Poezi nga Naim Frashëri
Pse s’vjen o dit’e mirë
Pse vallë nuk vjen?
Gjer kur në errësirë?
Mos Zoti të pëlqen?
As hidhe gardhë,
Dhe shpejto pakë
O dit’e bardhë,
Dhe jakë,jakë
Se të pres,
Nuk vdes
Jak’o dit’e uruar
Që lind nga perendon,
At’an e ke ndrituar
E ne pse na harron
Dritëz’e jetës
Edhe e motit
Dhe se vertetës,
Dhe gaz i zotit,
Ndritna
E zgjohna.
Kjo poezi që hyn në mesin e poezive të tjera të njohura si “Fyelli”, “Bilbili”, “Fjalët e Qiririt”, “Jeta”, e shumë poezi të tjera kanë luajtur një rol të rëndësishem në simbolikën e mendësisë shqiptare.
Ajo çka vërejmë në poezitë e tij janë dhimbja, mërgimi, largimi, malli e vuajtja e autorit, brenga e autorit dhe zjarri i fshehur brenda tij që Naimi e përçon te ne përmes poezisë. / KultPlus.com