Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka nderuar me ‘Helmetat Ilire’ ushtarëve britanikë që kanë shërbyer në misionin e paqeruajtjes në vend, shkruan KultPlus.
“”Helmeta Ilire” – në nderim për ushtarët britanikë që shërbyen në misionin e paqeruajtjes në vend.
Të jetë “Helmeta Ilire” simbolikë e mirënjohjes së përhershme nga qytetarët e kryeqytetit për ushtarët britanikë, për ata që na sollën buzëqeshjen dhe na kthyen shpresën për të ardhmen e Kosovës së lirë.”, ka shkruar Përparim Rama./KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka pritur në takim Emirin, që është njëri prej pak të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë, dhe i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit”.
“Emiri është një prej pak të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë. Ai na nderoi sot me vizitë në institucionin e Kryeqytetit.Në shenjë të empatisë me vuajtjet e përjetuara dhe për të nderuar sakrificën e popullit boshnjak, i dhurova “Çelësin e Qytetit”, ka shkruar Rama.
Tutje, ai u shpreh se gjenocidi në Srebrenicë ka shokuar gjithë botën si një prej krimeve të organizuara më barbare të shekullit 20, dhe se përjetime të ngjashme kanë pasur edhe populli ynë në Prekaz, Reçak, Mejë e Krushë të Madhe.
“Ne i përkujtojmë çdo ditë me dhimbje të gjtiha viktimat e pafajshme të shkaktuara nga regjimi serb”, ka shtuar Rama.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar mëngjesin e sotëm projektin për Tregun e Gjelbër për të cilin tashmë veç se kanë nisur procedurat, përcjell KultPlus.
“Treg i Ri me kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti të duhur. Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Kryeqytet, për të cilin tashmë vetëm se kemi nisur procedurat për realizimin e këtij projekti”, shprehet Rama.
Tutje i pari i kryeqytetit ka njoftuar se javë më parë është pastruar e gjithë hapësira ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime. / KultPlus.com
Më datë 1 shtator, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, dha lajmin se kanë hapur thirrjen për subvencionim me 70 euro të familjeve të Prishtinës për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private.
Nga kjo thirrje mund të përfitojë secila familje e Prishtinës, që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat familjare nën 500 euro.
Ndërsa sot, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.
Sipas Ramës, javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.
Ky është postimi i plotë i kryetarit:
KRYEQYTETI PËR FËMIJËT
325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.
Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti.
Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.
Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës .
Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra, rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar, përcjell KultPlus.
Sipas të parit të kryeqytetit, Përparim Rama, buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës së tij në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i transformimit të Kryeqytetit.
“Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen:
Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, Ndërtimi i Tunelit “Agim Ramadani”,
Ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, Salla e madhe multifunksionale, Revitalizimi i Tullëtores”, thotë Rama.
Gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm janë ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e therrtores për kafshë. / KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar njerëzit që janë angazhuar shumë për Shqipërinë e Kosovën, Joseph John DioGuardi dhe Shirley Cloyes, shkruan KultPlus.
Rama i ka nderuar ata me “Çelësin e Qytetit”.
Postimi i plotë:
“❤️Zemrat na rrahin si një.
🙏🏼Është nder që nuk shprehet me fjalë të jap “Çelësin e Qytetit” për miqtë e shqiptarëve, Joseph John DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi të cilët bënë aq shumë për çështjen shqiptare.
Dyert e Kryeqytetit janë të hapura gjithmonë për ju ashtu siç ishin zemrat e juaja për ne!”, thuhet në postimin e Ramës. /KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka thënë se një shembull i pashoq është shembulli i familjes Jashari në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell të plotë postimin e kryetarit Rama.
Liria që ne sot e gëzojmë është e brumosur nga sakrifica më sublime e shumë dëshmorëve e martirëve.
Një shembull i pashoq është shembulli i familjes Jashari në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari.
Epopeja e UÇK-së është ngjarja më e rëndësishme që nderon këtë kontribut të jashtëzakonshëm të familjes Jashari bashkë me të gjithë martirët e dëshmorët që u flijuan për lirinë e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka pritë në takim atdhetarin Jim Xhema, i cili njohët një ndër lobistët më të mëdhenj shqiptarë në Amerikë, shkruan KultPlus.
Rama me këtë rast ka thënë se Prishtina i është mirënjohëse për zemrën e tij të madhe.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e Ramës me rastin e pritjes së Jim Xhema.
Z. Jim Xhema, Kryeqyteti – Prishtina ju është përjetësisht mirënjohës për zemrën tuaj të madhe, atdhedashurinë dhe kontributin e çmuar që dhatë për çlirimin e Kosovës.
Kishim nderin ta mirëpresim z. Jim Xhema në Odën e Kryeqytetit.
I shoqëruar nga z. Christopher Hyland dhe delegacioni përcjellës nga Federata Panshqiptare “VATRA”, bashkë kujtuam vizitën historike të senatorit Dole në vitin 1990 në Prishtinë dhe takimin e tij me Presidentin Ibrahim Rugova dhe figura të tjera të lëvizjes shqiptare të atëhershme. Moment ky i njohur si “pikë kthesë për lirinë e Kosovës, që ia hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare mbi abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut”, sepse, qysh atëherë, zoti Dole u bë zë i fuqishëm në politikën amerikane për çështjen e Kosovës.
Senatori Dole u angazhua deri aty, sa falë ndikimit të drejtpërdrejtë të z. Jim Xhema, në vitin 1992, Presidenti i asokohshëm amerikan, George Bush, ia shpalli ”vijën e kuqe” Beogradit, paralajmërimin e qartë të qeverisë amerikane që të mos e provojë agresionin në Kosovë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, njeriu që qëndronte përherë në prapaskenë, lobonte tek Senatori Dole, e pajiste me informata, ia mundësonte udhëtimet, takimet dhe kontaktet me liderët e
Kosovës, e njoftonte mbi zhvillimet dhe çështjet, ishte shqiptari ynë, Jim Xhema – të cilit do t’i jemi përherë mirënjohës!/ KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se rruga “A” ka marr emrin e veprimtarit të madh Xhim Xhema, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e kryetarit Rama.
Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh.
E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira./ KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka mirëpritur mësuesen Rukie Rama në Prishtinë. Sipas tij, mësuesja është frymëzimi i librit të Ismail Kadaresë, “Natë me Hënë”, i cili bazohet në ditarët e saj të vjedhur, të shkruar gjatë kohës kur ishte e burgosur politike, përcjell KultPlus.
“Ajo është fotografuar këtu me Meriman Brahën përballë Shoqatës së të Burgosurve Politik në Prishtinë, e cila mban arkivin më të madh të historisë gojore dhe koleksionin e njohur të të dhënave në letër të të burgosurve politikë në Kosovë”, shkruan ai.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Ishte një nder të mirëpresim në Prishtinë mësuesen Rukie Rama.
Mësuesja Rukie është frymëzimi i librit të Ismail Kadaresë, “Natë me Hënë”, i cili bazohet në ditarët e saj të vjedhur, të shkruar gjatë kohës kur ishte e burgosur politike.
Sot ajo është mësuese e gjuhës shqipe në Bruksel.
Na tregoi se si i merrte nxënësit e saj në Tropojë në skaj të kodrës për të parë Kosovën, e cila në vitin 1975 ishte e paarritshme për të udhëtuar nga Shqipëria, për shkak të kufijve të mbyllur të vendit.
Ajo është fotografuar këtu me Meriman Brahën përballë Shoqatës së të Burgosurve Politik në Prishtinë, e cila mban arkivin më të madh të historisë gojore dhe koleksionin e njohur të të dhënave në letër të të burgosurve politikë në Kosovë.
Kjo ishte një surprizë e papritur për ta, të dy ish të burgosur politikë nga regjime të ndryshme dhe që u takuan për herë të parë në Bruksel, më shumë se tridhjetë vjet më parë.
Ne nderojmë sakrificat e Mësueses Rukije dhe z. Braha dhe ngremë lart historitë e tyre e shumë histori të tjera drejtësie, guximi dhe lidershipi
Qëndrojmë në solidaritet me komunitetin e përndjekur politik duke besuar në universalitetin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të individëve.
Në shenjë vlerësimi dhe respekti të thellë, Kristalja i dhuroi Mësueses Rukie një karficë filigrani të punuar me dorë, me figurën e
ngre kokën për t’u përballur me diellin, simbolikë kjo për shpresën dhe rezistencën me të cilën na frymëzon Mësuesja Rukije. / KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar së fundi se sheshi do të zgjatet fillimisht deri te Posta e më pas do të bëhet deri tek ‘Rrethi me Flamur’.
Këtë deklaratë e ka dhënë sot gjatë takimit me qytetarët e Prishtinës.
“Ulpiana edhe Dardania kanë qasje të shumta, nuk ka nevojë që qasja të jetë në këtë rrugë dhe duhet të dimë që aty po ndërtohet xhamia dhe është tregu dhe do të jetë një ngarkesë në këtë mënyrë siç është. Prandaj fillimisht po mendohet të jetë sheshi deri te Posta. Do të kemi një hapësirë më shumë për fëmijët tanë dhe do të jetë një përjetim më i mirë. Sheshi deri te ‘Rrethi me Flamur’ është për të mirën e gjithë qytetarëve.”, u shpreh Rama.
Në këtë takim ai tha se kjo zgjatje e sheshit do të bëhet me qëllim për t’i dhënë përparësi këmbësorëve./KultPlus.com
Gëzim Gashi, djali shqiptar që asnjëherë nuk i harron rrënjët, përkundër suksese të mëdha si menaxher i marketingut, autor bestseller dhe partner në Institutin OCS për Artet dhe Inovacionin në Los Angeles, ku së fundi ka sjell edhe librin e tij debutues “Unlocked: The Power of You”, kthimin në vendlindje, pothuajse gjithmonë me projekte në të mirë të shoqërisë dhe në veçanti rinisë kosovare, e ka qëllim kryesorë, shkruan KultPlus.
Duke qenë edhe vetë folës në Universitetin e Harvardit, Gëzim Gashi një përvojë të tillë ka vendosur ta sjell edhe në Kosovë.
Gashi dhe i pari i vendit tonë, Përparim Rama kanë dhënë sonte lajmin e madh se po lansojnë projektin e ri për rininë e Kosovës të titulluar “UNLOCK KOSOVO”. Ky projekt do të përfshijë ligjërata ekskluzive me mysafirë botëror për rininë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gëzimi përmes një statusi në Facebook i cili është shprehur tejet i lumtur për këtë bashkëpunim me kryetarin Rama duke na dhënë edhe njoftimin e artistja e njohur TESI është duke e promovuar këtë projekt edhe në Neë York.
“NJOFTIM I MADH! Jam i lumtur të ndaj me ju që kam bashkëpunuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe së bashku kemi krijuar UNLOCK KOSOVO – një serial masterclass për të rinjtë e Kosovës. Vjen në fillim të 2023. Më shumë informacion së shpejti.
Faleminderit TESI (@hayitstesi) për shpalljen e projektit me ne në New York City!
Kosovë, kjo është për ty. 🔑❤️”, shkruan Gëzimi, duke dëshmuar se puna e tij për Kosovën është e pandalshme dhe e bën me shumë dashuri.
Për më shumë të reja rreth projektit, KultPlus do të ju njoftojë shumë shpejtë. / KultPlus.com
Gjatë ditës së sotme është raportuar për një grua shtatzënë të vrarë nga burri i saj në oborrin e QKUK-së, shkruan KultPlus.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Postimi i plotë:
Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja që ka ndodhur sonte në Prishtinë, në oborrin e Klinikës Gjinekologjike, ku një grua e re që priste të bëhej nënë, u vra bashkë me foshnjën e saj ende të palindur.
Ky është rasti i dytë i vrasjes së grave brenda një jave dhe kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.
I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës duke shpresuar se ky do të jetë rasti i fundit i dhunës e vrasjes së grave në Kosovë. / KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se i ka dhuruar çelësin e Prishtinës, Andrija Mutnjakoviq, arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Rama theksoi se pikërisht Bibloteka Kombëtare është shkaku që ka zgjedhur të jetë arkitekt.
“Kënaqësi shumë e veçantë t’i dhurojmë çelësin e Prishtinës Andrija Mutnjaković, arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, si një simbol i mirënjohjes dhe vlerësimit nga unë dhe qytetarët e Prishtinës për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimin e një veçantie dhe ekspresiviteti të guximshëm të qytetit tone”, ka shkruar Rama.
“Pikërisht godina e Bibliotekës, e cila na jep një ndjenjë krenarie, identiteti dhe nderi, është arsyeja pse zgjodha të bëhesha arkitekt”./ KultPlus.com
Një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të artit bashkëkohor, “Manifesta 14 Prishtina”, mbrëmë ka mbyllur perden e fundit. E organizuar çdo dy vjet në një qytet tjetër evropian, edicioni i 14-të i Manifestës gjeti hapjen në Prishtinë në muajin korrik, me ç’rast gjithsej 25 hapësira u bënë trendi më i fundit dhe më i ndjekuri në Kosovë. Brenda kësaj periudhe janë shënuar 800 mijë vizita në lokacionet e Manifestës, duke e bërë Prishtinën qendrën më të madhe kulturore në Evropë e jo vetëm, shkruan KultPlus.
Duke i tejkaluar prezantimet e Prishtinës në kuadër të makiatos apo periudhës së pasluftës, Prishtinën tashmë të gjithë e kanë njohur nga një këndvështrim tjetër. Qyteti u shndërrua në muzën e disa nga mediave më prestigjioze në botë por edhe atyre vendore. Përgjatë 100 ditëve, mbi 100 pjesëmarrës kanë ekspozuar artin e tyre dhe emocioni që është shpërfaqur nga puna e tyre, ka dalë përtej imagjinatës së njeriut. Kësisoj, është shfaqur puna artistike dhe kolektive e artit bashkëkohor, një punë kjo që padyshim e ka prekur nivelin botëror e që ka marrë vëmendjen e botës së artit ndërkombëtar.
Vizitorë ndërkombëtarë dhe vendorë kanë pushtuar Prishtinën në masë të madhe. Vëmendja e tyre iu dedikua Manifestës, më konkretisht artistëve pjesëmarrës, nga të cilët ata vendorë qenë rreth 60 përqind (një përqindje më e lartë e artistëve vendas se në shumë bienale të tjera). Puna e tyre e pakrahasueshme iu është prezantuar botës së promovimit, andaj këta artistë kosovarë kanë dëshmuar që shpirti i tyre është i fundosur thellë në “oqeanin” e artit, dhe nuk ka rrugëdalje nga kjo.
Në anën tjetër, Kosova ka dhënë më të mundurën e saj, për të organizuar e mbajtur një ngjarje të përmasave të tilla. Duke pasur parasysh që ardhja në Kosovë e një bienale të tillë që radhitet në mesin e pesë bienaleve më të fuqishme të artit pamor në botë, atëherë mund të themi që Kosova ka arritur t’i thyej limitet e veta.
Kujtojmë se me përfundimin e Manifestës, Ministria e Kulturës është duke ndërmarr hapat që të sigurohet një trashëgimi e prekshme dhe konkrete e Manifestës, gjë që do të finalizohet ditëve në vijim. Gjithashtu MKRS është angazhuar për të mbajtur të ekspozuara veprat e intervenimit artistik të Petrit Halilaj dhe Flaka Halitit deri në fund të vitit 2023. Ndërkaq, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku pati bërë të ditur se ky është viti kur është iniciuar themelimi i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Kosovë dhe mendohet që projekti do të zgjasë deri më 2026.
Qe arkitekti italian Carlo Ratti ai që krijoi një vizion urban për Prishtinën, duke sugjeruar mënyra se si vendet e braktisura në të gjithë qytetin mund të ringjallen për përdorim publik. Bienalja ka përdorur këto vende si hapësira ekspozite: “Grand Hotel Prishtina”, “Sheshi Zahir Pajaziti”, “Kino Armata”, “Biblioteka Kombëtare e Kosovës”, “Fakulteti Filozofik – UP”, ”Galeria Kombëtare e Kosovës”, “Galeria e Fakultetit të Arteve – UP”, “Rruga 2 korriku” , “Çelësa punues”, “Gërmia departament store”, “Kino Rinia”, “Qendra për Praktikë Narrative”, “Sheshi Adem Jashari”, “Biblioteka Kombëtare e Kosovës”, “Hamami i Madh”, “Foundation 17 Gallery Space”, “Muzeu Etnologjik”, “Fabrika e Tullave”, “Green Corridor”, “Rilindja”, “Pallati i Rinisë dhe Sportit”, “Prishtina Observatory”, “The Flat”, “Partisan Martyr’s Cemetery Monument”, “Hertica School House”.
Konsiderohet që Bienalja këtë vit është përpjekur për të lënë një trashëgimi për artistët në Kosovë, duke përfshirë hapësirën e quajtur “Qendra për Praktikë Narrative”. Qendra përfshin një dhomë të errët fotografike dhe një punëtori të mbushur me mjete elektrike për t’i përdorur artistët. Autoritetet e qytetit të Prishtinës i kanë dhënë Manifestës ndërtesën për katër vjet dhe fondacioni që drejton bienalen po mbledh fonde për ta bërë atë një institucion të përhershëm.
Mbyllja zyrtare e “Manifesta 14 Prishtina” në Fabrikën e Tullave përkoi me disa fjalime si dhe me një performancë speciale nga grupi Saz’iso.
Drejtoresha e Manifesës, Hedwig Fijen ka falënderuar secilin person që ka qenë pjesë e 100 ditëve, duke përmendur se mbështetja e tyre është simbol i brezit të ri të fuqishëm të Kosovës.
“Pikërisht kur arritëm këtu në Prishtinë i premtova Kryetarit dhe Ministrit se do të ishte edicioni më i mirë ndonjëherë. E mbajtëm premtimin. Mendoj me gjithë zemër që e bëmë. Vetëkuptohet që ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë 109 partnerët dhe financuesit tanë. Por para së gjithash, le t’u japim një duartrokitje të ngrohtë sepse shumë prej tyre janë këtu. I jemi thellësisht mirënjohës të gjithë artistëve, ndërkombëtarë dhe kosovarë, për veprat inteligjente dhe brilante dhe për angazhimin e tyre. Tani, unë do të filloj me listën time të pabesueshme të gjatë të emrave të njerëzve që meritojnë njohjen, të cilët dhanë gjithë çka mundën për të ndërtuar këtë edicion të jashtëzakonshëm. Nuk ka audiencë, asnjë njoftim për shtyp, asnjë publikim, asnjë komunikim, pa këta njerëz”, ka thënë Fijen.
Sipas saj, stafi i tyre mbështetës, mbështetja e tyre e përkushtuar është simbol i brezit të ri të fuqishëm të Kosovës. Dhe, nuk do të kishte vepra arti, artistë, ekspozita, vende, asgjë, pa ekipin e tyre të prodhimit. E po ashtu, nuk do të kishte turne ndërmjetësuesish, asnjë program shkolle, asnjë hulumtim para-bienal, nuk do të kishte qytetarë, as nën-kulturë, pa ekipin e tyre të arsimit.
“Faleminderit të gjithëve për gjithçka që dhatë. Faleminderit, audiencave, sepse në fund të fundit, ne i bëjmë të gjitha për ju dhe jo për ne. Më shumë se 800 mijë panë se çfarë ndodhi në qytet. Një duartrokitje e madhe shkon për veten tuaj”, përfundon Fijen.
Ndërkaq, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka ri-konfirmuar se Kosova ka kapacitetin për të organizuar një ngjarje kaq të madhe të artit ndërkombëtar.
“Faleminderit që jeni sonte këtu. Po e mbyllim një udhëtim të jashtëzakonshëm në të cilin shumë njerëz kanë kontribuar, e unë posaçërisht dua t’i shpreh falënderimet tona si Ministri për Hedwig the ekipin, për punën e tyre të mrekullueshme dhe në të njëjtën kohë dua ta ri-konfirmoj këtë që tashmë është shumë e qartë. Kosova nuk e ka vetëm vullnetin por e ka edhe kapacitetin për të organizuar një ngjarje kaq të madhe të artit ndërkombëtar. Jemi shumë të sigurt që do të vazhdojmë edhe më tutje. Ne ia kemi dalë së bashku me institucionet, artistët, organizatorët, dhe të gjithë ju që keni kontribuar në një formë apo tjetër”, ka thënë Çeku.
Gjithashtu, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka përmendur se trashëgimia e Manifestës, do të jetojë tutje, nëpërmjet ndërtesave, instalacioneve, Fabrikës së Tullave, bibliotekës “Hivzi Sulejmani” dhe “Green Corridor”.
“Është një ndjenjë fantastike për të qenë sonte këtu me të gjithë ju, për të përmbyllur një event aq fenomenal për kryeqytetin tonë, për vendin tonë. Kanë qenë me të vërtetë 100 ditë të mrekullueshme. Ishte me të vërtetë një ëndërr e realizuar, të shihja të gjithë qytetin si muze. Me Manifestën e kemi bërë këtë, por Prishtina përplot 100 ditë është transferuar në një qytet-muze të artit kontemporan. Kam premtuar më herët që trashëgimia do të vazhdojë. Trashëgimia e Manifestës do të jetojë tutje, dhe do të jetojë nëpërmjet ndërtesave, instalacioneve, “Tulltores”, bibliotekës “Hivzi Suljemani”. Po ashtu, do të jetojë nëpërmjet “Green Corridor” dhe ne patjetër që nuk do ta humbasin vrullin dhe do të vazhdojmë të krijojmë gjëra të bukura për qytetin tonë”, ka thënë Rama.
Sipas tij, ata janë të vetëdijshëm që ka shumë punë para tyre por kjo vetëm tregon që nëse njerëzit bashkohen, nuk do të ka çfarë t’i ndal ata për të transformuar kryeqytetin, e për ta bërë një kryeqytet me karakterin më unik në botë.
“E kemi edhe një numër të madh të gjërave që kanë ndodhur këtyre ditëve. Kemi mësuar se çka i duhet qytetit, çka dëshiron qyteti dhe çfarë dëshirojnë qytetarët e Prishtinës. Kjo nuk është lamtumirë. Kjo në fakt është fillimi i “Manifesta 14 foundation” që do të vazhdojë trashëgiminë në qytet. Andaj, të dashurohemi me Prishtinën. Le ta zbulojmë dhe t’i tregojmë botës historitë tona të suksesit”, përfundon ai.
Mbrëmja në Fabrikën e Tullave vazhdoi me një performancë speciale nga bendi “Saz’iso”, që solli tingujt e jugut të Shqipërisë mu në mesin e Prishtinës. Instrumentet diversive në skenë kanë shënuar fundin e një ngjarje kulturore, teksa kanë jehuar nëpër çdo shpirt të pranishëm.
Të rrethuar nga prezenca e dritës së hënës, zjarri gjigand që shërbente për ngrohtësi, reflektorë të ndryshëm që dhanë hijeshi, muzika shqiptare krejtësisht e rrallë, ushqimi i llojllojshëm e pija, të pranishmit kanë qenë dëshmitarë të një rrugëtimi që zor se harrohet dot. Me “Manifesta 14” është rishkruar e ardhmja e kryeqytetit.
Artistët pjesëmarrës në “Manifesta 14 Prishtina”:Abazi/Greville/Pinchuk, Larry Achiampong, Astronomy Club of Kosova, Bora Baboçi, Celine Baumann, Elona Beqiraj, Valentina Bonizzi, Anna Bromley, Luz Broto, Lee Bul, Lua Coderch, Daniel Gustav Cramer dhe Haris Epaminonda, Ilir Dalipi, Yael Davids me Andre van Bergen, Cevdet Erek, ETEA, Jakup Ferri, Foundation 17, Lek M.Gjeloshi, Nuria Guell, Driton Hajredini, Artan Hajrullahu, Laureta Hajrullahu, Petrit Halilaj, Flaka Haliti, Lawrence Abu Hamdan, Haveit Collective, Roni Horn, Fahrija Hoti dhe gratë e Krushës së Madhe, Majlinda Hoxha, ICA-Sofia, Astrit Ismaili, Fitore Isufi Shukriu – Koja, Hristina Ivanoska, Emily Jacir, Jelena Juresa, Genc Kadriu, Alevtina Kakhidze, Sejla Kameric, Antoneta Kastrati me Casey Cooper Johnson, Doruntina Kastrati, Kino Armata, Genti Korini, Argjirë Krasniqi, Edona Kryeziu, Katalin Ladik, Luljeta Lleshanaku, Nimon Lokaj, Jumana Manna, Brilant Milazimi, Hana Miletic, Ivan Moudov, Alekta Xhafa Mripa, Alban Muja, Sami Mustafa, Silvi Naçi, Natasha Nedelkova, New Grand (Blerta Hashani, Arbnor Karaliti, Lumturie Krasniqi, Mimoza Sahiti, Valdrin Thaqi, Ermir Zhinipotoku), Tuan Andrew Nguyen, Thao Nguyen Phan, Vigan Nimani, Christian Nyampeta, Off Season, Adrian Paci, Susan Philipsz dhe Radio International Collective, Marubi National Museum of Photography, Marta Popivoda, PykëPresje, Sahej Rahal, Lala Rascic, Carlo Ratti Associati, raumlaborberlin, re.act.feminism, Alicja Rogalska, RomaMoMa me Farija Mehmetin, Ugo Rondinone, Nusret Salihamixhiqi, Secondary Archive, Sekhmet Institute, Selma Selman, Driton Selmani, Dineo Seshee Bopape, Abi Shehu, Chiharu Shiota, Igor Simic, Uyra Sodoma, Speculative Tourism, Beth Stephens dhe Annie Sprinkle, Mette Sterre, StoryLab, Kolektivi the names comes last, tamtam, Miryana Todorova, Vangjush Vellahu, Alije Vokshi, Werker Collective, Sislej Xhafa, Yll Xhaferi, Miki Yui, Driant Zeneli, Hana Zeqa, Lulzim Zeqiri, Dardan Zhegrova. / KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kanë vënë sot gurëthemelin për ndërtimin e një çerdheje të re në Prishtinë.
Me këtë rast, kryeministri Kurti përmendi investimet në ndërtimin e çerdheve në gjithë Kosovën dhe tha se Qeveria e Kosovës e ka arsimin prioritet, e veçanërisht zhvillimin në fëmijërinë e hershme, kur dihet rëndësia që ka ky nivel i edukimit në zhvillimin e mëtutjeshëm të secilit fëmijë.
Ministrja Nagavci, ndërkaq, theksoi se do të vazhdohet me ndërtimin e çerdheve të reja dhe përmendi faktin që Qeveria ka ndarë dhe e ka rritur buxhetin për ndërtimin e çerdheve dhe shkollave edhe për vitin 2023.
Pasi që tha se po punojmë shumë për të përmirësuar rezultatet në arsim, ministrja Nagavci theksoi synimin për gjithëpërfshirje në edukimin e hershëm. Ajo tha se ky nivel i edukimit është parakusht për zhvillimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e vlerësoi fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj çerdheje si shumë të rëndësishme për kryeqytetin.
Objekti i çerdhes, vlera e të cilit është 743 mijë euro, do të jetë me sipërfaqe 1300 metër katror dhe i destinuar për 120 femijë. Çerdhja është projektuar në dy kate dhe përmbanë 5 dhoma për qëndrim të fëmijëve, 3 dhoma të gjumit për femijë, hapësirën për shumë qëllime, kuzhinën, trapezarinë, dhomën e mjekut, dhomën e psikologut, administratën, si dhe hapësira teknike./ KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se parkingu nëntokësori kryeqytetit është pranë përfundimit.
Sot, pasdite, ai ka publikuar disa fotografi nga parkingu, ku thotë se 90% e punimeve kanë përfunduar.
Sipas Ramës, zyrtarisht parkingu hapet në muajin nëntor.
“Parkingu Nëntokësor i Prishtinës po përfundon! 90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka njoftuar ai. / KultPlus.com
Gjysmë shekulli punë, dedikim, sakrificë e Baletit Kombëtar të Kosovës, u manifestuan mbrëmë me një organizim që erdhi përplot emocion, në datën që shënoi një përvjetor jubilar të një institucioni që i dhuroi shumë Kosovës për kaq vite jetë, shkruan KultPlus.
Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka theksuar se trupa e mrekullueshme e Baletit Kombëtar të Kosovës, vazhdon të mbetet imazhi më përfaqësues i kulturës, civilizimit dhe sakrificës së shoqërisë tonë.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:
Mbrëmë u shënua 50-vjetori i themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës 🩰 Balerinët nga Baleti Kombëtar i Kosovës dhe ata të Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonia e Kosovës, sollën në skenë shfaqjen “Halili e Hajria”, që është edhe vepra e parë e baletit shqiptar. Në një skenë të improvizuar, larg skenës, sallës dhe kushteve që meritojnë këta artistë, të cilët me gjenerata mbajtën gjallë baletin e Kosovës, dëshmuan dhe njëherë vullnetin dhe profesionalizmin që i karakterizon. Trupa e mrekullueshme e Baletit Kombëtar të Kosovës, vazhdon të mbetet imazhi më përfaqësues i kulturës, civilizimit dhe sakrificës së shoqërisë tonë! / KultPlus.com
Pas ndërhyrjeve në pjesën e jashtme dhe të brendshme, sot është rivitalizuar monumenti i Sahat Kullës në Prishtinës, përcjell KultPlus.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në Instagram, tha se Sahat Kullës iu rikthye identiteti e ndriçimi
KultPlus ua sjell postimin e plotë:
Jam shumë i lumtur që sonte, në bërthamën e zonës historike të Prishtinës së vjetër, Sahat Kullës iu rikthye identiteti e ndriçimi!
Projekti për ndërhyrjet në pjesën e jashtme dhe të brendshme të objektit, bashkëfinancuar me @euinkosovo dhe implementuar nga @undp.kosovo, e kanë rivitalizuar këtë monument i cili prej kohësh ka qenë jashtë funksionit.
Sahat Kulla është një ndër pikat qendrore të pjesës së vjetër të Kryeqytetit, e cila ruan shumë vlera të trashëgimisë tonë kulturore, dhe më në fund është funksionale dhe i rikthehet qytetarëve dhe vizitorëve të Prishtinës./ KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama së fundmi ka përkujtuar Shën Nënë Terezën në 25 vjetorin e vdekjes së saj, përcjell KultPlus.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:
Përulje dhe falënderim të përjetshëm për Shën Nënë Terezën, simbolin e paqes, mirësisë dhe humanizmit.
Sot, me rastin e 25 vjetorit të kalimit në amshim të Shën Nënë Terezës, bëmë homazhe para shtatores së saj në Prishtinë.
Kujtimi dhe nderimi për Shenjtoren tonë dhe veprimtarinë e saj na motivon për të shërbyer me dashuri dhe integritet për të gjithë qytetarët pa dallim. / KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama së fundmi ka cilësuar festivalin Etno Fest si një platformë qendrore për shpalosjen e kulturës materiale e shpirtërore mbarëshqiptare, përcjell KultPlus.
“Për disa ditë me rradhë, do të keni rast të ndiqni shfaqje, ekspozita, instalacione, performanca e diskutime mbi aspekte të etnografisë shqiptare, e të shijoni specialitete të kuzhinës tradicionale”, ka thënë ai.
Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e tij të plotë:
Ndër vite festivali Etno Fest është bërë platformë qendrore për shpalosjen e kulturës materiale e shpirtnore mbarëshqiptare.
Për disa ditë me rradhë, do të keni rast të ndiqni shfaqje, ekspozita, instalacione, performanca e diskutime mbi aspekte të etnografisë shqiptare, e të shijoni specialitete të kuzhinës tradicionale.
Një falënderim i veçantë për drejtorin dhe themeluesin e këtij festivali, z. Fadil Hysaj dhe ekipin e tij fantastik që sivjet po na e sjellin EtnoFestin për të 12-tën herë, duke e pasuruar kështu Prishtinën tonë të përjetimeve.
Mos e humbni rastin për të përjetuar vlerat të cilat shpalosë ky festival. / KultPlus.com
Hapësirat publike në kreqytet shumë shpejt do të vëzhgohen nga kamerat, kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se sot u nënshkrua marrëveshja me Policinë për vendosjen e sistemit të kamerave.
“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot” – tha Rama.
Ai theksoi se së bashku me organet e rendit do të realizojnë aktivitete të përbashkëta për sigurinë në kryeqytet.
“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit” – theksoi ai./ KultPlus.com