Recitali i pianistit Emanuele Torquati vjen sonte në TKOB, si bashkëpunim mes Institutit Italian të Kulturës dhe Teatrit të Operës dhe Baletit.
Emanuele Torquati është sot një nga pianistët më të vlerësuar. Gazeta New York Times shkroi për të: “A thoughtful and fascinating musician” (Një muzikant kuptimplotë e magjepsës).
Torquati është veçanërisht i vëmendshëm ndaj repertorit bashkëkohor. Ai luan rregullisht në të gjithë botën për institucione të rëndësishme si Alte Oper e Frankfurtit, Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, Konservatori New England në Boston, etj.
Me rastin e debutimit të tij në Tiranë, në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Emanuele Torquati do të prezantojë një program që varion nga fundi i viteve ‘800 deri tek bashkëkohorja, kushtuar kompozitorit Giancarlo Cardini./atsh/KultPlus.com
Pianisti i madh italian Maurizio Pollini vdiq të shtunën në moshën 82-vjeçare.
Muzikanti legjendar ishte i sëmurë prej disa kohësh dhe kishte anuluar disa koncerte të fundit.
Ai do të shtrihet në State në teatrin e operës La Scala të Milanos, me të cilën ishte i lidhur ngushtë, të martën nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Teatri i drejtoi homazhet ndaj tij.
“Teatro alla Scala mban zi për humbjen e Maurizio Pollinit, një prej muzikantëve të mëdhenj të kohës sonë dhe një referencë themelore në jetën artistike të teatrit për mbi 50 vjet”, thuhet në një deklaratë.
Nga debutimi i tij më 11 tetor 1958, deri në recitalin e tij të fundit më 13 shkurt 2023, Pollini performoi në La Scala 168 herë, përveç takimeve me studentë dhe pjesëmarrjes në juri dhe konferenca.
Homazhe për Pollinin ka bërë edhe presidenti italian Sergio Mattarella. Kreu i shtetit e përshkroi si “një pianist të shquar, një interpretues rigoroz, të frymëzuar të veprave të jashtëzakonshme muzikore, një figurë referimi për brezat e muzikantëve nga e gjithë bota.
“Pollini ishte një poet i pianos që, gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të jashtëzakonshme, solli prestigj në skenën artistike ndërkombëtare në Itali,” tha ai. Pollini do të ketë një funeral privat.
Kosti Deti është korçari i ri që po korr sukses në të gjithë botën. Ai është pianist dhe ka fituar mbi 30 çmime ndërkombëtare.
Në një lidhje me Skype për ABC, Kosti ka treguar gjithçka mbi sukseset e tij dhe veçanërisht për çmimin e parë që ka fituar së fundmi në Maltë. Ai tha se studion rreth 6 orë në ditë dhe nuk harron të dëgjojë as muzikën shqiptare.
“Unë nuk e lë pas as muzikën shqiptare nga Feim Brahimi, Çesk Zadeja deri te Aleksandër Peçi. Pas një muaj e gjysmë do të luaj në Moskë pjesë të ndryshme të njohura duke filluar nga Shopen.
Unë studioj normalisht 6 orë në ditë, kur kam koncerte ose konkurse shkon në 8-9 orë. Megjithëse shkoj në shum konkurse dhe aplikoj nuk jam fans i tyre, po janë e vetmja mënyrë që mund të bëhen të njohur.
Çmimi i Maltës është një koncert që do të jepet sezonin e ardhshëm dhe më duket se kam fituar nja 5 mijë Euro”, tha Deti. / Klan Kosova / KultPlus.com
Kompozitori legjendar jetoi 88 vjet (1882-1971), duke qenë kësisoj dëshmitar i disa prej ngjarjeve më dramatike të shekullit të 20-të, ngjarje që gjetën shprehje të gjallë në kompozimet e tij. Karriera e tij muzikore filloi si rebelim dhe u zgjodh nga “Disney” për të krijuar botën. Bashkëpunoi me Pikason dhe Auden, influencoi nga kompozitorët Boulez te Tavener. Muzika e shekullit XX është e paimagjinueshme pa Stravinskin, një nga kompozitorët që priu modernizmin në muzikë, në fillim të shekullit të 20-të, me ndikim të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm.
Kompozitori, pianisti dhe dirigjenti rus i shekullit të 20-të (francez i natyralizuar dhe më pas amerikan), spikat për guximin në tërësinë e kompozimeve, guxon të kapërcejë barrierat e standardeve stilistike në ansamblin e kompozimeve. Një qytetar i vërtetë i botës, lindi në Rusi më 17 qershor, u strehua në Zvicër gjatë Luftës së Parë Botërore, më pas kaloi në Francë ku mori nënshtetësinë dhe ku miqësohet me një pjesë të mirë të inteligjencës avangardë, kryesisht miqësia e sinqertë me Pikason, apo marrëdhënia me Coco Chanel. Më vonë, u largua për në Shtetet e Bashkuara, ku gjithashtu mori nënshtetësinë.
Rritur në një familje muzikantësh, me babain këngëtar dhe nënën pianiste, që në fëmijëri Stravinski u prek nga mungesa e mjaftueshme e dashurisë së prindërve dhe këmbëngulja e tyre për të mos e bërë muzikën profesionin e tij. Për pasojë, ndoqi kurse juridike në universitetin e Shën Petërburgut në vitin 1901, së bashku me leksione harmonie dhe kontrapunkti. Kur i vdiq i ati, hoqi gradualisht dorë nga ligji për t’iu përkushtuar muzikës. Takimi me Rimsky-Korsakov ishte vendimtar, ai u bë mësuesi i muzikës, duke i mësuar kryesisht orkestrimet dhe format klasike.
Në thelb, fillimi i karrierës së Stravinskit lidhej me takimin me Diaghilev, ku kompozoi muzikën për “Ballets Russes” të këtij të fundit, që u pasua me një sukses të madh dhe Stravinski u bë i famshëm. /Konica.al/Mirëpo, kompozimet e tij, nisur nga aspekti provokues, pasi nuk respektojnë rregullat, shkaktuan edhe pakënaqësinë e disave, veçanërisht “Riti i Pranverës” shkaktoi skandal.
Karriera dhe puna e kompozitorit mund të klasifikohet në disa stade. Fillimisht i frymëzuar nga folklori rus, më pas iu kthye një stili më të zhveshur, para se të kthehej në forma më klasike. Shpeshherë, kompozitori e përshkruante Nikolai Rimsky-Korsakov, si babanë e tij të dytë. 29 maji 1913 konsiderohet të jetë pika fillestare e epokës moderne në art, pasi kjo qe edhe dita e shfaqjes së parë të “Riti i pranverës”, prodhuar nga kompania “Ballets Russes” e Diaghilev në Paris./Konica.al/Karriera muzikore e Stravinskit tradicionalisht ndahet në tri faza. Zakonisht dekadat e para referohen si periudha ruse, ndërsa kompozitori studioi folklorin rus dhe eksperimentoi me format e tij. Baletet e para u pasuan nga “Les noces”, “Renard”, opera “Mavra” etj.
Më pas, Stravinski i kushtoi disa dekada neoklasicizmit, duke e hapur këtë fazë të karrierës me “Pulcinella”, që u vu në skenë po nga kompania e Diaghilev. Kryeveprat e kësaj periudhe përfshijnë baletet “Apollo”, “Le baiser de la fée”,“Simfoni në tre lëvizje”, “Orfeu”, “Agon”, operat “Oedipus rex”, “The Rake Progress” dhe melodrama muzikore “Persephone”. Periudha e mëvonshme zakonisht quhet si serial ose dodekafonik dhe përfshin “Threni” dhe “A Sermon, a narrative and a prayer”, bazuar në tekste dhe motive biblike, dramën muzikore “The Flood” dhe pjesë orkestrale “Variations: Aldous Huxley in memoriam”.
Stravinski ishte një nga kompozitorët më pjellorë, krijimtaria e tij përfshin mbi 7,500 faqe me partitura muzikore. Ai mund të punonte për 18 orë në ditë dhe dita standarde e punës, edhe në moshë të shkuar, ishte 10 orë. Njëlloj si prindrit, Stravinski ishte karizmatik për ata që e rrethonin, një bashkëbisedues tepër simpatik. Ai ishte shok, sidomos me anëtarët e “Les Six” (“Të gjashtët”): Klod Debusi, Marsel Prusti, Pablo Pikaso, Koko Shanel dhe Çarli Çaplin.
Fundi i “marrëdhënies së dashurisë” midis artistëve avangardë rusë dhe regjimit sovjetik, në fund të viteve 1920 i dha fund edhe karrierës së kompozitorit në BRSS. Vetëm gjatë zbutjes së Hrushovit, në 1962, për të festuar 80-vjetorin e kompozitorit, Stravinski u ftua të jepte koncerte në Moskë dhe Leningrad. Madje, gojëdhënat thonë se udhëheqësi sovjetik e ftoi të qëndronte në Rusi, por Stravinski u kthye në Nju Jork, ku vdiq në 6 prill 1971. Në respektim të testamentit, ai u varros në Veneciee.
Milan Kundera, në lidhje me ndryshimet e kompozimeve, shprehet se Stravinski ishte një i internuar, i privuar nga vendlindja nga Revolucioni Bolshevik, zgjodhi të rrënjoset në muzikën e të gjithë muzikantëve, për të filluar me ta, “sipas mënyrës së tyre”, një dialog nepsqar, të cilin nuk e ndali deri në frymën e fundit. Mirëpo, Stravinski ishte edhe një eksperimentues, që kërkonte kuintesencën, aleancat origjinale të tingujve, ritualin, madje edhe të shenjtën. /Konica.al / KultPlus.com