Shprehje inspiruese nga personalitete të shquara botërore:
- Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford
- Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale
- Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse
- Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill
- Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Twain
- Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein
- Edukimi kushton para. Por më shtrenjtë kushton injoranca – Sir Claus Moser
- Unë zgjodha rrugën më pak të shkelur. Kjo bëri diferencën – Robert Frost
- Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale
- Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky
- Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan
- Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart
- Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth
- Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone
- Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse
- Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon
- 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Twain
- Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll
- Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills
- Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt