Piktorja Engji Jaha po prezanton ekspozitën e saj të dytë personale, një ngjarje kjo që pritet të tërheq vëmendjen e të gjithë atyre që kanë pasion artin, shkruan KultPlus.
Në këtë ekspozitë të veçantë, piktorja Jaha sjell 20 portrete të rralla të artistëve të njohur shqiptarë, duke ofruar një pasqyrë të thellë të talentit dhe ndikimit të tyre në botën e artit.
Çfarë e bën këtë ekspozitë të jashtëzakonshme është jo vetëm kualiteti i punës së piktores Engji Jaha, por edhe përzgjedhja e saj e artistëve të portretuar dhe mënyra e tyre e paraqitjes. Portretet janë të pikturuara me teknikën e vajit mbi pëlhurë, duke krijuar një efekt të veçantë dhe duke dhënë ndjenjën e një kinematografie të vjetër evropiane.
“Unë kam vendosur t’ia dedikoj këtë cikël artistik portreteve të artistëve të njohur shqiptar. Këto vepra arti, përfshijnë njëherazi dhe shumë breza të ngritura, të fushave të ndryshme artistike, që kanë qenë dhe janë kontribuues të drejtpërdrejtë në mbarë botën”, thotë Engji për KultPlus.
Pëlhura i jep këtyre veprave një theks të veçantë dhe një atmosferë nostalgjike, ndërsa ngjyrat e vajit përcjellin emocionin dhe thellësinë e çdo personazhi.
“Janë 20 vepra dhe të gjitha janë pikturuar me ngjyra vaji në pëlhurë. Nëse shihen në tërësi, ato japin ndjesinë e një kinematografie të vjetër evropiane, që ndërveprojnë dhe mund të them se duken se kanë një bisedë artistike me njëri-tjetrin. Ashtu siç shprehet edhe Aristoteli në shkrimet e tij se: “Qëllimi i artit nuk është të përfaqësojë pamjen e jashtme të gjërave, por rëndësinë e tyre të brendshme. E bukura nuk ka të bëj me bukurinë. E bukura nuk përfaqëson përherë të bardhën e ndritshme, ajo shpesh herë na paraqitet dhe si e errët, ajo është më shumë se kaq, është një ndikim, një komunikim apo çoftë dhe një emocion”, thotë Engji.
Piktorja Engji Jaha ka investuar kohë dhe pasion të madh në këtë temë artistike, dhe kjo ekspozitë është produkti i një hulumtimi të gjatë dhe të thellë mbi psikologjinë e portretit. Ajo ka arritur të kapërcejë thjeshtësinë e një portreti dhe të na sjellë diçka më shumë, diçka që na jep mundësinë të eksplorojmë thellësinë e qenies së personave të portretuar.
“Duke qenë se jemi të ndërtuar biologjikisht për të pasur tërheqje më njëri-tjetrin, atëherë krijimi i shumë portreteve njëherësh të jep mundësinë e interpretimit të emocioneve për portretin e tjetrit si diçka thelbësore për ekzistencën tonë”, thotë për fund artistja.
Ekspozita do të hapet më datë 12 tetor, ora 18:00 në Grand Hotel Prishtina, 13th Rooftop./ KultPlus.com
Më 26 maj 1913, u lind ikonografja, piktorja dhe mësuesja dardhare, Androniqi Zengo Antoniu. Ajo njihet si e para piktore grua në historinë e artit figurativ shqiptar.
Mjeshtërinë do ta niste nën gjurmët e të atit, Vangjel Zengos dhe të motrës, duke restauruar pikturat murale të Shën Mërisë, të Shën Thanasit në Korçë, të Shën Kollit në Hoçisht etj.
Studimet e larta i kreu në Shkollën e Arteve të Bukura në Athinë, ku spikati për rezultate të shkëlqyera dhe më pas vazhdoi studimet në “Ecole Des Belles Artes” në Paris.
Kthimi në atdhe e gjen Androniqin në Korçë në rolin e mësonjëses pranë shkollës femërore.
Në vitin 1937, në kuadrin e festimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Zengo çel ekspozitën e parë të saj me piktura që i përkasin kohës si mësonjëse. Ndërsa një vit më vonë, ajo do të çelte një ekspozitë të dytë dhe vlerësimi për figurën e saj do t’i kalonte përmasat lokale, duke e shndërruar Zengon si model frymëzimi për femrën atëkohë.
Piktore e cilësuar që në hapat e saj të parë si “impresioniste”, me mbi 500 vepra në vaj, një pjesë e të cilave ndodhen në Galerinë e Arteve në Tiranë. Si ikonografe ka punuar në zbukurimin e tetë kishave në Korçë, Tiranë dhe vende të tjera të Shqipërisë.
Më tutje, emri i saj do të përmendej në galeritë apo në panairet me të suksesshme të kohës. Në vitin 1940, Zengo do të nderohej në Bari të Italisë për veprën “Kalaja e Petrelës”. Pjesë e ekspozitës ishin edhe zëra unikë të pikturës shqiptare, sikurse Vangjush Mio dhe Zef Kolombi.
Artistja do të vlerësohej gjatë periudhës së komunizmit brenda edhe jashtë vendit për punën e saj krijuese. Në pikturat e saj mbizotrojnë portretet, peisazhi, dashuria për kostumet dhe vendlindja e saj Dardha.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një autoportret të Zengos, si edhe kopertina e një libri që i është dhuruar./ atsh / KultPlus.com
Nëpër pikturat e saj unike të gjuhës së trupit dhe dobësive psikologjike, ajo përjetësoi boheminë e New York-ut, bashkë me kënaqësitë dhe betejat e ashpra që servonte.
Alice Neel ishte një piktore e portreteve të guximit dhe delikate. Edhe pse në dukje të drejtpërdrejta dhe jo të komplikuara, pikturat e saj të personave, çifteve dhe familjeve, nënave dhe fëmijëve, jo vetëm që zgjidhin dinamikën mes vajzave të saj, por edhe bashkëfajësinë e tyre me artistin, shkruan The Guardian, translemton KultPlus.
Gjatë karrierës së saj të bujshme, ajo pikturoi të gjithë, që nga radikalët me ngjyrë, akademikët dhe intelektualët e deri te familjet dhe fëmijët e Amerikës Latine në Harlemin spanjoll. Neel la të papërfunduar pjesën më të madhe të pikturës së saj, të një rekruti me ngjyrë kur ai shkoi në Vietnam, me shpresën e kthimit të tij (ai u kthye, por nuk pranoi të vazhdonte pikturimin). Ajo pikturoi boheminë e New York-ut, kritikët e artit dhe dashamirët e tij. Pikturoi demonstratat dhe jetën e rrugës, dhunën e policisë ndaj grevistëve, një të ri të goditur nga tuberkulozi, ditët festive dhe varfërinë.
Kur disa agjentë të FBI-së trokitën në derën e artistes në vitet 1950, Neel i pyeti nëse do pranonin që t’i pikturonte. Ata refuzuan. Kush, kush nuk do donte të pikturohej prej saj? Takimet e Neel-s të pikturuara, distiluan dëshirën e subjektit të saj për të kënaqur vetëdijen dhe kënaqësinë e tyre për t’u pikturuar nga kjo grua e pathyeshme. Asnjëherë si ekspresioniste, gati si një karikaturiste, me raste e lezetshme dhe shpesh seksi, portretet e Neel janë ‘vigjilente’ ndaj gjuhës së trupit, sjelljeve fizike dhe dobësive psikologjike.
Ishte qejf e ‘çmenduri’ të pikturoheshe nga Neel. Ajo e bëri kritikun e artit John Perreault të zhvishej lakuriq dhe të shtrihej për tu pikturuar. E pikturoi edhe poetin Frank O’Hara, me sy të kaltër, të shqetësuar, me shikim pak larg, me gojë hapur dhe me dhëmbë të shtrënguar.
Ajo u falte vetëbesim çifteve të dashuruara dhe komunitetit LGBT. Jo gjithçka në jetë funksionon, por guximi i Neel na bën të mendojmë të kundërtën. Këpucët kërcejnë andej-këtej, gishtat e shtrënguar mbërthehen me njëri-tjetrin (kujtojini disa nga duart e Van Gogh-ut këtu), gishti i madh futet përmes një rripi dhe O’Hara kapet nga sedilja sikur po kapet në një gomone. Krahët dhe këmbët tregojnë gjendjen shpirtërore të pronarit të tyre. Ndonjëherë ndihesh si i mbërthyer, aty me ta, duke vlerësuar situatën e këtyre njerëzve.
Hot Off the Griddle na përcjell në tërësi jo vetëm karrierën e saj, por edhe peripecitë e jetës: Bashkëshortin i saj kubanez, i pasur dhe i pushtetshëm e braktisi dhe e mori vajzën e tyre në Havana; marinarja xheloze që i’a dogji më shumë se 50 piktura… Nuk duhet të harrojmë kurrë se nuk po shikojmë vetëm subjektet e saj, por edhe gruan që i ka pikturuar. E lindur në vitin 1900, vetë Neel shfaqet disa herë – dy herë në vitin 1935 me një palë bojëra uji – në njërën ajo është e zhveshur dhe po urinon në tualet, ndërsa i dashuri i saj qëndron i mërzitur në lavaman. Edhe rubineti i rrjedhshëm duket falik. Më vonë, në moshën 80-vjeçare, e zhveshur, me një brushë në njërën dorë, me një leckë në tjetrën, ajo ulet për vete në të njëjtën karrige ku ishin ulur aq shumë njerëz të pikturuar prej saj. Ajo shfaqet në filmin e shkurtër të Robert Frank dhe Alfred Leslie të vitit 1959 – transmetuar nga Jack Kerouac (dhe përshtatur nga drama e tij ‘Beat Generation’), së bashku me piktorë, poetë dhe bohemë, përfshirë Allen Ginsberg, Gregory Corso dhe aktoren franceze Delphine Seyrig.
Subjektet e saj janë të larmishëm, përfshirë edhe ‘të çmendur’ ndonjëherë, si famëkeqi Joe Gould, i lumtur me gjelat e tij të shumtë, të pikturuar në vitin 1935. Nënat latine me fëmijët e tyre; një djalë i vetëm, me thikë, me të cilin Neel u miqësua (i cili u burgos për vrasje); kritikja feministe Linda Nochlin me vajzën e saj të vogël; Gus Hall, kryetar i Partisë Komuniste të ShBA-së, i ulur me pardesynë dhe kapelën e tij dhe Annie Sprinkle e zhveshur, me një unazë të varur në buzët e saj.
Portretet e Hall dhe Sprinkle përballen me njëri-tjetrin në fund të shfaqjes, si për të nënvizuar politikën e qëndrueshme të majtë të Neel-it dhe temperamentin e saj të zjarrtë, por me raste edhe të turpshëm. Sa kënaqësi është e gjithë kjo!
Fytyra e saj është një fytyrë si e një kukulle porcelani. Dhe jo vetëm, por edhe një fytyrë kukulle e habitur. Dhe me sytë e saj të mëdhenj sikurse edhe më ma vërteton këtë ndjesi që ma jep figura e Ornela Vorpsit.
Në pamje të jashtme ta le përshtypjen e një gruaje të fortë, që është në gjendje të thyej çdo barrikadë, po në shpirt, sikurse e thotë edhe vet, është e vrarë, shumë e vrarë nga jeta që e rropati brenda dhe jashtë Shqipërisë.
E përkthyer në mbi 20 gjuhë të botës, mu kjo Ornela e Shqipërisë që doli nga ky vend dhe vazhdon të bëj nam nëpër botë me librat e saj, akoma nuk e ka shkruar një libër në gjuhën shqipe, po gjithë krijimtarinë e saj e ka të shkruar o në italisht, o në gjuhën frënge. Dhe ka një arsye pse nuk ka shkruar dhe nuk dëshiron të shkruajë në gjuhën shqipe.
Përgjatë një bisede të gjatë, pashë shumë Ornela rreth meje, e mezi arrija të përmblidhja mu atë Ornelën që kisha para syve të mi, që padyshim është një zonjë e madhe, dhe nuk do të ishte e tillë po të kishte pas një jetë ndryshe.
Për mbi dy orë përgjatë intervistës pashë Ornelën e vogël të Tiranës e cila lumturohej në familjen e saj të vogël, pastaj pashë Ornelën e topitur, mu këtë Ornelën me fytyrë porcelani, hije që mori që nga vdekja e gjyshes, vdekje që ndodhi në prani të saj, hije që u bë edhe më e rëndë me burgosjen e babait. Pashë Ornelën e vetmuar rrugëve të Tiranës, vetmi dhe refuzim që e mbështolli regjimi i Enver Hoxhës, pashë Ornelën duke vrapuar pas ngjyrave, pikturës, pastaj atë Ornelën e Milanos e të Parisit, Ornelën në romane që edhe më tej refuzon ti shkruaj në gjuhën e nënës, e deri te kjo Ornela e fundit që i janë përkthyer romanet e saj në mbi 20 gjuhë të botës, këtë Ornelën e ekspozitave e të pikturës, e cila prap më jep ndjesinë e një portreti të një figureje porcelani, e cila edhe e thotë vetë, që këtë figurë apo ndjesi të majës së ajsbergut, e mori që nga përplasja e gjyshes para këmbëve të saj, vdekje që ja dha një nur përgjatë gjithë jetës.
Përderisa kujton fëmijërinë e saj, e cila e konsideron fëmijëri të lumtur, rritën e saj me dashurinë e gjyshes dhe prindërve të saj, Ornela Vorpsi e kujton atë periudhë si periudhën më të ëmbël, e cila rritej në një shtëpi në mes të Tiranës, me një kopsht shumë të madh me hurma e ullinj, e cila shumë më vonë kuptoi se babai i saj kishte prona, shumë prona, por që ata e rritnin pa ia kujtuar se ishin një familje e kamur, duke vënë në plan të parë dashurinë që kishin për njëri tjetrin, e sidomos për gjyshen.
“Kam pas një gjyshe jashtë mase të dashur, dhe mbaj mend se deri në moshën gjashtë vjeçe kam gëzuar dashurinë e saj të pafund. Dhe vdekja e saj, besoj se ishte një nga goditjet më të mëdha që kam pas në jetë. U rrëzua para syve të mi, ra në tokë, mbaj në mend që më tha “koka, më dhemb shumë koka” dhe vdiq, para syve të mi vdiq”, kujton Ornela dashurinë për gjyshen, dashuri që më pas u shndërrua në atë topitjen, akullnajën jetësore, pasi që këtë vdekje e kapërceu ftohtë, pa lot dhe pa bërtima, me një mur në mes, mur të madh mes dhimbjes shpirtërore dhe reagimit të jashtëm.
Ornela kujton më pas se kishte vazhduar jetën në atë Tiranën e atëhershme, Tiranë që bashkë me Shqipërinë ishin super të izoluara nga bota, me makina të pakta, e edhe më pak racione ushqimi, por me një dashuri të madhe për artin, dashuri që e kishte qysh nga vegjëlia e saj.
Dhe kjo artiste e madhe, rrugëtimin drejt artit e kishte nisë në piano. Prindërit e saj e kishin detyruar të ngulitej në atë instrument, tinguj që kurrë se plotësuan shpirtin e saj të madh artistik, që në periudha të ndryshme jetësore ndryshonin formë, herë pikturë, herë fotografi e herë letërsi.
Dhe përderisa Ornela kërkonte art, apo dhimbja e saj kërkonte të shpërfaqej nëpërmjet artit, në kohën kur ende mësonte piano, por që nuk përmbushte dëshirën e saj për të bukurën, me vetëm shtatë vjet ajo pëson edhe një goditje.
Dhe si me rastin e vdekjes së gjyshes, edhe kësaj radhe, nuk qau, as lëvizi e as nuk reagoi. Ishte zhdukja e babait, dhe ajo që dinte në atë kohë ishte vetëm kjo, babai i saj iku me motorin.
“Mbaj mend mamin, e priste. Por babai u zhduk, kishte një motor dhe po me atë motor u zhduk. Unë si fëmijë nuk reagoja, nuk merrja pjesë në këto goditje, nuk lëvizja, nuk qaja dhe nuk prekesha”, shpjegon Ornela Vorpsi duke kujtuar këtë goditje si shtatë vjeçe, e cila më pas ka shpjeguar se pas bisedave dhe konsultave më të vonshme me psikoanalistë, i kishin shpjeguar se ky mos reagim i saj ishte më shumë si një mur, si një mbrojtje e vetvetes karshi zhvillimeve.
“Dhe babai nuk u kthye, kaluan gjashtë muaj dhe nuk kuptuam asgjë. Brenda këtyre gjashtë muajve mami shkonte në polici të pyeste, dhe ata i thoshin se nuk dinin gjë. Të njëjtit kërcënonin mamanë time se ajo duhej tu tregonte se ku ishte burri i saj” tregon Ornela për atë periudhe të rëndë për familjen e saj, të cilës familja e saj veç po i zvogëlohej, dhe tani kishte ngelur me mamanë e saj, e që atë kohë ishte 29 vjeçe.
Dhe regjimi i Enver Hoxhës sapo kishte trokitur në portën e familjes së Ornela Vorpsit, dhe shija e hidhur e komunizimit kishte kaluar përmasat për të dhe për mamanë e saj, të cilat vuanin në palcë ndarjen e familjes, distancimin e njerëzve nga to dhe vuajtjet e kësaj kohe që kishin shndërruar një grua dhe një vajzë të vogël si dy njerëz tmerrësisht të padëshiruara nga të tjerët.
Babain e dënuan për politikë pa u marr asnjëherë me politikë, kishin për qëllim sekuestrimin e pronave
Ornela Vorpsi kujton që babain e saj e kishin gjykuar me dyer të mbyllura, e kishin akuzuar për politikë, edhe pse, sipas Ornelës, babai i saj kurrë nuk ishte marr me politikë. Sipas saj, arsyeja e burgosjes së tij ishte diku tjetër, sekuestrimi i pronave të shumta që kishte kjo familje. Dhe me rënien e tij në burg, krejt këto prona u sekuestruan dhe lanë këtë familje në dyer të botës.
Ornela kujton se dy herë e kishte vizituar babain e saj në burgun e Spaçit, njëherë kishte shkuar me gjyshin, nga ana e babit, dhe njëherë kishte shkuar me mamin. Të dy vizitat kishin lënë vragë të thella në memorien e Ornelës, duke nisë nga kontrollet e rrepta të gardianëve e deri te takimi me babain, që për të ishte shumë i panjohur.
“Nuk e njoha fare babain tim, ishte dobësuar jashtë mase, ishte me pizhame me vija, si ato të Auschwitz. Dhe mbaj në mend që mamit tim i dha një qese të vogël, kur u ktheva në shtëpi, si kurreshtare që isha e hapa atë qese. Në të gjeta dhëmbët e thyer të babit, sepse më vonë e kam kuptuar se kur e kishin arrestuar, e kishin futur në një thes, dhe e kishin rrahur aq fortë sa që ia kishin thyer edhe dhëmbët”, tregon Ornela Vorpsi, e cila kujton edhe një takim tjetër me babain e saj në burg, po këtë herë më shumë kujtime të hidhura i kishte lënë rruga deri në Spaç, sesa vet Spaçi.
“Nuk kishte makina, mbaj mend se patëm shkuar me autostop me një kamion që barte derra, mami ishte ulur me shoferin para, unë isha pas, me derrat. Para syve të mi shihja se si tentonte shoferi ta puthte mamin tim, ishin kohë të tmerrshme, ishte një Shqipëri që nuk të le qetë as sot”, kujton Ornela.
Dhe përgjatë kohës sa babai i saj vuante dënimin, mamanë e saj e detyruan ose të divorcohej ose do ti internonin, por sipas Ornelës, mamaja e saj zgjodhi të parën, dhe pas sekuestrimit të pronave, Ornela bashkë me mamanë e saj u detyruan të ktheheshin te dajët, ku u vendosën të dyja në një dhomë të vogël, dhomë e cila u shndërrua në shtëpinë e tyre për shumë vite.
“Të gjithë njerëzit na u larguan, mbaj mend edhe kushërirat e mia të cilat bëheshin se nuk më shihnin në rrugë. Tirana ishte e vogël atëherë, dhe bënim pjesë te shoqëria margjinale. Ndërkohë, Shqipëria në atë kohë ishte kaq injorante, me mentalitet shumë të rëndë, sa po të ishe një grua pa burrë, sikurse ishte ime më, ishe direkt kurvë”, kujton Ornela, e cila mentalitetin e Shqipërisë edhe sot e sheh si të ngecur në vend, me shumë pak ndryshime.
Nga një inxhinere mekanike, mamanë e Ornelës e vendosën në punë në një fabrikë me tre turne. E dërmuar nga rrethanat, e larguar nga shoqëria, sipas Ornelës, mamaja e saj për një muaj e gjysmë u shtri në psikiatri.
“U shtri në psikiatri vetëm që të flinte, nuk flinte dot nga puna që bënte në tri turne. Dhe si e vogël unë mbeta vetëm me gjyshen te dajët”, rrëfen Ornela, të cilës çdo ditë po i zvogëlohej bota, e krejt këtë çmenduri që e kishin kaluar shqiptarët që i prekte regjimi i Enver Hoxhës, Ornela e shpjegon me një fjali “Ishte një Shqipëri e çuditshme, mos ta jetoje, nuk e koncepton dot”.
Ornela shpjegon se babai i saj vuajti shtatë vjet dënim, dhe pas burgut ajo e takoi si 14 vjeçe. Si vajzë e një të burgosuri politik, përgjatë kohës sa babin e kishte në Spaç, i kishin thënë shumë fjalë të këqija për babain e saj. Aq keq i kishin fole, sa që Ornela tregon se kur dikush i thoshte se sa shumë i ngjante babit të saj, ajo nuk ndihej mirë, ndihej shumë keq.
“E kam takuar edhe dy tri herë, fshehtas prej mamit. Sepse ajo nuk donte që të takohesha me të, asaj i ishte ngulitur në mendje se ai ishte shkaktari që na shkatërroi jetën. E në fakt nëna kishte probleme mendore, sepse i vuajti shumë pasojat”, tregon Ornela më tej.
E adhuroja vizatimin, pikturën, po sistemi i atëhershëm nuk më lejonte të futesha në Liceun Artistik, isha vajza e një të burgosuri politik
Dhe përderisa jeta i kishte rropatë sa poshtë e lart këtë familje tironse, lufta e artit brenda shpirtit të Ornelës nuk gjente paqe. Përderisa bënte shkollë për piano, brenda saj ajo kishte zbuluar pasionin për vizatimin, pasion që u bë aq i fuqishëm sa mori edhe vendimin për braktisjen e pianos.
Ajo kujton se vet kishte shkuar të Pallati i Pionierit për tu regjistruar për vizatim, pastaj përfundoi shkollën tetë vjeçare të normales, institucion në të cilin poashtu ndjeu distancën e shokëve, shoqeve dhe mësimdhënësve.
“Pastaj kisha dëshirë të vazhdoja Liceun Artistik për pikturë, por ishte e pamundur, sepse isha fëmija i një të burgosuri politik, dhe në Shqipërinë e atëhershme, arti ishte propagandë, dhe nuk kisha të drejtë, kisha të drejtë vetëm në gjimnaz”, tregon Ornela Vorpsi, e cila kujton se përgjatë asaj kohe, ajo kishte vijuar gjimnazin, përderisa pikturën e vazhdonte në shtëpi.
Dhe me përfundimin e gjimnazit, si duket po përfundonte edhe një regjim i tmerrshëm në Shqipëri. Ornela Vorpsi ishte në vitin e tretë të gjimnazit kur kishte vdekë Enver Hoxha, dhe Ornela kujton edhe sot kumtin e zysheve të asaj kohe dhe histerinë kolektive për vdekjen e Enver Hoxhës.
Por me vdekjen e tij, vendi kishte filluar pak të merrte frymë. Më në fund, Ornela Vorpsi arrin të futet në Institutin e Arteve, tash Akademia e Arteve të Bukura, garë të cilën e synonin mbi 400 të rijnë, e pranoheshin vetëm 25 studentë.
“Kisha përballë fëmijë të artistëve, fëmijë që ishin rritur me art, fëmijë që ishin mirë politikisht dhe që ishin mirë me talent. Po pata një fat të jashtëzakonshëm, dhe pata një mbështetje nga Hektor Dula, i cili mbështeste talentin tim, dhe kështu që e fitova atë konkurs. Mbaj në mend që për një javë kam pirë vetëm ujë dhe nuk haja asgjë, aq isha e emocionuar”, tregon Ornela Vorpsi për këtë vulë jetësore, vulë që e kërkonte pothuajse që nga fëmijëria dhe më në fund ia kishte dalë që të jetë pjesë e këtij institucioni që pas përfundimit do ta nxirrte si piktore.
Ika me mamin në Itali, kapitalizmi mu duk gjëja me e egër që kisha parë në jetën time, nuk i kuptoja lëvizjet e gjithë atyre makinave, sikurse nuk e kuptoja dashurinë e tyre për macet dhe qenët. Atëbotë në Shqipëri nuk kishte as veterinar
Dhe portat po hapeshin për piktoren e re. Në fakt nuk u hapën portat, po shqiptarët po i hapnin ato dhunshëm, duke u futë nëpër ambasada dhe duke kërkuar një jetë më të mirë.
“Meqë jam esteiste, Shqipëria nuk u hap bukur, po ky ishte realiteti i jonë”, kujton Ornela lëvizjet e shqiptarëve përgjatë viteve të 90-ta, e që Ornelën ajo periudhë e kishte gjete 22 vjeçe dhe me titullin piktore e diplomuar.
Ornela kujton se kjo dyndje e shqiptarëve e kishte provokuar edhe mamanë e saj, dhe sipas saj, kërkesa e saj ishte që të iknin nga Shqipëria dhe të shkonin ne Milano. “Ishte një shoqëri që nuk na kishte lënë vend, nëse njerëzit tjerë kishin vend, ne nuk kishim një të tillë”, tregon Ornela, duke e krahasuar Shqipërinë e atëhershme si një moçal dhe si një vend të kalbur.
“Ne morëm një vizë për dy javë, unë kisha një gocë tezeje e cila duke qenë nxënëse shembullore, duke pas babin komunist, me të drejtë e shkreta, rrinte larg meje, ajo mbaroi me medalje ari, dhe e cila duke qenë kaq e shkëlqyer, Shqipëria i qonte jashtë shtetit. Edhe atë e kishin dërguar në Romë, kështu që unë me mamin tim duke mos e pas fare idenë e një vendi të huaj, siç ishte Italia, marrim biletën dhe shkojmë tek ajo. E ke parasysh, ajo ishte në kolegj universitar, ishte në konvikt, dhe ne i shkuam në konvikt”, tregon Ornela duke qeshur, e cila shpjegon se këto ishin pasojat e izolimit 50 vjeçar, dhe një izolim i tillë reflekton më pas edhe budallallëqe të tilla.
Ajo tregon se për dy javë sa patën vizë, qëndruan fshehurazi në konvikt, dhe pas asaj kohe ishte lufta tjetër, se nëse do të ktheheshin në Shqipëri, apo do të vazhdonin të kërkonin tokën e premtuar. Zgjodhën këtë të fundit, edhe pse, sipas Ornelës me shumë frikë, sepse sipas saj, kapitalizmi ishte gjëja me e egër që kishte parë në jetë.
“Mu duk një tmerr, ishte një gjuhë e huaj që nuk e njihja fare, por nuk kishte gjë që mamin tim ta kthente në Shqipëri”, tregon Ornela rreth vendimit të qëndrimit në Itali.
Por 50 vjet izolim ishin shumë për dy gratë shqiptare, të cilat po përpinin habinë dhe magjinë e Milanos.
Ornela atëbotë kishte kujtuar se të gjitha gratë e Milanos janë si Sophia Loren, por edhe pse nuk ishin si Sophia, sipas saj dallonin shumë nga vajzat dhe gratë shqiptare.
“Ishin vajza të holla, ne në Shqipëri na donin me gjoks e me vithe, me flokë të zeza, ndërkohë ato të gjitha ishin bërë bionde, ishin të nxira nga dielli, nuk kuptoja se çfarë ishte kjo. Pastaj nuk i kuptoja makinat që shkonin e vinin, sepse në Tiranë ishin katër makina që rrotulloheshin në krejt Tiranën, dhe ishin aso makina që shkonin e vinin për punë. Ishte një shoqëri që e nuk e kuptoja në asnjë gjë, nuk e kuptoja as dashurinë që kishin për qentë dhe macet, përderisa ne në Shqipëri nuk kishim atë kohë as veterinar. Çdo gjë ishte një tronditje e madhe, unë do të isha kthyer në Tiranë, por mami nuk deshi”, tregon Ornela për goditjen me perëndimin, duke u detyruar që pas vendimit të qëndrimit në Milano, të bënte hapin e radhës, të bënte një copë vend për vete.
Në Milano ma thyen ëndrrën, profesori më tha: Piktura tashmë ka vdekur
Pasioni për pikturën e ndiqte edhe këtu, dhe duke pas parasysh se Shqipëria atëherë kishte ngelur te realizimi socialist, dhe shkollimi i saj po në atë pikë, Ornela Vorpsi kishte një tjetër ëndërr. Të përfundonte Akademinë e Arteve edhe në Milano.
“Dhe mbaj në mend, konkursin e fitova pa asnjë tmerr në Milano, në Aakademinë e Arteve të Bukura të Brerës, dhe pyesja vetën se si ka mundësi, sepse në Shqipëri shumë pata heqë që të pranohesha në atë Institut”, tregon Ornela, por duke mos qenë e përgatitur se furtuna e radhës veç sa se kishe goditë.
Ajo kujton se kishte marr një pikturë të saj për t’ia prezantuar profesorit të saj, dhe përgjigja e tij se piktura tashmë kishte vdekur, dhe se art tash janë instalacionet, artet konceptuale, video instalacionet e performancat e kishte goditur jashtë mase. Një jetë të tërë kishte luftuar për vizatimin dhe pikturën, dhe në mes të Milanos, Ornela e kupton se ajo që e kishte ëndërruar kaq shumë, tashmë kishte vdekur.
“Dhe kështu vendosa të bëja disa hulumtime në këtë art konteporan dhe të shoh se si më fle. Dhe bëra këto katër pesë vjet, që për mua ishte humbje e kohës komplet, sepse nëse në Shqipëri mësova se si të pikturoj, aty te arti konteporan, mu duk një spekulacion, dhe edhe sot e kësaj dite mendoj se është një punë koti, por njerëzit nuk kanë guxim ta thonë. Dhe unë nuk e ndjeva, nuk isha fare e kësaj udhe, njoha instalacionet, provova fotografitë, dhe nuk ma mbushi mendjen”, tregon Ornela Vorpsi për ballafaqimin me artin konteporan.
Dhe përderisa kishte mbetë pa atdhe, përderisa piktura kishte vdekur, po sipas profesorit italian, dhe përderisa nuk kishte një copë vend në Itali, Ornela Vorpsit me nguti i duhej të bënte një zgjidhje, sepse i duhej të ekzistonte në një vend të huaj.
Ornela përgjatë kohës sa ‘varroste’ pikturën, dashurinë më të madhe te jetës, bëri fotografi mode, mënyrë elementare për të siguruar jetën.
“Dhe më erdhi shkrimi, mu dhuru kjo dhuratë e madhe e shkrimit, pa asnjë lloj mendimi se mund të bëhesha shkrimtare, apo ti publikoja, pasi që ëndrra ime ishte piktura. Fillova të shkruaj, dhe fillova të shkruaj kur isha në Paris, pasi që isha pjesë e një shkëmbimi universitar mes atij të Milanos dhe Parisit. Shkova ne Paris për gjashtë muaj në Erasmus, dhe nuk u ktheva më në Milano, dhe mbaj në mend që fillova të shkruaj në Paris”, tregon Ornela për fillimin me shkrimin, e cila tash njihet për romanet e saj në 20 shtete, përderisa ajo kishte dashuri të pa kompromis pikturën.
“Vendi ku nuk vdiset kurrë” u shkrua në italisht, kisha nevojë për një gjuhë që mbanë një distancë, dhe një gjuhë që nuk e bartë fëmijërinë time
Dhe një shqiptare që kishte jetuar për gjashtë vjet në Itali, dhe sapo ishte vendosë në Paris dhe po provonte kulturën e ushqimin francez, kishte filluar ti lëshonte rrënjët e para të romanit bestseller “Vendi ku nuk vdiset kurrë” por jo në gjuhën shqipe, por ajo pavetëdijshëm kishte filluar ta shkruante në italisht.
“Qëndrova në Itali për gjashtë vjet dhe gjuha italiane ishte shumë e kollajshme, veshi ma kishte dëgjuar që kur isha në Shqipëri dhe për atë nisa të shkruaj në italisht. Shumë më kanë pyet se pse nuk e shkrova në gjuhën e nënës, në gjuhën shqipe. Nuk mund të shkruaja në shqip, sepse të gjithë demonët e së kaluarës ngrihen dhe më hanë, e gjithë e kaluara më mbytë, nuk do të shkruaja dot emocionalisht. Kisha nevojë për një gjuhë që mbanë një distancë, dhe një gjuhë që nuk e bartë fëmijërinë time. Italishtja ime nuk e barte fëmijërinë time, frëngjishtja nuk e bartë fëmijërinë time, nuk mbytem në to, ka një lloj distance, në shqip s’do të kisha shkruar kurrë atë që kisha shkruar në italisht”, thotë Ornela, e cila përpos që po fitonte distancën me gjuhën shqipe, ajo po fitonte edhe një distancë tjetër, me nënën e saj, e cila kishte mbet në Milano, përderisa Ornela po qëndronte në Paris, por që pavarësinë e saj nuk e fitonte dot, se ishin të lidhura si mish e thua.
“Fillova ta shkruaj, sepse nuk dija çfarë të bëja me ditët e mia. Mbaj në mend se si u ula aty afër shpisë, më erdhi të shkruaj dhe shkrova një tregim dhe më pëlqeu disi, po pa i bërë pyetje vetës se pse po shkruaj në italisht, më erdhi në mënyrë organike, ato gjëra që i kam treguar në këtë libër dhe që janë të vërteta, në shqip nuk do ti tregoja kurrë, do të kisha vdekë, do të isha djegë. Shkrova një tregim të vogël, dhe ja përktheva keq e keq një shokut tim shkrimtar që ishte francez. Edhe ai është goxha i njohur, dhe më tha ‘e di që është fantastik’. Dalëngadalë shkrova, edhe mbarova këtë libër, që tashmë është i përkthyer në shumë gjuhë të botës, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe shumë gjuhë të tjera, dhe gjuha e fundit që do të përkthehet së fundi është në gjuhën serbe”, ka thënë Ornela Vorpsi, e cila kujton edhe detajin tjetër, se iu deshën vite të tëra që të jepte dritën e gjelbër që të përkthehej edhe në gjuhën shqipe.
Babai mu lut që mos ta përktheja romanin në gjuhën shqipe, i kishin thënë se kisha shkruar shumë keq për Shqipërinë dhe nuk dëshironte që ky libër të fliste në shqip
“Mora shumë kohë deri sa vendosa ta botoj në gjuhën shqipe, sepse im atë më luti që mos ta përktheja. I kishin thënë që kisha shkruar tmerre për Shqipërinë, dhe nuk donte që ky libër të fliste edhe shqip. Por më në fund vendosa, ka tri vjet që është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe”, thotë Ornela.
Dhe përgjatë këtyre viteve të krijimtarisë në fushën e librit, Ornela ndër vite prap e ka bindë vetën se piktura nuk ka vdekur, dhe se piktura është ringjallë më shumë se kurrë, dhe paralelisht punon në të dyja, herë në libër e herë në pikturë, e me raste edhe në fotografi.
Ajo është duke shkruar në librin e ri, por është duke e shkruar në gjuhën frënge, pasi që, sipas saj, duke jetuar që një kohë të gjatë në Francë, italishtja, sipas saj ka filluar ti brishtësohej, dhe nuk ndihet mjaftueshëm e sigurt në këtë gjuhë.
Ndërkohë, përderisa shkruan dhe pikturon, Ornela Vorpsi tregon edhe një detaj që e vuan si pasojë nga Shqipëria. Ajo synon prestigjiozen për ti bindë të tjerët se arti i saj vlen. Së fundi ka fituar qëndrimin në një rezidence shumë prestigjioze, sikurse që ka ndërruar shtëpinë botuese që vlerësohet të jetë poashtu shumë prestigjioze.
“Në Shqipëri më kanë rrahur aq keq, sa që kisha dëshirë të kapja këto maja prestigjioze, është njësoj sikur të vësh pak balsam mbi trup. Sepse, në Shqipëri ngaqë kisha një natyrë të çuditshme dhe nuk më kuptonin, më konsideronin keq, sepse në Shqipëri po të jesh gocë e bukur të vlerësonin si budallaqe, dhe ky mentalitet, për mu ishte një ravansh me Shqipërinë, po për mua ishte një ravansh i madh, sepse vija nga një Shqipëri ku më copëtuan, më dërmuan në të gjitha dimensionet. Por në të njëjtën kohë pata fatin ti them këto mrekulli, dhe falënderoj Zotin, misterin që bën jetën, edhe pse ngelem njeri jashtë mase i vrarë, gjërat që kanë ndodhë nuk shërohen më”, ka thënë Vorpsi, e cila tregon se në Shqipëri e kishin quajtur tradhtare, për faktin se nuk kishte shkruar në shqip.
“Unë e ndjej vetën tërësisht shqiptare, dhe fakti që kam jetuar në Itali dhe Francë nuk më bën as italiane e as franceze. Të përdorësh një gjuhë të huaj është një mjet, që për mua ishte i shëndetshëm”, ka thënë Ornela.
Ornela Vorpsi që ka mbi supe tetë tituj të librave dhe shumë ekspozita, që nuk ka asnjë shtëpi në Tiranë, edhe përkundër faktit se babai i saj posedonte shumë prona, që vishet vazhdimisht me ngjyrë të zezë, që edhe këtë detaj e adreson te Shqipëria, sepse ky vend e la pa ngjyra dhe pa lule, që sheh akoma ëndrrat në Shqipëri, edhe pse dëshiron që ti rri larg saj, që humbi nënën gjatë pandemisë dhe që nuk arriti as ta shoh në momentet e fundit, edhe sot nuk e konsideron vetën të suksesshme, dhe sipas saj ajo e vuan këtë pjesë si njeri që ka bërë shumë pak.
Ornela Voprsi ka dëshirë që të bënte shumë më tepër, jo në nivelin e shkrimit e të pikturës. Po ëndrra e saj do të ishte që të mund të krijonte azile për të moshuar dhe të ndihmonte njerëzit e rrugëve. “Kur i shoh njerëzit nëpër rrugët e Parisit, janë pamje që më vrasin, sepse unë isha rrugëve bashkë me nënën time”, përfundon Ornela, e cila vazhdon të jetojë dhe krijojë në zemër të Parisit, bashkë më bashkëshortin, vajzën e saj dhe tri mace, tri mace në shtëpinë e kësaj Ornele që në fillet e migrimit të saj nuk i kuptonte perëndimorët për dashurinë ndaj maceve dhe qenve./ KultPlus.com
103 tablotë e piktores Emjona Stasi, që janë ekspozuar këto ditë në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” kanë gjetur vëmendjen dhe interesimin e ardashësve durrsakë.
Të punuara që të gjitha në gjininë e peisazhit, tablotë e Stasit i bashkon dashuria për qytetin e saj.
Rrugicat, muret mesjetare, porta e Kalasë, kanatat e dyerve të hershme, kolonat me kapitele mbi krye, dhe gjithçka që e lidh piktoren me Durrësin janë objekti i penelit të saj.
Brenda ekspozitës Emjona Stasi i rikthehet me shumë sukses temave të preferuara, duke shfrytëzuar talentin në grafikë.
55 punimet-miniaturë në gjininë e grafikës e risjellin qendrën historike të Durrësit, sikur të ishin kartolina nga qyteti që mund të udhëtojnë në të gjithë globin.
Shqetësimi për peisazhet e Durrësit, që po humbasin ndën hijen e shumëkatësheve, i jep më shumë vlerë pikturës së Emjona Stasit, e cila këtë herë i ka kushtuar një ekspozitë të plotë ruajtjes së identitetit të qytetit.
Kujdesi për ekspozimin e tablove në grupe të veçanta, sipas gjinive dhe vendeve që e kanë frymëzuar, i japin një tjetër vlerë ekspozitës së Emjona Stasit, që do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit maj.
Emjona Stasi, një piktore në profesion të lirë
“Të paktën kështu e ndjej vehten që kur kam dalë në pension – thotë artistja në një intervistë.
“Jam me fat që kam një profesion të tillë. Tani më pëlqen të punoj çdo ditë dhe kam mbështetjen e bashkëshortit tim, inxhinjer ndërtimi. Xhoxhi e kupton lehtë punën time dhe gëzon njëlloj me mua për një tablo të bukur-vijon piktorja Emjona Stasi, e cila ditët e fundit ka hapur ekspozitën e saj të gjashte personale.
Emjona ka përfunduar studimet për Grafikë, dhe megjithëse e ka zgjedhur vetë degën, shprehet se në tablotë e saj ka mbetur shumë pak nga pasioni i parë.
“Ja, thuajse në asnjë punë unë nuk përdor ngjyrën e grafistëve, të zezën – thotë ajo duke u drejtuar nga tablotë. “Më pëlqen peisazhi, pasi jam romantike; por ndjehem mirë edhe me natyrën e qetë, ndërsa duhet të provoj më shumë kompozimin – thotë piktorja, e cila ka paraqitur në ekspozitën e fundit në Durrës 77 tablo të përmasave të vogla e të mesme, pjesa më e madhe punime të viteve të fundit.
Emjona ka lindur në Elbasan, por duke qeshur thotë: “nuk e di se nga jam”.
I jati oficer në atë kohë ka lëvizur bashkë me familjen, deri sa janë vendosur në Durrës. Një edukatore kopështi në Elbasan i ka këshilluar prindët që ta çojnë vajzën e vogël në Lice.
“Dega e pikturës në shkollën e mesme “Jordan Misja” fillonte vetëm në ciklin e mesëm, por fjalët e edukatores mu ngulitën – shprehet sinqerisht Emjona, e cila nisi ti shohë ndryshe lodrat me plastelinë apo vizatimet e para. Më vonë Sul Sulovari në Elbasan e Agim Shami në Durrës do të drejtojnë pasionin e vajzës së re drejt pikturës.
Mësuesja e artistëve të rinj
Në një qoshe të galerisë “Nikolet Vasia” një mësues i ri bisedon me nxënësit-piktorë të shkollës artistike “Jan Kukuzeli” mbi karakteristikat piktorike të autores Stasi.
Piktorja vlerëson mësuesit e pasionuar, si dhe nxënësit që mbajnë në duar dosjet e vizatimeve edhe jashtë shkollës.
“Megjithatë, më duket se kanë mbetur pak -shton ajo, duke kujtuar kohën kur në degën e sapohapur të arteve figurative në shkollën artistike të Durrësit gjeti disa nga piktorët më të mirë të qytetit.
“Do të punoja si mësuese shumë vite përkrah piktorëve Skënder Kokobobo, Nikolet Vasia e Gavril Priftuli – thotë Emjona, e cila deri në vitin 1984 kishte dhënë lëndën e vizatimit në shkollat 8-vjeçare.
Emjona Stasi ka dalë në pension thuajse 7 vjet më parë, por askush nga ata që e sheh nuk e beson këtë.
Elegante në lëvizje, mjaft e qetë dhe e sigurtë në punën e saj, ajo e ka marrë njoftimin e pensionit, ndërsa përgatiste një nga ekspozitat e saj.
“Më erdhi keq, pasi ishte janar dhe i ndërpreva leksionet me nxënësit në mesin e vitit shkollor, por me sa duket këto janë regullat – nënvizon piktorja, duke kujtuar se kolegët kanë ardhur ta urojnë për pensionin në galerinë ku u hap ekspozita.
Ekspozita nga atdheu deri në SHBA
Mustafa Arapi, Gazmend Leka, Buron Kaceli janë piktorët e parapëlqyer të Emjona Stasit, pa harruar Lumturi Blloshmin, piktoren inteligjente, siç e quan ajo. E më pas edhe zonja të tjera të skulpturës si Mira Kuçuku apo Llambrini Dënaj.
Por Emjona vetë ka vendosur shumë vonë të hapë një ekspozitë personale.
Që nga viti 1977 ajo ka marrë pjesë thuajse në 50 ekspozita kolektive në qytete të ndryshme të vendit tonë, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe SHBA.
“Është një mundësi për tu njohur dhe ballafaquar me kolegët, të cilët sjellin shumëllojshmëri stilesh – thotë Emjona, duke kujtuar edhe përvojat në kolonitë artistike, të organizuara në qytete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Sipas saj, janë eksperiance shumë të mira, por organizatorët nuk duhet të abuzojnë dhe ta quajnë një mundësi tregu – shton ajo.
Emjonës nuk i pëlqen që të marrë diçka që nuk e meriton. Ajo ka refuzuar çdo ndërhyrje që mund ti jepte një çmim të lartë në konkurset e organizuara, duke iu gëzuar vetëm vlerësimeve të sinqerta. Në këtë pikë ajo ndjen se artistët duhet të jenë më të drejtpërdrejtë në opinionet për krijimtarinë e njeri – tjetrit.
“Kjo do të na ndihmonte të gjithëve – shprehet çiltazi piktorja. Më pëlqen të kem një përvojë të tillë në SHBA, atje ku kam pasur rast të hap edhe një ekspozitë me 25 punime.
“Ishte e thjeshtë, aplikova në një bibliotekë – librari dhe fitova të drejtën që përveç pjesmarrjes në ekspozita grupi të hap edhe një personale, me punët e përgatitura gjatë qëndrimit atje-kujton Emjona.
Emjona Stasi që nga viti 1977 ka marrë pjesë në afro 50 ekspozita të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit, ndërsa punimet e saj i gjen përveç fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe asaj të Durrësit ndodhen edhe në arkiva private në Itali, Maqedoni, Greqi, Gjermani, Hollandë, Kanada dhe SHBA.
Mësuese dhe studente
Ndërsa në galeri vizitorët ia lenë vendin njeri-tjetrit, bisedojmë së bashku për hapat e parë në pikturë, për nxënësit e saj, por edhe për vendimet e marra vetëm me një fjali, përballë pedagogëve të saj në Lice dhe Institutin e Arteve, të cilët Emjona vazhdon ti quajë “profesorë”, si në shkollë.
“Për të hapur një ekspozitë nuk duhet vetëm aftësi, por edhe një çikë inat” i ka thënë Emjonës 10 vjet më parë Thoma Thomai. Profesori i skulpturës u bë shkak për ekspozitën e parë të saj, e cila u hap në galerinë private “Jozef”.
Megjithëse e konsideron vehten “natyrë të tërhequr”, artistja nga Durrësi i ka marrë vendimet për jetën me një fjali. Kështu e ka bindur pedagogen e skulptures Valentina Balli në Lice për pasionin që kishte për pikturën, e po kështu me fjalët “dua ta meritoj shkollën e lartë” i është drejtuar prof. Naxhi Bakallit para se të hynte në Institutin e Lartëtë Arteve (sot Universiteti i Arteve).
Të njejtën gjë ka bërë edhe kur ka parapëlqyer Durrësin, në vend të kryeqytetit menjëherë pas studimeve të larta.
Ja se si shkruan për të Suzana Varvarica Kuka, studiuese e artit:
“Emjona Stasi trashëgon dashurinë për natyrën, për botën, si banesa jonë e madhe; adhurimin për ngjyrat, dhe vullnetin për dëshmi figurative. Ajo mban një qëndrim të ri komunikimi me rrënjët tona të artit të fillim shëk. XX, gjë e cila më jep entuziasmin ta quaj “Mio-niana e Durrësit”. / KultPlus.com
Shqiptarët të cilët kanë arritur suksese në botë duket se po rriten gjithmonë e më shumë dhe suksesi i tyre në fusha të ndryshme është i padiskutueshëm.
Sot në një intervistë ishte e ftuar një vajzë e veçantë, e cila me pikturat e saj ka mahnitur amerikanët. Faqja zyrtare e këngëtarit të ndjerë Tupac Shakur, e ka renditur atë, në pesë artistët më të mirë që kanë dërguar një punim në faqen e tyre, e cila menaxhohet nga trashëgimtarët ligjorë të këngëtarit.
Zhisela Shtama është vajza, e cila në përpjekje për të zhvilluar karrierën e saj artistike, vendosi të realizonte një pikturë të artistit të ndjerë Tupac Shakur. Piktura u rendit në vendin e katërt dhe duket se me talentin e saj ia ka dalë mbanë të tërheq vëmendje edhe jashtë Shqipërisë.
Për këtë arritje, artisja e re u shpreh se nuk e priste aspak, se edhe për të ishte mjaft e papritur:
“Unë vendosa që të hap faqen time të Instagramit me piktura dhe normalisht doja që të shtoja sa më shumë dhe duke e kontrolluar nëpër internet më pëlqeu shumë ky vizatim dhe thash ta provojë, e hodha tek faqja, bëra tag Tupac-un dhe në një moment pash që faqja e Tupac, më kishte bërë Tag, normalisht nuk është se në fillim e besova, ishte një ndjenjë që nuk ma merrte mendja që do ndodhte ndonjë ditë”, u shpreh ajo.
Ajo rrëfeu se piktura është një hobi i saj që e ka nisur në moshë të vogël:
“Si fillim nisi si hobi, unë nuk kam bërë kurrë kurs, jam marr gjithmonë vet dhe sot kam qejf dhe synoj që të kap një shkollë që ka lidhje me pikturën, grafik dizanj dhe shpresoj që ta arrij. Si filim e kam nisur me muret e shtëpisë komplet dhe kjo është e rëndësishme, pastaj fillova tek fletat, tek telajot”, tha ajo.
Megjithatë një gjë shumë e veçantë që e karakterizon punën e saj, është edhe kombinimi i punëve të artit punëdore por edhe qepjes. Ajo i kombinon të dyja sëbashku në veprat e saj. / Shqiptarja.com / KultPlus.com
Ka vdekur për shkak se ishte infektuar me Covid-19, piktorja e njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi.
Mësohet se ajo po luftonte me virusin e rrezikshëm prej tre javësh, pa mundur t’i bëjë ballë.
E krahasuar me Frida Kahlon, Lume Blloshmi mban mbi shpinë 25 vite krijimtari. Ajo njihet si piktorja që lëvroi ndër të parat performancën dhe instalacionin në vendin tonë.
Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973-1974, një periudhë delikate në artin shqiptar. Lumturi Blloshmi arriti të krijojë dhe t’i shmanget presionit të kohës duke u fokusuar tek peizazhi dhe natyrat e qeta. Në fillim të viteve ’90, Blloshmi kërkoi dhe gjeti një karakter tjetër artistik dhe u bë shumë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë frymëmarrjen e parë artit modern dhe postmodern shqiptar përmes performancave dhe instalacioneve.
Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë (Egjypt). Gjatë viteve ’89-’91, çeli dy ekspozita vetjake në GKA. Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hag, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.
Vitet e fundit Lumturi Blloshmi u prezantua edhe me ekspozita në disa galeri private në Tiranë, Durrës, apo Korçë. / rita.tv/ KultPlus.com
Delikatesën e brendisë së saj dhe thellimin në gjërat që e rrethojnë ajo e përkthen në krijimtari artistike. Zana Sahiti prej vitesh i flet botës nëpërmjet brushave, nën kombinimin e ngjyrave dhe gërshetimit të dimensioneve reale e imagjinare, shkruan KultPlus.
Përballja e saj e parë me pikturën ishte në moshën 8 vjeçare, atëherë kur gjithçka nisi me një entuziazëm të madh teksa fletës së bardhë filloj lehtë t’i linte gjurmë ngjyrash. Mirëpo, ky takim në përpjekje të shprehjes së këndvështrimeve të saja, do të shndërrohej në një lidhshmëri dhe mishërim të thellë me artin.
Për KultPlus, Zana Sahiti rrëfen se të parët që ia krijuan këtë relacion me artin u bënë prindërit e saj, duke e dërguar atë në atelienë “Da Vinçi”. Kështu kishte nisur rrugëtimi i 17 vjeçares, e cila për dallim nga atëherë tanimë vetëm se po e zhvillon më shumë talentin e saj.
“Talentin për pikturën mendoj se e kam të trashëguar nga nëna ime por, në të ka pasur ndikim të madh edhe profesori e piktori Faton Kryeziu që më ka mësuar çdo gjë që di sot për artin”, u shpreh Sahiti për KultPlus.
Nëpërmjet pikturimit të një peizazhi të caktuar, Zana ndal momentin dhe e bën që ajo pamje të përjetësohet përgjithmonë, duke e lënë si gjurmë pas vetes. Mirëpo, e veçanta e krijimtarisë së saj qëndron në detajet, të cilat aq bukur kombinohen me llojllojshmërinë e ngjyrave saqë e bind individin që përafron me realen. E për artistët të cilët janë bërë tok me artin, frymëzimi s’ka si të mos jetë përherë diku në një qosh të jetës.
“Frymëzimin e gjej nga gjërat më të thjeshta, nga vet ngjyrat, paleta në të cilën pikturoj, personat e talentuar e artistët që më rrethojnë. Ndjehem më së shumti e frymëzuar sa herë që jam nën prezencën e maleve apo të një peizazhi të bukur me pemë”, shprehet talentja Sahiti.
Mirëpo, Zana nuk mjaftohet vetëm me peizazhe. Asaj ia tërheqin vëmendjen edhe dimensione tjera, duke e bërë kështu të ketë një shumëllojshmëri të pikturave.
“Pikturat e mia nuk kanë tematika të njëjta. Unë krijoj atë që më do zemra dhe që i përshtatet preferencave të mia”, thotë Zana Sahiti.
Teknika që i shkon më së shumti për dore është pikturimi me ngjyra të vajit ose acrylic në pëlhura me dimensione të ndryshme. Në anën tjetër, përtej pasionit artin e ka gjuhë shprehëse, e cila e bën të shpraz brendinë.
“Më të vërtet arti është një çlirim shpirtëror. Nuk e di se ç’është por, derisa pikturoj detajet bota ndalet, dhe i vetmi preokupim në atë kohë është se si të pikturojë në mënyrën më të mirë që është e mundur”, shprehet Zana.
Ajo rrëfen se për të finalizuar një pikturë, përveç dashurisë, ajo dhuron edhe shumë mund. Kësisoj, realizimi dhe kompletimi i një vepre arti Zanës ia merr 1 deri në 2 muaj.
“Për mua pikturat simbolizojnë periudha të jetës sime dhe secila nga to kanë kujtimet e emocionet e mia të shfaqura në të. Nuk besoj që jeta ime do të ishte kaq e përmbushur nëse arti nuk do ishte në të”, vlerëson Zana Sahiti.
Pikturat e saj kanë marrë pjesë nëpër ekspozita të ndryshme, ato janë varur nëpër muret e shkollës dhe në ekspozitat kolektive në Lgano të organizuara nga Fondacioni për të rinjtë e botës “Ibrahim Kodra”. Mirëpo, duket se ajo nuk do të ndalet me kaq.
“Si qëllim në të ardhmen kam që të mësohem të punoj më shpejt, të mësoj teknika të reja por, mbi të gjitha të pikturoj gjërat që dua. Një gjë e di me siguri se artin do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime”, shprehet me plotë pasion Zana.
Në një kohë të afërt muret do të mbajnë edhe hijeshinë e punimeve të saja individuale, duke ardhur me një ekspozitë personale dhe duke e shpalosur përpara publikut gjithë krijimtarinë e saj./KultPlus.com
Në ambientet e Galerisë së Ministrisë së Kulturës do të bëhet ceremonia e hapjes së ekspozitës personale të piktores Argenita Fetahu, e titulluar “Përtej.”
Në brendinë e pikturave të Argenitës gjithçka na dërgon drejt një mendimi subjektiv, sepse vet piktura e saj na shtynë ta ngacmojmë imagjinatën. Veprat e saj paraqesin një temë që lidhet me përjetimet emocionale të kohës kur janë realizuar.
Veprat e saj kanë një pikë referimi, eksperiencën e vet artistes, ndjeshmërinë, raportin mes të shkuarës dhe të tashmes. Imazhet gjysmë reale dhe gjysmë abstrakte mbeten të fiksuara në vepra si një strukturë individuale, ku ndjeshmëria tonale kthehet në vlerë unike.
Në këtë ekspozitë ka edhe një veçanti, gjegjësisht një fustan të nënës së saj, me anë të së cilit Argenita paraqet dy kohë, dy breza. Në të njëjtën kohë paraqet aspektin e emancipimit, se deri ku kemi bërë progres në këtë drejtim, apo kemi ngelur në të njëjtin stad me të kaluarën. Pra, autorja ka zgjedhur fustanin për të trajtuar temën e cila hap horizonte përtej asaj që ne shohim nëpër tablo.
Personazhi kryesor – figura e kultit të nënës, përkatësisht fustani i saj i viteve të 80 – ta, bart një kronologji ngjarjesh historike, që kanë ndodhur përreth dollapit të pritjeve të mëdha. Është fustan që identifikohet me gjendjen sociale, politike, kulturore, filozofike, me të qenurit nuse, grua, nënë, femër me imagjinatë të bujshme, të cilën, sot autorja do ta z’deshë nga vitrinat e mbamendjes, për ta veshur në rrethana arti me ngjyra arti.
Ekspozita hapet sonte, në ora 19:00 dhe do të qëndroj e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës deri më 27 mars 2020. / KultPlus.com
Në ambientet e Galerisë së Ministrisë së Kulturës do të bëhet ceremonia e hapjes së ekspozitës personale të piktores Argenita Fetahu, e titulluar “Përtej.”
Në brendinë e pikturave të Argenitës gjithçka na dërgon drejt një
mendimi subjektiv, sepse vet piktura e saj na shtynë ta ngacmojmë imagjinatën.
Veprat e saj paraqesin një temë që lidhet me përjetimet emocionale të kohës kur
janë realizuar.
Veprat e saj kanë një pikë referimi, eksperiencën e vet artistes,
ndjeshmërinë, raportin mes të shkuarës dhe të tashmes. Imazhet gjysmë reale dhe
gjysmë abstrakte mbeten të fiksuara në vepra si një strukturë individuale, ku
ndjeshmëria tonale kthehet në vlerë unike.
Në këtë ekspozitë ka edhe një veçanti, gjegjësisht një fustan të
nënës së saj, me anë të së cilit Argenita paraqet dy kohë, dy breza. Në të
njëjtën kohë paraqet aspektin e emancipimit, se deri ku kemi bërë progres në
këtë drejtim, apo kemi ngelur në të njëjtin stad me të kaluarën. Pra, autorja
ka zgjedhur fustanin për të trajtuar temën e cila hap horizonte përtej asaj që
ne shohim nëpër tablo.
Personazhi kryesor – figura e kultit të nënës, përkatësisht
fustani i saj i viteve të 80 – ta, bart një kronologji ngjarjesh historike, që
kanë ndodhur përreth dollapit të pritjeve të mëdha. Është fustan që
identifikohet me gjendjen sociale, politike, kulturore, filozofike, me të
qenurit nuse, grua, nënë, femër me imagjinatë të bujshme, të cilën, sot autorja
do ta z’deshë nga vitrinat e mbamendjes, për ta veshur në rrethana arti me
ngjyra arti.
Ekspozita hapet më datë 4 mars në ora 19:00 dhe do të qëndroj e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës deri më 27 mars 2020. / KultPlus.com
Artisti shqiptar Josef Kote është një ndër emrat më të shquar të artit në Amerikë, por ai gjithçka e nisi nga qyteti i Vlorës ku vazhdoi tutje udhëtimin e gjatë të eksplorimit, eksperimentimit dhe emocioneve artistike. Si fëmijë ai kishte dy pasione; pikturën dhe muzikën, natyrisht piktura ishte pasioni i tij më i fortë që më pas ju dedikua tërësisht, shkruan KultPlus.
“Fillimisht konkurrova
në Vlorë, dhe më pas në Tiranë që të studioja në Liceun Artistik, Jordan Misja.
I fitova të dyja konkurset dhe në moshën 14- vjeçare u largova nga shtëpia e
prindërve të filloja rrugën time si artist”, nis të tregojë Kote për KultPlus.
“Mbas liceut, konkurrova përsëri dhe vazhdova studimet për katër vjet të tjera në Akademinë e Arteve. U diplomova për pikturë dhe skenografi. Në vitin e fundit të Akademisë punova në Kinostudion Shqiptare, dhe realizova një film të shkurtër vizatimor ‘’Lisi’’. Mbas shkollës, u emërova si skenograf në teatrin e Vlorës ku punova për një periudhë relativisht të shkurtër mbasi u largova në Greqi të vazhdoja karrierën si artist”.
Ka pothuajse
tri dekada që është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Amerikë. Udhëtimet nga
zhvendosjet nga Greqia në Toronto, dhe më në fund në New York, kanë pasur një
impakt të madh në krijimtarinë e tij artistike. “Rrugë e gjatë… gjithmonë në
kërkim dhe eksperimentim që të gjeja veten time kudo që shkova”, thotë Kote.
New York është
një nga qendrat më të rëndësishme në botë përsa i përket artit, me mijëra artistë
nga gjithë bota shkojnë vazhdimisht në kërkim të realizimit të ëndrrës së tyre
dhe si i tillë, është shumë e lehte të humbasësh nëse nuk je i veçantë. Por,
Kote falë talentit dhe veçantisë së tij në punime arriti ta kalonte këtë pjesë
pa problem.
“Gjatë
periudhës që jetova dhe punova në Toronto, krijova një koleksion të madh
pikturash dhe mund të them se ajo ishte faza paraprake që më përgatiti për në
New York. Pra isha i ndërgjegjshëm që duhet të tregoja individualitet të veçantë
në pikturë në mënyrë që të futesha në tregun e artit amerikan dhe menjëherë
fillova punën për prezantimin e parë.”
Ekspozita e
parë që e realizoi në New York, ishte momenti më vendimtar për karrierën e tij
sepse aty mori kritika të mira nga ana profesionale.
“Nga aty,
ndryshova natyrën e punës që bëja më parë dhe më në fund fillova të krijoja atë
që kisha eksperimentuar për kohë të gjatë. Ky ndryshim ishte i domosdoshëm për
mua që të mund të shpërtheja ndjenjat që kisha brenda vetes dhe që më kishin
munduar për kohë të gjatë. Ekspozita ishte tepër e suksesshme. Shumë shpejtë
mbas kësaj ekspozite, galeritë dhe publiku amerikan vlerësuan artin tim dhe më
kanë mbështetur në një mënyrë të mrekullueshme.”
I pyetur nga KultPlus se si e definon artin e tij, Kote thotë
se nuk dëshiron ta përkufizojë se çfarë lloj artisti është. Ai thotë se çdo
artist bën artin që i përshtatet temperamentit të tij.
“Në shkollë
u trajnova si akademik, por mund të them se qysh në vitet e shkollës kam pasur
tendenca abstraksioniste. Realizmi nuk ishte një opsion për natyrën time;
thjeshtë nuk më krijonte emocione të forta të cilat të më mbanin për periudhë të
gjatë. Realizmi më përkufizonte të shprehja në mënyrë ekspresive ndjenjat e
mia. Nuk dua të keqkuptohem, kam admirim të madh për piktorët që punojnë në mënyrë
hyperealiste; sepse duhet të kesh mjeshtëri dhe durim të krijosh por arti është
tepër personal dhe mendoj se çdo artist bën artin që i përshtatet temperamentit
të tij.”
Duke qenë se
ka ushtruar profesionin e pikturës për më shumë se 30- vite, në krijimtarinë e
tij kanë ndodhur transformime të ndryshme të cilat kanë qenë të lidhura me
vendin ku ka jetuar, me eksperienca dhe horizonte të ndryshme.
“Gjatë gjithë
kohës, brenda vetes kam pasur shqetësim artistik të krijoja diçka që të më
mbushte plotësisht, diçka që të ishte e imja; të krijoja një stil që të
reflektonte personalitetin dhe ndjenjat e mia. Në mënyrë tepër organike dhe
graduale fillova të inkorporoja brenda realizmit abstrakten duke ndjekur
vizionin dhe ndjenjat e mia. Në këtë fazë të karrierës time e ndiej se kam
arritur të kem individualitetin tim duke krijuar punë të cilat kanë balancë të
mirë të realizmit me elemente abstrakte. Për mua si artist është e rëndësishme
të mbajë realiste vetëm atë pjesë që më intereson duke e shkatërruar pjesën tjetër.”
Abstraktja ia
jep lirinë të luaj me ngjyrat, format dhe materialin që përdorë duke thyer
rregullat e realizmit në një lloj mënyre. Sipas artistit, është një balancë
shumë sensitive, duhet të dish çfarë të lësh dhe çfarë të mbash që kompozimi të
qëndrojë.
Për të
arritur në pikën ku sot është, natyrisht nuk ka qenë e lehtë, ka punuar me mijëra
orë duke eksperimentuar, një dedikim i plotë që të mund të krijonte stilin dhe
teknikën që sot ka e të cilat vazhdojnë të evoluojnë në mënyrë tepër organike.
Pikturat e
Josefit të rrëmbejnë qysh në shikim të parë e të fusin në një ëndërr të bukur.
Por, i gjithë ky art buron nga shpirti i madh i artistit që mbushet çdo ditë
plot inspirim nga bota që e rrethon.
“Puna ime është
shprehje vizuale e vetës time, kush jam unë dhe çfarë unë mendoj për botën rreth
meje e cila është burimi nga unë marrë emocionet që më pas i transferoj në
pikturë. Ka kaq shumë gjëra në botë që më zgjojnë interes – natyra,
arkitektura, njerëzit, muzika…”
Së sa ka
ndikuar jeta e tij në Shqipëri për formimin artistik, Kote thotë se pikërisht
ajo periudhë e ka formuar për artistin që është sot.
“Mendoj se
katër vitet e para të liceut (periudhë në të cilën unë isha adoleshent) më
ndihmuan të formohesha me një disiplinë akademike dhe të rritesha në një ambient
mjaft konkurrues. Megjithëse isha i talentuar dhe kisha një dedikim të plotë në
pikturë, mendoj se ato 8 vite studime më dhanë bazat për artistin që jam sot.”
Arti i Josef
Kotës është përqafuar nga entuziastë të artit në gjithë botën. Koleksionistë
dhe entuziastë të arriti e mbështesin gjatë gjithë kohës artistin shqiptar dhe
gjejnë kënaqësi në atë se çfarë ai krijon dhe kjo padyshim që e frymëzon të krijojë
punë gjithnjë e më të mira.
Josef, tashmë
është edhe autor i shumë ekspozitave. Në Amerikë ka disa galeri që ekspozojnë
punët e tij gjatë gjithë vitit. Zakonisht ai punon për 3- 4 ekspozita personale
në vit.
“Është një
punë tepër intensive, por siç thashë edhe më lartë, piktura është frymëmarrja
ime dhe më jep satisfaksione të mëdha shpirtërore. Jam gjithmonë në kërkim se çfarë
do të krijoj nga ekspozita në ekspozitë. Mendoj se rruga e artit në një lloj mënyre
është një konkurs pambarim që kërkon dedikim dhe sakrificë.”
Artisti
shqiptar tash është në përgatitje të dy ekspozitave personale. Më datë 8 gusht
një e tillë do të prezantohet në New Jersey. “Kam punuar intensivisht për këtë
ekspozitë të krijoja një koleksion pikturash me tematikë detin dhe art
figurativ. Duke punuar për ekspozitën e quajtur ‘’Leeting Go’’ isha në një
moment që doja të krijoja punë që transmetonin qetësi, paqe, dhe besoj se
arrita të realizojë atë çfarë kërkova.”
Por, menjëherë pas këtij prezantimi, Koten e prej një tjetër ekspozitë. Në shtator ai hapë një të tillë në Atlanta për të cilën gjithashtu është duke punuar.
I pyetur nga
ne, nëse një ekspozitë të tillë mendon ta hapë edhe në Shqipëri, ai përgjigjet:
Pa dyshim, dëshiroj të bëjë një ekspozitë atje në mënyrë që edhe publiku
shqiptar të ketë mundësi të shikojë punimet e mia dhe unë të kem mundësi të
shikojë reagimin e tyre.”
Kote beson
se për çdo artist suksesi më i madh është atëherë kur publiku dallon veprat e
tij midis mijëra pikturave që qarkullojnë sot në internet, media sociale etj.
“Në rastin
tim, mendoj se kjo ka qenë një arritje e madhe për mua. Përsa i përket vazhdimësisë
time artistike – do vazhdojë të pikturojë dhe të eksperimentojë. Amullia është
gjëja që më shqetëson si artist, atëherë dhe vetëm atëherë është vdekja e
artistit nga pikëpamja artistike dhe shpirtërore (mendimi im) prandaj gjithmonë jam në fazë eksperimentimi
sepse dua të befasoj vetën, pastaj publikun”, thotë Kote duke përmbyllur kështu
intervistën me KultPlus.
E ardhmja e ndritshme e artit të Kotes pritet të prekë dhe shumë e shumë vende të tjera të botës, por urojmë të vijë për një natë në vendin ku gjithçka nisi e të përqafohet me publikun shqiptar të cilët e presin me padurim botën shumëngjyrëshe të Kotes. / KultPlus.com
“Destig 5”, revista e njohur amerikane e ka shpallur piktoren shqiptare, Eva Belishova “Top Artist“ për vitin 2019. Tepër e njohur në shtetin e Kalifornisë, Belishova ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe disa nga pikturat e saj janë pjesë e një interviste të gjatë në “Destig 5”, transmeton Koha jonë.
Kur ishte vetëm 10 vjeç, babain e saj, një ndër mjekët më të mirë të vendit, e arrestuan. “Kështu që, në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova sesi t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar”, shprehet ajo për revistën. E larguar që në vitin ’90 nga Shqipëria, tashmë ajo ka 18 vite që pikturon, duke i dhënë mençurinë për të kuptuar se artisti kurrë nuk pushon së mësuari.
Kur ishte vetëm 10 vjeç, babain e saj, një ndër mjekët më të mirë të vendit, e arrestuan. “Kështu që, në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova sesi t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar”, shprehet ajo për revistën. E larguar që në vitin ’90 nga Shqipëria, tashmë ajo ka 18 vite që pikturon, duke i dhënë mençurinë për të kuptuar se artisti kurrë nuk pushon së mësuari.
Krijimtaria e saj është kësisoj shpirtërorja. E pyetur të tregojë për veprën e saj, artistja shprehet se pjesa më e madhe shumështresore e ngjyrave shtrihen në telajo, ku ngadhënjimi i fushave koloristike shkrihet me imazhet krejt të papajtueshme. Me të gjitha forcat, ajo beson se jeta e saj mbetet një telajo e papërfunduar. Pikturat e saj prezantojnë ndershmëri, përulësi dhe përkujdesje ndaj sojit njerëzor, për të cilin, artistja shprehet se ka një dashuri të dhimbshme. Ajo e përfundon intervistën duke u shprehur se beson me gjithë shpirt, se arti është firma e vetme autentike e qenies njerëzore. / KultPlus.com
Blerta Hoti artistja që përmes artit te saj modern dhe kreativ si piktore profesionale arriti të shfaqet vetëm në Kosovë, por edhe përtej saj si në shtetet perëndimore në Francë, Zvicër madje edhe në USA, shkruan KultPlus.
Ajo ekspozoi në disa galeri artin e saj kurse kjo është ekspozita e tretë e radhës që do të hapet në Galerinë Pianos Croses në Gaillard Francë.
Në këtë ekspozitë Hoti, do të prezantohet me një cikël të pikturave me titull “Përjetimet shpirtërore”, me gjithsej 15 piktura të dimensioneve të ndryshme, teknika vaj në pëlhurë.
““Përjetimet shpirtërore”, janë ndjenja që më janë shfaqur nga përjetimet e vrazhda të popullit shqiptar, vuajtjet tmerri , emigrimet ilegale etj… Dhe gjithë këtë emocion shpirtëror do ta interpretoj me gjuhën e artit, natyrshëm duke i perceptuar një varg ngjarjesh të cilat me patjetër u bënë pjesë e jetës sime në raport me tërë ato që përjetuam si popull në cilat ngjarje doemos edhe ne si artist nuk mund të jemi imun”, është shprehu artistja, duke treguar se në sfondet e pikturave dominojnë nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ndërlidhura njëra me tjetrën duke treguar gjithherë diçka në mënyrë metaforike jo reale por abstrakte gjithë përjetimet shpirtërore.
“Falënderoj presidentin e Shoqatës së Miqësisë Franko- Shqiptare, zotëri Tahir Shabani për ftesën dhe për organizimin në kuadër të promovimit të kulturës dhe forcimit të miqësisë mes Kosovës dhe Europës”, theksoi ajo për fund.
Ekspozita do të hapet me datën 18 maj dhe do të qëndroj e hapur deri me datën 27 qershor./ KultPlus.com