Poezi nga William Carlos Williams
E kam parë ëndrrën time – si edhe të tjerët –
dhe nga kjo s’doli asgjë, kështu që
tash jam i çliruar
qëndroj me të dy këmbët në tokë
dhe shikoj drejt qiellit –
duke i ndjerë rrobat rreth vetes,
peshën e trupit në këpucë,
cepat e kapelës, ajrin që më hyn dhe më del në hundë –
dhe marr vendim që të mos ëndërroj më.
Përktheu: Osman Gashi / KultPlus.com
