Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ku do të trashëgojë punën e bërë nga Philip Kosnett, shkruan KultPlus.
Mandati i Kosnett përfundon në fund të vitit dhe qysh nga viti 2022, Kosova do të jetë me një ambasador të ri nga SHBA-ja.
Shteti më i fuqishëm në botë, është konfirmuar nga Senati amerikan, i cili ka një karrierë të shërbimit të jashtëm amerikan.
Presidenti Joe Biden dhe miqësia e tij me Kosovën daton qysh moti, e ky i fundit edhe ka propozuar emrin e Hovenier si ambasador të shtetit më të ri në Evropë. /KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Me këtë rast, ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Ndërkaq, presidentja Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës, nisur nga përvoja e kaluar, mirëkuptojnë nevojën për strehim të sigurt për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Presidentja Osmani nënvizoi se Republika e Kosovës do t’i qëndrojnë përkrah SHBA-ve dhe shteteve aleate duke dhënë kontributin e saj në paqen ndërkombëtare.
Presidentja Osmani po ashtu shprehu falënderimin për mbështetjen e SHBA-ve në ballafaqimin me pandeminë që nga donacionet në pajisje mjekësore dhe vaksina, deri tek nismat për njoftim të publikut për masat mbrojtëse kundër Covid-19 dhe informimit të drejtë për vaksinat.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Kosnett diskutuan po ashtu për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në fushën e politikës së jashtme si dhe në realizimin e reformave në drejtësi dhe energjetikë. / KultPlus.com
Në një ceremoni të organizuar nga Presidenca e Kosovës që sapo ka përfunduar, është ndarë Medalja Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë, transmeton KultPlus.
Sot ambasadori amerikan në Kosovë ka pranuar medaljen në një ceremoni të organizuar nga Presidenca e Kosovës.
Në këtë ceremoni të pranishmëve me një fjalë rasti janë drejtuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett.
“Unë besoj se nuk ka asnjë arsye më fisnike sesa të shërbesh dhe nuk ka asnjë si Biden që e bëri më mirë se ai. Prandaj jam e nderuar dhe e kënaqur që njoh zyrtarisht kontributin e tij. Ajo që filloi Boe Biden sot formon një shtyllë kryesore të institucioneve më të rëndësishme të Kosovës. Është kaq unike, lidhja dhe dashuria e vërtetë që vendet tona kanë për njërën dhe tjetrën. Kosova është shtëpia juaj gjithashtu; ne gjithmonë do t’ju shohim si një nga tonat. Kjo është mënyra jonë për të treguar mirënjohje për çdo veprim të vetëm të Boe sepse puna e Boe ende vazhdon të frymëzojë babanë e tij sot. Kosova është një vend i vogël por ka një zemër të madhe, prandaj ashtu si Kosova mban një vend të veçantë për familjen e Presidentit Biden, e njëjta gjë vlen edhe për ta. Kur Kosova u përball me sfidën më të madhe, SHBA vazhdoi të tregonte dashuri të thellë ndaj njerëzve tanë. Unë besoj se masa e vërtetë e një personi të mirë është ndikimi që ata lënë pas kur vdesin. Boe është qiri përvëlues që i ka dhënë dritë popullit tonë. Ne do ta bëjmë Kosovën vendin që meriton populli ynë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Boe Biden”, ka thënë Osmani në fjalimin e saj.
Ndërsa, fjalimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden:
“Ne tani duam të themi se kjo është e pabesueshme, dhe unë dua ta falënderoj Republikën e Kosovës për këtë medalje. Është një nder i madh, është një nder i madh ta vlerësosh trashëgiminë e djalit tonë Beau dhe babait të tij. Punën në Kosovë, Beau e kishte të përziera, ai u dashurua me vendin. Unë angazhohem për ju, dhe njeriu i Bashkuar do të mbetet në partneri i palëkundur i Kosovës në këtë kërkesë. Kështu, së bashku, ne mund të krijojmë demokracitë, demokracitë që janë në një gjendje të ofrojnë nevojë për një nevojë të vërtetë. Isha vërtet i lumtur që mund të ndaj vaksinave të sigurta dhe efektive, vaksinën Pfizer, për popullin e Kosovës, për të pandeminë pandeminë COVID-19, dhe pres që vaksina të dorëzohet nga COVAX, organizoi këtë aktivitet; dozat do të përfshijnë brenda pak javësh. Pres që të vazhdojnë dhe të thellojnë miqësinë dhe partneritetin tonë në shfaqje, midis dy kombeve tona, si president i Shteteve të Bashkuara. Kjo për ne ka më shumë rëndësi se mund ta imagjinoni. Kombi i Kosovës nuk është në zemër dhe në të gjithë familjen Biden. Siç do të thoshte nëna ime, Zoti ju nderoftë, Zoti ju nderoftë!”, ka thënë Biden.
Po ashtu, fjalimi i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett:
“Është vërtet një nder të jesh në këtë mbrëmje dhe të pres këtë çmim në vendin e Presidentit, Joe Biden. Boe Biden përfaqësoi mënyrat më të mira të Amerikës të cilat janë ofruar. Amerikanët respektojnë dhe vlerësojnë rrugëtimin e Kosovës sepse ne jemi në të njëjtën rrugë. Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, më të vetë-mjaftueshëm për vendin e tyre në botë. Amerikanët janë krenarë për rolin që kemi luajtur për të mbështetur këtë vend. Unë jam gjithashtu i bindur se miqësia dhe besimi do të vazhdojnë të forcohen në shumë aspekte. Mënyra më e mirë për të nderuar trashëgiminë e Boe Biden, është që Kosova të vazhdoj përpjekjet për të krijuar një bashkim më të përsosur dhe Amerika do të jetë pranë jush në çdo hap të rrugës”, ka thënë Kosnett. / KultPlus.com
Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës.
Konsett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës.
“Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si President, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett.
Vjosa Osmani është zgjedhur sot Presidente e Kosovës, në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës ku nga 82 deputetë të pranishëm mori 71 vota. / KultPlus.com
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar fat kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme me Spanjën në Sevilla.
Kosnett ka shkruar se është gjithmonë moment krenar kur luan nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium
“I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijën e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium”, ka shkruar Kosnett.
Wishing Kosovo luck in their match against Spain. Always a proud moment when you can play under the shadow of your country’s waving flag in the stadium. pic.twitter.com/Hi2f5vFeTw
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 31, 2021
Kosova luan me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Për Dardanët do të jetë ndeshja e dytë në grupin B pas humbjes së parë 3:0 në shtëpi nga Suedia./ KultPlus.com
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës.
Kosnett përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter ka shkruar se votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese se, siç tha ai, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës.
“Edhe pse shpesh nuk pranohet, gratë lidere gjithmonë kanë luajtur rol në suksesin e Kosovës. Jam i inkurajuar që votuesit me të madhe e kanë pranuar këtë, duke siguruar që më shumë se kurdo herë gratë do të kenë rol qendror në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”, ka shkruar Kosnett.
Postimi i plotë i Kosnett:
Edhe pse shpesh nuk pranohet, gratë lidere gjithmonë kanë luajtur rol në suksesin e # Kosovës. Jam i inkurajuar që votuesit me të madhe e kanë pranuar këtë, duke siguruar që më shumë se kurdo herë gratë do të kenë rol qendror në ndërtimin e të ardhmes së # Kosovës. Gëzuar Ditën ndërkombëtare të gruas! # IWD2021./ KultPlus.com
Although often uncredited, women leaders have always been instrumental to #Kosovo's success. Encouraged voters overwhelmingly acknowledged this, ensuring more women than ever will have key public roles in building #Kosovo's future. Happy International Women's Day! #IWD2021
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 8, 2021
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është sqaruar lidhur me kabllogramin e ambasadës amerikane në Prishtinë, pjesë nga e cila janë publikuar detaje nga mediet.
Kosnett në invervistën për ‘Pressing’ në T7, ka thënë se ndonëse nuk është fshehtësi se cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e mirë, kjo nuk bëhet në formë ankese, por përmirësimi të shëndetit publik.
Tutje, ai ka thënë se stafit të ambasadës i pëlqen jeta në Kosovë, teksa është shprehur i lumtur që është rikthyer në vend për të shërbyer.
“Kur i raportojmë Uashingtonit p.sh. për cilësinë e ajrit – nuk është fshehtësi që cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e mirë. Nuk e bëjmë këtë vetëm për tu ankuar, e bëjmë sepse përpiqemi që të promovojmë infrastrukturë energjetike në Kosovë që do të trajtojë shqetësimet e shëndetit publik, si dhe ato ekonomike. Kur flasim për sfidat ndaj sistemit shëndetësor, nuk është befasi. Mjekët, profesionistët mjekësorë në Kosovë janë heronj, por infrastruktura mjekësore ka nevojë për përmirësim dhe SHBA-ja dëshiron të ndihmojë për këtë. Pra, mendoj se sfidat me të cilat përballemi këtu, nuk ka të bëjë me punonjësit amerikanë që ankohen se jeta jonë këtu është kaq e vështirë. Neve na pëlqen jeta në Kosovë. E duam popullin e Kosovës – sërish, kjo është hera ime e dytë në Kosovë dhe isha shumë i lumtur që u ktheva”, ka deklaruar ai.
Ai po ashtu ka folur edhe lidhur me vaksinat, teksa ka thënë se do dëshironte të dinte se kur do të vaksinohen i mbarë populli i Kosovës.
“Ky është qëllimi i mekanizmit Covax. Që të gjejë mënyra që vendet të bashkëpunojnë ndërkombëtarisht, që vendet që iu nevojitet më së shumti të marrin vaksinën. Pra, absolutisht Kosova do të jetë në radhë. Do të dëshiroja të di kur do të vaksinohen të gjithë; nuk e di ende. Në këtë artikullin që e përmendët kishte edhe diçka tjetër. Njerëzit mendojnë se amerikanët po ankohen që Kosova nuk e merr virusin seriozisht”, deklaroi tutje diplomati amerikan në Kosovë. /Gazeta Express/ KultPlus.com
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar aktorin kosovar Adem Mikullovci i cili vdiq dje.
Kosnett ka shkruar në Twitter se i bashkohen të gjithë Kosovës në përkujtimin e jetës së aktorit Adem Mikullovci, duke thënë se kontributet e tij për kulturën dhe pavarësinë e Kosovës do të lë një një trashëgimi që do të zgjasë.
“Ne i bashkohemi gjithë Kosovës në dhimbjen për humbjen dhe përkujtimin e jetës së aktorit, komedianit, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij ka ngritu lartë moralin e Kosovës. Kontributet e tij për kulturën e Kosovës, pavarësinë dhe karakterin do të lë një trashëgimi që do të zgjasë”, ka shkruar Kosnett. Aktori kosovar, Adem Mikullovci, vdiq të martën në moshën 81-vjeçare./KultPlus
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka uruar 244-vjetorin e pavarësisë së Amerikës.
Ai tha se SHBA-ja dhe Kosova ndajnë vlera dhe atribute, duke shtuar se SHBA-ja ka qëndruar pranë Kosovën për ta bërë të pavarur dhe sot vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit dhe pandemisë së koronavirusit.
“Populli i SHBA-së dhe i Kosovës ndajnë shumë vlera dhe atribute. Populli ynë është i fortë dhe i mençur, kreativ, i dhembshur dhe i shkathët. Si miq, partnerë, ne i jemi përgjigjur njëri-tjetrit kur kemi pasur nevojë. Ne qëndruam së bashku për ta bërë Kosovën të pavarur, qëndruam së bashku pas sulmeve të 11 shtatorit dhe në luftën kundër terrorizmit global. Ne qëndrojmë së bashku edhe në përballjen me pandeminë globale”, tha Kosnett.
Po ashtu, mbasadori Kosnett tha se duhet angazhim qytetar që një shtet të ketë demokraci. Ai tha se në kohën kur SHBA-ja po përballet me trazira, ku protestuesit po kundërshtojnë racizmin dhe pabarazinë, ka shpresë se do të ndodhin ndryshime pozitive.
“Në Amerikë, si në çdo vend, demokracia nuk është sport spektatorësh. Demokracia kërkon angazhim dhe këmbëngulje aktive të qytetarëve. Po ashtu kërkon ndershmëri dhe përulësi për të adresuar dobësitë tona dhe për të mësuar nga dështimet tona. Kjo është kohë e trazirave dhe ankthit në Amerikë – por gjithashtu e shpresës. Ka shpresë se ndryshimet pozitive mund të vijnë vetëm përmes angazhimit qytetar. Dhe e njëjta mund të thuhet edhe për Kosovën”, tha ambasadori Kosnett.
Ambasadori amerikan në Prishtinë në adresimin e tij për Ditën e Pavarësisë, theksoi përkushtimin e SHBA-së për të ndërtuar një shoqëri dhe një të ardhme për brezat që do të vijnë.
“Në këtë Ditë të Pavarësisë së SHBA-së, le të zotohemi se do të bëjmë përpjekje për të ndërtuar shoqëri –për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët – duke reflektuar mbi ëndërrat e themeluesve të shtetit amerikan dhe për të përmbushur detyrimet tona, për brezat që do të vijnë”, tha Kosnett. / KultPlus.com
Ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett, ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, pas marrjes së detyrës së re.
Ai pas takimit me kreun e Ekzekutivit Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk mund të gjesh dy vende sikurse janë SHBA dhe Kosova që kanë një shoqëri të mirë.
“Është privilegj që e shoh Haradinajn pas kaq viteve. Nuk mund t’i gjesh dy vende si SHBA-ja dhe Kosova që kanë një shoqëri të mirë. Jemi në një moment historik ku njerëzit marrin vendime dhe vendimet e tyre do të kujtohet gjatë. Mezi pres të bashkëpunoj me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë diplomati amerikan, raporton Ksp.
Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se ka përgëzuar ambasadorin e ri amerikan për marrjen e detyrës së re.
“Shfrytëzova rastin ta uroj për postin që e ka marrë për të mirën e Kosovës, për të mirën e Amerikës. I premtova bashkëpunim të sinqertë. Kënaqësi që jemi bashkë”, tha Haradinaj.