Vepra e Peter Handkes përkthehet në shqip

Ishte polemik disa muaj më parë fituesi i çmimit Nobel për vitin 2019. Ishte përkthyer në shqip dhe kush kishte pasur mundësi ta njihte veprën e tij, ishte me fat.

Ribotimi i tij në shqip do të ngjallte shumë debate në Panairin e Librit, por kërshëria për ta njohur Peter Handken ishte e madhe. Tani, lexuesit kanë mundësi ta njohin edhe më shumë Handken me një histori personale.

Botuesi Petrit Ymeri thotë: “Është një autor që ka ngjallur shumë diskutime, por ne do t’ia japim lexuesit librat e tij. Përveç diskutimeve, është një shkrimtar i madh”.

Është historia e një nëne që vendos të vetëvritet në moshën 50-vjeçare, një ngjarje që lë shenjë në jetën e autorit austriak e që e bën këtë një rrëfim të jashtëzakonshëm të nobelistit.

Por, ky nuk është titulli i vetëm që zbulojmë mes veprave të reja në zyrën e botuesit Ymeri: “Kemi edhe “Gruaja midis nesh”, një roman dashurie dhe intrige”. /Gazeta Sinjali / KultPlus.com

Serbia nuk i ndalë provokimet, e nderon me çmim shkrimtarin Peter Handke

Autoritete serbe e kanë dekoruar shkrimtarin austriak dhe laureatin e Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke për, siç thuhet, “kontributin e jashtëzakonshëm për përfaqësimin e Serbisë në sferën e kulturës”.

Ky veprim pritet të ngjallë reagime në vendet fqinje të Serbisë për shkak të përkrahjes që ky shkrimtar ia kishte ofruar “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

“Për Serbinë, ai është një mik i vërtetë, i dëshmuar edhe gjatë momenteve më të vështira”, tha kryetari i Komisionit të Dekoratave, Sima Avramoviq.

“Ai përzemërsisht e mbrojti të vërtetën serbe edhe atëherë kur atij kjo gjë i shkaktoi shumë mosmarrëveshje dhe shqetësime, edhe pasi e fitoi Çmimin Nobel”, shtoi Avramoviqi.

Vendimi i akademisë suedeze për t’ia dhënë çmimin prestigjioz këtij shkrimtari ishte kritikuar ashpër nga disa shtete dhe nga shumë figura të njohura, shkruan “Free Europe”.

Në shenjë proteste, ceremonia e dhurimit të çmimit ishte bojkotuar nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Handke është akuzuar për justifikimin e krimeve të Millosheviqit gjatë luftërave në Ballkan në vitet e tridhjeta. /syri/ KultPlus.com

Lunaçek: S’mund ta kuptoj ndarjen e Nobelit për Handken

Sekretarja e re e shtetit për Kulturë dhe Arte në Qeverinë austriake, Ulrike Lunaçek, në një intervistë për mediat austriake ka thënë se nuk mund ta kuptojë ndarjen e Çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke, transmeton KultPlus.

“Më parë, kam lexuar shumë gjëra të tij dhe më pëlqente vërtet. Megjithatë, mënyrën se si ai flet për çështje politike ku mijëra njerëz janë në dhimbje të mëdha, unë nuk e kuptova”, potencoi ajo për mediat austriake Kurier, Standard dhe Tiroler Tageszeitung.

“Nuk e kuptova vendimin e jurisë për t`ia dhënë çmimin Nobel”, vazhdoi tutje ajo

Ajo poashtu tha se nuk i kuptoi kurrë deklaratat e Handkes për luftërat në Ballkan.

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, u ballafaqua me shumë akuza nga vende të ndryshme e persona me ndikim të madh në fusha të ndryshme të artit dhe jo vetëm. / KultPlus.com

Kosova e shpall persona non grata Handken

Pasi Sarajeva e shpalli persona non grata fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, një gjë të tillë sot e bëri edhe Kosova.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, këtë e bëri të ditur në një postim në facebook.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë”, shkruan ai.

“Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, përfundon Pacolli. / KultPlus.com

Peter Handke shpallet persona non grata në Sarajevë

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, është shpallur sot persona non grata në Kantonin e Sarajevës.

Ky vendim, i iniciuar nga deputetët e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), u miratua njëzëri në seancën e sotme nga Asambleja e Kantonit të Sarajevës.

Deklarata dënon dhënien e Çmimit Nobel për mohuesin e gjenocidit të Srebrenicës, ku serbët vranë e masakruan tetë mijë burra myslimanë.

Në deklaratë thuhet se faza përfundimtare e gjenocidit është pikërisht mohimi i gjenocidit, dhe se fituesi i çmimit Nobel në letërsi gjatë agresionit të tij në Bosnjë mbështeti publikisht regjimin serbomadh, me në krye kriminelin e luftës Slobodan Millosheviq, përcjell kp.

“Handke nuk ndryshon pikëpamjet e tij sot, por shkon një hap më tej, duke njoftuar ardhjen e tij në Bosnjë e Hercegovinë dhe vizitën e tij te nënat nga Kravica në afërsi të Srebrenicës”, vazhdon deklarata.

Anëtarët e Asamblesë së Kantonit të Sarajevës e përshkruan dhënien e Çmimit Nobel për Handke si një ofendim të ri për viktimat, me vlerësimin se vizita e tij në BeH dhe Sarajevë do të shkaktonte poshtërim shtesë për viktimat e agresionit serbomadh. / KultPlus.com

Dy shkrimtarë suedezë të afiliuar me çmimin Nobel për letërsi, braktisin detyrën në shenjë proteste kundër Akademisë Suedeze

Nga Shqiptar Oseku

Gun-Britt Sundström është shkrimtarja e dytë e cila njofton se braktis grupin e punës që përgatit nominimet për çmimin Nobel në letërsi.

Ajo përmend skandalin rreth nobelistit serbofil Peter Handke si shembull se si Akademia Suedeze aludon se letërsia qenka e shkëputur disi nga jeta e politika. “Kjo nuk është ideologji të cilën unë mund ta mbështes”, citohet të ketë thënë Gun-Britt Sundström.

Para saj detyrën e braktisi Kristoffer Leandoer, një tjetër autor e poet suedez, me motivim se nuk janë marrë parasysh vërejtjet e tij. Në grup të punës sot kanë mbetur vetëm tre anëtarë.

Përzgjedhja e autorit Peter Handke si nobelist ka shkaktuar një valë protestash nga figura të kulturës dhe shoqërisë suedeze. Një shkollë suedeze që tradicionalisht është nikoqire e nobelisteve është shkëputur nga festimet e sivjetshme për shkaqe sigurie, pasi shumë nxënës e prindër aty janë nga Ballkani.

Reagimi i Akademisë Suedeze vazhdon të jetë i ftohtë, zëdhënësi i saj shpreh keqardhje për dorëheqjet dhe reagimet por thotë se tashti do shikuar drejt të ardhmes.

Nesër është planifikuar një manifestim i madh qytetar kundër përzgjedhjes së autorit serbofil Peter Handke si nobelist, është konfirmuar se aty do të marrin pjesë një numër i madh i figurave të kulturës, politikës dhe shoqërisë civile suedeze, në një protestë të pashembullt kundër akademisë.

Këshillë: Ndoshta është mirë që autoret e dorëhequr suedezë të ftohen nga dy akademitë shqiptare? / KultPlus.com

Dorëheqje nga Akademia Suedeze për shkak të Handkes

Dy anëtarë të jashtëm të komitetit për Çmimin Nobel për Letërsi janë larguan të hënën nga ky komitet pasi kritikuan Akademinë Suedeze të goditur nga skandali.

Akademia 233-vjeçare u detyrua të prezantojë disa masa të reja pas një skandal seksi ku përfshihej burri i një ish-anëtareje  u përshkallëzua gjë që bëri që të shtynte ndarjen e çmimit për vitin 2018, transmeton KultPlus.

Anëtarët e jashtëm u shtuan për të ndihmuar komitetin Nobel në zgjedhjen e kandidatëve për çmime  gjatë votimit.

Autori Kristoffer Leandoer tha që po largohej sepse ai nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti të përfundojë reformat e tij.

“Akademia dhe unë kemi një këndvështrim tjetër me kohën, një vit është shumë i gjatë në jetën time dhe shumë i shkurtër në jetën e Akademisë,” shkroi ai në një artikull në Svenska Dagbladet.

Leandoer tha se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me atë për dhënien e çmimit 2019 për shkrimtarin e diskutueshëm austriak Peter Handke, për të cilin Akademia ka marrë kritika si brenda dhe jashtë vendit.

Por Gun-Britt Sundstrom tha në një deklaratë të botuar në Dagens Nyheter se zgjedhja e Handkes ishte interpretuar sikur letërsia të qëndronte mbi politikë dhe ajo nuk e ndante këtë pikëpamje, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Handke është kritikuar shumë për portretizimin e Serbisë si viktimë gjatë luftërave në Ballkan dhe për pjesëmarrjen në varrimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq.

Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e Komitetit Nobel për Çmimin Nobel 2020 në letërsi,” tha Mats Malm, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze. / KultPlus.com

Handkes iu dha pasaportë jugosllave, kur në Kosovë kishte luftë

Çmimi Nobel për Letërsi që këtë vit iu dha shkrimtarit Peter Handke, ngjalli debate e reagime të shumta në gjithë botën e sidomos në Kosovë e Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruan KultPlus.

Peter Handke ka qenë njëri prej atyre që nuk e kishte fshehur adhurimin që kishte për regjimin e presidenit të atëhershem serb, Sllobodan Milosheviçit.

Gazetari i njohur amerikan, Peter Maass, ka vënë në pah se Peter Handkes i është ofruar pasaporta Jugosllave, pikërisht në kohën kur në Kosovë po kryhej spastrim etnik nga regjimi serb

Peter Maass, në llogarinë e tij personale në Twitter, ka bërë një postim, ku shihet një pasaportë jugosllave në të cilën shihet fotografia e nobelistit Handke.

Mass në postimin e tij shkruan: “Pasaporte serbe është lëshuar nga ambasada jugosllave në Vjenë më 15 qershor të vitit 1999. Në anën e majtë të pasaportës, pak sipër fotografisë së Handkes, shkruan se kombësia e tij është Jugosllave”.

Bashkangjitur gjeni linkun e postimit të plotë. /KultPlus.com

Kurti për Peter Handke: Shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë si të pavarur prej vetes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është rikthyer edhe një herë çështjes së autorit Peter Handke i cili fitoi çmimin Nobel për Letërsi, ndërkohë që austrikau njihet publikisht për përkrahjen që i ka dhënë Millosheviqit.

Kurti thotë se shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë si të pavarur prej vetes.

“Atë duhet ta vlerësojmë si njeri, si bashkëkohësin tonë, që me qëndrimet, fjalët e bëmat e veta ndërton personin e vet, po aq sa e ndërton edhe me veprat që shkruan. Andaj, pavarësisht çdo konsiderate ‘strikt letrare’, nuk mund të mos na revoltojë përzgjedhja e Peter Handke-s për çmimin Nobel në vitin 2019”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Sot, më 22 tetor, bëhen 55 vjet prej kur Jean-Paul Sartre e ka refuzuar çmimin Nobel për Letërsi. Thua se e ka ditur çka do të bëhet me këtë çmim në vitin 2019 kur ai iu nda Peter Handke-s.

Sartre e ka refuzuar çmimin atëbotë sepse nuk ka dashur të transformohet nga vlerësimi prestigjioz, ndërkaq çmimi për Handke-n tashmë po e transformon vlerësimin e përgjithshëm për Nobelin për Letërsi.

Ky çmim që konsiderohet si stolia më e lartë në jetën e një shkrimtari, prestigjin nuk e ka fituar nga paratë që ndan, por pikërisht nga emrat e atyre që historikisht ka stolisur. Pra, lista e të vlerësuarve ia ka rritur vlerën çmimit. Por, cila është vlera që i jep çmimit Peter Handke, ky avokat i gjenocidit e mohues i dhimbjes e i traumës së popujve të tërë?

Oskar Wilde te portreti i Dorian Gray-t shkruante se “nuk ekziston libri moral apo imoral, veç libri i shkruar mirë apo keq”. Ama çmimi Nobel nuk i ndahet librave të veçantë, por gjithnjë i jepet një shkrimtari. E nëse librin a letërsinë edhe mund ta gjykojmë në vetvete, si të pavarur prej autorit, shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet. Atë duhet ta vlerësojmë si njeri, si bashkëkohësin tonë, që me qëndrimet, fjalët e bëmat e veta ndërton personin e vet, po aq sa e ndërton edhe me veprat që shkruan. Andaj, pavarësisht çdo konsiderate “strikt letrare”, nuk mund të mos na revoltojë përzgjedhja e Peter Handke-s për çmimin Nobel në vitin 2019.

Ballkani ka nevojë për drejtësinë, paqen dhe pajtimin, pas luftërave të përgjakshme dhe tensionimeve të vazhdueshme. Në fakt, nëpërmjet drejtësisë për krimet, edhe arrijmë tek e vërteta historike dhe njerëzore, te besimi i ndërsjellët për pajtim në të ardhmen.

Me Sartre-in nuk do të ishte e nevojshme të diskutoheshin këto. Me Handke-n nuk është e mundur të diskutohen këto. Sepse Sartre ishte në anën e të shtypurit që revoltohet. Ndërkaq Handke është në anën e shtypësit që nuk pendohet. / KultPlus.com

Foto: AP

Akademia Suedeze mbron vendimin për shkrimtarin Peter Handke

Akademia Suedeze ka mbrojtur vendimin e saj, për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke, duke shtuar se ai bëri deklarata proaktive, por nuk e mbështeti gjakderdhjen.

Mirënjohja për Handken ka ngjallur shumë kritika, duke përfshirë të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës në 1995. Ata po i bëjnë thirrje Akademisë Suedeze të tërheqë vendimin për çmimin.

Handke foli në funeralin ish-presidentit jugosllav Slobodan Milosheviq më 2006. Millosheviq vdiq në njësinë e paraburgimit të Gjykatës së Hagës, derisa po zhvillohej gjyqi kundër tij, me akuzat për krime lufte në Ballkan në vitet 1990.

Handke gjithashtu mbështeti liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq, të cilët janë të dënuar për gjenocid në Srebrenicë.

Në një tekst në gazetën suedeze “Dagens Nyheter”, Mats Malm, kreu i Akademisë Suedeze, pranoi që Handke ka bërë “komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta për çështje politike”.

Sidoqoftë, ai theksoi se ai nuk e glorofikoi gjakderdhjen dhe e dënoi qartë masakrën e Srebrenicës.

“Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë civile ose ndaj respektit për barazinë e të gjithë njerëzve”, shkroi Malm.

Akademia Suedeze citoi një tekst të gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung” në vitin 2006, në të cilën Handke theksoi se masakra e Srebrenicës ishte krimi më i keq kundër njerëzimit në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndarja e çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, nga ana e Komitetit të Nobelit, kishte ngjallur reagime të shumë institucioneve dhe personaliteteve botërore. /rel/ KultPlus.com

Peticioni i organizuar nga KultPlus arrin në 30 mijë nënshkrime, kërkohet anulimi i çmimit Nobel për Handke

Mediumi i vetëm ekskluzivisht kulturor KultPlus, ka organizuar peticion si reagim ndaj çmimit “Nobel” për letërsinë që Akademia Suedeze ndau dje.

“Nobeli” i vitit 2019 iu nda shkrimtarit austriak Peter Handke që njihet botërisht për përkrahjen që i ka dhënë vazhdimisht Sllobodan Millosheviçit, i cili u akuzua për gjenocid dhe krime të rënda.

Kudo pati reagime nga njerëz të kulturës dhe artit, e ndër ta renditet edhe mediumi KultPlus, që organizoi këtë peticion.

Ftoheni të bëheni pjesë e këtij peticioni që për qëllim ka tërheqjen e çmimit “Nobel” për letërsi. /KultPlus.com

Më poshtë vegëza (linku) i këtij peticioni: https://www.change.org/p/akademis%C3%AB-suedeze-t%C3%AB-komitetit-nobel-peticion-p%C3%ABr-t%C3%ABrheqjen-e-%C3%A7mimit-nobel-p%C3%ABr-peter-handke-shkrimtarit-q%C3%AB-p%C3%ABrkrahte-hapur-i?recruiter=1008841095&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=share_petition&fbclid=IwAR13FEA5YshIgn3EFI0fZi4_1OgJGl_NsQBJNTQ33qbpnoRnI4AzrWbmcuY&use_react=false

”Nënat e Srebrenicës” kërkojnë tërheqjen e Nobelit për Handken

Shoqata e njohur boshnjake ”Nënat e Srebrenicës” dënuan ashpër vendimin për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke i akuzuar se ka mbështetur krimet e Slobodan Milosheviqit, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit.

Ato shtuan se do të kërkojnë zyrtarisht tërheqjen e këtij çmimi.

“Në emër të ‘Nënave të Srebrenicës’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke”, tha Munira Subashiq, presidente e shoqatës.

”Një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë”, theksoi ajo.

Handke është një filo serb dhe është akuzuar nga boshnjakët për mohim të krimeve të kryera nga serbët gjatë luftërave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi.

Kritika të ashpra për austriakun u bënë edhe nga anëtari boshnjak i presidencës së vendit Shefik Xhaferoviq.

”Kjo është skandaloze dhe e turpshme”, deklaroi ai.

Gjithashtu, KultPlus dje ka organizuar peticion për tërheqjen e çmimit “Nobel” për Peter Handke. Të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj thirrje më poshtë po ju sjellim vjegëzën (linku) i këtij peticioni: https://www.change.org/p/akademis%C3%AB-suedeze-t%C3%AB-komitetit-nobel-peticion-p%C3%ABr-t%C3%ABrheqjen-e-%C3%A7mimit-nobel-p%C3%ABr-peter-handke-shkrimtarit-q%C3%AB-p%C3%ABrkrahte-hapur-i?recruiter=1008841095&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=share_petition&fbclid=IwAR13FEA5YshIgn3EFI0fZi4_1OgJGl_NsQBJNTQ33qbpnoRnI4AzrWbmcuY&use_react=false

RrGK i bashkohet thirrjes për tërheqjen e Çmimit Nobel për Handke

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes kësaj letre u bashkohet zërave vendorë dhe atyre ndërkombëtarë duke dënuar ashpër ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Handke, i njohur si përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit, haptasi mohoi masakrat që ndodhën ne Ballkan, duke u deklaruar edhe kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Ai publikisht sygjeroi se myslimanët e Sarajevës masakruan vetveten, si dhe mori pjesë në varrimin e kriminelit të luftës, Millosheviq.

RrGK sjell ndër mend se gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë janë dhunuar seksualisht 20 mijë persona, si dhe sot 20 vjet pas përfundimit të luftës, mbi 1600 persona janë akoma të zhdukur. Duke kujtuar aktivizmin dhe përpjekjet që RrGK ka bërë për më shumë se dy dekada në emër të kërkimit të barazisë, lirisë dhe vlerave demokratike, RrGK konsideron se ndarja e këtij çmimi për Handke është fyerje e madhe për secilën viktimë të shovinizmit serb.

Kritika ndaj këtij vendimi të Akademisë Suedeze merr fuqi edhe më të madhe kur kujtojmë skandalin me abuzime seksuale që ndodhi vitin e kaluar në këtë institucion, si dhe kur përmendim se në 120 vite punë laureate të çmimit Nobel janë vetëm 15 gra.

Në shenjë solidariteti me të gjithë botën që lufton për liri dhe barazi si vlera thelbësore demokratike, RrGK kërkon tërheqjen e këtij vendimi të Akademisë Suedeze.

Gjithashtu, KultPlus dje ka organizuar peticion për tërheqjen e çmimit “Nobel” për Peter Handke. Të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj thirrje më poshtë po ju sjellim vegëza (linku) i këtij peticioni: https://www.change.org/p/akademis%C3%AB-suedeze-t%C3%AB-komitetit-nobel-peticion-p%C3%ABr-t%C3%ABrheqjen-e-%C3%A7mimit-nobel-p%C3%ABr-peter-handke-shkrimtarit-q%C3%AB-p%C3%ABrkrahte-hapur-i?recruiter=1008841095&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=share_petition&fbclid=IwAR13FEA5YshIgn3EFI0fZi4_1OgJGl_NsQBJNTQ33qbpnoRnI4AzrWbmcuY&use_react=false

Vjen reagimi i parë i fituesit të çmimit “Nobel”: Më vjen mirë që serbët janë të lumtur për mua

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, austriaku Peter Handke, në reagimin e tij të parë për këtë lajm i ka thënë mediave në Beograd se i vjen mirë që serbët janë të lumtur për të.

“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë ”, tha ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit, transmeton Klan Kosova.

Lajmi se Peter Handke fitoi Nobelin e sivjetëm për Letërsi, ka ngjallur reagime të shumta pasi ai njihet si mbështetës i “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviqit.

Në mesin e tyre që kanë reaguar është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë të tjerë. / KultPlus.com

Fituesi i çmimit “Nobel”: Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën

Akademia Suedeze i ndau çmimin “Nobel” shkrimtarit austriak Peter Handke. I njohur për qëndrimet e tij të hapura antishqiptare, ky vendim ka ngjallur shumë reagime, shkruan KultPlus.

Handke mori pjesë në varrimin e njërit prej udhëheqësve më famëkeq në botë Sllobodan Milloseviç dhe ishte pranë tij me idenë për spastrimin e shqiptarëve.

Ishte viti 2006 kur Sllobodan Millosheviçi ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviçit”.

Por, fituesi i çmimit Nobel në një deklaratë të tij, pati thënë: Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën.

“Në një botë plot shkrimtarë të shkëlqyeshëm, komiteti Nobel zgjedh të shpërblejë një propagandues të urrejtjes dhe dhunës etnike”, shkruan Vlora Çitaku e cila gjithashtu ka reaguar ashpër kundër këtij vendimi skandaloz. / KultPlus.com

Gjermanët refuzuan nobelistin Handke, ishte adhurues i kasapit të Ballkanit

Shkruan: Arben Veselaj

Akademia suedeze e Nobelit, lëre që po i injoron dhe tall vlerat universale të letërsisë, por tani ka zënë t’i shpërblejë edhe shkrimtarët neonacistë si PETER HANDKE.


Hadke ka bërë disa herë dëshmi se ishte (dhe është ende) një përkrahës i madh i krimit në Ballkan, sidomos i krimit serb ndaj shqiptarëve. Ai e kishte adhuruar Kasapin e Ballkanit (Millosheviqin) si një perëndi. Bile, nga dëshpërimi për perëndinë e tij, kur ai ishte burgosur, e kishte vizituar në burgun Hagës, në vitin 2005. Me atë rast ai kishte shkruar edhe një reportazh, në të cilin, veç karakterit kriminal që ka, s’e kishte fshehur fare as karakterin racist, duke i akuzuar dy gjykatësit e Millosheviqit: “Xhamajkianët e zinj me mjekra të bardha”!


Handke ka kohë që është refuzuar dhe po ashtu është përjashtuar nga asociacione dhe institucione me kredibilitet moral e kulturor kudo nëpër Evropë. Bile, qenë vetë gjermanët ata që të parët e refuzuan Handken, për shkak të veprimeve të tij kontradiktore. Është i njohur tashme fakti se si Juria e çmimit letrar “Heinrich Heine” nga Universiteti Publik i Dyseldorfit të Gjermanisë, pasi e kishte nominuar Handken për këtë çmim, ishte detyruar ta tërheq vendimin, pasi Këshilli Bashkiak i qytetit të Dyseldorfit kishte ndërhyrë ashpër, duke mos e lejuar Jurinë që të zhytej në një skandal të tillë. Dhe kështu – Handke nuk e mori çmimin “Heinrich Heine” – çmim me të cilin më parë ishin lauruar mendjendriturit si: Gunter Kunert, Elfriede Jelinek, Walter Jens, Maks Frish, Wolf Biermann, Hans Magnus Ezensberger etj.


Po ashtu, në vitin 2006 edhe një teatër parisien (“Comedie-Françiase”) e kishte hequr nga repertori i tij një shfaqje sipas një teksti të Peter Handke-s (“Voyage to the Sonorous or the Art of Asking”, sepse atyre ditëve ai u pa duke e mbajtur fjalimin e mortit në varrimin e Millosheviqit në Serbi.
Çmimin Nobel që sot Akademia suedeze ia akordoi Peter Handke-s, është një mesazh i keq për vlerat humaniste dhe universale që i promovon Bota Perëndimore. Me këtë akt u nëpërkëmbën dhe u përdhosën vlerat humaniste që proklamon Letërsia e Madhe që nga epet antike e deri tek postmodernia./KultPlus.com

Nderohet me “Nobel” shkrimtari austriak që përkrahte hapur idenë e Sllobodan Millosheviçit

Shkruan: Bujar Meholli

Sot, Akademia Suedeze i ndau çmimin “Nobel” shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili njihet si njeri kontrovers me qëndrime të hapura antishqiptare.

Ky shkrimtar madje erdhi edhe në Kosovë dhe i ndihmoi me të holla serbët që jetojnë në Kosovë, e po ashtu përkrahu haptas idenë për spastrimin e shqiptarëve.

Handke mori pjesë në varrimin e njërit prej udhëheqësve më famëkeq në botë Sllobodan Millosheviç.

Ishte viti 2006 kur Sllobodan Millosheviçi ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviçit”.

Siç dihet, Milloshevici, u akuzua për gjenocid dhe krime të tjera, e për këtë u gjykua derisa vdiq.

Shtrohet pyetja, kush është fituesi i sotëm Peter Handke?

Ai konsiderohet si një shkrimtar i shquar, me stil të veçantë prozaik, por krahas saj Handke njihet në mbarë botën për mbrojtjen e vazhdueshme për kriminelin serb. Kjo edhe e bën shkrimtar që shkakton shumë polemika.

Për Handken, gjithë ajo çfarë ka bërë Millosheviçi ka qenë “për ta mbrojtur popullin e tij”, këto i tha në funeralin e serbit, në Beograd, para një turme të madhe të nacionalistëve radikalë serbë.

Opinioni u befasua sot kur Akademia Suedeze ndau një çmim prestigjioz siç është “Nobeli” për arritjen në fushën e letrave – pikërisht këtij autori kontrovers, i cili në të shumtën e rasteve njihet më shumë për përkrahjen e vazhdueshme që i bëri Millosheviçit sesa për krijimtarinë letrare.

Tani, ç’po ndodh realisht me Akadaminë Suedeze?

Edhe ashtu në vitin e kaluar ajo u desh që ta ndalë dhënien e çmimit për shkak të disa aferave brenda saj, këtë vit ajo i ndau dy çmime njërin prej të cilëve shkrimtarit austriak.

Me t’u ndarë çmimi i dytë për vitin 2019, shpërthyen reagimet anekënd. Siç duket komiteti i “Nobelit” po i merr vendimet në bazë të politikave të caktuara.

Kohë më parë, saktësisht në vitin 1961 Akademia Suedeze pat marrë vendim skandaloz dhe i pati ndarë një çmim “Nobel” shkrimtarit serb Ivo Andriç, i njohur botërisht si antishqiptarë dhe hartues i elaboratit me përmbajtje raciste, ku kërkonte ndarjen e Shqipërisë.

Siç duket, në vitet e ardhshme vlera e këtij çmimi do të bjerë vazhdimisht, sepse derisa vite më parë laureoheshin shkrimtarë të mirëfilltë si Xhejms Xhojs, Samuel Beket, Tomas Man, Herman Hese, Zhan-Pol Sartri e të tjerë – të laureohen shkrimtarë që përkrahin haptas ide fashiste si Handke, është gjithçka veçse jo vlerësim i artit.

Është ofendim për letërsinë! /KultPlus.com

Bujar Meholli