Anna Akhmatova
Dollia e fundit
Dolli për kët’ shtëpi të rrenueme
për jeten t’eme t’mallkueme
për vetminë ton’ të perbashkët
e nji dolli për ty.
Për lajthitjen që m’shkiti buzëve
për ftoftësin’ akull të syve të tu
për jetën e marr’ që m’u ba barr’,
e Zotin që s’na u gjet pran’
Përktheu: Xhabir Tabaku / KultPlus.com