COVID-19 frymëzim për festivalin ‘Statuafest’ në Shkup

Në sheshin qendror të Shkupit u hap festivali dyditor “Statuafest – Pjesa tjetër e rrugës”, organizuar nga kompania teatrore “Teatrosk”.

Organizatorët paralajmëruan se temë e festivalit të këtij viti është pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), konkretisht “Shkupi në kohën e koronës”.

Kalimtarë të shumtë ndalonin për të bërë fotografi me statujat e gjalla, të cilat, siç thonë organizatorët, “ritregojnë pamjet e ngurtësuara të qytetit dhe jetesës që nga muaji mars”.

Artistja Elena Cvetanovska nga “Teatrosk” tha se festivali mbahet për të katërtin vit me radhë duke shtuar se këtë vit ndërveprimi është në njëfarë mënyre më i ndaluar, sepse duhet të respektohen protokollet dhe masat në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Kjo është pikërisht frymëzimi, pandemia e shkaktuar nga ky virus dhe përmes të gjitha porosive që duam t’i përcjellim sot dhe nesër, shpresojmë që ato të arrijnë tek njerëzit dhe që masat do të respektohen”, tha Cvetanovska.

Ajo gjithashtu sqaroi se për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit nuk ka artistë nga jashtë vendit. /atsh/ KultPlus.com