Këngëtarja me famë botërore, Pink ka bërë një gjest të ëmbël ndaj një fanseje të saj të sëmurë. Dëshira e vetme e Diane Berberian, e cila vuan nga kanceri ishte të zhvillonte një bisedë me super yllin e muzikës, transmeton KultPlus.
Dhe Pink, e njohur gjithmonë si një personazh karizmatik, nuk do ta privonte Dianën nga dëshira e saj.
Pink, përmes një telefonate në Zoom që zgjati 30 minuta muajin e kaluar, e ndihmoi atë të arrijë një nga qëllimet e saj të mëdha që i duhej ende për të përmbushur.
Berberian i tha këngëtares se muzika e saj është shpesh gjëja e parë që dëgjon në mëngjes. “Shumica e ditëve të mia nisin me këngën e ditës dhe zakonisht është një këngë rozë”, tha adhuruesja e këngëtares, duke shtuar se me këtë moment i ka shtuar “jetën”. /KultPlus.com
Cristiano Ronaldo është një nga sportistët që ka qenë shembull edhe jashtë fushe, duke ndihmuar fëmijët në nevojë.
Ylli portugez, me veprime të ndryshme, si donacione, ka fituar edhe më shumë zemrat e njerëzve në mbarë botën.
Pikërisht për gatishmërinë e CR7 për të ndihmuar kurdo dhe këdo që është nevoja, i është drejtuar atij këngëtarja amerikane P!Nk, e cila ka publikuar mbrëmë në orët e vona një mesazh që asnjë nga miliona ndjekësit e saj nuk e priste.
Ajo në këtë postim shkruan se dëshiron t’i bëjë të lumtur disa fëmijë, duke mos treguar shumë detaje, kush apo si – dhe sipas të cilës ata s’duan asgjë tjetër pos fanellën e Cristiano Ronaldos për Krishtlindje.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar CR7 duke thënë se është i gatshëm të ndihmojë dhe të dërgojë fanella të nënshkruara për të bërë të lumtur fëmijët për Krishtlindje dhe Vitin e Ri./Express /KultPlus.com
Këngëtarja e njohur amerikane, Pink, ka ndarë detaje nga dokumentari i saj i ri, i cili do të shfaqet në platformën digjitale “Amazon Prime Video”.
Me titull “P!NK: All I Know So Far”, dokumentari vjen i punuar nga regjisori i filmit “The Greatest Showman”, Michael Gracey. Ai sjell pamje nga prapaskenat e turneut të vitit 2019 të këngëtares, “Beautiful Trauma Tour”, kësaj mundohet ta balancoj jetën si nënë e dy fëmijëve, grua, afariste dhe performuese.
“I realizuar nga regjisori shumë i talentuar Michael Gracey. Me protagonist fëmijët më të lezetshëm, të krijuar nga unë. Edhe unë përfshihem në këtë dokumentar të ri. Bashkohuni me ne në prapaskenat e turneut, dhe shikojeni si realizohen këto ngjarje”, kishte shkruar Pink në postimin e saj në Twitter.
✨MAY 21st. ALL I KNOW SO FAR. Directed by the one and only Michael Gracey. Starring the cutest kids, made by me. I’m in there, too 👩🏼🎤 Come jump on the tour bus and see how it really goes. Cause it’s Wembley F*cking Stadium. @PrimeVideo ✨#comingsoonpic.twitter.com/2Ebh4cmNUo
Dokumentari i cili e përfshinë një përzierje të pamjeve nga prapaskenat e koncerteve, intervista dhe xhirime personale të këngëtares dhe familjes së saj, do të lansohet më 21 maj 2021.
Vitin e kaluar, Pink e kishte ndarë me publikun lajmin se ajo dhe djali i saj janë prekur nga koronavirusi, menjëherë pasi ishin diagnostikuar, duke shpjeguar se kjo sëmundje ua kishte vështirësuar frymëmarrjen dhe Jameson ishte ankuar për dhimbje të mëdha të gjoksit. Këtë eksperiencë këngëtarja e përshkroi si një prej gjërave më të frikshme që i ka kaluar në jetë.
Pas shërimit nga COVID-19, këngëtarja e famshme e muzikës i dhuroi 1 milion dollarë, të cilat i kishte ndarë në dy pjesë të barabarta për fonacionet, “Temple University Hospital Emergency Fund” në Philadelphia dhe “City of Los Angeles Mayor’s Emergency COVID-19 Crisis Fund”. / KultPlus.com
Pink dhe Eminem, yjet e muzikës botërore kanë publikuar videoklipin e shumëpritur të këngës së tyre, ‘Revenge’, shkruan KultPlus.
Kohë më parë në një intervistë, Pink kishte treguar se si e kishte ftuar në bashkëpunimin reperin e famshmëm dhe se kur ky i fundit kishte pranuar ajo kishte ndjerë emocione të mëdha pasiqë pohon të jetë fanse e tij qysh prej kohësh.
Pak kohë më parë, Eminem publikoi edhe albumin e tij të fundit, i cili u prit mjaft mirë nga publiku. Ndërkaq Pink nuk ka qenë edhe shumë aktive në skenën muzikore. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur Pink tha të premten në mediat sociale se ajo dhe djali i saj kaluan javë të tëra të izoluar pasi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19.
Ata u ritestuan sërish pak ditë më parë, dhe të dy rezultuan negativë në testin e dytë për infeksionin vdekjeprurës.
Pink tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë, ata ishin izoluar.
Këngëtarja ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë.
“Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë”, shkroi ajo në Twitter.
Në njoftimin e saj këngëtarja shtoi se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të “mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”.
Pink do të dhurojë 1 milion dollarë – 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it. / KultPlus.com
Ylli i popit Pink do të nderohet për punën e saj të madhe filantropike në E! People’s Choice Awards.
Krijuesja e hitit “Just Give Me a Reason” do ta marrë çmimin “People’s Champion” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 10 nëntor në Santa Monica, California, ku do të duartrokitet për mbështetjen e saj të gjatë të organizatave si No Kid Hungry, Human Rights Champaign, Make-a-Wish Foundation. Planned Parenthood dhe Autism Speaks, shkruan KOHA Ditore, transmeton KultPlus.com
Pink, e cila gjithashtu ka shërbyer si ambasadore në United Nations Children’s Fund (UNICEF) që nga viti 2015, është shprehur falënderuese për mirënjohjen për aktivizmin e saj.
Në një deklaratë të lëshuar për E!, ajo shkruan: “Ka kaq shumë organizata dhe individë të mrekullueshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme në komunitetet tona çdo ditë. Këta janë luftëtarët dhe kampionët tanë të përditshëm. Ata na mësojnë neve dhe fëmijëve tanë se është mirë të jemi të sjellshëm dhe se ndryshimi është i mundur.
“Ndihem e nderuar që jam një pjesë e vogël e këtij ndryshimi dhe do të vazhdoj të jem kampione për të vërtetën, për mendje dhe zemra të hapura.”
Përfaqësuesja e E!, Jen Neal, shton: “Aftësia e Pink për ta mbuluar një audiencë globale me muzikën e saj dhe gjithashtu për t’i inkurajuar ata që të veprojnë në emër të kauzave të rëndësishme që ndikojnë në njerëzimin është e mahnitshme.
“Si një aktiviste që e frymëzon ndryshimin për të mirë, ajo është mishërimi i një kampioneje të njerëzve (People’s Champion), dhe me përulje ia prezantojmë asaj këtë çmim.”
Pink gjithashtu do ta ketë mundësinë t’i fitojë dy çmime të tjera gjatë mbrëmjes në fjalë pasi që është nominuar për “Female Artist of 2019” dhe “Concert Tour of the Year” për këngën e saj “Beautiful Trauma”.
Ekipi dhe menaxheri i këngëtares së njohur amerikane, Pink, janë përfshirë në një emergjencë ajrore pasi aeroplani i vogël në të cilin ata ishin në momentin e aterrimit është përfshirë nga flakët, raporton Sky News.
Ky aeroplan privat ateroi në aeroportin Aarhus në Danimarkë këtë të hëne natën. Ata ishin duke fluturuar nga Oslo, Norvegji.
Ekipi ishin duke shkuar në ndalesën e radhës të turneut të Pinkit, “Beautiful Trauma”, në qytetin danez Horsens pasi këngëtarja ka performuar në të njëjtën mbrëmje në kryeqytetin norvegjez, transmeton Koha.net. Por fatmirësisht, këngëtarja amerikane nuk ishte në këtë aeroplan, gjerman me numër të regjistrit “Cessna 560XL”, dhe askush nuk është lënduar në këtë incident.
Policia ka thënë se aeroplani privat “Cessna” me 10 njerëz në bord është përfshirë nga flakët pasi ka ateruar në Aarhus.
Në bord ishin 7 udhëtarë – katër amerikan, dy australian dhe një britanik.
“Pink nuk ishte personalisht në bord, por menaxheri i saj dhe disa anëtarë të tjerë të turneut ishin dhe gjithçka doli në rregull”, ka thënë Kristin Svendsen, promovuesi i këngëtares në Norvegji.
Gjithashtu, Policia tha se nuk mund të komentojnë rrethanat apo shkaqet e mundshme të këtij incidenti. / KultPlus.com
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve britanike, “Brit Awards” ka dhuruar shumë çmime për disa nga yjet e muzikës.
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, arriti të marrë edhe një çmim në këtë mbrëmje: atë të “këngës më të mirë britanike”, për këngën “One Kiss”, në bashkëpunim Calvin Harris.
Ndërsa këngëtarja Pink në këtë mbrëmje është nderuar me çmimin për “arritje jetësore”.
Në videon promovuese të çmimit për këngëtaren janë cituar sukseset e shumta që ajo ka pasur ndër vite, dhe në veçanti ylli i saj i sapo shtuar në “Walk of Fame”.
Pink është ngjitur e emocionuar në skenën e “Brit Awards” për të marrë këtë çmim honorifik, teksa ka falënderuar pa masë fansat e saj për mbështetjen, transmeton rtk.
“Faleminderit shumë, babai im është shumë i emocionuar tani. Faleminderit juve që më keni besuar”, ka thënë ndër të tjerash Pink, pasi ka marrë trofeun.
Një person e quajti “plakë” në Twitter këngëtaren Pink, por ajo diti t’i kthente përgjigjjen e duhur këtij personi.
“Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyrshëm dhe unë e kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia”, shkroi Pink.
Këngëtarja e famshme shtoi në rrjetin social: “Unë jam e mendimit se është një bekim të plakesh. Nëse fytyra juaj ka rrudha rreth syve dhe gojës, kjo do të thotë që keni qeshur shumë. Lutem që të dukem më e vjetër pas 10 vitesh sepse kjo do të thotë se unë jam gjallë”.
Pink do ta nisë ndejën e Super Bowl-it duke e kënduar himnin kombëtar para lojës kampionate në Minneapolis më 4 shkurt, ka bërë me dije Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan (NFL).
Kjo performancë njëherësh do të jetë e para për këngëtaren fituese të çmimit Grammy në skenën e Super Bowl, e cila është përshkuar nga artistë si Luke Bryan, Lady Gaga dhe Idina Menzel viteve të fundit, raporton Reuters.
Performancat e himnit kombëtar kanë qenë tema të nxehta diskutimi gjatë sezonit të NFL-së pasi lojtarët shfrytëzonin rastin që të gjunjëzoheshin, uleshin apo t’i lidhnin duart gjatë këngës në shenjë proteste për pabarazinë racore dhe brutalitetin policor në SHBA, transmeton Koha.net.
Këto lloj protestash janë kritikuar nga administrata Trump, e cila ka zgjedhur t’i interpretojë këto demonstrata si ofenduese ndaj ushtrisë amerikane.
Super Bowl është ngjarja më e shikuar televizive në SHBA, që tërheq më shumë se 100 milionë shikues./ KultPlus.com