të liroj shpirtin nga pesha e fajit dhe do të pushoj i qetë në jetën e përtejme.
Në rolin kryesor paraqitet aktori i nohur Xhevat Qorraj. Në rolet e tjera vijnë Miran Zymberaj, Sheqerije Buqaj, Beslidhje Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj.
Drejtor I fotografisë është Latif Hasolli, Montazhier Nexhmi Mehmeti, Kostumografe Samka Ferri, Mjeshtër zëri Gëzim Rama, Skenograf Uran Duli, Kompozitor Naim Krasniqi. Prodhoj; AS Film Production nga Prishtina./ KultPlus.com