Sulejman Pitarka, autori i veprës ‘Trimi i mirë me shokë shumë’

Sulejman Pitarka ka qenë shkrimtar, autor pjesësh teatrale dhe aktor shqiptar.

Sulejman Pitarka lindi në Dibër më 2 shkurt 1924, por në vogëli familja e tij u detyrua të shpërngulej drejt shtetit shqiptar ku u vendosën në Durrës.

Pitarka ka luajtur me sukses role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën trevjeçare, familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Libri i tij “Trimi i mirë me shokë shumë” është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Një nga aktorët më të spikatur shqiptarë, i cili mban edhe titullin ‘Artist i Popullit’

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.

Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.

Disa prej filmave në të cilët mori pjesë: Vdekja e burrit, Historiani dhe kameleonët, Rrethimi i vogël, Ura pranë Kështjellës, Nata e parë e lirisë, Nxënësit e klasës sime, Në prag të lirisë, Shtëpia jonë e përbashkët, Agimet e stinës së madhe, Goditja, Ballë për ballë, Gjeneral gramafoni, Pas gjurmëve, Gunat përmbi tela, Tinguj lufte, Horizonte të hapura, Debatik.

Ndërsa në teatër ai mori pjesë me: Familja e peshkatarit, Shtatë shaljanët, Vajza nga fshati, Trimi i mirë me shokë shumë, Doktor Aleksi, Besa e madhe, Epoka para gjyqit, Prefekti, Toka jonë (teatër), Pjata e drurit, Gratë para drurit etj.

Ai vdiq me 24 mars 2007./KultPlus.com