Një vit pas ndarjes nga jeta komuniteti arbëresh në San Demetri Corone ka inauguruar ditën e djeshme sheshin Pino Cacozza. Një homazh për veprën dhe artistin arbëresh.
Vendosja e pllakës përkujtimore në kujtim të Pino Cacozza-s me u realizua me iniciativën e Administratës Komunale të Komunës San Demetrio Corone.
Në ceremoninë solemne ishte i pranishëm kryetari i bashkisë San Demetrio Corone Dr. Ernesto Madeo dhe Këshilltari me delegacionin e Kulturës Avv Emanuele D’Amico, Papas don Andrea Quartarolo, profesor. Alfonso Costanza (Drejtor i shkollës Ezio Aletti Instituti i Trebisacce), vajza e artistit, Dr. Nicoletta Cacozza dhe shumë të ftuar të tjerë. / KultPlus.com
Është ndarë nga jeta ditën e sotme ikona e muzikës arbëreshe Pino Cacozza. Sipas mediave italiane kantaurori arbëresh prej fillimit të këtij muaji ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Pino Cacozza (Giuseppe Cacozza – Zef Kakoca) lindi në San Demetrio Corone (Shën Mitre) më 27 shtator 1957. Ai ndoqi studimet në Kolegjin e Sant ‘Adrian (Shën Adrian) dhe u diplomua Gjuhët dhe Letërsinë e Huaj në Universitetin e Kalabrisë më 1980, me specializimin në Gjuhën dhe Qytetërimin Frëngjisht, Shqip dhe Anglisht.
Si autor, kompozitor dhe këngëtar ai fitoi gjashtë herë Festivalin e këngës Arbëreshe (për të cilën ishte drejtor artistik për katër edicione.
Cacozza u njoh me publikun shqiptar që në fillim të viteve 1977.. Ka marre pjesë në disa aktivitete sikundër ka qene ai folklorik i Gjirokastrës, po ashtu i pari arbëresh që merr pjesë si konkurrues në festivalin kombëtare shqiptar në vitin 1992 ku u radhit ndër vendet e nderit të klasifikimit.
Në vitin 2015 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani do ta ndëronte me titullin “Naim Frashëri”, për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor për të mirën e bashkatdhetarëve të tij dhe përtej, duke mbajtur gjallë një traditë të madhe të letërsisë dhe kulturës arbëreshe në përgjithësi, kur stërvitja e kohës moderne përpiqet që këto lloj kultura të shkëputura nga fusha e tyre, siç është ajo arbëreshe “./ KultPlus.com