Udhëheqësit e G7-ës do të zotohen deri në pesë miliardë dollarë për të përmirësuar sigurinë globale të ushqimit, në sfondin e një krize urie të afërt, të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, tha sot një zyrtar amerikan.
Zyrtari konfirmoi marrëveshjen në kuadër të një samiti të G7-ës, në Gjermani, duke shtuar se SHBA do të japë më shumë se gjysmën e kësaj shume.
”Paratë do të mbështesin përpjekjet në mbi 47 vende, do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta humanitare dhe do të rrisin qëndrueshmërinë dhe produktivitetin e sistemeve ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në rajonet e cenueshme”, tha zyrtari.
Lufta në Ukrainë, tashmë në muajin e saj të pestë, po parandalon largimin e grurit nga portet e vendit dhe po e bën ushqimin më të shtrenjtë globalisht, me ekspertët dhe grupet e ndihmës që paralajmërojnë për një potencial për zi buke në pjesë të Afrikës.
Moska fajëson sanksionet perëndimore për krizën ushqimore./ atsh / KultPlus.com