Pesë poetë interpretojnë poezi mes trenave dhe stacioneve në Itali, mes tyre edhe Denata Ndreca

Një ide interesante për të kremtuar ditën ndërkombëtare të poezisë në Itali. Pesë poet, interpretojnë mes trenave dhe stacioneve poezitë e tyre. Një simbolikë domethënëse për njerëzimin, ikja, ardhja, zhvendosja në kohë dhe hapësirë, një udhëtim i përhershëm që poezia e bën pa kohë dhe në çdo kohë, e në një tjetër dimenison.

Mes pesë poetëve të përzgjedhur është edhe autorja shqiptare Denata Ndreca e cila ka lexuar vargjet e poezisë së saj  në  gjuhë n italiane “La carezza” (Përkëdhelja).

***

Që prej vitit 1505 Dita e Poezisë ka qenë e pranishme për të gjthë ata që e duan pranë. Por UNESCO në vitin 1999 më 21 Mars ndërmori një iniciative për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për ti kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Në Greqi poemat e Homerit mësoheshin përmendësh dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike. Në këtë mënyrë UNESCO kërkon që përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhëse mes poezisë dhe formave të tjera të artit.

Para caktimit të 21 marsit, si dita botërore e poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjil. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.

Megjithëse shumë prej nesh e pëlqejnë poezinë, ose më mirë parapëlqejnë ta përdorin atë sidomos në komunikimin me personin e zemrës, poezia në ditët tona nuk lexohet më aq shumë sa vite më parë.

Poezia “Në mundësh”, ndryshe e quajtur psalm i shenjt i vullnetit, qarkullon ende për të mbetur përjetësisht në kujtesën e gjeneratave si një shkreptimë e vezullimtë drite./ KultPlus.com