Petrit Halilaj hap ekspozitën “Abetare”, do të shfaqen bankat shkollore të zhgarravitura nga nxënësit në Kosovë

Artisti Petrit Halilaj, më 12 shtator do të hap ekspozitën e tij të radhës të quajtur “Abetare”, ku do të ekspozojë bankat shkollore të zhgarravituara.

Në njoftim thuhet se tavolinat janë të mbuluara me gërvishtjet e fëmijëve dhe do të jetë hera e parë që do të shfaqen si objekte arti, të varura në mur.

Hapja do të bëhet në galerinë “Kurimanzutto” në New York, të enjtën, më 12 shtator duke filluar nga ora 18:00./KultPlus.com

New York Times shkruan për Petrit Halilaj dhe ekspozitën e tij “Abetare”

Artisti i njohur nga Kosova, Petrit Halilaj, është bërë artisti i parë shqiptar që ka arritur të prezantojë veprat e tij në New York, përkatësisht në The Met, dhe për këtë ka shkruar edhe “New York Times”.

Në një artikull dedikuar tërësisht artistit nga Kosova që gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte vetëm një fëmijë, NY Times ka shkruar se Halilaj që tashmë është 38-vjeç, ka udhëtuar nëpër shkollat fillore në të gjithë Evropën, duke dokumentar shkarravina që brezat e nxënësve kanë lënë në tavolinat e tyre. Titulli i projektit “Abetare” i referohet librit ABC në gjuhën shqipe, nga i cili Halilaj ka mësuar alfabetin.

“Ato vizatime të fëmijëve nga Ballkani formuan shabllonet për skulpturat e shkëlqyera, ndonjëherë të çuditshme, tashmë zbukurojnë horizontin e Nju Jorkut”, shkruan NY Times.

Halilaj ka lindur në vitin 1986 në Kosterrc, në një fshat të vogël të Runikut. Ditët e tij të shkollës i ka kaluar në mes të luftimeve më të tmerrshme në Evropë. Forcat serbe djegën shtëpinë e familjes Halilaj në vitin 1999, në kulmin e luftës në Kosovë, një nga kapitujt më brutal të një makthi dhjetëvjeçar të konflikteve etnike në Ballkan. Familja e tij ka ikur në Shqipëri, ku psikologët në një kamp refugjatësh, e inkurajuan Halilaj që të vizatonte.

Halilaj tani jeton në Berlin, por si në art ashtu edhe në  jetë, ai është mjaft i angazhuar me Kosovën, që u pavarësua në vitin 2008.

Ai figuron mes një brezi emocionues artistësh nga vendi më i ri i Evropës, duke përfshirë Flaka Halitin, Alban Mujën dhe Doruntina Kastratin, e fundit prej të cilëve sapo fitoi një çmim në Bienalen e Venecias.

Në artikullin e New York Times është shkruar edhe një bisedë mes Halilajt dhe gazetarit, duke filluar me pyetje se si ishte eksperienca e Halilajt kur u kthye në një shkollë fillore në Kosovë, një dekadë më parë.

“Në vitin 2010 u ktheva në Runik për pushime. Shkolla ime e vjetër që në fakt i kishte mbijetuar luftës po shkatërrohej për të ndërtuar një të re. Serbët kishin djegur 99 për qind të qytetit dhe kjo ishte një nga ndërtesat e pakta që kishin mbetur, dhe prapëseprapë do të zëvendësohej me ndërtime të reja. Aty u shfaqën shumë fëmijë dhe disa prej tyre më njihnin, me të cilët hymë brenda dhe fillova xhirimet”, është përgjigjur Halilaj.

Ai vazhdon tregimin duke thënë se njëri nga nxënësit e dërgoi në një klasë ku ishte një grumbull i  tavolinave që ishin me të vjetra se vetë ai, ku mi treguan edhe vizatimet.

“Isha shumë i prekur nga gjuha e vizatimit dhe në një moment pashë një humbje tjetër – këtë herë jo nga lufta, por nga çmenduria e pasluftës, duke kërkuar gjithçka të re. E pyeta drejtorin nëse mund të shpëtoja të paktën një klasë me tavolina. Ai tha: “Po, nëse financoni tavolina të reja.” Ne bëmë një marrëveshje. Shpresoj që ai i përdori paratë për t’i blerë ato vërtet…” ka shtuar Halilaj.

Ju ekspozuat tavolinat nga vendlindja juaj në një shfaqje në Këln në vitin 2015. Pse shkuat më tej, në të gjithë Ballkanin, për projektin Met?

Ishte një udhëtim personal. Fillova tri vite më parë duke shkuar në Kukës, në Shqipëri ku isha refugjat. Më pas në Rozhajë në Mal të Zi ku kemi shkuar për pushime para luftës. Qytete shumë shumë të vogla. Unë në fakt shkova në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë, ku kisha miq që më dërgonin fotografi.

Ajo që më habiti teksa shkoja në shkolla, ishte që ndihesha kaq i lidhur kudo. Kisha ekspertë në arsim, ose nga muzetë, apo edhe artistë vendas, që më shoqëronin kudo. Sepse përndryshe është e vështirë të bindësh një mbikëqyrës shkolle se nuk je maniak. “A mund të hyj në klasat tuaja për të parë vizatimet e fëmijëve?”

Disa skulptura në çatinë Met i referohen qartë Ballkanit. Është një me shkronjat “KFOR”, një referencë për forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Por ka edhe zogj dhe yje, dhe Lionel Messi, dhe logon e Channel, dhe më pas të njëjtat vizatime të këqija të pjesëve të trupit që mund të gjeni në një tavolinë shkolle në Amerikë.

Një shaka e vogël e çuditshme që kam kapur këtu në çati është skulptura që shkruan “IDGAF” – që do të thotë “Unë nuk jap një [shpjegim]”, por është gjithashtu një këngë nga presidentja jozyrtare e Kosovës, Dua Lipa.

Më tregoni se pse zogjtë kanë një vend kaq të dukshëm në projektin tuaj?

Zogjtë dhe pulat më kthejnë gjithmonë në librin ABC shqip, Abetare. Në mësimin për shkronjën P është një djalë me emrin Petrit. “Pulat e Petritit”. Petriti dhe pulat. Pra, imagjinoni, kur jeni i vogël, dhe njerëzit ju pyesin: “Si e keni emrin?” Unë thosha “Petrit” dhe ata thoshin: “Ah, Petriti me pulat!” Nuk e mora për vite me radhë. Pse jam Petriti me pulat?! E dija që kishim pula në kopshtin tonë.

Dy vite më parë keni bërë një projekt të mrekullueshëm në çatinë e Hotel Grand në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Dikur ishte një hotel me pesë yje, dhe me rënien gjatë viteve të luftës, yjet në shenjën e çatisë së saj u rrëzuan një nga një. Restaurove yjet, shtove dhjetëra të rinj dhe e zëvendësove tabelën “Grand Hotel” me një frazë të një fëmije kosovar: “Kur dielli largohet, ne pikturojmë qiellin”.

Kjo është një vepër që përfundova duke ia dhuruar qytetit, qytetarëve të Prishtinës. Po flasim, fjalë për fjalë, për hotelin ku Tito po vinte të flinte. Ju ende mund ta ndjeni këtë magjepsje që ishte dikur atje. Dua të them, keni pasur artikull fantastik në The New York Times për të.

Ministri Çeku: Petriti u bë shqiptari i parë nga Kosova që prezanton veprën e tij në The MET

Ministri i Ministrisë së Kulturës Hajrulla Çeku ka marr pjesë në prezantimin e Petrit Halilaj në New York, përkatësisht në The Met, ku bëhet edhe artisti i parë shqiptar që prezantohet në këtë nivel kaq prestigjioz, shkruan KultPlus.

Më poshtë e sjellim reagimin e plotë të ministrit Çeku.

Artisti ynë Petrit Halilaj arriti që përmes artit të sjell një pjesë historie të vendit tonë në mesin e komunitetit më prestigjioz artistik të New Yorkut, duke na bërë secilin prej nesh krenar për të dhe Kosovën njëkohësisht.

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e hapjes së ekspozitës së tij “ABETARE” në muzeun e New Yorkut, The Metropolitan Museum of Art.

Ekspozita u frymëzua nga vizatimet e shkrimet e nxënësve në bankat e shkollës që ai ndoqi në Runik gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, ndërsa për prezantimin në MET zgjeroi hulumtimin në shkolla të tjera ku kishte konflikte, në Shqipëri e vende nga ish-Jugosllavia. Këto vizatime të shndërruara në skulptura metalike sjellin kujtesën kolektive dhe fuqinë imagjinative të brezave të studentëve, jetët e të cilëve u shënuan nga konflikte traumatike dhe ndarje territoriale gjatë luftërave në Ballkan.

Përtej arritjes individuale të tij, kjo është një arritje e madhe në fushën e diplomacisë publike. Petriti u bë shqiptari i parë nga Kosova që prezanton veprën e tij në The MET, duke hapur rrugën e promovimit e prezantimit të artit e Kosovës para publikut e artdashësve amerikan e më gjerë./ KultPlus.com

Instalacioni madhështor i Petrit Halilajt zbulohet në MET të New York

I shumëprituri, instalacioni i komisionuar nga Muzeu Metropolitan i Artit për vitin 2024, i artistit kosovar Petrit Halilaj tashmë është i hapur për publikun, deri më 27 tetor 2024. Për instalacionin e tij të parë të rëndësishëm, në ambient të hapur, Halilaj ka transformuar terracën e Iris dhe B. Gerald Cantor të MET me një instalacion të shtrirë që eksploron ndërthurjen e realitetit dhe imagjinatës përmes botës së pasur të vizatimeve të fëmijëve. Skulpturat metalike janë frymëzuar nga shkarravinat dhe vizatimet e gjetura në bankat e shkollës, ku ai vijonte mësimet në Runik, Kosovë, si dhe në shkolla të tjera të rajonit, të cilat tani po pësojnë ndryshime të mëdha kulturore dhe socio-politike.

Instalacioni i komisionuar nga MET Abetare është i njëmbëdhjeti në serinë e krijimeve të komisionuara për ambiente të hapura.

“Me entuziazëm të lartë, Muzeu MET komisionoi dhe zbuloi instalacionin skulptural të Petrit Halilajt në terracën e Iris dhe B. Gerald Cantor, për të krijuar një bashkëbisedim të ndjerë në mes artistit, Muzeut, qiellit të Manhattan, dhe jo vetëm,” tha Max Hollein, Drejtori dhe CEO i Marina Kellen French të MET. “Puna inspiruese dhe shumëdimensionale e Petrit Halilajt, ka rrënjët në historinë dhe vendlindjen e artistit, megjithatë është vizionare dhe ndërkombëtare. Ajo shtjellon fuqishëm kompleksitetin dhe rolin e imagjinatës së fëmijërisë në tregimin e ngjarjeve historike.”

“Shkarravinat e zakonshme të nxënësve në bankat e tyre, në çaste monotonie apo shpërqendrimi, pëmbajnë fantazitë dhe ëndrrat e kokës së tyre,” tha Halilaj. “Fillova ta hulumtoj këtë si praktikë më 2015, dhe ishte e rëndësishme atëherë për mua që ëndrrat e shkollës sime në Kosovë t’i barti në Evropë, nga e cila pjesë e botës, vendi im ishte ende i izoluar. Tani në vitin 2024, shkarravina të panumërta nga bankat shkollore nga gjithë Ballkani po zbulohen në një kontekst dhe kontinent të ri. Puna ime këtu në Muzeun MET, i dedikohet të gjithë fëmijëve, në jetën e të cilëve luftërat në tërë botën lanë vragë të thella. Shpresoj që ëndrrat e tyre do t’na fluturojnë në një të ardhme më të bukur.”

Halilaj është i njohur për instalacione mbresëlenëse që mbartin vullnetin për të ndryshuar rrjedhën e historive personale dhe kolektive, duke krijuar botë artistike komplekse që kërkojnë hapësirë për liri, intimitet dhe identitet.

Komisionuar nga MET, vizatimet e fshehura në bankat e fëmijëve janë shndërruar në skulptura metalike tre-dimensionale, secila duke ruajtur origjinalitetin e tyre. Bashkë, ato sjellin në pah, kujtesën kolektive dhe fuqinë e imagjinatës së nxënësve, jeta e të cilëve u shënua me konflikte traumatizuese dhe ndarje territoriale. Kosova përjetoi një seri luftrash në rajonin e Ballkanit në vitet 1990, gjatë të cilave shumë fëmijëve iu mohua qasja në arsim për motive ideologjike. Abetare merr emrin nga libri që artisti dhe shokët e tij përdornin për të mësuar alfabetin në shkollë, ku çdo shkronjë lidhej me një mësim të ilustruar dhe me tekst.

Puna e Halilajt në MET ndanë ADN-në me korpusin e mëparshëm të punës së tij të vitit 2025 në Kolnischer Kunstverein që fokusohej në hulumtimin e Halilajt vetëm në Kosovë. Në MET, duke e hapur projektin kundrejt eksperiencave përtej kufijve gjeorgrafik, nacional dhe etnik në rajonin e Ballkanit, ai i komplikon kategoritë e kundërta dhe dualitetet që i pozicionojnë vendet kundër njëra-tjetrës, ose ideologjitë kundër njëra-tjetrës, Lindjen kundër Perëndimit që edhe ashtu kurrë nuk mund të përfaqësojnë plotësisht përvojat e një individi. Abetarja në MET, përmes simboleve dhe gjuhës, krijon një rrjetë lidhëse në mes kombeve dhe përvojave, njejtë si Merimanga, skulptura më e madhe në instalacion, që rrjetëzon këto përvoja me qytetin e Nju Jorkut, me Muzeun dhe me botën.

Abetare, referencat kulturore specifike për ideologjitë e ndryshme politike, fetare dhe heronjtë kombëtarë koekzistojnë me simbole më universale dhe afirmative ndaj kulturës pop, historisë së artit dhe sportit. 

Të përhapura rreth Terracës së Iris dhe B. Gerald Cantor në MET, “vizatimet në hapësirë” bashkohen me arkitekturën dhe peisazhin përreth, duke krijuar një skenografi multivokale me një narrativë të hapur. Një shënim i i impulsit të përbashkët për rrëfim personal dhe për të lënë gjurmë, Abetare është një mundësi për zbulim dhe një ftesë për të zgjeruar kapacitetin tonë imagjinar drejt një të ardhmeje transformuese.

Rreth Artistit
Petrit Halilaj është artist kosovar i lindur në vitin 1986, që përjetoi luftën në rajonin e Ballkanit gjatë viteve 1990. Pas një periudhe formuese në Itali, ku studioi artin në Akademine di Brera në Milan, ai u shpërngul në Berlin në vitin 2008, ku ende jeton dhe punon. Projektet e tij përfshijnë një portfolio të lloj-llojshme, skulpturë, vizatim, poezi dhe performancë. Shpesh duke inkorporuar rrëfime historish nga vendlindja e tij dhe duke i manifestuar ato si instalacione të mëdha dhe ambicioze, puna e tij shndërron marrëdhëniet personale, kujtimet dhe përvojat në skulptura. Puna e Halilajt ka fituar njohje ndërkombëtare me ekspozita të rëndësishme të mbajtura në Ocean Space të TBA21-Academy, Venedik (2023); Tate St Ives (2021); Museo Reina Sofia, Madrid (2020); Paul Klee Zentrum, Bernë (2018); Fondazione Merz, Turin (2018), Neë Museum, Neë York (2017); Hangar Bicocca, Milan (2015); Kölnischer Kunstverein, Cologne (2015); Bundeskunsthalle, Bonn (2015). Në vitin 2013, ai përfaqësoi vendin e tij në paviljonin e parë të Kosovës në Bienalen e Venedikut. Në vitin 2022, ai mori pjesë në Manifesta 14 që u mbajt në Prishtinë, Kosovë. Në nëntor 2023, një retrospektivë e punës së tij u hap në Museo Tamayo, Mexico City. Instalacioni i komisionuar në MET i Petrit Halilajt, Abetare është konceptuar nga artisti, në konsultim me Iria Candela, kuratoren e Estrellita B. Brodsky të Met-it për Artin Latin Amerikan në Departamentin e Artit Modern dhe Bashkëkohor. Ekspozita shoqërohet nga një publikim që përfshin një intervistë mes Halilajt dhe Candelas, dhe një shkrim nga David Breslin, Kuratori i Leonard A. Lauder në Departamentin e Artit Modern dhe Bashkëkohor në Met. Publikimi do të jetë në shitje në Dyqanin e Met-it. Katalogu është mundësuar nga Fondacioni i Mary dhe Louis S. Myers. Programet të tjera edukative do të postohen në faqen e internetit të Met-it sapo të jenë gati.

Seria e punëve të komisionuara në Terracën Iris dhe B. Gerald Cantor në MET, ka përfshirë punë nga Imran Qureshi (2013), Dan Graham (2014), Pierre Huyghe (2015), Cornelia Parker (2016), Adrián Villar Rojas (2017), Huma Bhabha (2018), Alicja Këade (2019), Héctor Zamora (2020), Alex Da Corte (2021), dhe Lauren Halsey (2023). ‘Abetare’ e Petrit Halilajt do të prezantohet në uebfaqen e MET, si dhe në Facebook, Instagram dhe Twitter përmes etiketave #CantorRoof dhe #MetPetritHalilaj.

Ekspozita e artistit Petrit Halilaj në MET mbështetet nga Bloomberg Philanthropies. Mbështetje shtesë i është dhënë edhe nga Fondacioni Diane W. dhe James E. Burke, Cynthia Hazen Polsky dhe Leon B. Polsky, dhe Fondacioni Edward John & Patricia Rosenwald./ KultPlus.com

Vepra e Petrit Halilajt fluturon nëpër qiellin e Meksikës

Një Boeing 737 MAX do të fluturojë përmes Meksikës dhe përtej kufijve të saj, duke e çuar artin në lartësi të reja.

Kjo është pjesë e ekspozitës së Petrit Halilaj: RUNIK, e cila do të jetë e pranishme në Muzeun Tamayo, shkruan insiderlatam.com, transmeton klankosova.tv.

Aeroméxico, në aleancë me Muzeun Tamayo, shpall një bashkëpunim emocionues që bashkon artin dhe aviacionin për të sjellë ngjyra dhe kreativitet në qiell, në kuadër të ekspozitës Petrit Halilaj: RUNIK.

Si pjesë e këtij kontributi të vlefshëm kulturor, linja ajrore ka përdorur një nga avionët më modernë dhe më efikasë në industri, një Boeing 737 MAX për të çuar artin në lartësi të reja.

Një pulë është paraqitur në trupin e avionit si një metaforë që na fton të reflektojmë për lirinë dhe të ardhmen pa barriera, duke marrë si simbol fluturimin e zogjve; mban edhe legjendën “Nga Runiku me dashni!”.

Imazhi ka qenë i pranishëm në avion që prej 15 nëntorit dhe do të qëndrojë deri në fillim të vitit të ardhshëm;

Fluturimi i tij i parë ishte në linjën Mexico City – Kankun dhe në ditët në vijim do të përshkojë destinacione brenda dhe jashtë vendit.

Ekspozita e përkohshme Petrit Halilaj: RUNIK mund të vizitohet nga data 23 nëntor deri më 7 prill 2024 në ambientet 1 dhe 2 të Muzeut Tamayo të Meksiko City.

Objektivi i këtij bashkimi është ndërtimi i urave përmes artit dhe veçanërisht lidhja me artin bashkëkohor. /Klankosova.tv/ KultPlus.com

Prej skicave në kryevepra, rruga e Petrit Halilajt drejt ekselencës

Uranik Emini

“Kur unë të rritem, dua të bëhem një pilot, një astronaut, një artist…. një diçka tjetër”. Kjo është një prej shprehjeve që shumë fëmijë në botë e përdorin pothuajse çdo ditë në jetën e tyre. Duke u rritur, njerëzit fillojnë që disa prej ëndrrave të tyre, t’u japin kuptim. Por, disa njerëz të tjerë të cilët punojnë pa ndalur, i japin kuptim të gjitha ëndrrave të tyre. Eleanor Roosevelt si një diplomate amerikane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, dikur thoshte se “e ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre”. Një person i tillë është artisti Petrit Halilaj, i cili gjithë karrierën e tij artistike e filloi me “trauma” të skicuara, për të arritur majat e botës, shkruan KultPlus.

Së fundmi, artisti nga Kosova, Petrit Halilaj, ka marrë ftesë dhe i është bashkuar si anëtar Akademisë së Artit Botëror në Köln të Gjermanisë, “Akademie der Künste der Welt”.

Në një prononcim për KultPlus, Halilaj u shpreh shumë i lumtur për ftesën e pranuar që t’i bashkohet kësaj akademie.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i nderuar që jam ftuar të bashkohem në Akademinë e Künste der Welt (Akademia Botërore e Arteve) në Köln, Gjermani.

Ai shpjegon se do të jetë anëtar i kësaj akademie për pesë vitet e ardhshme.

“Është një nder i madh të kem mundësinë t’i bashkohem këtij grupi shumë të vlerësuar për pesë vitet e ardhshme dhe jam i emocionuar të kontribuoj në vizionin, programin dhe aktivitetet e Akademisë”, thotë ai tutje.

Procesi për anëtarësim në këtë akademi vjen në formën e nominimit nga anëtarët aktual, gjë për të cilën Halilaj është shumë mirënjohës ndaj Madhusree Dutta.

“Unë jam vërtet mirënjohës për Madhusree Dutta që më rekomandoi t’i bashkohem këtij instituti të mrekullueshëm. Mezi pres rrugën përpara, ku dua t’i shtoj edhe më shumë dialogut dhe projekteve ekipore që përfaqëson Akademia Botërore e Arteve,” u shpreh artisti nga Kosova.

Ftesa e akademisë drejtuar Halilajt për t’u anëtarësuar ishte jo vetëm një privilegj për të, por edhe një shenjë për arritjet e tij në fushën e artit modern. Arti i tij ka marrë njohje për të qenit inovativ, i ndjeshëm dhe në kohë, si dhe për aftësinë e tij për të shndërruar përvojat traumatike në bukuri të përjetshme.

“Trauma” që shfaqi talentin

Kur Petrit Halilaj pa për herë të parë mizoritë e luftës së Kosovës, ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai dhe familja e tij u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre kur ushtarët serbë i vunë flakën dhe të kërkonin siguri në një kamp shqiptar. Atje, ai zbuloi skicimin si një mekanizëm përballues për tragjedinë e tij.

Halilaj pikturoi përshkrime realiste të brutalitetit që kishte parë, si dhe zogjve dhe luleve që kishte ëndërruar duke përdorur letra dhe stilolapsa me majë që iu dha nga një psikoterapeut italian. Kofi Annan, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, vuri re pikturat e tij dhe bëri një vizitë në kamp për të njohur aftësinë e tij.

Përmes lapsit, drejt udhëtimit nëpër botë

Karriera e tij krijuese, e cila e ka çuar atë në disa nga vendet më të njohura të botës, duke përfshirë Bienalen e Venecias, Muzeun e Ri në Nju Jork dhe Muzeun Hammer në Los Anxhelos, filloi me disa vizatime e skica të thjeshta, nëse mund t’i quajmë ashtu. Arti i Halilajt shqyrton çështje të identitetit kulturor, kujtesës dhe pavarësisë.

Rindërtimi i shtëpisë së prindërve të tij ishte një nga projektet e tij më të njohura, të cilin e shfaqi në vitin 2010 në Bienalen e 6-të të Berlinit. Shtëpia e tij ishte ndërtuar nga metali dhe druri i hedhur nga fshati i shkatërruar dhe ishte i mbushur me kujtime dhe fotografi.

Për të promovuar ndërveprimin dhe shkëmbimin krijues ndërkulturor, “Akademie der Künste der Welt” është një organizatë kulturore me qendër në Köln, Gjermani. Duke pritur një sërë ngjarjesh, ekspozitash dhe seminaresh që eksplorojnë diversitetin kulturor, migrimin, globalizimin dhe shqetësimet socio-politike, ky institucion synon të shtyjë kufijtë e artit modern. Për të zhvilluar mendimin kritik dhe mirëkuptimin kulturor gjithëpërfshirës, Akademia ofron një forum për artistët, studiuesit dhe praktikuesit e kulturës që të punojnë së bashku për të adresuar shqetësimet globale nëpërmjet arteve.

Ekspozita e fundit e Halilajt është hapur në Gjenevë të Zvicrës, me titullin ‘Histori të papërfunduara, shumë vullkanike mbi këtë pendë jeshile’. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 17 shtator të viti 2023. /KultPlus.com

Petrit Halilaj, anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani

Petrit Halilaj nga Kosterrci i Skenderajit, është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai e ka quajtur të jashtëzakonshme arritjen e Halilit, në Akademinë e Artit Botëror.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të  gjithë. I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson”, ka shkruar Ajeti në postimin e tij./transmeton Klankosova.tv/

Tutje në postimin e tij, Ajeti ka theksuar se, “Petrit Halili me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës tonë në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë”.

Si anëtari më i ri i kësaj akademie, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës./ Klan Kosova/ KultPlus.com

Ekspozita e artistit kosovar, Petrit Halilaj, në muzeun e ICRC-së në Gjenevë

Drejtoresha e ekspozitave dhe koleksioneve në Muzeun Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Elisa Rusca, ka bërë të ditur se po prezantohet një ekspozitë me artistin pamor kosovar Petrit Halilaj, me titull ‘Histori të papërfunduara, shumë vullkanike mbi këtë pendë jeshile’ në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Muzeu i Gjysmëhënës së Kuqe, në Gjenevë, Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Në zemër të Vitit të Shëndetit Mendor, muzeu i ICRC-së prezanton një shfaqje solo të artistit Petrit Halilaj me një projekt të konceptuar në vitin 2021 nga galeria e artit Tate St Ives në Mbretërinë e Bashkuar që është ripërshtatur në Gjenevë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 17.09.2023. / KultPlus.com

Petrit Halilaj pjesëmarrës në Manifesta 14 Prishtina, ju fton të krijoni bashkë një qiell të ri

Petrit Halilaj do të jetë pjesëmarrës në Manifesta 14 Prishtina dhe ka një ftesë të hapur që të krijoni bashkë një qiell të ri, shkruan KultPlus.

Duke u nisë nga Grand Hotel, një vend që i reflekton shndërrimet që i ka përjetuar shoqëria në Kosovë, Halilaj do të ndriçojë yjet dhe qiellin duke kompozuar një mesazh poetik për kryeqytetin, i mundshëm vetëm përmes bashkëpunimit me ju.

“Jam fort i gëzuar me u kthy në Prishtinë me një projekt të ri! Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin do të jetë një gjithësi, të cilën ju ftoj ta pikturojmë dhe ndriçojmë bashkë më 22 korrik. Puna do të fillojë me shkronjat në maje të Grand Hotel Prishtina, me yjet e tij— të cilat tash për tash janë të shkapërderdhura në kulm të kësaj ndërtese dhe të cilat do të rimontohen, shumohen dhe të shpërndahen nëpër krejt qytetin”, thotë Halilaj.

Lexoni ftesën e tij në këtë link: https://manifesta14.org/…/kur-dielli-te-ike-do-ta…/

‘Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin’ është porositur nga Manifesta 14 dhe mbështetet nga Autostrada Biennale dhe Ammodo. / KultPlus.com

Kur dielli të ikë, do ta pikturojmë qiellin – Petrit Halilaj 

Petrit Halilaj, pjesëmarrës në ”Manifesta 14 Prishtina” ju fton të krijoni bashkë një qiell të ri!

Duke u nisë nga Grand Hotel, një vend që i reflekton shndërrimet që i ka përjetuar shoqëria në Kosovë.

Lexoji ftesën e tij më poshtë:

Të dashur njerëz të Prishtinës dhe rrethinës,

Jam fort i gëzuar me u kthy në Prishtinë me një projekt të ri! Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin do të jetë një gjithësi, të cilën ju ftoj ta pikturojmë dhe ndriçojmë bashkë më 22 korrik. Puna do të fillojë me shkronjat në maje të Grand Hotel Prishtina, me yjet e tij— të cilat tash për tash janë të shkapërderdhura në kulm të kësaj ndërtese dhe të cilat do të rimontohen, shumohen dhe të shpërndahen nëpër krejt qytetin.

Grand Hoteli është monument historik dhe arkitekturor i qytetit tonë; ai shërben si rikujtim për historinë e Kosovës në ish-Jugosllavi dhe për pasojat e saj. Ai na kujton kohë të errëta, kur është shfrytëzuar nga forca shkatërruese, por gjithashtu pasqyron kohët e reja, të shquara nga një lloj indiference ndaj pikave të rëndësishme të kujtesës kolektive.

Të gjitha ndryshimet dhe shndërrimet që ka përjetuar shoqëria jonë pasqyrohen në këtë vend, i cili mund të shihet si portret i vetë Prishtinës. Sot, ne kemi mundësinë unike të përfytyrojmë Prishtinën e të ardhmes. Qysh nga viti 2010, yjet që dikur shkëlqenin nuk janë ndezur më. Ato janë hequr një nga një si pasojë e venitjes së hotelit.

Këto yje të rëna e të shpërndara në kulmin e Grand Hotelit i kam parë për herë të parë si imazhe që m’i ka dërguar shoqja ime e shtrenjtë Nita Deda. Ajo po xhironte një video për Manifesa 14, dhe kështu shkrepi shkëndija e parë e projektit. Menjëherë i asociova këto yje me ideologji të rëna.

Në të njejtën kohën, mendova për Prishtinën si një vend të ri, në të cilin edhe unë kam rënë nga një katund i vogël që quhet Runik, dhe se si ndihem i lidhur me këtë qytet përmes njerëzve të vet: miqësitë janë mënyrë për të ndërtuar tregime të reja dhe për të krijuar përkatësi. Ndoshta duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që këto monumente në rënie ofrojnë për të ëndërruar një realitet të ri dhe të dalë nga rrënojat? A mund të luajmë një lojë shprese dhe t’u shprehim dëshira këtyre yjeve që bien?

Për këtë projekt jam frymëzuar nga një ese e shkruar nga prishtinasja Njomza Vitia kur ishte 12 vjeçe: Kur dielli të ikë, do ta pikturoj qiellin. Ky shkrim flet për tensionin që ndien një fëmijë në botën e të rriturve dhe për ndjenjën që shoqëria po ia fundos ëndrrat. Por poashtu, ai përçon shpresat dhe vizionin energjik të saj për të ardhmen. Pyes veten nëse mund t’i asiociojmë fjalët e saj me yjet duke bërë që ato t’i ndriçojnë yjet përsëri si një brushë që pikturon qiellin?

Pyes veten nëse shkronjat e Grand Hotel Prishtina mund të riorganizohen dhe të plotësohen për të formuar një fjali të re, një mesazh poetik që mund t’i jep një ndriçim të ri qytetit? Duke shndërruar “pikturoj” në “pikturojmë”, dëshira personale është bërë dëshirë kolektive; duke i shumuar pesë yjet, një hotel i venitur mund të riimagjinohet si diçka e re dhe plot jetë.

Kjo letër është ftesë për të gjithë Ju. Një ftesë që t’i vendosni yjet nëpër hapësirat tuaja, në ballkone, në dhoma, në dritare a në oborre. Dua t’ju pyes: a mund t’i rikthejmë yjet në mënyrë që të rimarrim hapësirën tonë — një hapësirë që veç është aty, por tek e cila mund të shikojmë përsëri me guximin që të krijojmë një tregim të ri, që ta rrëfejmë këtu dhe tash?

I frymëzuar nga dëshira për ta parë një qiell të ri mbi Prishtinën, i cili është i mundur vetëm në bashkëpunim me Ju, unë kam përpiluar një udhëzim të thjeshtë që mund të përdoret nga të gjithë për të krijuar yje shndritës.

Përmes këtij udhëzimi, që mund të ndiqet vetëm ose me të tjerë, në shtëpi ose në shkollë, online ose në rrugë, ne do të krijojmë yjet tanë dhe do të pikturojmë një qiell të ri përmes një procesi intim dhe të përbashkët të të rrëfyerit.

Ju inkurajoj të gjithëve të jepni interpretimet tuaja për dizajnin, të prodhoni turli variacionesh kreative të trajtave të yjeve dhe t’i vendosni përbrenda ëndrrave tuaja më utopike. Dua t’i ndaj këto histori dhe të shqyrtoj se çfarë përfaqësojnë dhe simbolizojnë yjet — nga origjina e tyre mitologjike deri te konotacionet politike.

Nëse bëni yje dhe i ekspozoni në shtëpitë tuaja ose në ndonjë vend ku mund të shihen nga kalimtarët, ato do të bëhen pjesë e hapësirës tonë publike. Kështu mund t’i takojmë këto yje në vendet më të papritura — në ato që kanë domethënie për ne, ose edhe në ato që i vëmë re për herë të parë — duke formuar një yjësi që do të përhapet në qytetin e Prishtinës dhe përtej saj.

Ky projekt nuk është i paramenduar si vepër e përhershme ose si monument, por si një moment që e ndajmë bashkë. Pas përfundimit të Manifesta 14, shkronjat do t’i kthehen Grand Hotelit. Yjet do të errësohen dhe do të shtrihen përsëri në kulm të hotelit, për të fjetur dhe për të pritur, si më parë. Në të ardhmen, ky projekt mund të na vijë ndër mend çdo herë që shohim shkronjat e vjetra të hotelit dhe paramendojmë yjet e fshehura, ndërsa çfarë do të mbetet janë përvoja dhe ëndrrat e përbashkëta.

Kam shpresë se do të më bashkoheni për të xixëlluar këtë qiell të ri më 22 korrik!

Përzemërsisht,

Petriti

‘Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin’ është porositur nga Manifesta 14 dhe mbështetet nga Autostrada Biennale dhe Ammodo. Projekti është konceptuar nga Studio Petrit Halilaj dhe realizohet nga Grafx Studio.

Shkrimi nga Njomza Vitia është pjesë e librit Miku Im (2014). I falënderohem Departamentit të Edukimit të Manifesta 14 dhe gjithë pjesës tjetër të stafit të saj, që kanë gjetur librin gjatë renovimit të bibliotekës Hivzi Sylejmani. /KultPlus.com

Petrit Halilaj rikthehet në kohë për të vizituar pikturat e bëra si refugjat dhe traumën e kohës së luftës

Petrit Halilaj në një intervistë për “Agjencinë Franceze të Mediave” ka ndarë shumëçka nga jeta e tij si një refugjatë dhe se si arti mund t’i ndihmojë fëmijët të dalin nga tmerri i luftës, por gjithashtu edhe se si ai mund të përdoret si një mjet propagandues. Ai e bëri këtë pasi rishikoi pikturat dhe vizatimet e tij si refugjat dhe u kthye në kohë për të përjetuar edhe një herë traumën që kishte në luftë, transmeton KultPlus.

Petrit Halilaj di diçka se si arti mund të ndihmojë në nxjerrjen e fëmijëve nga tmerri i luftës — por edhe rreziqet e përdorimit të tyre si mjet propagande.

Si një refugjat 13-vjeçar nga konflikti në Kosovë në vitin 1999, vizatimet e tij me stilolaps të ushtarëve që vrasin civilë u veçuan nga sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së Kofi Annan si një përshkrim i fuqishëm i ndikimit të luftës në mendjet e të rinjve.

Halilaj, tani 36 vjeç, që atëherë është bërë një artist i suksesshëm dhe i ka rishikuar ato vizatime me një shfaqje radikale për Tate të Britanisë dhe tani në galerinë kamel mennour në Paris — duke i ndarë fotografitë e tij origjinale dhe duke hedhur në erë elementë në instalacione të mëdha.

Gjatë këtij procesi, ai u përpoq të kujtonte pse në fund kishte refuzuar të dorëzonte vizatimin që kishte përgatitur për Ananin.

Nxitimi për refuzim

“Fillimisht mendova se ky ishte shansi im për të ndalur luftën. Po nxitoja për të përfunduar një vizatim të madh përpara se ai të vinte,” tha Halilaj për AFP duke qeshur.

Ka qenë, mendon ai, gjyshi i tij që ia ka ftohur emocionet.

“Gjyshi im ishte pothuajse i mërzitur nga entuziazmi im — ai nuk mund të përballonte gëzimin tim në vizatimin e figurës. Ai më tha (vizita e Ananit) ishte thjesht teatër.”

Kur Anan vizitoi kampin në Shqipëri, i shoqëruar nga mediat botërore, dhe e pyeti nëse mund ta çonte vizatimin në një takim të madh të OKB-së, Halilaj tha jo.

Ndoshta po mendoja për fjalët e gjyshit”, tha Halilaj. “Por ndoshta thjesht kisha një ndjenjë se ky është vizatimi im dhe doja ta mbaja!”

Frika nga të huajt

Vizatimet adoleshenti Halilaj i ka bërë nën mbikëqyrjen e një psikologeje fëmijësh italiane, e cila ishte vullnetare në kamp.

Përvojat e tij kanë rëndësi të dukshme pasi miliona fëmijë detyrohen përsëri të ikin nga një luftë brutale evropiane, këtë herë në Ukrainë.

“Në luftë, mëson të kesh frikë nga të huajt dhe tjetri. Vetëm pasi isha në kamp, ​​mësova të filloja të lidhem përsëri me të huajt dhe të paturit e artit ishte aq e rëndësishme sa një mënyrë për të shprehur ndarjen e reklamave,” i tha ai AFP.

Rëndësia e një eksperti psikologjik

Përvojat e tij kanë rëndësi të dukshme pasi miliona fëmijë detyrohen përsëri të ikin nga një luftë brutale evropiane, këtë herë në Ukrainë.

Bashkëkuratorja e saj, Amy Zion, tha se ishte e shqetësuar të shihte foto nga fëmijët ukrainas që përdoreshin për të përshkruar luftën në gazeta kohët e fundit.

“Më shqetësonte që mund të bëhej kaq lehtë një temë gazetareske,” tha ajo për AFP.

Petriti kishte një psikolog të trajnuar për të punuar në situata traumatike, i cili vërtet kuptonte se si ta paraqiste situatën si terapi para së gjithash dhe jo diçka për t’u instrumentalizuar.

Kjo është ndoshta arsyeja pse shumë nga vizatimet nuk shfaqnin dhunë, por skena paqësore të natyrës dhe kafshëve.

Duke i rishikuar ato, Halilaj ishte i magjepsur për të rizbuluar elementë që sugjeronin çështje të tjera që ngjalleshin në mendjen e tij të re.

Ai nxjerr në pah vizatimin e madh shumëngjyrësh që tani dominon hapësirën e ekspozitës në Paris.

“Është e qartë se ky isha edhe unë që dola në heshtje si një adoleshent queer. Kur shoh ngjyrat mendoj: ky është një marsh krenarie!” tha ai duke qeshur.

“Gjërat brenda meje ishin shumë më tepër sesa thjesht luftë”, tha ai. /KultPlus.com

*Fotografitë/Credits: Julien de Rosa AFP*

Petrit Halilaj hap ekspozitën e parë personale në Holandë me dy projektet e tij monumentale më të njohura

Artisti nga Kosova, Petrit Halilaj ka hapur ekspozitën e parë personale në Holandë, që përfshinë projektet e tij “RU” dhe “Shkrepëtima”. Ekspozita është hapur në Muzeun e njohur holandez Fries Museum në Leeuwarden.

Nga praktika tashmë e njohur e artistit Halilaj, ekspozita përmban instalacione, vizatime dhe video-pamje, duke përdorur biografinë e tij, identitetin kulturor, kombëtar dhe trashëgiminë. Puna e tij artisitike përmban zogj dhe kafshë të tjera si metaforë e transformimit.

Në një ceremoni ku morën pjesë shumë personalitete holandeze nga arti e kultura, artistë dhe pjesëtarë të diasporës tonë, u vlerësua lartë puna dhe misioni i Petrit Halilajt. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Hagë, Ambasadori Dren Doli, Këshilltari Besnik Ramadanaj dhe Sekretarja e Tretë Ardita Halilaj.

Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, artisti Halilaj tha se ndjehet shumë i lumtur që po e paraqet punën e tij për herë të parë në Holandë.

Ambasadori Doli e vlerësoi lartë punën e artistit Petrit Halilaj, për të cilin tha se po vazhdon të na bëjë krenar dhe po dëshmon për potencialin artistik të popullit tonë.

Edhe drejtori i përgjithshë i Muzeut Kris Callens dhe kuratorja Judith Spijksma e vlerësuan punën e Halilajt po ashtu.

Ekspozita e Halilajt do të jetë e hapur për publikun deri më 5 mars 2023. / KultPlus.com

Petrit Halilaj vazhdon suksesin enorm, për herë të parë me një ekspozitë në Holandë

Muzeu i Fries do të prezantojë ekspozitën e parë personale të Petrit Halilajt në Holandë, përcjell KultPlus.

Me një praktikë që përfshin instalacione, vizatime dhe video, Halilaj shpesh përdor biografinë e tij si pikënisje për të hetuar identitetin kulturor, kombësinë dhe trashëgiminë.

Puna e tij përfshin rregullisht zogj dhe kafshë të tjera si metafora për transformimin; Për shembull, kostumet e molës dhe skulpturat e ngjashme me zogjtë, janë shfaqur shpesh në instalimet e tij në shkallë të gjerë.

Ru (2017) dhe Shkrepëtima (2018), dy nga projektet e tij monumentale më të njohura, mund të përjetohen në Leeuwarden nga pranvera e 2022 e tutje.

Në Muzeun e Fries, Halilaj gërsheton realitetin dhe imagjinatën në instalacione që hedhin dritë mbi rolin e artit dhe trashëgimisë kulturore brenda një komuniteti.

Hapja e kësaj ekspozite do të bëhet më 16 prill, derisa do të rri e hapur deri më 5 mars 2023.

Petrit Halilaj (l. 1986 në Kostërrc, Kosovë) jeton dhe punon ndërmjet Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë. Puna e tij është shfaqur më parë në ekspozita personale në Tate St. Ives, St. Ives; Museo Reina Sofía, Madrid; Muzeu i Ri, New York City; Fondazione Merz, Torino; Muzeu Hammer, Los Anxhelos; Hangar Bicocca, Milano; Kölnischer Kunstverein, Këln; Bundeskunsthalle, Bon; WIELS, Bruksel. Halilaj ishte artisti i parë që përfaqësoi Kosovën në Bienalen e 55-të të Venecias në vitin 2013. Që nga viti 2020 ai ka punuar së bashku me Alvaro Urbano si profesor në studio në l’École nationale supérieure des Beaux-Arts, Paris, Francë. /KultPlus.com

Artisti Petrit Halilaj në përfundim të instalacionit të tij për Muzeun e Holandës

Një nga artistët më të suksesshëm bashkëkohor shqiptar, Petrit Halilaj po përgatitet për prezantimin e instalacionit të tij “Shkreptimë dhe Ru” në ‘Fries Museum’ në Holandë, përcjell KultPlus.

Muzeu i Fries do të prezantojë ekspozitën e parë personale të Petrit Halilajt në Holandë. Me një praktikë që përfshin instalacione, vizatime dhe video, Halilaj (1986, Kostërrc, Kosovë) shpesh përdor biografinë e tij si pikënisje për të hetuar identitetin kulturor, kombësinë dhe trashëgiminë. Puna e tij përfshin rregullisht zogj dhe kafshë të tjera si metafora për transformimin; Për shembull, kostumet e molës dhe skulptura të ngjashme me zogjtë, janë shfaqur shpesh në instalimet e tij në shkallë të gjerë. Ru (2017) dhe Shkrepëtima (2018), dy nga projektet e tij monumentale më të njohura, mund të përjetohen në Leeuwarden nga pranvera e 2022 e tutje.

Në Muzeun e Fries, Halilaj gërsheton realitetin dhe imagjinatën në instalacione që hedhin dritë mbi rolin e artit dhe trashëgimisë kulturore brenda një komuniteti.

“Fluturon Fluturon Runikuuuuu!!!!✨✨✨✨❤️🐣💫🦜

Edhe pak ditë përgaditje për prezantimin e Shkrepëtimes edhe Ru në Fries Museum në Holandë!!!
Këtë herë, kam provu me instalu më ndryshe në ajër pjesët e rrënojave të marra nga Shtepia e Kulturës edhe sa të jetë e përfundume i ndaj materialet me ju! ❤ 🐣💫💗”, ka shkruar artisti Halilaj në rrjetet sociale.

Nga data 16 April 2022 deri më 5 March 2023. / KultPlus.com

“Guardian” – Artisti i njohur Petrit Halilaj: Na dëbuan nga Kosova, fillova të jetoj me frikën në baza ditore

Petrit Halilaj ishte 12 vjeç kur trupat serbe u zhvendosën në fshatin e tij në Kosovë, duke e detyruar familjen e tij të ikte dhe më pas duke i djegur shtëpinë e tyre deri në themel. Duke grumbulluar aq sa mundën në një traktor, ata u nisën për në shtëpinë e gjyshit të tij. Kur edhe ai fshat u pushtua, ata u zhvendosën përsëri, duke ikur nga streha në strehë derisa arritën në një kamp në Shqipëri, ku qëndruan gjatë pjesës tjetër të luftës 15-mujore midis Serbisë dhe Kosovës.

Pikërisht aty, në pranverën e vitit 1999, Halilaj u takua me psikologun italian, i cili do t’i ndryshonte jetën. Në çadrën (në të cilën ai jetonte me nënën, gjyshin dhe katër vëllezërit e motrat) mbërriti lajmi se Giacomo “Angelo” Poli po i jepte letra dhe stilolapsa me majë çdo fëmije që donte të vizatonte. Nuk kaloi shumë kohë ai po shpërndante imazhe aq të fuqishme, sa sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan, kërkoi ta takonte gjatë një vizite në kamp.

“Unë jam rritur me Kofi Annanin. Ai ishte më i madh se ‘Star Wars’ për mua, ndaj i thashë mamasë sime: ‘Nuk mund t’ia tregoj atij një foto të vogël të formatit A4’”, kujton Halilaj për “The Guardian”, transmeton Zeri.info.

Së bashku ata arritën të përdornin një pjesë të kartonit të përdorur për dyshemenë e tendave, në mënyrë që ai të mund të rivizatonte një imazh të një masakre në një fshat. Plani fillestar ishte t’i jepte fotografinë Annanit, por mendimi i Halilajt ndryshoi nga këmbëngulja e gjyshit të tij se vizita nuk ishte më shumë se një pjesë e teatrit politik. Kështu, ndërsa imazhi u transmetua në mbarë botën, vetë fotografia mbeti në Shqipëri, ku Halilaj e rizbuloi vetëm disa dekada më vonë.

Një vit pas përfundimit të luftës, familja u kthye në Kosovë. Halilajt iu dha një bursë për një shkollë arti në Itali, duke ia hapur atij kështu një rrugë që tani e çon në galerinë e arteve “Tate St Ives” (Cornwall, Angli) për shfaqjen e tij të parë solo në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithëse vizita e Angelos në kamp zgjati vetëm dy javë, ishte fillimi i një miqësie të përjetshme. Të dy punuan së bashku për të gjetur një sens adoleshenti në 35 vizatimet e prodhuara gjatë atij dyjavëshi, të cilat janë baza e instalacionit “Tate” të Halilajt. Një dhomë dokumenton fëmijërinë e tij: jo vetëm që përfshin një video të Annanit duke përkëdhelur kokën e Halilajt teksa ia tregon fotografinë, por edhe një fotografi të Andrew Testas që e zbuloi vite më vonë në faqen e internetit të “New York Times”, kur ai ishte i vogël, i shtypur mes dy grave të veshura trash, teksa pret në radhë për ushqim në kamp. Trashësia e tyre, thekson ai, është rezultat i shumë shtresave të ndjesisë me ngjyra që i mbronin nga i ftohti i egër dhe tani luan një rol të veçantë në artin e tij.

Vetë instalacioni është një pyll i magjepsur me imazhe, ku papagajtë dhe pallonjtë fluturojnë mbi tokën e copëtuar të varreve masive dhe të djegin në mendjen e një djali 13-vjeçar, i cili disi arriti të krijonte shpëtimin e tij nga trauma e luftës. Teksa instaluesit i varin batanijet në tavan, artisti vrapon rreth e rrotull, duke futur pendët aty-këtu – penda të pallonjve, pulave, flamengove – “për ata që duan t’i shikojnë nga afër”, transmeton Zeri.info.

“Kur flasim për luftën në Kosovë, nuk po flasim për një situatë historike që është zgjidhur”, thotë Halilaj. Por është roli i artistit të gjejë një alternativë ndaj “diplomacisë së mërzitshme”.

Në fund Halilaj thotë se “peizazhi është ai që mbetet dhe na jep ëndrrat për të ardhmen. Pra, për mua kjo ekspozitë nuk është vetëm fragmente të vitit 1999, por edhe fragmente të së ardhmes”.

Image
Petrit Halilaj për instalacionin e tij në “Tate”

Batanija

“Kjo mbulesë kuqeverdhë ishte mbi trupin e një foshnje tremuajshe që u vra në fshatin Obri, shumë afër vendit ku jetonim. Unë nuk e kam vënë fëmijën në foto, sepse për mua është imazh i një masakre. Nuk doja t’i tregoja viktimat, sepse jemi shumë të bombarduar nga imazhet e luftës. Në fillim na thanë se ushtarët nuk do të lëndonin kurrë fëmijët. Vrasja e këtij fëmije dhe e gjithë familjes së tij ishte momenti kur fillova të jetoj me frikën e përditshme”.

Image
Shtëpia e djegur

“Në një pjesë tjetër të instalacionit mund të shihni shtëpinë tonë të verdhë dhe të kuqe përpara se të ndodhte gjithçka, por këtu ajo po digjet me themel. Nuk ka mbetur asgjë prej saj tani. Në sfond mund të shihni një ushtar dhe një buldozer, por në plan të parë janë zogjtë me ato ngjyrat e para që Angelo na dha. Është një mënyrë për t’ia kthyer atij atë që na ka dhënë si fëmijë: letër dhe ngjyrë dhe hapësirë për imagjinatën tonë. Ishte një dhuratë kaq e mrekullueshme”, transmeton Zeri.info.

Image

Palloi

“Zogjtë për mua përfaqësonin ngjyrën dhe gëzimin e imagjinatës sime, edhe në vendet më të këqija. Prapa tij mund të shihni hijen e një ushtari me thikë. Varet nga ju se në cilën drejtim do të ktheheni: keni ose shpalosjen e luftës, ose shpalosjen e ëndrrave”.

Image

Djali i vogël

“Ky djalë i vogël është figura e vetme që kam marrë direkt nga vizatimi që kam bërë për Kofi Annanin. Në atë ai qëndron në njërën anë, me një tank që ecën, duke parë një masakër. Nuk doja ta fusja atë në mes, sepse nuk është një autoportret, por një foto e të gjithëve ne”.

Ekspozita e Petrit Halilajt “Shumë vullkane mbi këtë pendë të gjelbër” do të jetë e hapur deri më 16 janar në “Tate St Ives”. /Zëri/ KultPlus.com

The New York Times: Petrit Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Evropës

Petrit Halilaj u bë një nga artistët më të vlerësuar të Kosovës me punë që reflekton në të kaluarën e vendit të tij.

Kur Petrit Halilaj ishte 13 vjeç dhe refugjat nga lufta brutale në Kosovë, një grup psikologësh italianë mbërritën në kampin e tij në Shqipëri dhe i dhanë disa stilolapsa.

Halilaj së shpejti po vizatonte dhjetëra piktura të ndritshme. Por subjektet e tyre nuk ishin aspak shumëngjyrëshe: në njërën, ai përshkruante tanke që hidhnin në erë shtëpinë e një familjeje; në një tjetër, një varr masiv. Foto të tjera tregonin ushtarë që qëndronin mbi trupa të pajetë, me armë ose thika të përgjakshme të ngritura me sa duket për të festuar.

Psikologët kaluan dy javë në kamp, në vitin 1999, duke u përpjekur të ndihmonin fëmijët atje të trajtonin traumat që kishin përjetuar gjatë luftës, në të cilën shqiptarë etnikë luftuan kundër trupave serbe. Për Halilajn, një shqiptar etnik, ato trauma ishin të shumta. Forcat serbe dogjën shtëpinë e tij dhe kapën babanë e tij. Familja e tij iku nga një vend në tjetrin, derisa përfunduan në strehën e Shqipërisë.

Halilaj në vitin 1999 me Dr. Giacomo Poli, një psikolog italian që e inkurajoi djalin të vizatonte në një kamp refugjatësh shqiptarë.

Fotot e gjalla të Halilajt u bënë përshtypje psikologëve – dhe jo vetëm atyre: reporterët që vizituan kampin e intervistuan atë për mbulime ndërkombëtare të lajmeve. Halilaj i tha një transmetuesi suedez në atë kohë se gjumi i ishte prishur nga ankthet.

“Ndihem më i lumtur kur kaloj kohë kështu”, tha Halilaj për vizatimet, shkruan New York Times.

Tani, më shumë se 20 vjet më vonë, Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Evropës, puna e të cilit është shfaqur në Bienalen e Venecias dhe në muzetë anembanë kontinentit. Në ekspozitën e tij më të fundit në Cornwall të Anglisë, Halilaj i është rikthyer pikturave tronditëse që kishte vizatuar si një fëmijë që kishte parë shumëçka. Shfaqja “Shumë vullkane mbi këtë pendë jeshile” zgjat deri më 16 janar.

Në një turne të fundit në ekspozitë, Halilaj, 35 vjeç, tha se i kishte rishikuar fotot vitin e kaluar dhe u befasua nga ajo që kishte vizatuar.

Mes dhunës, ai tha: “I pashë të gjithë këta zogj – pallonj dhe pëllumba – dhe ishin po aq të mëdhenj sa ushtarët, të lumtur dhe krenarë”.

“Kam marrë hapësirën për të vizatuar peizazhe që më kanë bërë të ndihem mirë. Ishte sikur po thosha: Po, ishte e tmerrshme, por unë mund të ëndërroj dhe të dua gjithashtu”. / KultPlus.com

Ishte 13 vjeç kur vizatoi 38 vizatime në Kukës, Petrit Halilaj dhimbjen e luftës do ta ekspozojë në Angli

Petrit Halilaj me ekspozitë personale në ‘Tate St Ives’ – pasqyron 38 vizatime të realizuara në kampin e Kukësit gjatë luftës në Kosovë

Artisti kosovar, Petrit Halilaj do të hapë ekspozitën e tij të parë personale në Muzeun e Mbretërisë së Bashkuar, ‘Tate St Ives’.

Ekspozita me titull “Shumë vrull mbi këtë pendë të gjelbër’, do të jetë e hapur nga 16 tetori deri më 16 janar 2022, ku do të paraqesë 38 vizatime nga fëmijëria e Halilaj, të bëra në kampin e refugjatëve në Kukës gjatë luftës në Kosovë, kur ai ishte vetëm trembëdhjetë vjeç.

Me imazhet e varura në të gjithë galerinë, mjedisi gjithëpërfshirës i Halilaj kombinon imazhet që e shoqëruan atë gjatë luftës në Kosovë.

Peizazhet pikante rurale, zogjtë dhe kafshët, janë të ndërthurura me skena lufte dhe dhune. Përmes këtyre veprave, Halilaj zbulon marrëdhëniet e komplikuara të realitetit dhe imagjinatës dhe midis perspektivave divergjente këndvështrimeve të historive zyrtare dhe përvojave të jetuara./ KultPlus.com

‘’Lule, Mosmëharro’’, një fole përrallore e dashurisë, ëndrrës dhe diversitetit

Era Berisha

Lulet boshtra, farat e palmës, luleqershia, luleftoi dhe karafili, janë këto lulet gjigande të krijuara nga pëlhura për instalacionin e titulluar ‘’Lule Mosmëharro’’ të artistit bashkëkohor Petrit Halilaj, i cili së bashku me Alvaro Urbano, përmes edicionit të tretë të Autostradës Biennale, kanë sjell këtë instalacion në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ e që në vete ngërthen një thirrje unike, një thirrje për diversitet, ndryshim dhe guxim për të shpresuar e ëndërruar, shkruan KultPlus.

Biblioteka Kombëtare dje ishte shndërruar në një fole madhështore ku kupolat e saj tashmë nuk të kapnin syrin, për arsye se pikërisht nën kupolën kryesore, të vendosura ishin lulet shumëngjyrëshe e llojllojshme të cilat kishin zënë vendin e tyre në ajër. Instalacioni u plasarit para publikut si një kopsht përrallor, një strofull ku dashuria zë vend dhe nuk lë hapësirë për asnjë lloj ndjesie tjetër. Ndërsa, ishte pikërisht kjo dashuri për artin e njeriun që dje mblodhi afër vetes, artistë të shumtë e artdashës të këtyre krijimeve unike.

Fillimisht, pasi që të pranishmit ishin mbledhur jashtë Bibliotekës dhe ishin furnizuar me nga një libër që përmbante informacione rreth edicionit të tretë të Autostradës Biennale, padurimi i tyre për të hyrë brenda vërehej jo vetëm në fytyrë por edhe në lëvizjet e luhatjet e vogla që trupi i tyre krijonte. Pas 10 minuta pritje, dyert e Bibliotekës u hapën e së bashku me vështrimin e syve të të pranishmëve që direkt u cungua drejt hapësirës ku lulet ishin prezente, u zgjerua edhe hapësira brenda nesh, aty ku lumturia, gëzimi, habia, kureshtja dhe trazirat e ëmbla krijojnë një rrokullisje skalitëse brenda stomakut të njeriut.

Ajo se çka çuditi dhe shtangu të gjithë, ishin dy persona të veshur me kostume kafshësh duke shoqëruar të pranishmit e sidomos fëmijët deri sa ata ngjiteshin në shkalla. Kjo e papritur ishte një befasi që futi të gjithë në një humor tejet të duhur e specifik dhe njëkohësisht gjallëroi atmosferën deri në një masë të paparashikuar.

Kokat e gjithsecilit ishin gdhendur në një pozitë përpjetë dhe njëlloj si ky instalacion, nuk po mund të dilnin nga hipnotizimin që lulet krijonin. Ulërima e tyre erdhi në formën e heshtjes dhe në gërshetimin e ngjyrave nga më të ndryshmet, një gërshetim ky që portretizonte edhe mesazhin e instalacionit. Ndërsa, entuziazmi i të pranishmëve nuk po mbaronte dot, ata lëviznin herë në një qosh e herë në këndin tjetër për të vëzhguar e admiruar këto lule të veçanta që publikun kosovar e lanë pa mend e pa frymë.

Ndërkohë, për të shënuar nisjen e kësaj ngjarje, sopranoja Urta Haziraj, e vendosur në një nivel paralel me lulet gjigande në një kat më lart dhe pianisti Melos Buza, që ishte vendosur poshtë e i cili me një shikim të vetëm me sopranon, filluan të pushtojnë ambientin me një harmoni të dalluar. Tingujt e instrumentit bardh e zi dhe timbri dramatik i zërit të sopranos, kapluan atmosferën në një harmoni ku fuqia e pasur artistike dhe melodike ndërlidhej në një rënkim sensual e pasionant të një agonie të dëshiruar.

Pastaj, pas duartrokitjeve dhe brohoritjeve të sinqerta të publikut, radhën për të interpretuar këngën ‘Shingjergjat po sillen’, në një version admirues, doli artisti Plator Gashi, i cili ishte vendosur në një pllakë rrethore që jepte ndjesinë se çdo hapësirë mund të kthehet në një vend performimi. Zëri i tij verbues e i papërsëritshëm përqafoi meloditë e tingujt me një talent karakteristik që vetëm ai mund të posedoj, kurse interpretimi në kitarë tashmë për të është shndërruar në një epilog jetësor e ekzistencial e që publikun e trazoi duke i futur ata brenda një ngatërrese emocionale e tejet ndikuese.

Kështu, pas këtyre aktivitete kulturore e të domosdoshme në një kohë të tillë ku nevoja e dëshira për to nuk ka qenë asnjëherë më e madhe, nisën edhe fjalimet pasuese. Në fillim, fjalën e morri Vatra Abrashi, bashëkthemeluesja e Autotradës Biennale, e cila hapi këtë ngjarje me një fjalim.

“Jemi shumë të lumtur që së bashku po fillojmë rrugëtimin tonë të edicionit të tretë të Autostrada Biennale, këtu me ju nën veprën e mrekullueshme të Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano. Si bashkëthemeleues të Autostrada Biennale, së bashku me Leutrimin dhe Barisin, kemi fillua rrugëtimin tonë në Prizren në vitin 2014 dhe edicionin e parë e kemi mbajtur në vitin 2017 bazuar në nevojën për më shumë shkëmbime kulturore”, thotë Abrashi.

Sipas saj, gjithmonë është menduar që Autostrada Biennale të jetë si një pikë ndërlidhëse dhe një rrugë në hartën e Ballkanit perëndimor. Mirëpo, pandemia ka bërë që Austrada ta rimendojë modelin e Biennales duke shtrirë aktivitetet e tyre edhe në Prishtinë e Pejë.

“Jemi të gëzuar që edicionin e tretë ‘What if…’, e kanë kuruar dy kuratore të dashura për ne e që i falenderojmë përzemërsisht për një edicion magjik me artistë dhe vepra të mrekullueshme”, ka thënë Abrashi.

Pastaj, fjalën e morri edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Adrian Berisha.

“Me qenë në këtë hapësirë është e jashtëzakonshme. Biblioteka sot po duket si asnjëherë më parë. Lulet magjepse të Petritit dhe Alvaros, u sollën në Prishtinë për të na rikujtuar disi se si nuk ka kufi për kujtimet e përbashkëta. Ky instalacion sikur është një ftesë për të na rikthyer në memoriet tona por edhe shpresat për ndryshim e guxim e moskonformizëm me preokupime të përbashkëta që kemi si komunitet”, thotë Berisha.

Sipas tij, ai ndjehet shumë i lumtur që në emër të Komunës së Prishtinës, ata kanë arritur të përkrahin ardhjen e luleve të Petritit në Prishtinë në bashkëpunim me ekipin e Autostradës Biennale.

“Ne do të mundohemi për të gjetur një vend apo hapësirë publike që lulet e Petritit, të kanë një vend të përhershëm në Prishtinë”, përfundon Berisha.

Ndërsa, Tatiana Tarago nga Manifesta, në emër të të gjithë ekipit të Manifestës, përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për prezencën e tyre.

“Unë vetëm doja të shprehja se sa të nderuar jemi që të bashkëpunojmë dhe mbështesim Autostradën Biennale e njëkohësisht për të vërtetuar se sa e rëndësishme është puna që ata po bëjnë. I uroj artistët për këtë punë të jashtëzakonshme dhe shpresoj që të vazhdojmë të bashkëpunojmë tutje”, ka thënë Tarago.

Fjalimi i Leutrim Fishekqiut nga Autostrada Biennale, ishte ai i radhës ku ai është shprehur se për të është një kënaqësi e jashtëzakonshme që po punon me një ekip të jashtëzakonshëm.

“Pas një kohe të gjatë të pandemisë, kishim me të vërtetë nevojë për të parë këto fytyra të bukura që jeni ju këtu ndër këto lule kaq të bukura”, ka thënë Fishekqiu.

Pastaj, radhën e kishin kuratoret e edicionit të tretë të Autostradës Biennale, ‘What if a journey…’, si: Ovul O.Durmusoglu dhe Joanna Warsza.

“Është një thashethem që kjo ndërtesë ka 99 kupola dhe kjo është në të mirë të objektit i cili gjithmonë mund të zhvillohet tutje e të rritet. Kjo ide është ajo që ne po e zhvillojmë edhe në këtë edicion, pra idenë e e paplotësisë”, ka thënë Warsza.

Në ndërkohë këto kuratore lexuan edhe një pjesë të tekstit nga libri informues që përmban fakte rreth edicionit të Autostradës Biennale dhe konceptit të tij.

Kështu krejt në fund, pritjes së çdo kujt i dha fund prezenca e artistëve Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, të cilët po ashtu dolën përpara për të folur.

“Lulet vinë si një gjest i vogël i një relacioni, gjeste dashamirëse, lule të cilat i dhurojmë njëri-tjetrit dhe familjeve. Ne dëshiruam që këto gjeste t’i shndërrojmë në madhësi shumë më të mëdha”, ka thënë Urbano.

Ndërsa, artisti bashkëkohor, Petrit Halilaj, është shprehur se po ndjehet tejet i lumtur që ai ndan këto momente me të pranishmit.

“Faleminderit që keni ardhur sepse është gëzim i veçantë për të ndarë këtë moment me juve, për të pasur Alvaron afër, kuratoret, Autostradën Biennale, Komunën e Prishtinës, të gjithë qytetarët e familjen time”, ka thënë Halilaj.

Sipas tij, ai është rritur çdo herë me fjalët: liri, barazi e demokraci, dhe çdo gjeneratë ka pasur sfidat e kërkesat e tyre për barazi.

“Këto lule janë goxha të mëdha, por janë lule që i kemi dhuruar njëri-tjetrit me Alvaron. Ne jemi bashkë që 10 vjet dhe pa ato lulet e vogla që ia kemi dhuruar njëri-tjetrit, s’do të kishin pasur kuptim këto lule të mëdha. Por këto lule kanë kuptim sepse ia kemi dhuruar shoqërisë tonë”, përfundon Halilaj.

Kështu krejt në fund, njëra nga kuratoret e edicionit të tretë të Autostradës Biennale, Ovul O.Durmusoglu, shënoi fundin e kësaj ngjarje me një këngë turke që fliste për dashuri, behar e zogj.

Autostrada Biennale në edicionin e saj të tretë, së bashku me edicionin e pestë të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘’Pjetër Bogdani’’, kanë prezantuar dje këtë instalacion artistik. / KultPlus.com

Ministri Çeku pret në takim artistin Petrit Halilaj, sjell instalacionin e famshëm “Lule Mosmëharro”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim një nga artistët më të suksesshëm bashkëkohor shqiptar, Petrit Halilaj, shkruan KultPlus.

Halilaj ka ardhur në Kosovë sepse nesër  së bashku Alvaro Urbano  me do të bëhet prezantimi i instalacionit të famshëm ‘Lule Momëharro 2020-2020”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në kuadër të Austradës Bienale.

Ky instalacion do të jetë i hapur për publikun nga data 1 korrik deri më 11 shtator të këtij viti.

Petrit Halilaj është një prej artistëve që me punën e tij ka arritur suksese dhe është prezantuar në galeritë dhe vendet më të njohura të botës në fushën e artit. Ai punon mes Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë ndërsa puna e tij është e bazuar në dokumente, narativa dhe kujtime të lidhura me historinë e Kosovës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Vatra Abrashi, Leutrim Fishekqiu, Alvaro Urbano,Övül Ö. Durmusoglu dhe Joanna Warsza./ KultPlus.com

Petrit Halilaj fillon përgatitjet për instalacionin e ‘Lule Mosmëharro’ (FOTO)

Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e 5-të të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, do të sjellin për publikun kosovar ekspozitën e famshme “Lule Mosmëharro 2020 – 2021” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano.

Sot, përmes një postimi në faqen zyrtare të Autostradës Biennale, janë publikuar fotografitë e përgatitjeve të instalacionit të Petrit Halilajt, ”Lule Mosmëharro”.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në hapjen zyrtare të kësaj ekspozite. Ekspozitë kjo e cila do të hapet më 30 qershor, kurse për publikun e gjerë do të jetë e hapur prej 1 korrikut deri më 11 shtator të këtij viti. / KultPlus.com

Artisti kosovar i dhuron presidentit gjerman një pjesë të shtëpisë së djegur në luftë (VIDEO)

Artisti kosovar Petrit Halilaj i ka dhuruar një pjesë të shtëpisë së tij të djegur gjatë luftës së Kosovës presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier.

Ai ka thënë se kishte një emocion të veçantë gjatë takimit me të.

“Ishte emocion i veçantë me u taku me Presidentin German Frank-Walter Steinmeier dhe zonjen Elke Büdenbender, e me pas mundesi me ju dhuru një pjesë të shtëpise se djegur ne vitin 1999 që tani ne ekspozite ka marrë formen e flutures  shume te fala nga Gjermania i banen Nanes”, ka shkruar Halilaj në Twitter.

https://twitter.com/halilaj_petrit/status/1402275458394296320?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1402275458394296320%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fartisti-kosovar-i-dhuron-presidentit-gjerman-nje-pjese-te-shtepise-se-djegur-ne-lufte-video%2F

Artisti kosovar jeton dhe punon në Gjermani, Kosovë dhe Itali. Puna e tij artistike bazohet në dokumente, histori dhe kujtime që lidhen me historinë e Kosovës./ KultPlus.com

Autostrada Biennale sjell Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano me “Lule Mosmëharro” edhe në Prishtinë

Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e 5-të të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, do të sjellin për publikun kosovar ekspozitën e famshme “Lule Mosmëharro 2020 – 2021” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, ekspozitë që do të hapet më 30 qershor, kurse për publikun e gjerë do të jetë e hapur prej 1 korrikut deri më 11 shtator të këtij viti, shkruan KultPlus.

Lule Mosmëharro është një instalacion lulesh gjigande të krijuara nga pëlhura që do të prezantohen nën kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ndërtesë kjo arkivore e kujtesës dhe dijes kolektive.

Krahas bukurisë së tyre madhështore, secila lule veçmas në këtë instalacion – qoftë boshtra, farat e palmës, luleqershija, luleftoi, ose karanfili – ngërthejnë në vetvete një domethënie si për historitë personale, gjithashtu edhe për lidhjën e të dy artistëve me njëri tjetrin. Këto lule gjithashtu shërbejnë si përkufizues të potencialit që kujtesa personale mbartë më vete për ta rishkruar gradualisht kujtesën kolektive. Lulet e prezantuara mishërojnë format e dashurisë, dëshirat seksuale, intimitetin, lidhjet, dhe identitetin, në përgjithësi, e sidomos të atyreve që janë vazhdimisht të lënë, e të lëna anash, apo të shtypur, e të shtypura nga politikat dhe normat regresive të krijuara nga shoqëria.

“Këto lule po i sjellim në Prishtinë për të festuar moskonformizmin, një nxitje për një vizion për ndryshim, një ftesë për të ëndërruar, një thirrje për diversitet.” Kanë thënë Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano.

Kurse kuratorët e edicionit të tretë Autostrada Bienale Joanna Ëarsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu.

Lule Mosmëharro kanë thënë se arti i thërret dëshirës për transformim të thellë në shoqëri, dhe mundëson aty krijimin e lidhjeve mes pikëpamjeve të ndryshme.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që po prezantojmë instalacionin e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos, një instalacion që me një ndjeshmëri të veçantë u jepë dëshirave dhe nevojave të njeriut një formë poetike e plotë imagjinatë”, kanë thënë ata.

Lule Mosmëharro poashtu e mbështetë kampanjën qytetare për të drejta të barabarta në Kosovë, veçanërisht për komunitetin LGBTQI+, fushatë kjo që kërkon nga hartuesit e Kodit të ri Civil të përfshijnë aty të drejtën e martesës mes personave të gjinive të njëjta, si dhe mes personave të gjinive joheteronormative, duke fuqizuar kësisoj fushatën me bukuri lulesh – që tanimë është bërë edhe imazhi i kësaj kauze.

Lulet e Halilajt dhe Urbanos do të hapen me 30 qershor, 2021, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, një ndërtesë me nëntëdhjetë e nëntë kupola përmes së cilave hedhet dritë dielli mbi një arkitekturë mahnitëse ku gërshetohen stili tradicional me shprehjen moderniste.

Petrit Halilaj ka lindur në Kostërrc, në vitin 1986, ndërsa u rrit në mes të Italisë e Kosovës. Alvaro Urbano ka lindur në vitin 1983 në Madrid, Spanjë.

Dy artistët të cilët janë edhe çift mes vete, jetojnë e veprojnë në Berlin. Përmes pikëpamjeve të formuar nga lidhja e tyre, Halilaj dhe Urbano viteve të fundit kanë krijuar mjedise, situata e performanca që trajtojnë temat e bashkëjetesës, e gjithashtu kanë trajtuar ndërveprimet që ndodhin mes mjedisit natyror dhe atij të ndërtuar. Lulet paraprakisht kanë qenë të eksponuara në Pallatin e Kristaltë në Museo de Reina Sofia në Madrid (2020), në Art Quadriennale në Romë (2020), si dhe në Berghain në Berlin (2020), ku artistët u takuan për herë të parë para shumë vitesh.

Lule Mosmëharro e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos dhe Sunfloëer Fields e Anges Denes janë dy projektet publike të cilat Edicioni i 3-të i Autostrada Biennale i sjellë në bashkëpunim me Manifesta 14 Prishtina.

Lule Mosmëharro e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos dhe Sunfloëer Fields e Anges Denespërkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

Autorësia fotografike: Petrit Halilaj & Alvaro Urbano, 2 dhjetor 2015 (Farat e palmës), 10 maj 2016 (Qershia), 5 shtator 2017 (Karafil), 2020, Courtesy: artistët, ChertLüdde, Berlin; kamel mennour, Paris; Travesia Cuatro, Madrid. Prodhuar nga: Museo Nacional Centro de Arte Reina Sofia, fotografia: ImagenSubliminal./ KultPlus.com

Më 1999 mbante radhë në kampin e refugjatëve në Kukës, sot artist i njohur

11-vjeçari Petrit Halilaj, i veshur me një xhaketë të gjelbër dhe i ngjeshur në mesin e refugjatëve të tjerë që arratiseshin nga Kosova në 1999, në radhë për ushqim në Kukës, Shqipëri. Sot, Petriti është një artist bashkëkohor i klasit botëror që ekspozon ndërkombëtarisht.

Vepra e Petrit Halilaj (Kostërrc, Skenderaj, Republika e Kosovës, 1986) është e lidhur fort me biografinë e tij, historinë e fundit të vendit të tij dhe pasojat e tensioneve politike dhe kulturore në rajon. Kujtimet e fëmijërisë rrënuan në dramën e luftës dhe jetën e refugjatëve përsëriten në të gjithë artin e tij, i cili përqafon tema si shtëpia, kombi dhe identiteti kulturor përmes një shumëllojshmërie të mediave, duke filluar nga vizatimi dhe skulptura, tek videot, instalimet dhe madje edhe shkrimi.

Halilaj ishte artisti që përfaqësoi Kosovën në pavijonin e saj të parë për Bienalen e 55-të të Venecias (2013) dhe gjithashtu ka marrë pjesë në Bienalen e 6-të të Berlinit (2010) dhe Bienalen e 15-të të Lyonit (2019). Ai ka prezantuar punën e tij në ekspozita solo në muze të rëndësishëm dhe qendra arti si Hangar Bicocca (Milano, 2015), Bundeskunsthalle (Bon, 2015) ose Muzeun e Ri (New York, 2017), ndër të tjera./ KultPlus.com

New York Times shkruan për hapjen ekspozitës në klubin e famshën në Berlin, pjesëmarrës edhe Petrit Halilaj

Klubi i famshëm në Berlin tash gjatë periudhës së pandemisë është duke u shfrytëzuar si një hapësirë ekspozite, që paraqet një përzierje të kulturës së klubit dhe artit pamor ku shpalosen ditët e arta të viteve të 90′.

Me aplikimin e masave anti-covid në Gjermani, u mbyll edhe klubi ‘Berghain’. Artistët vizualë të Berlinit u vendosën në studiot e tyre. Rrahjet kulturore të zemrës së qytetit u ngadalësuan Në qershor, disa muze dhe galeri ishin hapur me kufizime, por klubet e natës mbeten të mbyllura. Pronarët e Berghain, Michael Teufele dhe Norbert Thormann, iu drejtuan koleksionistëve të shquar Christian dhe Karen Boros me një ide: Pse të mos bashkëpunosh me një ekspozitë në shkallë të gjerë që paraqet artistë vendas në klub?

Dhe kështu ndodhi. Ekspozita ‘Studio Berlin’ e cila hapet këto ditë dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në dhjetor të këtij viti, e ndoshta edhe më gjatë, është një shfaqje për vendet kur bëhet arti. Znj. Boros dhe kuratorja Juliet Kothe mblodhën vepra nga 115 artistë që jetojnë dhe punojnë në Berlin pasi vizituan studiot përreth qytetit.

Lart në Panorama Bar, një pjesë e klubit ku zakonisht luhet më pak muzikë, arti është më i ndjeshëm dhe introspektiv. I varur si një çadër mbi një pjesë të dhomës gjendet një skulpturë lulesh e përmasave të mëdha nga artisti kosovar Petrit Halilaj dhe kolegu i tij Álvaro Urbano.

Kjo ekspozitë paraqet vepra të ndërkohshme, poashtu trajton edhe tema të tilla si pasiguria dhe shpresa. Në pjesën e jashtme të ndërtesës ndodhet pankarta e Rirkrit Tiravanija “Morgen ist die Frage” që në shqip i bie “Nesër është Pyetje” në pjesën e sipërme të fasadës dhe, mbështetur në pjesën e jashtme afër hyrjes, një skulpturë nga Dirk Bell, shufrat e trasha prej çeliku të së cilës shkruajnë fjalën“ dashuri ”me shkronja të ndërthurura. /nytimes/ KultPlus.com