‘Dritë-shkronja’/ Fotografitë e zviceranit Eugène Pittard, një dëshmi dashurie për shqiptarët në vitet 1921-1924

Krahas veprës së tij si një humanist i madh, shkencëtar e politikan që mbrojti Shqipërinë në dekadat e para të krijimit të shtetit shqiptar që gjenden në Muzeun Etnografik të Gjenevês, një nga kontributet e zviceranit Eugène Pittard ishte dhe dëshmia e tij fotografike përmes rreth dyqind e ca klisheve nga veriu dhe jugu shqiptar duke fotografuar njerëzit e thjeshtë, mikpritjen shqiptare, vende dhe ngjarje historike, pamje që sot nuk ekzistojnë më dhe që janë një referencë për studjuesit dhe antropologët shqiptarë, etnografët dhe sociologët, për të vënë në dukje atë çka përfaqësonte Shqipëria në vitin 1921 apo në vitin 1924. Nëse në vitin 1913, fotografi i njohur zviceran Fred Boissonnas fotografoi Epirin dhe jugun shqiptar gjer në Çamëri, Delvinë apo Gjirokastër, mision ky i kërkuar nga kryeministri grek Venizellos në kohën e Luftës Ballkanike dhe pushtimin e trojeve shqiptare në jug, veçanërisht i Çamërisë, Eugène Pittard vinte në Shqipëri me misionin e humanistit internacionalist për të ndihmuar një vend të coptuar nga fqinjët dhe që duhej mbrojtur në arenën ndërkombëtare siç do të bënte konkretisht me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Fan Noli në Gjenevë që Shqipëria të pranohej anëtare e Shoqatës së Kombeve.

Whatsapp Image 2024 10 02 At 16.59.43

Dëshmitar i historisë

Fotografia në vetvete është dëshmi historike dhe humane, një dëshmi e statusit të një kombi dhe të vlerave më themelore të tij. Rëndësia historike e fotografive të Eugène Pittard është se ai na ka dokumentuar jo vetëm imazhet njerëzore dhe të shumë prej qyteteve të Shqipërisë së asaj kohe, të trashëgimisë historike, arkeologjike, kulturore apo etnografike, por gjithashtu dhe një nga momentet e vështira të jetës shqiptare gjatë vitit 1921 siç ishte « Kriza e Bukës », çka nuk e gjejmë në arkivat tona në dimensione të tilla me imazhe mbresëlënëse sa ç’janë fotografitë e tij. Ajo që i kanë bërë përshtypje këtij misionari humanist dhe i dërguar për shpëndarjen e ndihmave në emër të Shpqatës së Kombeve janë më së shumti imazhet prekëse të njerëzve të goditur nga kjo krizë e në veçanti grupet e grave me fëmijët e tyre. Ai i ka fotografuar më së shumti ato në Tiranë e Shkodër por dhe në fshatrat përreth dhe në ato të veriut si në Juban, Koplik, Kastrat, Dibër e gjetkë. Janë fytyra që s’flasin por që në vetvete, në sytë dhe qëndrimin e tyre kanë një lloj stoicizmi për të ruajtur dinjitetin e tyre, siç i shohim ato kur janë mbledhur në sheshe dhe rrugët e Tiranës, në Lezhë, apo në sheshin para « Hotel Europa » në Shkodër.

Një sërë fotografish i kushtohen misionit të tij humanist në shpërndarjen e ndihmave në kuadrin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe zviceran, fotografi ku spikat në veçanti flamuri zviceran apo gra që mbajnë ndihmat në duar. Në disa nga prej këtyre fotografive është dhe gruaja e Pittard, publiçistja e njohur dhe shkrimtarja Noëlle Roger, e cila na shfaqet duke shkruar, duke shpërndarë ndihma, gjer dhe veshje për malsorët e mjerê gjatê krizës së bukës tê vitit 1924.

Imazhi i një populli

Që në vizitën e tyre të parë në Shkodër në vitin 1910, gjatë qëndrimit në qytetin historik dhe takimet me përsonalitetet e shumta të qytetit, kohë kur Pittard nuk e kishte në duar aparatin e tij fotografik, çifti zviceran u takua dhe me artistin Kolë Idromeno, piktorin dhe fotografin e famshëm që artin e fotografisë e kishte quajtur “dritë-shkronjë”, ku ishte drita në “camera oscura” që tregonte imazhet e botës reale, ishte ajo që shkruante përmes dritës duke treguar portretet njerëzore, objektet, peizazhet, jetën përreth. Më shumë se një dekadë më pas, në vitin 1921, Eugène Pittard do të vinte me një mision të caktuar. Kësaj rradhe ai kishte marrë me vete dhe aparatin e tij fotografik si dhe filmat e suporteve të ndryshme bashkë me trikëmbëshin apo “stativin” e tij mbi të cilin vendosej atëherë aparati fotografik. Qëllimi ishte të fotografonte këtë vend jo aq të njohur nga bota perëndimore, Europa dhe vendet e tjera të këtij rruzulli. Kjo do të ishte Shqipëria e vitit 1921 apo siç mund të thoshte ai “Shqipëria ime”. Një nga shqetësimet e para duket se për të ka qenë fotografimi i fytyrës njerëzore si dhe të tregonte, si antropolog që ishte, fytyrën dhe tipin shqiptar, identitetin e tij si popull, për çka kishin shkruar për udhëtimet e tyre në Shqipëri edhe jo pak udhëtarë, gjeografë, etnografë e historianë francezë gjatë shekullit XIX. Por kjo, edhe për arësyen se më së pari duhet të dëshmohej jeta e popullit, siç kishin bërë në vitin 1913 studjuesi i gjeografisë humane, francezi Jean Bryhnes dhe fotografi i tij Auguste Léon, duke fotografuar për Arkivin e Albert Kahn tipin shqiptar dhe mjedisin e tij veçanërisht në Tiranë, Durrës, në fshatrat përreth apo dhe në Çamëri e Kosovë. Fotografitë e Pittard janë vërtet impresionante. Mjafton të shohim nga afër portretet e dy grave mirditore, një prej të cilave me ngarkesë në kurriz, të cilat vështrojnë drejt objektivit. Janë fytyra të mirësisë që e kanë pranuar jetën në përballje me vështirësitë. Sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë gati mistike. Një fotografi e jashtëzakonshme ku imazhi flet shumë për gjendjen e tyre, forcën që kanë për të mbijetuar paqësisht. Pittard nuk harron të fotografojë gidën e tyre, rrugët dhe itineraret shqiptare, vendet historike, vendet e kultit dhe fytyrat e refugjatëve veriorë të zbritur gjer në Tiranë për të shpëtuar nga uria.

Kronisti

Eugène Pittard nuk ishte një fotograf profesionist siç ishin profesionistët dhe fotografët me emër në Shqipëri si Marubët apo Kolë Idromeno të cilët kishin atelierët e tyre dhe kontaktet me prodhuesit e pllakave dhe filmave në Perëndim, veçanërisht në Francë. Fotografitë e tij shqiptare janë në natyrë çka e bëjnë atë një lloj kronisti që donte të dëshmonte botën shqiptare, jetën e përditëshme të një populli, shqiptarët në dinjitetin e tyre, pa dashur të bëhet interpretues i skamjes, por të dëshmojë botën shqiptare, qytetarinë, vende dhe ngjarje, atë çka ai pikëtakonte në udhëtim e sipër, imazhe që do të përbënin më pas dëshmi historike të Shqipërisë së asaj kohe. Në gjithçka që fotografon, ndjehet dashuria e atij që fotografon pas aparatit fotografik. Ai fikson pritjen e jashtëzakonshme që i bëjnë shqiptarët kudo që shkon, në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër e gjetkë nëpër malet shqiptare. Pritja për mikun zviceran është e jashtëzakonshme. Ka një entusiazëm popullor në fytyrat e miqve shqiptarë, në mikpritjen e tyre tradicionale dhe që është një nga virtutet e tyre të veçanta, e cila shfaqet dhe në vallet që hidhen në sheshe për të treguar dashurinë për mikun që vjen nga larg, i cili është solidar dhe tregon dashuri për ta. Është një kronikë plot imazhe, ku rreth 200 fotografi i përkasin udhëtimit në vitin 1921 dhe 37 udhëtimit në vitin 1924, në pllaka xhami, « plaques de verre » dhe në « negativ souple », imazhe që së bashku, pa inskenime fallco, e që tregojnë dashurinë e shqiptarëve për humanistët e mëdhenj, miqtë e vërtetë, mbojtësit e tyre në arenën ndërkombëtare siç ishte Pittard por dhe për ndihmën konkrete në hallet e tyre për të përballuar skamjen dhe mjerimin në këtë periudhë të historisë kur Shqipëria në Lushnjë sapo bëhej me një qeveri të sajën.

Si kronist që është, përmes objektivit fotografik ai i jep hapësirë kuadrit, i jep ajër që të fiksojë jo thjesht ardhjen e tyre por atmosferën e mikpritjes shqiptare apo jetës së këtij populli. Interesante është dhe fotografia kur gruaja e tij, Noëlle, gjendet në portën e një shtëpie beratase bashkë me të zotin e shtëpisë pas kthimit të tyre nga mali i Tomorrit dhe ku objektivi nuk është afruar drejt tyre thjesht për të fiksuar një kujtim personal. Për Pittard ka rëndësi të fotografojë më gjerë, d.m.th. të fiksojë në kuadër, në plan të parë, një fëmijë dhe pak më tutje fshatarë me gomerë apo dhe qytetarë që po ecin në rrugë. Këtë ia ofron vetë çasti, jeta. Kështu fotografia jep një informacion më të gjerë për shikuesin. Në mjedisin e një pazari të Tiranës ai fikson njerëzit, dyqanet dhe në sfond qiparizin e madh pranë një xhamie me një torë të ngritur dhe të këputur, ndoshta nga Lufta e Parë Botërore.

Pittard është një udhëtar që kërkon të zbulojë botën shqiptare dhe ta fotografojë atë. Kështu fotografon ndërtesën e famshme në Durrës të qeverisë së Princ Vidit në vitin 1914 e cila mbahej ende në këmbë por si gërmadhë, pasi ajo ishte bombarduar gjatë Luftës së Parë Botërore në vitin 1918. Është një fotografi befasuese që sot nuk e gjen në arkivat shqiptare apo gazetat e kohës. Atij i pëlqen të fotografojë shtëpitë tradicionale dhe historike, shtëpinë e Kongresit të Lushnjës, shtëpitë toptanase, kështjellën e rrënuar tashmë të Ali Pashës, atë të Këlcyrës nga larg, xhaminë e Sulejman Pashës, krijuesit të qytetit të Tiranës, kishën ortodokse të Tiranës, monumentin e varrit të Skënderbeut në Lezhë apo një va për të kaluar lumin e Drinit në Vaun e Dejës, ku në shënimet e tij për këtë fotografi kanë mbetur vetëm gërmat «  Va », pasi emri është shuar. Fotografi të rralla që sot do të pasurojnë dëshmitë mbi Shqipërinë e atyre viteve. Interesante janë gjithashtu dhe fotografitë e Petrelës, veçanërisht shtëpia e ngritur mbi një nga torrat e fortesës bizantine, të përshkruar nga kronistja bizantine, Ana Komnena, vajza e bazileusit Aleksi I-rë i Bizancit, mbi luftrat kundër normandëve të Robert Guiscard.

Padyshim që fotografitê më interesante janë ato gjatë udhëtimit tê tyre tepër të vêshtirë në veriun shqiptar duke u nisur nga Shkodra drejt Koplikut, Kastratit, Hotit, Gomsiqes, Pukës, Mirditës dhe Kaçinarit, duke kaluar nê terrene të vêshitra, midis furtunës dhe rrebesheve apo urave tê prishura për tê parê nga afêr nevojat e malsorëve, çka me njê realizëm spikatês i përshkruan publiçistja Helen Pittard në reportazhet e saj « Përmes Shqipërisë » botuar në « Revues des Deux Mondes » nê Paris dhe ku mes të tjerash, ajo vë nê dukje dhe interesin e veçantê tê Pittard për tê fotografuar fytyrat e këtyre njerêzve të varfêr por shumê dinjitozë. Këto fotografoi janë nga më impresionantet, tê fiksuara nê udhêtim e sipër.

Artisti

Arti i fotografisë është një art më vete dhe këtë Eugène Pittard na e ka dëshmuar më së miri përmes fotografive të tij në suporte të ndryshme dhe dimensione 9cm x 12cm apo 10,5 cm x 6,5cm si dhe në film fotografik. Sigurisht udhëtimet e tij të mëparshme nëpër Ballkan i kanë shërbyer që të fiksojë imazhe në shërbim të shkencës, përvojë që e ka ndihmuar të arrijë të perfeksionohet si një fotograf i vërtetë duke u vënë pas objektivit të aparatit të tij për të fotografuar njerëz, tipat njerëzorë, veçanërisht të popujve ballkanikë, vendet, natyrën dhe vetë atmosferën e kohës në të cilën ata jetonin. Nga fondi i tij fotografik në Shqipëri ne e ndjejmë më së miri se ai di të fotografojë bukur, të kompozojë në mënyrë mjeshtërore, të zgjedhë se me çfarë suporti të fotografojë natyrën apo portretet dhe që brenda atij kuadri që i shfaqet të kapë detaje që i vlejnë për ti vënë ato në pah duke i shtuar imazhit diçka njerëzore, njeriun, siç e shohim dhe në një fotografi të një rrapi shumëshekullor në Tiranë, disi nga larg, ku në plan të parë është një figurë e vogël, një fëmijë, që shton ndjesinë që ka shikuesi ndaj këtij imazhi. Dhe neve na pëlqen kur rrugët dhe sheshet janë me njerëz. Janë ata që i japin jetë imazhit dhe për Pittard duket se kjo është themelore.

Pittard-it nuk i mungon fryma poetike në fotografitë e tij. Një fotografi e mrekullueshme është ajo që mban titullin “Porte bonheur”, ku nga një mur ngrihet një degëz ku mbi të njerëzit kanë lidhur shirita rrobash apo shamish, për të shprehur një “ex-voto”, një dëshirë që ndoshta fati do ta realizojë, shprehje kjo e supersticioneve që ekzistonin në atë kohë, siç na e dëshmojnë dhe shumë udhëtarë të huaj apo antropologët dhe studjuesit e folklorit shqiptar. Më së shumti, kjo frymë poetike shihet në peizazhet e tij, në rrjedhjet e lumenjve dhe sfondet e natyrës përtej, në Berat apo lumin e Vjosës përgjatë fushave të Myzeqesë, malet dhe vargmalet e Nëmërçkës apo Dibrës, që për një shkencëtar si ai, specialist i antrologjisë njerëzore, janë të veçanta. Të tilla janë peizazhet e lumit Osum dhe përmbytjet në brigjet e Beratit, me shtëpitë që ngrejnë kokat mbi ujë çka mund ti krahasosh me imazhet e fotografëve më të shquar të fillimit të shekullit XX siç ishin ato të përmbytjeve të Senës në Paris nga Roger-Viollet, etj. Ai e ka drejtuar objektivin rrafsh me ujin, çka për kohën është një gjetje e rrallë fotografike, duke fiksuar në objektivin e tij tre-katër fotografi të mrekullueshme dhe unike në sojin e vet. Po kështu është dhe fotografia tjetër e përmbytjeve në fshatrat e Lezhës, çka sugjeron relievi dhe pozicioni gjeografik i cili ka një bukuri të jashtëzakonshme. Të ngjan me një tabllo në bardh e zi, mbi të cilën nderet një heshtje poetike ku bukuria e imazhit ia fsheh trishtin që mbart thellë në vetvete. Në një tjetër fotografi ku karvani i këtyre udhëtarëve ka ndalur, me sa duket në zonën e Mbishkodrës, për një çast ata janë ulur të shlodhen. Por Eugène Pittard e ka mendjen të fotografojë pasi i pëlqen ajo skenë. Ai e kompozon pushimin e udhëtarëve midis dy trungjesh ku nga njëra anë janë kuajt që shlodhen dhe nga ana tjetër Noëlle dhe shoqëruesit e tyre, malsorë dhe ushtarakë. Është syri i mprehtë dhe artistik i artistit! Në fotografinë “transportuesit e lëndës drusore”, kemi të bëjmë me një lloj skene që i ngjan afreskut. Edhe këtu transportuesit janë ndalur të shlodhen nga rruga e gjatë. Kuajt qëndrojnë të heshtur me ngarkesat e tyre, burrat me dërrasat në duar vështrojnë nga fotografi, ndërkohë që tre gra veshur në të zeza përfitojnë nga koha e lirë të bëjnë çorape leshi dhe ku një e katërt pas tyre i ka ende degëzat e lidhura mbi shpinë.

Një mjeshtri më vete janë valltarët e Gjirokastrës që për ardhjen e humanistit të madh hedhin vallen në pritjen e tij por dhe në një mjedis të brendshëm, ku drita diellore e ndihmon atë të fotografojë lëvizjen dhe hiret e valles, ku fustanella ka elegancën e vrullit dhe fytyrat e tyre burrërore një ndjesi krenarie. Ata vallzojnë, nuk pozojnë, është një fotografi “instantané” e çastit, e kapur në lëvizje, çka e bën atë grup valltar tepër njerëzor dhe plot jetë. Fotografitë e Pittard vijnë për herë të parë në Shqipëri, kthehen që ti shohim ne, pasardhësit e atyre shqiptarëve që kanë jetuar para një shekulli dhe janë fiksuar në celuloid nga miku i madh zviceran. Peizazhet dhe imazhet e qyteteve dikur tashmë kanë ndryshuar, progresi dhe emancipimi i shoqërisë shqiptare është i jashtëzakonshëm por këto fotografi na bëjnë të mendojmë për rrugën e përshkuar të popullit tonë gjatë një shekulli. Ato janë një referencë e forcës, identitetit të lashtë kulturor dhe dëshirës së tij për tu integruar në Europën e qytetëruar./balkanweb/ KultPlus.com