Poezi nga Pjerin Ndreka.
Të lutem shumë mos u fut n’mue
veç me pshtetë kryet si mbi nankresë,
se zemra ème nuk àsht odë gjumi.
Po ta thàm troç:
-S’due m’u plakë kurrë,
as me ty e as për hatër.
Du’,
sa t’jem gjallë,
me kènë i ri
që t’mundem me hi mbrènda teje,
e me e kërku’ e gjetë shelbimin.
Ashtu kjoftë për sot e mot!