Piktorë nga e gjithë bota mblidhen në Kolonjë për të pikturuar dhe promovuar destinacionet turistike

Më shumë se 20 piktorë vendas dhe të huaj janë bërë bashkë në një simpozium ndërkombëtar arti për të sjellë pranverën në një nga krahinat më të njohura të vendit tone.

Nën kujdesin e piktorit të njohur Helidon Haliti, artistët kanë qëndruar në Kolonjë për 4 ditë, duke pikturuar në vende të ndryshme, punime të cilat i kanë sjellë në ekspozitën përmbyllëse të kolonisë.

“Kemi artistë që kanë ardhur nga Peruja e largët, nga Kanadaja, Turqia,  nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe sigurisht artistët tanë shqiptarë të cilët në fakt këtu, sapo shënuan në njëfarë mënyre një lloj historie sepse gjetën kiminë e njëri-tjetrit dhe jo vetëm atë koloristike, pikturike, por dhe gjuhën e një lloj filozofie e cila në fakt bashkon brezat”, deklaron Helidon Haliti.

Artistët pjesëmarrës kanë vlerësuar  së tepërmi perisazhet e Kolonjës, ndaj për këtë sipas tyre ardhja e kaq shumë piktorëve të njohur është një promovim i natyrës.

“Vendin tuaj e ka bekuar zoti, është i mrekullueshëm dhe këto takime që bëjmë ne janë të rëndësishme sepse na bëjnë të njohim një shqioëpri e cila shpesh na ikën nga e përditshmja, e përdithsmja ka ngarkesat e veta”, shprehet Fatmir Juka, piktor.

Është hera e parë që vij në Shqipëri, vend fantastik, po kënaqem shumë këtu. Njoha shumë artistë të mirë dhe të talentuar, mbi të gjitha bashkëpunues. Këtu u tërhoqa nga fusha e Kolonjës dhe po e shijoj në mënyrën time”, shprehet Jorge  Corpuna, piktor.

Grupi i piktorëve të huaj dhe shqiptar pjesë e shoqatës ndërkombëtare të akurelistëve nën udhëheqjen e piktorit Helidon Haliti kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë muajit maj duke shëtitur në vendet më të bukura të Shqipërisë me qëllim promovimin e tyre./tema/KultPlus.com

Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit/ Piktorë nga e gjithë bota mblidhen në Kolonjë për të pikturuar dhe promovuar destinacionet turistike

Më shumë se 20 piktorë vendas dhe të huaj janë bërë bashkë në një simpozium arti për të sjellë pranverën në një nga krahinat më të njohura të vendit tone. Nën kujdesin e piktorit të njohur Helidon Haliti, artistët kanë qëndruar në Kolonjë për 4 ditë, duke pikturuar në vende të ndryshme, punime të cilat i kanë sjellë në ekspozitën përmbyllëse të kolonisë.

“Kemi artistë që kanë ardhur nga Peruja e largët, nga Kanadaja, Turqia, nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe sigurisht artistët tanë shqiptarë të cilët në fakt këtu, sapo shënuan në njëfarë mënyre një lloj historie sepse gjetën kiminë e njëri-tjetrit dhe jo vetëm atë koloristike, pikturike, por dhe gjuhën e një lloj filozofie e cila në fakt bashkon brezat”, deklaron Helidon Haliti.

2222

Artistët pjesëmarrës kanë vlerësuar së tepërmi perisazhet e Kolonjës, ndaj për këtë sipas tyre ardhja e kaq shumë piktorëve të njohur është një promovim i natyrës.

“Vendin tuaj e ka bekuar zoti, është i mrekullueshëm dhe këto takime që bëjmë ne janë të rëndësishme sepse na bëjnë të njohim një shqioëpri e cila shpesh na ikën nga e përditshmja, e përdithsmja ka ngarkesat e veta”, shprehet Fatmir Juka, piktor.

1

Është hera e parë që vij në Shqipëri, vend fantastik, po kënaqem shumë këtu. Njoha shumë artistë të mirë dhe të talentuar, mbi të gjitha bashkëpunues. Këtu u tërhoqa nga fusha e Kolonjës dhe po e shijoj në mënyrën time”, shprehet Jorge Corpuna, piktor.

3333

Grupi i piktorëve të huaj dhe shqiptar pjesë e shoqatës ndërkombëtare të akurelistëve nën udhëheqjen e piktorit Helidon Haliti kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë muajit maj duke shëtitur në vendet më të bukura të Shqipërisë vme qëllim promovimin e tyre./balanweb/ KultPlus.com

444

Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota, çel siparin Festival Ndërkombëtar i Akuarelit

Nisi dje në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, një ngjarje e artit pamor që sjell piktorë nga e gjithë bota dhe që është kthyer në një traditë.

Me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, ky aktivitet artistik do të zgjasë nga data 2-10 Maj 2024, duke shënuar kështu vitin e 11-të të organizimit të këtij festivali të rëndësishëm për botën e akuareleve.

Qëllimi i këtij festivali është jo vetëm të prezantojë talentet më të mira botërore të akuarelit, por edhe të promovojë pasurinë kulturore, historike dhe turistike të Shqipërisë. Gjatë ditëve të festivalit, nëpër vende të bukura të Tiranës dhe përreth saj do të zhvillohen ngjarje interaktive, demonstrime live dhe itinerare artistike, duke sjellë piktorët në kontakt me peizazhet dhe traditat e vendit.

Një pjesë e rëndësishme e festivalit do të jetë ekspozita në Galerinë Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve në Tiranë, e cila do të prezantojë veprat e mjeshtrave të njohur të akuarelit. Ky moment do të mbledhë nën një çati profesorë, studentë, dashamirës të artit dhe përfaqësues të mediave, për të ndjekur shfaqjen e këtyre veprave të jashtëzakonshme.

Nëpërmjet demonstrimeve live dhe ekspozitave, festivali synon të promovojë Tiranën në arenën ndërkombëtarë, si edhe të edukojë e frymëzojë brezat e ardhshëm nëpërmjet artit dhe kulturës./tema/KultPlus.com

Ismail Lulani, një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar


Janë bërë sot 21 vite nga vdekja e Ismail Lulani, një ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës.

Një penel që diti të zgjonte në çdo stinë e në çdo trajtesë, kumtimin e epshit të ngjyrave dhe të mëkonte me një muzikalitet dehës poetikën shprehëse të subjektit. Kohështrirja në veprimtarinë krijuese dhe gjeografia e sfidës, dëshmuan tek ai një piketë të rëndësishme të artit vizual shqiptar. Llojshmëria e punëve dhe trajtesa e veçojnë Ismail Lulanin, duke e pozicionuar në një kreshtë të lartë të asaj që për ne është jo vetëm matshmëria e së epërmes ku ai e çoi shpirtin e tij koloristik dhe skaliti ligjërimin joshës, për edhe detyresë mirënjohjeje për testamentin që la.

Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi në moshën 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijimtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike ‘Prek Jakova’) në qytetin e Shkodrës. Ai ishte anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejzash, portret e natyra të qeta. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.

Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë:

Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar”
Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”
I është akorduar titulli “Naim Frashri I klasit të Parë”
Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)
Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” i cili iu dorëzua të shoqes së artistit.
Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si: Romë (Itali), Paris (Francë), Linz (Austri), Neë York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.

Lulani vdiq më 6 tetor të 2002 duke mbetur një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar. / KultPlus.com